“Shqipëria ka një momentum historik”, eurodeputetja shqiptaro-suedeze: Shansi të anëtarësohet brenda 2030, duhet bashkëpunim

“Unë kam lindur në Shqipërinë e Diktaturës dhe kam ikur në Suedi kur kam qenë e vogël. Historia e familjes time ka ndikuar shumë që të jem pjesë e politikës në Suedi”. Kështu e nis intervistën për Top Channel, eurodeputetja Arba Kokalari.

Politikania shqiptaro-suedeze që ndodhet në Tiranë si pjesë e grupit të eurodeputetëve që morën pjesë në takimin e 20-të të Komitetit Parlamentar të Stabilizim – Asocimit Shqipëri–BE, u bëri thirrje politikanëve shqiptarë që të bashkëpunojnë në këtë moment të rëndësishëm.

Në intervistën për gazetaren e Top Channel, Alma Demiraj, ajo thotë pasi ky është një moment kur shumë shtete të Europës kanë dhënë miratimin për anëtarësimin e vendit tonë në BE.

“Unë e di që edhe mazhoranca dhe opozita kanë dëshirë që Shqipëria të jetë në BE. Do ishte mirë që ato të bashkëpunim së bashku. Sidomos që Shqipëria ka tani një momentum historik, sepse të gjitha shtetet e Bashkimit Europian duan që Shqipëria të hyjë në BE”, thotë Kokalari.

Eurodeputetja Kokalari theksoi Shqipëria ka bërë progres real dhe po ecën me hapa të shpejtë, falë edhe reformave të realizuara.

“Shqipëria ka avancuar shumë. Ligjet dhe reformat e BE-së janë të vështira, nuk janë të lehta. Por Shqipëria ka avancuar shumë shpejtë dhe kjo më gëzon. Grupkapitujt që janë hapur thuajse të gjitha, është një sinjal që Shqipëria po bën reformat që duhen”, shton eurodeputetja shqiptare.

Sa i përket klimës politike tejet të polarizuar në vendin tonë, Kokalari theksoi procesi i anëtarësimit nuk është politik, por përmbushje detyrash nga çdo shtet që synon të jetë pjesë e unionit./TCH

Asistoi në lindjen e katërnjakëve, mjeku Nderim Horeshka: Ishte shtatzëni me risk të lartë! Nëna nuk pranoi abortin

Disa ditë më parë një lajm i bukur erdhi nga spitali Universitar Obstetrik–Gjinekologjik “Koço Gliozheni”, Tiranë ku një nënë solli në jetë katërnajkë. Në lidhje me këtë ka reaguar edhe gjinëkologu Nderim Horeshka, i cili ishte mjeku që ndoqi nga afër rastin e katërnjakëve.

Përmes një postimi në Facebook, Horeshka shkruan se ishte një shtatëzani me rrezik të lartë dhe bën me dije se katërnjakët kanë lindur parakohe në datë 8 gusht.

Më tej mjeku shkruan se nëna Rozeta ka mori riskun përsipër dhe nuk pranoi që dy prej bebeve të iu ndërprehej jeta në barkun e saj.

Ndërsa më tej shkruan se ky rast ishte sukses i gjithë spitalit Universitar Obstetrik – Gjinekologjik “Koço Gliozheni”.

Horoskopi për ditën e sotme, e enjte 30 Tetor 2025

Nga Paolo Fox

DASHI

Kjo javë është plot energji! Disa do të përpiqen t’ju vënë një shufër në rrotat e tyre, por ju, si shenjë zjarri, mos u dorëzoni. Dashuria është përsëri në qendër të vëmendjes këtë fundjavë, por kini kujdes me fjalët tuaja: nuk është e thënë të keni gjithmonë të drejtë; ndonjëherë, mjafton vetëm të keni paqe.

DEMI

Sipas horoskopit të Paolo Fox (e enjte, 30 tetor 2025), ju po kërkoni stabilitet, dhe këtë herë jo vetëm financiarisht. Venusi është në anën tuaj: ata që kanë pasur debate mund t’i sqarojnë çështjet. Në punë, një ngadalësim i vogël do të shërbejë vetëm për riorganizim. Asnjë nxitim, por as nuk ka nevojë të jeni shumë kokëfortë!

BINJAKËT

Po ndiheni paksa ambivalent, midis eksitimit dhe momenteve të dyshimit. Megjithatë, yjet flasin për mundësi të reja: mesazhe, propozime dhe kontakte me fat. Në dashuri, ka kuriozitet, por edhe nevojë për sinqeritet. Mos jini të fshehtë, të paktën këtë herë!

GAFORRJA

Zemra juaj po zgjohet! Një projekt ose një person rindez emocionet që mendonit se ishin në gjumë. Sa i përket punës, do t’ju duhet guxim: keni ide të mira, por së pari duhet t’u besoni atyre. E diela është një ditë e shkëlqyer për të gjetur harmoninë.

LUANI

Sipas horoskopit të Paolo Fox (e enjte, 30 tetor 2025), energjia juaj është rikthyer. Pas një periudhe ku ndiheshit të lënë pas dore, tani mund të rifitoni pak hapësirë ​​dhe respekt. Në dashuri, ka një shpërthim të këndshëm pasioni, por kini kujdes me krenarinë tuaj: pranimi i një gabimi nuk ju heq asgjë.

VIRGJËRESHA

Kjo është një javë praktike: organizoni, mbyllni, arkivoni. Por yjet sugjerojnë gjithashtu se po i neglizhoni pak emocionet tuaja. Ata që janë në një lidhje duhet t’u kushtojnë më shumë kohë ndjenjave të tyre. E diela do të jetë interesante për ata që kërkojnë përgjigje të brendshme.

PESHORJA

Ju dëshironi ekuilibër, por edhe emocione të reja. Saturni ju vë në provë, por ju keni hirin dhe logjikën për ta kapërcyer atë. Ka diçka për të sqaruar në punë: më mirë ta bëni tani. Dashuria rritet ngadalë, por rritet.

AKREPI

Sipas horoskopit të Paolo Fox (e enjte, 30 tetor 2025), ju jeni magnetikë! Dhe madje pak të paparashikueshëm. Në dashuri, mund të pushtoni këdo, por kini kujdes të mos krijoni xhelozi të panevojshme. Në punë, po merrni një vendim të rëndësishëm: besojini intuitës suaj, e cila është superfuqia juaj.

SHIGJETARI

Po prisni me padurim një ndryshim peizazhi, edhe nëse vetëm në mënyrë metaforike. Yjet flasin për fillime të reja, udhëtime, studime dhe kontakte të largëta. Dashuria po kthehet pas një periudhe të zymtë. Ecni përpara, por mos u nxitoni.

BRICJAPI

Jeni pak të lodhur, por këmbëngulës si gjithmonë. Puna po ju merr kohën, por mos harroni jetën tuaj personale: dikush afër jush ka nevojë për një fjalë të mirë. Kjo fundjavë do të jetë një fundjavë rikuperimi emocional, me lajme të mira në rrugë.

UJORI

Sipas horoskopit të Paolo Fox (e enjte, 30 tetor 2025), kreativiteti po rritet me shpejtësi! Po dilni nga një periudhë stanjacioni dhe mezi prisni t’i ndryshoni gjërat. Por kini kujdes të mos i çorientoni ata që ju duan: jo të gjithë do të ndjekin fluturimet tuaja të fantazisë. Në dashuri, keni nevojë për pak më shumë qëndrueshmëri.

PESHQIT

Je i ëmbël, por edhe i thellë, dhe këtë javë do të kesh njohuri të jashtëzakonshme. Në dashuri, do të ketë një ribashkim ose një takim të ri me një ndjesi të njohur. Në punë, dikush më në fund e njeh vlerën tënde. Besoji zemrës tënde.

E RËNDË/ 41-vjeçari υret me th. ikë ish-të dashurën

Νjë ngjarje e rëndë është regjistruar në Itali pasi një 41-vjeçar brazilian vrau ish-të dashurën e tij me thikë, në Castelnuovo Del Garda, të Italisë.

Mediat italiane shkruajnë se autori i krimit është me origjinë braziliane dhe quhet Douglas Reis Pedroso. Viktima, 33 vjeç, quhej Jessica Strapacciolo Custodio De Lima, gjithashtu me origjinë braziliane.

Pedroso i telefonoi karabinierëve vonë mbrëmë, duke thënë se kishte ndërmend të kryente vetëvrasje. Pas disa orësh, trupi i gruas u gjet në apartamentin ku jetonte, ndërsa thika e përdorur nga autori i krimit u gjet në makinën e tij.

Në të kaluarën, 33-vjeçarja i kishte telefonuar vazhdimisht karabinierëve për shkak të sjelljes së dhunshme të partnerit të saj, por më pas e kishte tërhequr padinë.

Prillin e kaluar, Douglas Reyes Pedrozo u dorëzua me një urdhër gjykate që e ndalonte të ishte brenda 500 metrave nga shtëpia dhe vendi i punës i ish-partneres së tij, dhe iu urdhërua të mbante një “byzylyk elektronik”.

Urdhri ishte pasojë e arrestimit të Pedrozos për sulm të përsëritur ndaj gruas në publik, duke përdorur grushte dhe objekte të mprehta.

Megjithatë, gjatë arrestimit të tij dje, karabinierët përcaktuan se burri nuk e mbante byzylykun specifik, i cili ende nuk është gjetur.

Çfarë ndodhi? Ish-banorja e “Big Brother” përfundon në spital

Ish-banorja e “Big Brother VIP Kosova”, Anisa Veseli ka ndarë me ndjekësit e saj disa momente nga prapaskenat e klipit të ri muzikor, i cili pritet të publikohet shumë shpejt.

Pamjet e publikuara mbrëmjen e kaluar në Instagram tregonin Anisën gjatë xhirimeve intensive, që duket se janë zhvilluar në kushte të vështira dhe deri në orët e vona të natës.

Në disa prej videove, Anisa shihej duke realizuar skena në ujë, një detaj që i ka dhënë një ndjesi dramatike klipit, por që sipas të gjitha gjasave i ka kushtuar me shëndetin. Burime pranë ekipit të produksionit bëjnë me dije se xhirimet janë zhvilluar në ambiente të hapura, gjatë natës, në temperatura të ulëta, gjë që ka ndikuar që artistja të ftohet rëndë.

Vetë këngëtarja ka ndarë një Story nga spitali, ku shihet me serum në dorë dhe mbishkrimin shkurt: “Gjendja sot”.

Punonjësit e “Bankers” prej 15 ditësh në protestë për bukën e gojës, “shefja” me cigare në dorë i përqesh (Video)

Naftëtarët e kompanisë “Bankers Petroleum” janë në ditën e 15-të të protestës ndërsa sot kanë shkuar të revoltuar para zyrave të kompanisë në Fier.

Disa prej protestuesve kishin me vete edhe fëmijët ndërsa kanë theksuar se nëse kërkesat e tyre nuk merren parasysh, protesta do zhvendoset në Tiranë.

Por ajo çka i ka revoltuar protestuesit sot, janë drejtuesit e “Bankers Petroleum”, mes tyre shefja e Burimeve Njerëzore e cila nga tarraca shikon protestuesit me cigare në dorë, raporton JOQ.

Nuk dihet çfarë roli ka në kompani personi në pamjet e siguruara ndërsa sjellja e saj mesa duket ka revoltuar naftëtarët.

Deklaratë e fortë nga eurodeputeti rumun për rastin e gjyqtarit Astrit Kalaja, ja çfarë thotë ai…

Europarlamentari rumun, Christian Terhes, ka deklaruar sot gjatë takimit të Komitetit Parlamentar të Stabilizim Asociimit në Tiranë, se vrasja e gjyqtarit Astrit Kalaja nuk mund të shihet vetëm si një akt kriminal që duhet ndëshkuar, por edhe për të cilin duhen gjetur shkaqet.

Ai vuri në dukje se vonesat në dhënien e drejtësisë e bëjnë të pritshme që njerëzit të marrin vetë në dorë drejtësinë dhe nuk është e rastit tha ai, që një pjesë e njerëzve mbështetën vrasësin në rastin e vrasjes së Astrit Kalasë.

Eurodeputeti tha po ashtu se reforma në drejtësi ngjan e mirë në letër, se SPAK po bën diçka, por se drejtësia në Shqipëri, është larg funksionimit.

Deklaratë e bujshme nga Asani, zbulon si e kërcënoi klubi që e largoi si hero: Isha gati të sakrifikoja gjithçka

Jasir Asani ishte një nga temat më të nxehta për futbollistët e Kombëtares, pikërisht në merkaton e verës. Guangju kishte filluar një hakmarrje ndaj sulmuesit shqiptar, edhe pse në fund i dedikoi postim duke e transferuar si hero te Esteghlal.Asani ka zbuluar prapaskenat e bujshme që ndodhën në Korenë e Jugut, si edhe kërcënimin e ish-klubit të tij. Këto deklarata vijnë pikërisht nga Irani ku edhe po luan me Esteghlal.

“Klubi korean më tha ose duhet të shkosh në ligën japoneze, ose duhet të vish në stërvitje. Dhe nëse nuk shkon në ligën japoneze, nuk do të të japim as edhe një minutë lojë.

Unë i thashë, irë, edhe nëse nuk luaj asnjë minutë në Kore, nuk më intereson sepse dua të shkoj te Esteghlal. Isha gati të sakrifikoja gjithçka, vetëm që një ditë të arrija te Esteghlal. Që nga dita e parë dhe në shikimin e parë, u dashurova me Esteghlalin”, u shpreh Asani sipas fjalëve të raportuara në Iran.

Ishte klubi japonez i Jokohama F. Marinos, që në verë interesohej për shërbimet e mëngjarashit. Asani e ka fituar që në fillim mbështetjen e tifozëve në Iran. Anësori 30-vjeçar ka shënuar pesë gola dhe asistuar një tjetër në dhjetë ndeshjet e para.

Deklarata e Asanit: (VIDEO)

Një ekspres kafeje, një tas proshutë, një foto me kalin…dhe 4 të vdekur

Brenda një harku të shkurtër kohor, një jave, kronika e zezë është mbushur me lajme vrasjesh ku kryesisht arsyet sipas asaj çfarë kanë treguar përfundimet e hetimeve kanë qenë: motive të dobëta.

Vetëm 1 javë më parë, opinioni publik u zgjua me lajmin e kobshëm të ikjes para kohe nga jeta të dy të rinjve, të cilët u vranë mes tyre në Manzë të Durrësit. Konflikti momental nisi pak pas mesnate për ekspresin e kafesë.

Daniel Pepa u konfliktua me Alteo Pepën për ekspresin e fikur, zënkë në të cilën u përfshinë dhe Florian Paluçi dhe shoku i tij Erald Cani.

Pas debatit 21-vjeçari është larguar nga lokali për tu kthyer pak më vonë i shoqëruar nga Aranit kurti dhe Ergi Kadiu kur kanë tentuar të hyjnë në lokal Flori ka qëlluar me armë në tokë ndërsa Danieli i është përgjigjur duke e qëlluar drejt dhe duke e lënë fillimisht të plagosur, mes tyre ka pasur dhe përleshje fizike dhe më pas nga kundërpërgjigjja me armë e Florit u vra Aranit Kurti. Pak çaste më vonë dhe Flori Paluçi ra në tokë pa jetë nga plumbat e marrë.

Në media u fol gjatë, gjatë gjithë ditës se si gjaknxehtësia pas motiveve banale kthehej në tragjedi jo vetëm për të rinjtë vetë por dhe për familjet e tyre.

Nuk kaloi shumë dhe dy vrasje të tjera brenda 2 orësh tronditën vendin në dy qytete të ndryshme.

Një tas proshute u bë arsyeja e alarmimit të zonës së Komunës së Parisit në kryeqytet, ku picieri vrau duke i ngulur thikën në qafë kuzhinierit.

Filip Shehu, 41 vjeç, autor i vrasjes së kolegut të tij Indrit Ismaillari, 34 vjeç, ka dhënë një dëshmi të re për ngjarjen tragjike që ndodhi në një restorant në zonën e Komunës së Parisit. Ai ka deklaruar se konflikti që çoi në vrasje ishte i çastit dhe i lidhur me një mosmarrëveshje për punën, por ka shtuar se marrëdhëniet mes tij dhe viktimës kanë qenë konfliktuale për një periudhë të gjatë.

Në dëshminë e tij, Shehu ka thënë se ka pasur një ndjenjë të kërcënimit nga Ismaillari dhe ka shtuar se ata kishin pasur grindje të vazhdueshme, të cilat përfunduan tragjikisht në një incident të papritur. Viktima prej 5 vitesh ishte pjesë e këtij restoranti, ndërsa autori ishte pjesë e stafit prej disa muajsh.

Nuk kaloi shumë dhe një ngjarje tjetër e rëndë u raportua nga Berati, ku ajo që pritej të ishte një ditë relaksi me familjen e tij, përfundoi si mos më keq për 52-vjeçarin Keli Hoxha.

Ky i fundit u vra me thikë nga 63-vjeçari Kristo Mema në sy të vajzave, gruas dhe nënës së tij. E gjitha kjo për shkak të një fotoje me kalin që viktima donte t`i bënte vajzës së vogël.

Dëshmitarët dhe policia kanë raportuar se pas një paralajmërimi të autorit, “Mos e prek kalin se është i acaruar sot”, Keli nuk është bindur dhe ka prekur kalin. Më pas, për shkak të një sharjeje nga ana e viktimës, konflikti ka eskaluar dhe Kristo Mema ka nxjerrë thikën e fshehur në samarin e kalit dhe ka goditur Kelin në trup, duke e vrarë.

Pas krimit, Mema është larguar nga vendngjarja dhe është fshehur në një shpellë të kalasë, ku ka qëndruar për disa orë duke tentuar të shmangte arrestimin. Ai ka lidhur kalin në kasollen e tij dhe ka marrë ushqime për t’u mbajtur gjatë periudhës që policia po e kërkonte.

Autobusi i shkollës përplaset me një mjet, dhe përfundon në kanal/ Shoferit i ishte pezulluar patenta

Një burrë 85-vjeçar humbi jetën në një aksident rrugor në Oderzo, në provincën e Trevisos . Makina e tij u përplas me një autobus që transportonte rreth pesëdhjetë nxënës që po shkonin në shkollë. Përplasja ishte aq e dhunshme sa të dy automjetet përfunduan në kanal.

Ekipet e shpëtimit, pasi siguruan zonën, ndihmuan personat e përfshirë, ndërsa personeli i Suem 118 mbërriti me gjashtë ambulanca dhe një helikopter.

Shoferi i makinës po udhëtonte pa patentë . Ajo kishte skaduar në gusht dhe, sipas raportimeve, nuk do të ishte rinovuar më 15 tetor për shkak të mungesës së kërkesave mjekësore .

Njëmbëdhjetë fëmijë u trajtuan në spital, së bashku me shoferin , për mavijosje të lehta.