Rrëzohet heIikopteri ushtarak, raportohen pesë të υ▪︎ ekυr

Një helikopter ushtarak në një fluturim rutinë u rrëzua të hënën në Pakistanin verior, duke vrarë dy pilotë dhe tre teknikë në bord, tha një zëdhënës i qeverisë.

Helikopteri me sa duket u rrëzua në rajonin Gilgit-Baltistan për shkak të një defekti teknik dhe më pas u përfshi nga flakët, tha Faizullah Faraq, zëdhënësi i qeverisë rajonale. Ai nuk dha detaje të mëtejshme dhe tha se autoritetet po hetojnë.

Aksidente të tilla nuk janë të rralla në Pakistan. Muajin e kaluar, një helikopter që transportonte furnizime me ndihma në rajonin veriperëndimor Bajaur të goditur nga përmbytjet u rrëzua në mot të keq, duke vrarë të pesë personat në bord.

Dhe në shtator 2024, gjashtë persona u vranë kur një helikopter tjetër u rrëzua në veriperëndim për shkak të një defekti në motor.

Ekipet e shpëtimit arritën në vendin e aksidentit dhe filluan operacionet e shpëtimit.

Nuk kishte informacione të menjëhershme mbi shkakun e rrëzimit, megjithëse një zëdhënës i qeverisë përmendi që shkaku mund të ishte një defekt teknik.

“Vera s’ka mbaruar”, meteoroIogia: Temperaturat rriten sërish, kur priten stuhitë

Duke folur në një lidhje live për Euronews Albania, meteorologia Lajda Porja bëri parashikimin e motit për javën e parë të shtatorit.

Sipas saj, përveç disa shira lokalë që priten të mërkurën dhe të enjten, e gjithë java do të karakterizohet nga mot i nxehtë dhe me diell, ndërsa fundjava pritet të kulmojë me temperatura të larta, deri në 36 gradë Celsius.

“Jemi në një kohë me diell, ndryshe nga situata që përjetuam të shtunën. Kjo javë do të jetë e qëndrueshme, përjashtuar të mërkurën dhe të enjten, ku mund të ketë reshje të pakta dhe të izoluara, kryesisht në veri dhe pjesërisht në disa zona qendrore si Tirana dhe Elbasani, por që do të jenë kalimtare dhe jo problematike. Ndërkohë, të gjitha ditët e tjera do të jenë me diell dhe, që nga nesër, do të kemi rritje të temperaturave, ku ato maksimale do të shkojnë deri në 35 gradë Celsius”, – tha Porja.

Ajo theksoi se këto temperatura janë të larta në krahasim me normat e muajit shtator, ndërsa shtoi se nuk priten stuhi gjatë kësaj jave.

“Janë temperatura më të larta se mesatarja për shtatorin. Megjithatë, parametrat e erës do të jenë disi problematikë gjatë së mërkurës dhe të enjtes. Nuk presim stuhi apo shira të mëdha këtë javë – do të jetë një situatë e qetë, me ndonjë reshje lokale të mërkurën dhe të enjten. Nuk kanë përfunduar ditët e nxehta, shtatori do të vijojë me temperatura të larta, por do të kemi edhe prezencë të stuhive tropikale të cilat do të jenë më të dobëta se ajo që kaluam ndërsa do të shfaqen pas javës së dytë të shtatorit dhe po ashtu edhe në fillim të tetorit”, – tha ajo.

Për sa i përket vendeve të rajonit, Porja tha se situata do të jetë e ngjashme, me temperatura që do të shkojnë deri në 35 gradë Celsius dhe reshje të pakta lokale në mesjavë.

“E njëjta situatë do të jetë edhe në vendet e rajonit si Kosova dhe Maqedonia e Veriut”, – u shpreh meteorologia.temperaturat

Dy oficerë si “Kalë Troje”, si punuan në restorant për të mbIedhur informacion për të shkatërruar bandën kriminale

Dy oficerë policie, të cilët shkuan në Kretë për të punuar në një restorant, ishin ‘Kali i Trojës i Sigurisë’ së Hanias, me qëllim që të infiltroheshin në organizatën kriminale, të bëheshin pjesë, me qëllim ta shpërbënin plotësisht.

Hetimi i Sigurisë së Hanias filloi shkurtin e kaluar, por qershori ishte muaji vendimtar, ku dy oficerë policie u zgjodhën të linin uniformat e tyre dhe të “bëheshin anëtarë të organizatës kriminale”. Kjo histori mund të ishte lehtësisht një skenar tjetër filmi, por është absolutisht e vërtetë dhe tregon qartë se sa thellë kishte depërtuar Policia Greke në organizatë.

E gjithë kjo ndodhi pas “dritës jeshile” të dhënë nga Prokuroria e Hanias , në mënyrë që për herë të parë në Kretë, oficerët e policisë të mund të infiltroheshin në banda. Oficeri gjyqësor, në fakt, ishte plotësisht i informuar për ecurinë e hetimit në çdo kohë dhe kishte njohuri të qarta për të gjithë ata që ishin të përfshirë. Për këtë oficerët e policisë shkuan në Kretë në qershor dhe filluan të punonin në një restorant, ku ngadalë filluan të binin në kontakt me njerëzit, që kolegët e tyre nga Policia e Hanias ua kishin treguar .

Ata arritën të fitonin në mënyrë metodike dhe inteligjente besimin absolut të këtyre individëve, të cilët, duke ndjerë se po flisnin me njerëzit e tyre, thanë shumë gjëra nga punët e bandës, pa e ditur se të gjitha përfunduan në Policinë e Hanias.

Brenda pak javësh, dy oficerët e policisë, të cilët nuk kishin shkelur kurrë në selinë e policisë së Hanias, arritën të identifikonin nga anëtari i parë deri te i fundit i organizatës kriminale, duke mbledhur informacione jetësore rreth atyre që ishin të përfshirë. Informimet u mbajtën në një rreth shumë të ngushtë oficerësh policie, në zona të shkreta, natën, duke i dhënë çështjes një dimension spiunazhi.

Kontributi i dy oficerëve të policisë, të cilët ‘u shfaqën në Kretë për të punuar për një sezon’, ishte me rëndësi vendimtare dhe do të mbetet një fakt në analet policore të ishullit. Në të njëjtën kohë, bastisjet e Policisë Helenike nuk u ndalën as natën, pasi një operacion u krye në katër qeli në burgun Agia , ku mbaheshin anëtarë të organizatës, me qëllim gjetjen e pajisjeve telefonike që ata kishin në dispozicion

“Më dhemb thellë”/ Parashqevi Simaku emocionon me dedikimin për djaIin në ditëlindjen e saj: Ti nuk e di as kur është…

Artistja e mirënjohur, Parashqevi Simaku, e rikthyer së fundmi në vëmendjen e publikut, feston sot ditëlindjen e 59. Në këtë përvjetor, ajo ka ndarë një fotografi të veçantë dhe ka zbuluar një brengë që e ndjek prej kohësh: malli për të birin, Luke.

Në postimin e saj, Simaku shkruan se çdo nënë ëndërron të urohet dhe përqafohet nga fëmijët e saj në ditëlindje, fat që ajo nuk e ka, pasi Luke, sipas sipas saj, ndoshta nuk i di as datën e ditëlindjes.

“Sot, në ditëlindjen time të 59, zemra ime është e mbushur me mall për ty. Çdo nënë, kur zgjohet në mëngjesin e ditëlindjes së saj, ëndërron që fëmija ta përqafojë dhe t’i thotë: ‘Gëzuar ditëlindjen, nëna ime!’ Sa shumë do të doja ta dëgjoja këtë nga ti… Por e di që ti as nuk e di kur është ditëlindja ime, dhe kjo më dhemb thellë.

Megjithatë, zemra ime rreh gjithmonë me ty, ashtu si atëherë kur ishe në barkun tim, edhe sot, në çdo frymë të jetës sime. Edhe pse jemi larg, ti je gjithmonë pjesë e imja, drita dhe shpresa ime. Të dua pafund, Luke”, ka shkruar Simaku në postimin e saj.

45 mijë pensione të IIogaritura gabim, hapen kërkesat për korrigjimin

Nëse nuk bini dakord me pensionin që merrni, mund të kërkoni verifikim të tij. Kjo mundësi është hapur tashmë nga Instituti i Sigurimeve Shoqërore, për të gjithë pensionistët që pretendojnë se shuma mujore që ata marrin është llogaritur gabim.

Kerkesa mund të bëhet në platformën E-Albania, ne seksionin “Kerkesë për rishqyrtim pensioni”, e për të cilën, individi do të marrë përgjigje brenda 30 ditëve.

Përvec rishikimit të pensionit, përfituesit i lind e drejta për të marrë informacion edhe mbi periudhat e sigurimit dhe mënyrat e llogaritjes së pensionit.

Po ashtu, ai ka të drejtë të kërkojë edhe zgjatje të afatit për marrjen e pensionit të invaliditetit, pensionit familjar dhe kompensimet e energjisë elektrike.

Më herët, për të verifikuar gabimet në përllogaritjen e pensioneve, ishin ekspertët e sigurimeve shoqërore, të cilët përzgjidhnin në mënyrë rastësore një sërë dosjesh në agjencitë rajonale.

Të dhënat zyrtare tregojnë se gabimet në llogaritjen e pensioneve janë në nivelin 5% ose rreth 45 mijë pensione bazuar në numrin e përgjithshëm të të moshuarve në vend.

Ndërkohë, kategoritë më të prekura janë punonjësit në sektorin privat, punonjësit sezonalë, emigrantët dhe punonjësitë e viteve 1990-2000.

Horoskopi për ditën e sotme, e màrtë 2 Shtator 2025

Nga Paolo Fox

DASHI

Shtatori sjell energji të re. Jeni të etur të filloni nga e para, të merrni përsipër projekte që i keni lënë pezull. Mos lejoni që vështirësitë e vogla t’ju ngadalësojnë: nuk ju mungon vendosmëria. Në dashuri, ka më shumë qartësi, por nevojitet diplomaci.

DEMI

Sipas horoskopit të Paolo Fox (e martë, 2 shtator 2025), kjo është një kohë që ju fton të reflektoni mbi punën dhe marrëdhëniet profesionale. Gjërat po ecin, por ngadalë: mos u nxitoni, rezultatet do të vijnë. Në dashuri, mund të përjetoni momente ëmbëlsie, veçanërisht nëse mësoni të hiqni dorë nga mëritë e vjetra.

BINJAKËT

Po e rifitoni entuziazmin tuaj dhe kjo reflektohet në marrëdhëniet tuaja shoqërore. Ju pëlqen të takoni njerëz të rinj dhe të krijoni lidhje: këtu mund të lindin mundësi të rëndësishme. Në dashuri, kthehet dëshira për qetësi: bëni vend për gjallëri.

GAFORRJA

Ju nevojitet siguri, veçanërisht në një nivel romantik. Shtatori ju kërkon të sqaroni: çfarë dëshironi vërtet nga një marrëdhënie? Në punë, ka përgjegjësi në rritje, por edhe shpërblime. Besojini intuitës suaj.

LUANI

Sipas horoskopit të Paolo Fox (e martë, 2 shtator 2025), ju jeni protagonistë, si gjithmonë, por tani doni të jeni më konstruktivë. Rezultate interesante po vijnë në punë, por mos u nxitoni. Durimi është i nevojshëm në dashuri: të tjerët do t’ju vënë në provë, por ju keni gjithçka që duhet për të fituar.

VIRGJËRESHA

Ky është një muaj reflektimi dhe zgjedhjesh të reja. Po planifikoni qartë dhe nuk po i lini asgjë rastësisë. Puna sjell kënaqësi, por dashuria kërkon m

PESHORJA

Në fazë ripërtëritjeje po fillon. Ju dëshironi harmoni dhe po punoni për ta rikthyer atë në jetën tuaj. Në punë, projekte të reja po marrin formë. Në dashuri, dëshira për stabi litet rritet, por pa sakrifikuar lirinë tuaj.

AKREPI

Sipas horoskopit të Paolo Fox (e martë, 2 shtator 2025), është një periudhë intensive: ju presin sfida në punë, por edhe mundësia për të vërtetuar vlerën tuaj. Në dashuri, jeni pasionantë, por kini kujdes të mos jeni shumë debatues. Përdorni thellësinë tuaj për të krijuar lidhje të vërteta, jo konflikte.

SHIGJETARI

Dëshira për të udhëtuar, për të sfiduar veten dhe për të parë përtej fitimeve. Shtatori sjell mundësi për rritje personale. Në punë, mund të bëni zgjedhje të reja dhe të guximshme. Në dashuri, nuk do të mjaftoheni: kërkoni entuziazëm dhe autenticitet.

BRICJAPI

Ky është një muaj fokusi: po hidhni themelet për një të ardhme të fortë. Ka përgjegjësi në punë, por jeni gati t’i merrni përsipër ato. Në dashuri, kini kujdes të mos i lini pas dore ndjenjat tuaja: të hapeni pak më shumë mund të jetë e dobishme.

UJORI

Sipas horoskopit të Paolo Fox (e martë, 2 shtator 2025), ju doni të ndryshoni, të revoluciononi, të vini në dyshim gjithçka. Shtatori sjell ndryshime të papritura, të cilat, megjithatë, janë stimuluese. Në dashuri, ju dëshironi më shumë liri, por edhe më shumë autenticitet. Në punë, idetë origjinale do të jenë forca juaj.

PESHQIT

Po rifitoni vetëbesimin tuaj. Shtatori ju sjell ndjeshmëri, por edhe praktikë: dy cilësi që së bashku do t’ju çojnë larg. Në dashuri, do të dëshironi ëmbëlsi dhe mirëkuptim. Në punë, mos i nënvlerësoni projektet e vogla: ato mund të rriten ndjeshëm.

Sherri banaI me karrige e shkopa bejsbolli, DEL FOTO: Kush është Dritan Pine që pIagosi me t hika 2 persona në Korçë

Një sherr masiv mes disa personash është raportuar të ketë ndodhur mbrëmjen e djeshme në një lokal në afërsi të Parkut në Korçë.

Si pasojë e sherrit masiv, të plagosur me thikë kanë mbetur 2 persona, Mihal Zhidro dhe Sotiraq Shkurti.

Në total të shoqëruar në komisariat si të përfshirë në konflikt janë 10 persona: Dritan Pine, Petrika Ropi, Ilir Shukulli, Rafail Kocaqi, Salvi Asllan, Mihal Zhidro, Serxhio Mema, Gersi Dervishi, Sotiraq Shkurti dhe Kristi Lamçe.

Dritan Pine dyshohet gjithashtu si autori i plagosjeve me thikë.Pamje nga vendi i ngjarjes

Burime për media kanë bërë me dije se sherri mes dy grupeve shoqërore fillimisht nisi si përplasje verbale për arsye banale e më pas degradoi në hedhje karrigesh, përdorim të shkopave të bejsbollit dhe të thikave.

Të arrestuarit akuzohen për veprat penale Plagosja e rëndë me dashje”, “Plagosja e lehtë me dashje”, “Shkatërrimi i pronës”, “Deklarimi i rremë para oficerëve të policisë gjyqësore” dhe “Prishja e qetësisë publike” ndërsa mbi Dritan Pinen rëndojnë dhe dy vepra të tjera penale: Vrasje me dashje”, mbetur në tentativë, dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”.

Tronditese/ 31-vjeçari shqiptar υ▪︎et kushëririn me th. ikë (Emri)

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur më 29 gusht në Leeds të Anglisë, ku një konflikt mes dy kushërinjve shqiptarë ka përfunduar me vrasjen e njërit prej tyre.

Sipas policisë britanike dhe raportimeve të mediave angleze, ngjarja ndodhi pasditen e së premtes në rrugën Cardigan Road, Headingley, ku 26-vjeçari Elsiado Marku u qëllua për vdekje me thikë. Ai u shpall i vdekur në vendngjarje nga autoritetet.

Për këtë ngjarje është arrestuar kushëriri i tij, Eljon Markaj, 31-vjeç, i cili u paraqit në Gjykatën e Magjistratëve të Leeds të hënën.

Ai akuzohet për vrasje dhe mbajtje të një arme të ftohtë në publik. Aktualisht, ai ndodhet në paraburgim.

Policia britanike ka bërë thirrje që kushdo që ka informacion mbi rastin të kontaktojë me autoritetet.

Europa përgatitet për Luftën e Tretë Botërore? Franca urdhëron spitalet “të jenë gati”, Gjermania në gatishmëri për …

Spitaleve franceze u është kërkuar të bëjnë përgatitje për një luftë të mundshme në Europë, ndërkohë që Gjermania ka bërë të ditur se është në gatishmëri për konflikt të mundshëm për shkak të stërvitjeve ushtarake ruse.

Sipas dokumenteve të siguruara nga gazeta Le Canard Enchaîné, Ministria e Shëndetësisë në Francë u ka kërkuar institucioneve shëndetësore në të gjithë vendin të përgatiten për një ‘angazhim të madh’ të mundshëm deri në mars të vitit 2026.

Qeveria franceze po parashikon një skenar ku vendi do të luajë një rol mbështetës, me kapacitetin për të pritur një numër masiv ushtarësh të plagosur nga Franca dhe vende të tjera evropiane. Qëllimi i këtij urdhri është që të parashikohet, përgatitet dhe t’i përgjigjen nevojave shëndetësore të popullatës, ndërkohë që integrohen edhe nevojat specifike të mbrojtjes në fushën e shëndetësisë.

“Ndër rreziqet e identifikuara, është edhe hipoteza e një angazhimi të madh ushtarak, ku sfida shëndetësore do të jetë kujdesi ndaj një fluksi të madh viktimash nga jashtë. Kjo është çështje për sistemin tonë shëndetësor – të parashikojë trajtimin e pacientëve ushtarakë në sistemin civil të kujdesit shëndetësor”, thuhet në njoftimin e ministrisë franceze të Shëndetësisë.

Ky zhvillim vjen pas deklaratës së kreut të mbrojtjes gjermane, Carsten Breuer, i cili tha se NATO dhe forcat e Gjermanisë do të jenë në gatishmëri gjatë stërvitjeve ushtarake ruse.

Breuer theksoi se nuk pret që forcat e Vladimir Putinit të sulmojnë territorin e NATO-s gjatë stërvitjes Zapad 2025 në Bjellorusi, por shtoi se Gjermania “do të jetë në… gatishmëri”.

“Nuk kemi ndonjë tregues se po bëhen përgatitje për sulm nën maskën e kësaj stërvitjeje. Por ne do të jemi vigjilentë – jo vetëm forcat gjermane, por edhe NATO”, theksoi ai.

Këto zhvillime vijnë mes frikës globale se bota është në prag të një Luftë të Tretë Botërore, e cila, sipas shefit të NATO-s Mark Rutte, mund të shkaktohet nga Rusia dhe Kina. Ai paralajmëroi në korrik se sulmet e kombinuara nga liderët e Kinës dhe Rusisë mund të nxisin një skenar lufte botërore dhe ta çojnë planetin në prag të katastrofës.

Sipas Rutte-s, Kina do të përpiqet të pushtojë Tajvanin, ndërkohë që paralajmëron se shefi i Kremlinit, Putini, mund të sulmojë territorin e NATO-s – mes frikës se ai po synon shtetet baltike: Estoninë, Letoninë dhe Lituaninë, të cilat dikur ishin pjesë e Bashkimit Sovjetik.

LAJMI I FUNDIT/ Lë qelinë e paraburgimit Ramazan Rraja, nipi i ish-deputetit socialist Rrahman Rraja

Ramazan Rraja, djali i Xhelal Rrajës dhe nipi i ish-deputetit socialist Rrahman Rraja, ka lënë përkohësisht qelitë e paraburgimit për t‘i qëndruar pranë nënës së tij, e cila ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.ramazan-rraja

Gazetarja Klodiana Lala raporton se Rraja është shoqëruar në banesën e nënës në Fushë-Krujë nga forca speciale, të cilat kanë rrethuar banesën për gjatë kohës që ai qëndroi aty, rreth 40 minuta.

Rraja ndodhet në burg në kuadër të hetimeve për atentatin ndaj ish‑prokurorit Arjan Ndoja të ndodhur në vitin 2019 në mbikalimin e Shkozetit. Gjithashtu në burg ndodhet edhe babai i tij, Xhelal Rraja.

Kujtojmë se Ramazan Rraja ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar dhe ndaj tij ishte dhënë masa e sigurisë arrest në burg në mungesë për atentatin ndaj ish-prokurorit Arjan Ndoj.

30 vjeçari u arrestua në një lokal në zonën e Fushë Krujës mbrëmjen e 19 prillit të vitit 2023.

NGJARJA

Atentati ndaj Arjan Ndoj ndodhi më 1 nëntor 2019 në mbikalimin e Shkozetit. Prokurori po udhëtonte me makinë sëbashku me shtetasin Aleksandër Laho, i njohur ndryshe dhe si “Rrumi i Shijakut”. Nga të shtënat, mbeti i vrarë shoferi i Arjan Ndoj, shtetasi Andi Maloku.

Kujtojmë se për këtë ngjarje është dënuar përjetë Redjan Rraja, i cili dyshohet se ka qenë persona që ka qëlluar me breshëri ndaj makinës së Ndojt.

SPAK ka pasur si provë gjurmët e ADN së Redjan Rrajës, të cilat u gjetën në disa sende të ndryshme në automjetin Mercedes-Benz ngjyrë gri që u gjet në fshatin Shkafan të Ishmit.

Profil gjenetik u përftua në një palë syze “Emporio Armani” me inicialet e tij dhe në rrobat, kapuç dhe një palë doreza që u gjetën në makinën tip benz. Gjithashtu policia sekuestroi 136 gëzhoja, dy automatikët dhe një pistoletë që u përdorën në ngjarje.