Pas mposhtjes së Serbisë, Silvinjo zbulon mesazhin që nuk e priste askush

Ndeshja me Jordaninë nesër mbrëma në “Air Albania” nuk do të jetë vetëm një test miqësor për Kombëtaren kuqezi.

Kështu u shpreh në konferencën për media tekniku Silvinjo duke nënvizuar se çdo ndeshje luhet për t’u fituar.

“Nuk besoj në miqësore, në çdo ndeshje futet për ta fituar ndeshjen. Jemi duke punuar shumë. Nesër do kemi që në mëngjes, njëmbëdhjetëshen që do të kemi në fushë. Do kemi hapësirë për të gjithë”, u shpreh braziliani.

Më tej Silvinjo zbuloi për gazetarët edhe mesazhin më surprizues që mori pasi mposhti Serbinë në Leskovc.

“Kam marrë shumë komplimente dhe shumë urime. Dhjetë ditë më parë kam pasur bisedë telefonike me Roberto Mançinin, ka qenë edhe Zabaleta e stafi aty. Pas ndeshjes ai më ka shkruar: Bravo Silvio ke bërë shumë mirë në këtë ndeshje dhe për mua mendimi i tij do të thotë shumë”, zbuloi ai.

TMERR në autostradë! Avioni rrëzohet dhe bëhet copash, vdesin personat në bord (Video)

Një aksident tragjik ka ndodhur në Massachusetts të SHBA-ve, kur një aeroplan i vogël u rrëzua dhe shpërtheu në flakë në autostradën I-95.

Raportohet se dy personat që ndodheshin në bord kanë ndërruar jetë, teksa një shofer që po kalonte në autostradë ka mbetur i plagosur rëndë.

Aeroplani po shkonte jashtë kontrollit drejt autostradës pranë qytetit të Dartmouth, rreth orës 08:15, duke i detyruar shoferët të frenonin në panik, ose të përpiqeshin të largoheshin nga rruga e tij.

“Po shkonim në rrugë dhe papritmas të gjithë frenuan me forcë. Të gjithë filluam të devijonim majtas dhe djathtas”, tha një shofer.

Fotot dhe videot nga vendi i ngjarjes tregojnë mbeturina që digjen të shpërndara nëpër autostradë, me makina të palëvizura dhe autoritetet që kërkojnë zonën. Policia e mbylli plotësisht pjesën e autostradës pranë Dartmouth, për të lejuar largimin e mbeturinave dhe kryerjen e një autopsie.

Shkaku i tragjedisë nuk është përcaktuar ende, por autoritetet besojnë se avioni po shkonte drejt Aeroportit Rajonal të Neë Bedford aty pranë. Piloti, sipas informacionit fillestar, nuk kishte paraqitur një plan zyrtar fluturimi ose një listë pasagjerësh. Rasti po hetohet nga autoritetet federale në Shtetet e Bashkuara.

VIDEO

Nxënësit mësonin anglisht me “aromë rakie”, pushohet nga puna mësuesi që shkonte në punë i dehur

Në redaksinë e emisionit investigativ “Fiks Fare” ka mbërritur një ankesë nga disa nxënës të gjimnazit “Rifat Manjani” në Durrës, të cilët akuzojnë mësuesin e tyre të anglishtes se paraqitej i dehur në orët e mësimit.

Sipas nxënësve, profesori mbante erë alkooli, i bullizonte dhe u bënte presion, duke i kërcënuar se do t’i linte në lëndë. Ata pohuan gjithashtu se orët e tij zhvilloheshin në mënyrë jo serioze dhe shoqëroheshin me sjellje të papërshtatshme.

Në redaksi është dërguar edhe një video e xhiruar nga vetë nxënësit, ku profesori shihet duke konsumuar raki dhe birrë para fillimit të procesit mësimor. Për të verifikuar denoncimin, ekipi i “Fiks Fare” u vendos në lokalin pranë shkollës, ku sipas nxënësve, ai ndalet çdo mëngjes.

Në mëngjes rreth orës 08:20, kamerat e emisionit e regjistruan profesorin teksa mbërriti në lokal së bashku me bashkëshorten dhe vajzën. Kamarieri i serviri një gotë raki, por profesori e refuzoi sapo vuri re praninë e stafit të “Fiks Fare”.

Kur u pyet nga gazetarët pse e refuzoi pijen, ai u përgjigj me arrogancë: “Nuk do t’ju marr juve leje për asgjë.” Pasi gazetarët i treguan videon e xhiruar ku ai shihej që para fillimit të mësimit konsumonte alkool, mësuesi u justifikua “Jam njeri dhe ndonjëherë mund të konsumoj ndonjë gotë, por jo gjatë orarit të mësimit. Ajo video është filmuar një të diel.”

or gjatë xhirimeve gazetarët e Fiksit kapin edhe shkelje të tjera të profesorit. Ai në ambientet e shkollës pi duhan , plus që dhe me nxënësit komunikon me duhan në dorë. Veprim ky që bie ndesh me rregulloren e institucioneve arsimore. Edhe për këtë gjë kur u pyet nga gazetarët profesori Shkëlzen Suma tha se nuk ka thyer asnjë rregull dhe duhani mund të pihet në ambientet e jashtme të shkollës.

Edhe pse nxënësit nuk pranuan të flasin publikisht për shkak të frikës nga ndëshkimet, një prej tyre, deklaroi në një lidhje telefonike se profesori i shantazhon dhe i tall, duke shtuar se performanca e tij në mësim është shumë e dobët.

Fiks Fare iu drejtua në lidhje me profesorin edhe drejtorit të gjimnazit “ Rifat Manjani” z. Arjan Kaja. Drejtori u shpreh se nuk ka çi duhet se çfarë bën. I pyetur nëse e konsideron problematike konsumimin e alkoolit të profesorit Suma para mësimit drejtori e dënoi si veprim, por që nuk ishte në dijeni të një fakti të tillë.

Fiks Fare u interesua pranë Drejtorisë Rajonale të Arsimit Parauniversitar Durrës, e cila reagoi menjëherë duke ngritur një grup pune për të verifikuar ankesat e nxënësve dhe prindërve. Pas këtij hetimi administrativ u konstatuan shkelje të rënda të etikës në punë nga ana e mësuesit Suma. Në bazë të ligjit për Arsimin Parauniversitar si dhe kodit të etikës ndaj mësuesit Shkëlzen Suma u morë masa disiplinore “ Largim nga Puna” .

“S’e dija me kë flisja”/ Kushëriri a▪︎uzon me 14-vjeçaren me probleme mendore: Vetëm e kam …

Një rast i rëndë është denoncuar në zonën e Mirditës dhe vjen në emisionin “Stop”, ku babai i një vajze 14-vjeçare ka bërë kallëzim penal ndaj një 25-vjeçari me inicialet K.L., kushëri i dytë i vajzës, për një lidhje të ndaluar me karakter intim.

Gazetari: Sa ke kuptuar, a vinte shpesh në shtëpi ai?

Babai i 14-vjeçares: Vinte një herë në 4-5 ditë…

Gazetari: Vinte çdo 4-5 ditë?

Babai i 14-vjeçares: Po, vinte pasdite…

Gazetari: Pasdite, kur nuk ishit ju?

Babai i 14-vjeçares: Vinte pasdite, vinte direkt, apostafat nga Mamurrasi.

E mitura është me probleme të shëndetit mendor dhe lidhja është sinjalizuar fillimisht nga mësuesja ndihmëse dhe drejtori i shkollës.

Gazetari: Cfarë probleme ka vajza?

Drejtori i shkollës: Ka probleme të shëndetit mendor.

Gazetari: Si u identifikua këtu? Ti, a mësuesja kujdestare?

Drejtori i shkollës: Thjesht u konstatuan mesazhet, se duke qënë mësuesja ndihmëse, është marrë në mënyrë specifike dhe fantastike me vajzën, kjo ka 1 vit e gjysëm. Ne jemi marrë thjesht me specifikën e mesazheve dhe të kam thërritur menjëherë me të pesta. I kemi dhënë një rëndësi të veçantë, sidomos mësuesja ndihmëse, sepse ajo është garantuesja e gjithë proçesit …

Gazetari: Po vajza, çfarë ka konkretisht? Nuk shprehet dot?

Drejtori i shkollës: Jo, jo, shprehet, po ka prapambetje të shëndetit mendor, por jo të nivelit të lartë, të theksuar…Kushtet janë krijuar në familje tek shtëpia, thjesht kontakti i mezasheve tek shkolla se tek shkolla nuk ka shanse, s’ka guximin.

Në kontaktin e drejtpërdrejtë me të akuzuarin K.L., ky i fundit, fillimisht mohoi akuzat, por më pas pranoi se kishte pasur kontakte me vajzën, përfshirë puthje në shtëpinë e saj. Por ai mohon të ketë pasur marrëdhënie seksuale. Rasti është denoncuar nga familja e vajzës në gusht 2024.

Gazetari: Ka qenë e vërtetë kjo marrëdhënie, çfarë ka ndodhur?

25-vjeçari K.L: Jo, për Zotin! Nuk kam pasur marrëdhënie jo!

Gazetari: Thjesht mesazhe keni shkëmbyer?

25-vjeçari K.L: Po pasha Zotin, po kam shkëmbyer, po pa ditur gjë me kë kam shkëmbyer.

Gazetari: Po këtu te shtëpia nuk ke ardhur kur ka qenë vetëm?

25-vjeçari K.L: A do me të thënë të drejtën? Kam shkuar edhe i takon, si të biesh viktimë e dikujt.

Gazetari: Ti je thirrur edhe në Prokurorinë e Lezhës?

25-vjeçari K.L: Jo në Lezhë jo, por jam thirrur në komisariat.

Gazetari: Çfarë ka qenë, ka qenë një lidhje a si e kupton ti?

25-vjeçari K.L: S’e di, është gjë e kotë.

Gazetari: Po ti nuk e dije që ishte kushërira kur flisje, nuk kishte foto ajo? Ku flisnit, në Facebook a në Instagram?

25-vjeçari K.L: Jo më ka shkruar në WhatsApp. I kam shkuar tek shtëpia aty.

Gazetari: Te shtëpia keni biseduar a çfarë?

25-vjeçari K.L: Jo, jo! Vetëm kena biseduar dhe kam ikur mbrapa unë.

Gazetari: Po aty s’e kuptove që ishte kushërira që flisje?

25-vjeçari K.L: E kuptova, po ishte tepër vonë ta kuptoje. Po deshi Zoti, që nuk pata ndonjë gjë më të thellë me të.

Gazetari: Krahas që keni lidhjen kushërinj që jeni, ajo është edhe me probleme, është edhe minorene.

25-vjeçari K.L: Po ka të bëjë më shumë se janë njerëz të afërm edhe nuk e …ajo është më problem.

Gazetari: Çfarë ka ndodhur atë ditë, mund të na e thuash?

25-vjeçari K.L: Vetëm thjesht e kam puthur.

Sipas Kodit Penal, marrëdhëniet me persona nën 14 vjeç, përbëjnë vepër penale që parashikon deri në 7 vite burg. Megjithatë, policia e zonës ka referuar një nen tjetër të Kodit duke e lënë të dyshuarin të hetohet në gjendje të lirë.

Shefi i komisariatit: Informacion referimi, procesverbal intervistimi, deklarim, vendim ekspertimi mjeko-ligjor, procesverbal sekuestrimi, procesverbal këqyrje telefoni, procesverbal të pamjeve filmike, vendim ekspertimi kompjuterik, ka shkuar dhe telefoni atje edhe vonon. Informacion për të miturën viktimë, raport-shërbimi, shkresë përcjellëse IML-së, të gjitha … E ka bërë, e ka qarë.

Avokati Arben Llangozi ka kritikuar organet hetimore për mungesë veprimi në mbrojtje të të miturës. Për më tepër, Prokuroria e Lezhës ende nuk ka kryer akt-ekspertimin mjeko-ligjor për të vërtetuar nëse ka pasur deflorim të së miturës, ndonëse akti është përpiluar më shumë se një vit e gjysmë më parë./Emisioni “Stop”

Horoskopi për ditën e sotme, e Hënë 13 Tetor 2O25

Dashi
Ese lidhja juaj ne çift ka qene e mire gjithë këto kohe, edhe sot do ja kaloni për mrekulli me partnerin, ndërsa nëse situata ka qene e turbullt, do vazhdoje te mbizotërojë tensioni. Beqaret ka shume gjasa qe jo vetëm te kenë njohje, por te fillojnë seriozisht një lidhje. Ne planin financiar do jeni shume te zotet dhe do realizoni investime te rëndësishme.

Demi
Te gjitha ëndrrat me te bukura te dashurisë do ju plotësohen gjate kësaj dite. Do kaloni çaste te mrekullueshme me partnerin dhe do iu duket sikur jeni mbi re. Beqaret do kenë pafund takime interesante, por ende nuk do ndihen gati te fillojnë një lidhje. Financat do jene ne gjendje te qëndrueshme. Nuk do ketë rrezik po u krye edhe ndonjë shpenzim me shume.

Binjaket
Dite shume e qete dhe aspak problematike kjo e sotmja për te dashuruarit. Marrëdhënia ne çift do jete e qëndrueshme. Filloni te reflektoni paksa mbi te ardhmen. Beqareve do ju ndryshoje e ardhmja vetëm ne pak sekonda. Një person i veçante do ju beje një propozim mbresëlënës. Ne planin financiar nuk duhet te bëni çmenduri me shpenzimet sepse do keni humbje te mëdha.

Gaforrja
Beqaret qe nuk kane pasur një lidhje te qëndrueshme ka rrezik t’i japin fund gjate kësaj dite ne mënyrë paqësore. Ata qe kane pasur një lidhje serioze do vazhdojnë ta ruajnë bashkëpunimin. Beqaret edhe vete do surprizohet kur një mik i vjetër t’iu propozoje për një lidhje. Ne fakt ai ka kohe qe ju dashuron dhe dëshiron t’iu beje te lumtur. Financat do jene delikate.

Luani
Çdo gjë do shkoje ashtu si ju e kishit menduar sot ne jetën ne çift. Merkuri do ju beje edhe me te dashur dhe me te duruar gjithashtu. Beqaret nga ana tjetër do kenë një dite te veçante dhe te mbushur me njohje interesante. Shfrytëzoni çdo minute. Perspektivat materiale janë te mira, megjithatë nuk duhet te mendoni vetëm për te tashmen, hiqni edhe disa para mënjanë.

Virgjeresha
Te gjithë planetët do bëhen bashke gjate kësaj dite dhe do ju sigurojnë një jete sentimentale te qëndrueshme dhe mjaft pozitive. Do kaloni çaste fantastike te cilat nuk keni për t’i harruar gjate. Beqaret me mire ta lënë veten te lire dhe te bëjnë atë qe do ju thotë zemra. Sektori i financave nuk do ketë ndryshime te mëdha. Gjendja do jete si disa dite me pare.

Peshorja
Dite plot ngjyra dhe plot emocione te veçanta. Si ju ashtu edhe partneri do i dini pikat e dobëta te njeri-tjetrit dhe do mundoheni ne çdo moment te ndiheni sa me mire. Beqaret duhet te maten mire para se te pranojnë ftesën e dikujt sepse mund te zhgënjehen me vone. Ne planin financiar do jeni shume te kujdesshëm dhe do e dini mire sa para te shpenzoni qe gjendja mos tronditet.

Akrepi
Do keni shume besim tek ai qe keni krah sot dhe do i kërkoni fale për gabimet qe keni bere kohet e fundit me sjelljen. Ai do jete me humor te mire dhe çdo gjë do shkoje për mrekulli. Beqaret, edhe pse do duan shume, nuk do mund te fillojnë dot një histori dashurie. Sektori i financave do jete i favorshëm edhe për te kryer ndonjë investim me tepër.

Shigjetari
Do keni debate te zjarrta gjate kësaj dite ne jetën tuaj ne çift. Asgjë nuk ka për te shkuar ashtu si e kishit menduar kështu qe bëni kujdes. Beqaret do kenë një dite si gjithë te tjerat. Askush nga personat qe do ju shfaqet para syve nuk do ua mbushe mendjen për te filluar një lidhje. Financat nuk do jene delikate, por mund te bëhen nëse ju shpenzoni kuturu.

Bricjapi
Mos bëni gabim te flirtoni me persona te tjerë sot juve qe jeni ne një lidhje sepse do shkatërroni gjithçka qe keni dertuar deri me sot dhe do pendoheni shpejt. Beqaret nuk duhet te nxitohen te marrin vendime sepse ka kohe për gjithçka. Me mire qëndroni vete edhe sot. Ne planin financiar do ju duhet patjetër ndihma e specialisteve për ta rregulluar situatën.

Ujori
te dashuruarit do kenë një dite te zakonshme dhe pa momente te veçanta. Merrini gjerat si t’iu vijnë. Beqaret do realizojnë një takim te papritur, por qe mund te shndërrohet ne diçka te jashtëzakonshme. As vete nuk e kishin menduar se gjerat mund te ndryshonin kaq shpejt. Financat do i menaxhoni me se miri. Gjendja do jete akoma me e mire sesa e kishit menduar.

Peshqit
Dite aspak e qete kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Partneri do ju kërkojë gjera te pamundura dhe kjo mund t’iu beje te ndiheni keq. Beqaret do joshin pa fund kudo qe te shkojnë, por te paket do jene ata qe do mund te krijojnë një lidhje. Me paratë do jeni te kujdesshëm dhe kjo do beje qe gjendja financiare te mos ketë probleme.

Fitorja me Serbinë na çoi në vendin e dytë, por sa janë shanset reaIe që Kombëtarja të kualifikohet në Botërorin 2026?

Fitorja 0-1 në Serbi i ka mundësuar kombëtares shqiptare shkëputjen me katër pikë kundër rivalëve ballkanas, në Grupin K kualifikues.

Tanimë tanët pas gjashtë ndeshjeve të luajtura e shohin veten në vendin e dytë me 11 pikë, ndërsa Serbia ka luajtur pesë takime dhe mban vendin e tretë me shtatë pikë.

Dy humbjet radhazi sollën shkarkimin e trajnerit Dragan Stojkovic nga Serbia, duke treguar gjendjen jo të mirë të rivalëve tanë. Dje, Letonia dhe Andorra barazuan 2-2 në ndeshjen tjetër.

Ndeshjet e radhës

Me Anglinë që pas pesë takimeve ka 15 pikë të plota dhe thuajse e ka siguruar vendin e parë të grupit, gjithë gara do zhvillohet për vendin e dytë. Shqipëria ndeshjen e radhës kualifikuese e ka kundër Andorrës më 13 nëntor në udhëtim, ndërsa tre ditë më pas presim në Tiranë skuadrën e Anglisë.

Edhe rivalët serbë, që kanë një ndeshje më pak dhe ndodhen poshtë nesh me katër pikë kanë një ndeshje kundër Anglisë në Londër. Mjafton të kujtojmë se Anglia fitoi 0-5 një muaj më parë në mes të Beogradit.

Kalimi në play-off

Me Shqipërinë dhe Serbinë që luajnë kundër Anglisë, më shumë se kurrë Kombëtarja jonë ka avantazhin për vendin e dytë. Një fitore në Andorra me 99 përqind do na jepte një vend në play-off e Kupës së Botës 2026 për zonën UEFA. Mjafton që në Tiranë ekipi ynë mos humbasë kundër Anglisë (në varësi edhe të ndeshjeve të tjera), e cila në ‘Air Albania’ do vijë e qetë dhe me biletën e Botërorit ‘në xhep’

Kombinimet

Serbia luan kundër Andorrës dhe Letonisë, dy rivalë që në letër janë të kalueshëm. Edhe nëse merr gjashtë pikë, tanët me një fitore në Andorra do mbeteshin me një pikë më shumë dhe do jenë pikërisht ndeshjet kundër Anglisë që do vendosin fatet e grupit.

Me Serbinë që udhëton në Londër dhe me Shqipërinë që pret Anglinë në Tiranë, ekipi kuqezi nuk duhet të gabojë në finalen e radhës dhe ajo është Andorra. Nëse Shqipëria dhe Serbia e mbyllin me pikë të barabarta grupin, tanët do kalonin më tej në bazë të ndeshjeve direkte.

Si funksionon play-off

Për herë të parë në histori, Kupa e Botës 2026 do të zhvillohet me 48 skuadra. 16 ekipe kombëtare europiane do të marrin pjesë në Botërorin që do të mbahet në Kanada, Meksikë dhe SHBA, teksa shanset e Shqipërisë, pas suksesin madhështor në Serbi, duken reale.

12-të vendet e para të grupeve do të kualifikohen direkt në Kupën e Botës 2026, ndërsa 4 vendet e mbetura do të përcaktohen nga faza play-off.

Si do të funksionojë faza play-off për Kupën e Botës 2026?

12 vendet e dyta nga grupet e kualifikueseve marrin pjesë në play-off, së bashku me 4 ekipe nga UEFA Nations League 2024/25 që në bazë të paraqitjeve në grup.

Pra në total vendet e dyta dhe 4 ekipet nga Liga e Kombeve, do të formojnë 8 çifte, nga ku do të dalin edhe 4 skuadrat që shkojnë në Botëror, përveç 12 vendeve të para.

Në vazon e dytë dhe të tretë pritet që të jenë takimet më delikate pasi do të ndeshen skuadrat, të cilat janë më pranë njëra-tjetrës në renditjen e FIFA-s. Kështu në vazon e dytë, e cila i intereson edhe më shumë Shqipërisë, për momentin gjenden skuadra si Suedia, Polonia, Republika Çeke dhe Skocia. Në vazon e tretë gjendet Hungaria, Sllovakia, Shqipëria dhe Bosnje dhe Hercegovina.

Pra Shqipëria, në qoftë se e mbyll grupin në vendin e dytë, do të përballet me dy kundërshtarë që përcaktohen me short, në fazën “play-off” nga vazo e tretë.

Shpërthen lufta mes Pakistanit dhe Afganistanit, përIeshje të ashpra mes dy ushtrive në kufi (Video)

Luftime të ashpra shpërthyen të shtunën në mbrëmje (sot, 11 tetor) midis forcave të sigurisë afgane dhe pakistaneze përgjatë kufirit të përbashkët pasi Kabuli akuzoi Pakistanin për nisjen e sulmeve ajrore në kryeqytetin afgan, thanë zyrtarë nga të dyja palët.

Sipas një deklarate nga ushtria afgane, “në hakmarrje për sulmet ajrore nga forcat pakistaneze, rojet kufitare talebane në lindje nisën sulme të rënda ndaj posteve pakistaneze në zona të ndryshme të kufirit”.

Të premten, talebanët akuzuan Pakistanin për sulme ajrore në një qytet kufitar, duke pretenduar shkelje të sovranitetit afgan pas dy shpërthimeve që ndodhën vonë po atë natë në Kabul.

Reagimi i Rita Orës pas fitores historike të Shqipërisë ndàj Serbisë

Pas fitores historike të Shqipërisë ndaj Serbisë me rezultatin 1-0 mbrëmjen e kaluar, artistja shqiptare me famë botërore, Rita Ora, ka reaguar në mënyrën e saj karakteristike.

Në një postim në InstaStory, këngëtarja me origjinë shqiptare ka ndarë një fotografi nga një performancë e saj, ku mban të veshur një kostum të zi e mbështjellë me flamurin shqiptar.

Postimi është interpretuar nga shumë fansa si një shenjë krenarie dhe mbështetje për kombëtaren shqiptare, e cila arriti një fitore të rëndësishme ndaj Serbisë.

Rita Ora njihet për mënyrën se si gjithmonë shpreh krenarinë për rrënjët e saj shqiptare dhe përkrahjen ndaj Shqipërisë në çdo rast të veçantë, raporton Telegrafi, transmeton Periskopi.

Rita vazhdon të jetë një ambasadore e fuqishme e kulturës shqiptare në skenën ndërkombëtare.

Fansat e saj shprehin gjithmonë entuziazmin për çdo hap të saj që lidhet me vendin e origjinës./Periskopi

Jozi bën gjestin human në nder të vëIIait të ndjerë të Gjestit (Video)

Ish-banori i “Big Brother VIP”, Joz Marku, ka bërë një gjest human në televizion, duke kërkuar një minutë heshtje në nderim të vëllait të ndjerë të Gjestit, i cili humbi jetën tragjikisht në një aksident.

Ky veprim vjen pavarësisht përplasjeve të forta dhe incidentit fizik që ndodhi mes Jozit dhe Gjestit gjatë kohës që të dy ishin banorë në “BBVA”, një situatë për të cilën Jozi së fundmi shprehu pendesë.

Gjatë intervistës në “Kosovë Show”, para se të fliste për marrëdhënien dhe veprimet ndaj Gjestit, Jozi e vendosi fokusin te humbja e rëndë familjare.

Vëllai i Gjestit humbi jetën tragjikisht pak javë më parë pas një aksidenti me motor.

Jozi kërkoi publikisht të nderohej kjo humbje, duke u shprehur: “Ngushëllimet më të sinqerta nga zemra për familjen. E kisha pas shumë dëshirë një minutë heshtje.”