Harxhoi lekët e burrit në kumar dhe shkoi të grabiste vjehrrën, si nusja e m▪︎sakroi brenda banesës në Greqi!

Shokuese janë detajet rreth vrasjes brutale të një gruaje 75-vjeçare në Salaminë nga nusja e saj.

Autorja e krimit rrëfeu vrasjen duke treguar arsyen pse hyri në banesën e vjehrrës së saj.

Sipas protothema.gr, gruaja shkoi për t’i grabitur një shumë prej 1.100 euro, megjithatë, situata doli jashtë kontrollit pasi viktima e njohu.

Ajo pretendoi se 75-vjeçarja i kishte dhënë djalit të saj një shumë prej 10.000 euro për t’i ruajtur, por paratë humbën.

Dikush i mori (ende nuk është sqaruar se kush), ndërsa bashkëshorti i vrasëses vendosi të mbledhë paratë dhe t’ia kthente nënës së tij.

Ai mblodhi 8.000 euro dhe ia dha asaj me premtimin se do t’i jepte së shpejti edhe 2.000 të mbetura. Më në fund, ai arriti të mblidhte edhe 1.100 euro të tjera dhe po përgatitej t’ia jepte nënës së tij.

Por, një natë, bashkëshortja e tij, e cila dyshohet se është e varur nga bixhozi, e mori shumën e parave dhe luajti kumar me to, duke i harxhuar të gjitha.

Pastaj, për të mos u kapur nga burri i saj, vendosi të hynte fshehurazi në shtëpinë e vjehrrës, të merrte 1,100 euro dhe t’i kthente në vendin ku i kishte lënë i shoqi.

Dhe kështu ndodhi. Duke pasur akses në kamerat e sigurisë, ajo ndryshoi drejtimin e tyre në mënyrë që të mos e filmonin, vuri maskë dhe doreza, mori një çekiç dhe u nis për në shtëpinë e vjehrrës.

Ajo theu xhamin e një dritareje, hyri me forcë brenda banesës dhe filloi ta kërcënonte të  moshuarën duke i kërkuar paratë.

Vjehrra duket se e njohu e më pas nusja mori një shishe dhe e goditi në kokë, duke bërë që e moshuara të rrëzohej përtokë. Në gjendje shoku, siç tha ajo, mori një thikë dhe e goditi.

Pas krimit, ajo u kthye në shtëpinë e saj, lau rrobat që mbante veshur dhe i hodhi në një kosh plehrash.

Ngjarja ndodhi 31 tetor dhe pas një hetimi të plotë, arritën në gjurmët e gruas, e cila rrëfeu krimin.

PD notë-verbale delegacionit të BE: Deklaratat e Kos për zgjedhjet e 11 majit minojnë besimin e shqiptarëve

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike Gazment Bardhi, në emër të opozitës, i ka paraqitur sot një Notë-Verbale Delegacionit të Bashkimit Europian në Tiranë, duke vënë në dijeni edhe Komisionin Europian dhe Parlamentin Europian, lidhur me deklaratat e Komisioneres Marta Kos për zgjedhjet e 11 Majit.

Bardhi thekson se po përcjell qëndrimin e opozitës në lidhje me deklaratën e bërë nga Komisionerja për Zgjerimin, Marta Kos, gjatë konferencës për shtyp të datës 21 nëntor 2025 në Tiranë, e mbajtur bashkë me Kryeministrin Edi Rama. E pyetur nga media, Komisionerja deklaroi: “Zgjedhjet ishin të lira dhe të ndershme. Është gjithmonë mirë kur marrim sugjerime për përmirësime, dhe kjo është një gjë e mirë për Shqipërinë dhe Bashkimin Evropian.”.

“Ne shprehim me respekt shqetësimin tonë se ky vlerësim nuk pasqyron realitetin e vërejtur gjatë procesit zgjedhor. Një deklaratë e tillë duket e papërputhshme me gjetjet e OSBE-ODIHR, nuk merr parasysh qëndrimet e shprehura nga Anëtarët e Parlamentit Evropian që shërbyen si vëzhgues të zgjedhjeve në Shqipëri dhe rrezikon të ndikojë besimin e qytetarëve shqiptarë tek institucionet e Bashkimit Evropian.”- shkruan Bardhi.
Në letër Gazment Bardhi përvec citimeve të Raportit Final të OSBE-ODIHR, i kujton Delegacionit të Bashkimit Europian edhe mbledhjen e Komitetit për Çështjet e Jashtme (AFET) të Parlamentit Evropian më 4 qershor 2025, ku eurodeputeti Michael Gahler, Kryetar i Misionit për Vëzhgimin e Zgjedhjevenë Shqipëri, prezantoi raportin e misionit të Parlamentit Europian për zgjedhjet parlamentare të 11 majit, duke evidentuarnjë alarm serioz lidhur me “strukturat kriminale të ngulitura në Shqipëri që kanë interes të mbajnë pushtetin politik të pandryshuar për të vazhduar aktivitetet e pastrimit të parave dhe trafikut të drogës”. Ndër të tjera europarlamentari Gahlertheksoi se ndikimi i përhapur i këtyre rrjeteve jo vetëm që deformon procesin zgjedhor, por përbën edhe një pengesë themelore për integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Evropian, duke theksuar se Bashkimi Evropian nuk mund të mbyllë sytë ndaj një infiltrimi kaq sistematik kriminal dhe ndikimit të tij shkatërrues mbi demokracinë.

Sipas notës-verbale të opozitës vërejtjet e paraqitura nga OSBE-ODIHR nuk e mbështesin përfundimin se “zgjedhjet ishin të lira dhe të ndershme”.

“Ndershmëria kërkon kushte të barabarta për të gjithë garuesit, mundësi të barabarta, mungesë të përfshirjes së grupeve kriminale dhe respektim të plotë të kritereve të Kopenhagenit. Liria kërkon që qytetarët të votojnë pa presion, pa stimuj financiarë të paligjshëm dhe pa intimidim të punonjësve të administratës publike ose të grupeve vulnerabël.” – shkruan Bardhi.
Nota-Verbale e grupit parlamentar të PD, mbyllet duke theksuar se: “Opozita në Shqipëri dëshiron të shprehë rezervat e saj lidhur me komentet e Komisioneres dhe kërkon me respekt që deklaratat e ardhshme të jenë në përputhje me vlerësimet e institucioneve kompetente përgjegjëse për vëzhgimin e zgjedhjeve. Përndryshe, interpretimet personale që nuk bazohen në gjetjet faktike të këtyre institucioneve mund të kontribuojnë pa qëllim në uljen e besimit publik tek vlerat e vërteta evropiane që institucionet e Bashkimit Evropian synojnë të mbrojnë”.

Galeria fotografike (

1 / 2

)

“Doja të ishim bashkë”, Mira Konçit shpjegon divorcin pas 25 vitesh me Shpëtim Saraçin

Mira Konçi dhe Shpëtim Saraçi sollën përgjatë viteve të tyre të qëndrimit në Shqipëri hite duke rezultuar si një dyshe e suksesshme artistike. Më vonë, kimia e tyre në art përshkallëzoi edhe në jetë dhe nga dashuria erdhën dy fëmijët në jetë, Era dhe Drini.

Me largimin e Erës në SHBA për studime, edhe çifti bashkë me djalin iu bashkuan në vitin 2017. Siç Mira Konçi tregon në programin “Rudina”, veç shkollimit të fëmijëve, një nga arsyet ishte edhe kujdesi shëndetësor për kompozitorin.

Me kalimin e kohës gjërat ndryshuan. Këngëtarja thotë se mes tyre pati një marrëveshje që ai të vijonte karrierën në Shqipëri, ndërsa Mira të qëndronte me fëmijët në SHBA pasi e kishte të pamundur mos të ishte pranë tyre.

Mira Konçi: U pa gjatë rrugës që Shpëtimi ndihej më mirë këtu dhe u vendos një marrëveshje e tillë nëse e quajmë marrëveshje që unë nuk mund t’i lija fëmijët vetëm në asnjë mënyrë, s’mundesha. Nuk ishin fare-fare të vegjël, por ishte mosha më kritike nuk mundesha, qoftë Drinin, Era sapo mbaroi shkollën, duhet të isha aty për Erën, mezi e prisnim atë moment, Drini ishte në vit të dytë të shkollës së mesme, ishte e pamundur që ta lija vetëm.

Rudina Magjistari: Çdo nënë unë mendoj që do ta bënte këtë gjë, është normale, pa diskutim.

Mira Konçi: Faleminderit! Një gjë kaq e natyrshme, s’mund të veproja dot ndryshe dhe kështu erdhi.

Ajo thotë se fillimisht nuk ishte fort dakord, por e mirëkuptonte edhe pozitën e tij.

Mira Konçi: Sigurisht që Shpëtimi këtu kishte ndërtuar gjithçka në Shqipëri dhe absolutisht që është deri diku e kuptueshme, pavarësisht se unë s’isha shumë dakord, doja që të ishim bashkë.

Çifti i dhanë fund martesës pas 25 vitesh bashkë.

E pyetur nëse në të ardhmen do të ketë një këngë të kompozuar nga Saraçi, vendin tashmë ia ka marrë e bija, Era e cila e pati menjëherë përgjigjen:

“Do të futem unë. E folëm edhe me babin para nja një jave për të bërë një këngë edhe me Drinin për të na e bërë babi, të këndojmë unë me Drinin”, tha ajo e entuziazmuar.

“Për vrasjen e Gilmando Danit u pagua plot 5 mln euro…”, atentati i Rinasit, policia po heton profilin e dy të dyshuarve

Hetimet për ngjarjen e rëndë të 11 nëntorit te rrethi i Rinasit, ku u ekzektuan Gilmando Dani dhe punonjësi i AMP, Mustafa Sheqeri, vijojnë intesivisht nga policia.

Hetuesit i kanë fokusuar hetimet te vëzhgimi i kamerave të sigurisë, por jo vetëm. Policia ka dyshime se grupi ka qenë i pozicionuar në dy vende me tre shpërndarje, një person te parkingu i Rinasit që ka pasur rolin e vëzhguesit dhe informatorit kur kanë dalë dhe janë futur në makinë Dani dhe Sheqeri, makina e autorëve te rrethi i Rinasit dhe një mjet tjetër dyshohet se ka qenë pranë vendngjarjes.

Grupi hetimor ka prova të rëndësishme në duar për ta zbardhur ngjarjen, ku dyshohet se informacioni i parë për Gilmandon Danin dhe Mustafa Sheqerin erdhi nga Barcelona. Deri në këtë fazë të hetimeve policia ka profilin e të paktën dy personave të dyshuar si pjesëmarrës në atentat dhe po punohet për sigurimin e provave.

Burime konfidenciale nga grupi hetimor bëjnë me dije se hetimet janë thelluar dhe se hetuesit kanë zbuluar se për vrasjen e Gilmando Danit, krahut të djathtë të Emiliano Shullazit është paguar plot 5 milionë euro dhe se grupi që ka marrë përsipër atentatin dhe që veprojnë si vrasës me pagesë janë rekrutuar nga një person tjetër, i cili ka bërë lidhjen me porositësit.

Grupi hetimor pret dhe përgjigjen nga autoritetet spanjolle. Dani dhe Sheqeri qëndruan 4 ditë në Barcelonë, atje ku takuan edhe persona të tjerë për të cilët hetuesit i kanë kërkuar informacion autoriteteve spanjolle, por ende pa asnjë rezultat. Katër ditë enigmatike që përfunduan më 11 nëntor, kur u nisën drejt Shqipërisë./ A2 CNN

Gazetari Hoxha “non-grata” në Greqi, Fredi Beleri: Dikush duhet t’i vendosë barrierë

Shpallja non grata e gazetarit Artan Hoxha nga Greqia, për Fredi Belerin nuk ka të bëjë me çështjen e tij. Eurodeputeti tha se çështjet me gazetarin Hoxha i ka zgjidhur në gjykatë.

“Po lexoj që ishte hakmarrje për çështjen Beleri. Nuk ka të bëjë shpallja e zotit Hoxha non grata me çështjen Beleri unë jam përballur me zotin hoxha në gjykata ai vazhdon të shpifë dhe të thotë opinionet e veta për lajmet dikush duhet t’i vërë një barrierë”, tha Beleri në Off the Record” në A2 CNN.

Beleri u shpreh se media greke e ka bërë të ditur sot arsyet e shpalljes non grata, por sipas tij gazetaria të vetëpastrohet dhe të mos shpifë.

“Çështja Beleri nuk ka të bëjë me ndalimin e zotit Hoxha, e ka shkruar media greke sot arsyen. Nuk kam informacion zyrtar. Unë jam përballur dhe jam akoma në gjyqe shqiptare ai është shmangur dhe nuk e gjente policia për t’i dhënë fletën e thirrjes. Figurat publike kanë të drejtën e mbrojtjes së jetës private, nuk mund të flasësh duke shpifur. Vetë gazetarët duhet të vetëpastrohen dhe të kemi një gazetari të denjë”, theksoi Beleri.

Horoskopi për ditën e sotme, e Martë 25 Nëntor 2025

Dashi

Do jeni shume diskrete gjate kësaj dite me personin qe keni ne krah dhe te tjerët qe ju rrethojnë nuk do ju kuptojnë. Për ju e rëndësishme duhet te jete qe te merreni vesh vetëm me partnerin. Beqaret do e takojnë shpirtin e tyre binjak dhe do fillojnë një histori te bukur dashurie. Ne planin financiar duhen bere mire llogarite para se te hidhni çdo hap.

Demi

Nuk do iu pëlqejnë rregullat qe do vendose partneri ne jetën tuaj ne çift gjate kësaj dite dhe here pas here nuk do i zbatoni ato. Debatet do jene te njëpasnjëshme. Beqaret do i marrin gjerat me sportivitet dhe nuk do kërkojnë te bëjnë asgjë me ngulm. Buxhetin do e mbani gjithë kohës te ekuilibruar. Çdo shpenzime do e kryeni te mirë menduar.

Binjaket

Do jeni te vendosur gjate kësaj dite te bëni atë qe dëshironi ne jetën tuaj ne çift dhe partneri do jete i te njëjtit mendim. Do kaloni çaste te paharruara. Beqaret do fiksohen keq pas një personi i cili nuk do ju përshtatet ne asnjë pike. Mos bëni gabime për te cilat te pendoheni shpejt. Ne planin financiar do jeni me shume fat dhe do kryeni transaksione te rëndësishme.

Gaforrja

Do filloni te dyshoni sot për ndjenjat kundrejt partnerit tuaj dhe kjo do iu pengoje t’i çoni gjerat me tej. Mire është te flisni hapur me te sa me shpejt qe te mundeni. Beqaret do e fillojnë me ne fund një histori dashurie dhe do ndihen te plotësuar. Ne planin financiar mos u tregoni te pamatur sepse do futeni ne një udhëkryq pa dalje. Kujdes!

Luani

Do filloni projekte te përbashkëta sot me atë qe keni ne krah dhe bashkëpunimi do përforcohet. Beqaret do mundohen gjithë kohës ta bëjnë për vete dike qe kane kohe qe e pëlqejnë, por nuk do ja dalin dot mbanë. Gjendja e te ardhurave do jete goxha e mire. Nuk pritet asnjë surprize e keqe edhe sikur te kryeni ndonjë shpenzim me shume.

Virgjeresha

Dite goxha e animuar kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Çdo çast do jete edhe me i bukur nga ai qe ka kaluar dhe emocionet nuk do pushojnë. Beqaret do realizojnë një takim mbresëlënës dhe do fillojnë menjëherë një histori dashurie. Financat do kenë tronditje. Merrni masa sa me shpejt nëse nuk doni te mbeteni pa para.

Peshorja

Do keni goxha paqartësi sot ne jetën tuaj ne çift dhe do ju duhet pak kohe për t’i zgjidhur. Merrni kohen e duhur për te folur me qetësi. Beqaret do kërkojnë një person perfekt, pa te meta dhe pa vese. Jo vetëm sot, por gjithmonë kjo do jete e pamundur. Ne planin financiar do keni surpriza te njëpasnjëshme. Te ardhurat do kenë goxha përmirësime.

Akrepi

Do keni me shume se kurrë nevoje gjate kësaj dite te dashuroheni si kurrë me pare. Partneri do mendoje ne çdo moment t’iu surprizoje sa me shume. Beqaret fatkeqësisht do vazhdojnë te mbeten vetëm edhe pse mundësitë për takime nuk do mungojnë. Ne pune shpenzoni me kursim nëse nuk doni qe gjendja te ketë tronditje. Mendoni edhe për te nesërmen.

Shigjetari

Pas një kohe te gjate me zënka dhe debate, sot me ne fund do ndiheni me te qete. Do i sqaroni me qetësi disa probleme. Beqaret do takojnë një person qe do ua shtoje dëshirën për te jetuar. Emocionet do jene te njëpasnjëshme. Ne planin financiar duhet te hiqni menjëherë dore nga çdo lloj shpenzimi ne mënyrë qe gjendja te përmirësohet.

Bricjapi

Te gjithë planetët do bëhen bashke sot dhe do ju krijojnë një ambient te ngrohte për jetën ne çift. Do ndiheni me te dashuruar se kurrë me pare. Beqaret do enden me kot duke kërkuar dashurinë. Sot do jene fat sido qe te jete. Financat do rriten akoma me shume nga sa ju kishit menduar. Do keni mundësi te hiqni edhe para mënjanë.

Ujori

Yjet do ndikojnë pozitivisht sot ne jetën tuaj ne çift dhe marrëdhënia pritet te ketë disa përmirësime. Si ju ashtu edhe partneri do jeni te ndërgjegjshëm për gabimet e kryera. Për beqaret priten takime te këndshme. Kënaquni me aq njëherë pa kërkuar menjëherë lidhje. Financat do jene goxha delikate. Nuk është mire te kryeni shpenzime te konsiderueshme.

Peshqit

Do vazhdoni edhe sot te keni goxha probleme ne jetën tuaj ne çift dhe nuk do arrini dot te bini ne një mendje. Kujdes me marrjen e vendimeve. Beqaret do fillojnë aventura te këndshme dhe do ndihen te plotësuar për momentin. Financat nuk do arrini dot t’i stabilizoni kështu qe me vështirësi do ja dilni mbanë. falënderoni miqtë qe do ju mbështesin.

GJAMA E BURRAVE – VALLJA ANTIKE ILIRE E LASHTËSISË E TRASHËGUAR PËR MIJËRA VJET NGA RITET E AKILIT DERI TEK SHQIPTARËT

Një tjetër pjesë përbërëse e ceremonisë së varrimit ishin edhe vallet e varrimit, shprehje të së cilave kanë mbetur si një trashëgimi artistike e artit ilir të periudhës nga shekulli i pestë p.e.s deri në kohët romake (p.sh. në një urnë guri e Iapodëve, e gjetur në Ribiç).

Burimi:

  • texts Iliri – povijest, život, kultura by Aleksandar Stipčević
  • Publication date 1989
  • Topics History, Balkanology, Archaeology
  • Collection opensource
  • Language Serbian
  • History, Balkanology, Archaeology
  • Addeddate 2016-08-16 07:59:10
  • Identifier AleksandarStipcevicIliri1989
  • Ilirët: historia dhe kultura
  • Autori: Aleksandar Stipçeviq

______

Për ata që kan dëshir të blejn Librin :

https://knjiga.hr/iliri-povijest-zivot-kultura…/

____

Libri i plot dixhital:

https://archive.org/…/AleksandarStipcevicIliri…/mode/1up

SHIKO VIDEON KËTU

Me emër dhe mbiemër, ky është personi që bëri për spital kryeministrin Edi Rama në ’97!!

“Më 21 duke u gdhirë 22 janari i vitit 1997, u rrah barbarisht në shtëpinë e tij në Tiranë, pedagogu i Akademisë së Arteve, intelektutali i pavarur dhe bashkëpunëtori i shtypit të lire, kryeministri i ardhshëm i Shqipërisë Edi Rama. Lajmi mori dhenë nëpërmjet gazetës “Koha jonë” dhe mediave të tjera të pavaruara.”

Kështu e nis shkrimin e tij Hamdi Jupe dhe sjell në vëmendje një ngjarje të ndodhur 25 vite më parë, rrahjen e Edi Ramës në viti 1997. Si një koleg dhe person që e ka njohur nga afër kryeministrin e sotëm, në ambientet e gazetës “Koha Jonë” ku Edi Rama punonte atë kohë, ai tregon sesi e gjetën të gjakosur në spital.

“Gazetari Martin Leka përshkruante gjendjen e piktorit të shtrurar në spital. “Kanë rrahur keq Edi Ramën, është rëndë…” Zëri i kolegut të radios londineze “BBC” përmes receptorit të telefonit këtë radhë vinte trishtueshëm. Nuk arritëm ta pyesnim për hollësira të tjera, ndonëse arritëm të kuptonim tragjedinë.

Në urgjencën e spitalit nr. 2, e vetmja shenjë që identifikonte njeriun e plagosur rëndë me piktorin dhe publicistin e njohur Edi Rama, ishte gjysma e trupit jashtë krevatit të zakonshëm të mjekimit. Zoti dhe trupi i hekurt i tij dukej se e kishin shpëtuar gjallë”, shkruan Hamdi Jupe.

Gazetari publikon fotot për rrahjen e Edi Ramës dhe një pjesë pjesë të shkrimit të gazetës “Koha Jonë”.

Përpjekjet për të dalluar tiparet e fytyrës së Edit i pengonin rrëketë e gjakut që kishin mbuluar fytyrën dhe trupin. Hematomat kishin filluar të përshpejtoheshin. Buza kishte filluar t’i enjtej me shpejtësi. Ndërsa mjeku bëhej gati të ndërhynte, bashkë me Nikoll Lesin dhe Ben Blushin, dëgjuam disa copëza nga fjalët: “Deshën të më vr.isnin?!…”

Me mirësjellje, mjeku na porositi të mos i flisnim. Sapo dolëm, në korridor e jashtë urgjencës ishin mbledhur dhjetëra miq të Edit, intelektualë, piktorë, aktorë e gazetarë, aktivistë të të drejtave të njeriut etj”, shkruante “Koha jonë” me 24 janar 1997, referuar asaj që thotë Jupe. Kronika shoqërohej me fotografi që tregonte piktorin me fytyrën të bërë copë.

Edhe pse ngjarja edhe sot nuk ka asnjë autor, Hamdi Jupe flet për një dëshmitar.

“Rama është rrahur nga 4 pjesëtarë të grupit operativ të SHIK- ut, me drejtues Arjan Çengon. Në këtë grup ka qenë një person nga Tropoja, një nga Mirdita dhe dy të tjerë nga Dibra. Gjithçka po ju them më është pohuar nga kryesuesi i këtij grupi, Arjan Çengo. Ma ka thënë me gojën e vet, besoj në pranverën e 1997-s. Kur e kam pyetur për arsyen e rrahjes së Ramës, më ka thënë se e kanë bërë me urdhër të shefit të tyre, Gazidedes. Kush e ka njohur Gazideden, e di që ai nuk bëntë asgjë pa urdhër të Berishës”, ka thënë Izet Haxhia, ish-truprojë i Berishës, për Gazetën Dita, më 23 janar 2016.

Pavarësisht ngjarjes së rëndë, Edi Rama dhe sot që është kryeministër i Shqipërisë nuk është interesuar për zbardhjen e asaj ngjarje dhe për nxjerrjen para ligjit të operativëve të SHIK-ut që e bën për spital. Dëshmitarët dhe kolegët që punuan me Ramën atë kohë janë shumë, ama duket se vetë kryeministri e ka lënë pas atë ngjarje, që kur iku menjëherë në Paris./m.j

Kur do e kthej “borxhin” Europa?! Në sa kilometra katrorë shtriheshim dhe sa ishim në 1900

Nga Roland Qafoku

Shikoni me kudjes se çfarë na kanë bërë! Kjo është një hartë e rrallë e vitit 1900 dhe është publikuar këto ditë në faqen World GeoDemo. Diçitura orgjinale është: Harta etnike e Ballkanit në 1900.

Me ngjyrë të verdhë janë ngjyrosur trojet etnike me popullsi shqiptare.

Shqiptarët janë të shpërndarë në një territor rreth 100 mijë kilometër katrorë dhe me një popullsi rreth 2-3 milionë banorë.

Imagjinoni që në vitin 1913, në Konferencën e Ambasadorëve në Londër shteti shqiptar që ka të njëjtin territor edhe sot mbeti vetëm 28.800 kilometër katrorë dhe një popullsi as 600 mijë banorë.

Sakatim më të madh nuk ka. Ky është krimi më i madh që Fuqitë e Mëdha i kanë bërë një kombi në 150 vitet e fundit.

Ndërkaq, interesante është edhe përhapja e shqiptarëve në këto territore. Kufizimi i parë është në veri në Nish që është tokë shqiptare, ndërsa sot atje nuk ka asnjë shqiptar. Veri-Perëndimi pothuajse duket qartë se më shumë se gjysma e territorit të sotëm të Malit të Zi banohej nga shqiptarë.

Në jug ekstremi i fundëm është Preveza dhe e gjithë Korfuzi është i ngjyrosur me të verdhë e shoqëruar me pak ngjyrë blu të hapur që janë grekë në minorancë.

Ndërsa me krijimin e shtetit të Kosovës, Evropa dhe veçanërisht SHBA vuri një drejtësi në vend, Çamëria të dhemb në zemër. Si mund t’i shkëputësh një kombi një krahinë të tërë dhe pas një shekulli të bësh sikur nuk ekziston!

Nga harta kuptojmë se shqiptarët kanë jetuar edhe në Athinë dhe veçanërisht në Selanik. Madje deri në Turqi. Por në Lindje vëmë re se të verdhë ka edhe në Rumani.

Një tjetër element i saktë i hartës janë edhe arbëreshët në Itali kryesisht në zonën e Puljas. Përfundimisht, duke e krahasur me kombet dhe shtetet e tjera, shqiptarët duket se janë më homogjenët.

E verdha është dominuese, e dallueshme dhe e shpërndarë në mënyrë të njëtrajtshme. Shikoni me kujdes që ka disa njolla të kuqe nëpër territorin shqiptar që tregon se në zona të veçanta kishte turq dhe kjo është e kuptueshme nga pushtimi 500-vjeçar.

Një populli tjetër në territorin tonë janë rumunët, ose ata që ne i quajmë vlleh dhe që në hartë janë me ngjyrë rozë. Ka pak serbë dhe bullgarë dhe asgjë tjetër. Grekë ka shumë pak në afërsi të liqenit të Ohrit dhe grekët nuk duken as në zonën e Dropullit, se në Himarë jo e jo.

Ndonjë “grek i kulluar” mund ta zoom-ojë hartën dhe ta shikojë mirë këtë.

Mjafton kjo hartë për të kuptuar se ç’na kanë bërë! “Shqipëria e gjorë. Me sa shumë pak miq dhe me sa shumë armiq”, shkruan historiania e njohur Margaret MacMillan për atë kohë.

Monedha apo paraja e mbretit iliro-shqiptar ‘ΒΑΡΓΥΛ’ i nxjerr sërish bojën gjuhës greke

Aleksander HASANAS

Kjo monedhë është e shkruar pastër, qartë në gjuhën shqipe, pra sërish këtu na duhet të bëjmë një krahasim me gjuhën e quajtur “greke” ashtu siç kemi shpjeguar edhe në monedha të tjera, në rast se shkrimi mbi monedhën e të mirënjohurit ‘Mbretit Bardhyl’ do lexohej nga greqishtja {β=v} atëhere i bije se Bardhyli na ishte quajtur ‘Vardhyl’ gjë e cila bije ndesh nga vet shkrimet më të lashta mbi këtë Mbret të njohur, madje me një emër krejtësisht të qartë nga gjuha shqipe: i Bardhi/yll = Bardhyl.

Eshtë gjuha greke tepër e re në moshe e cila solli devijime dhe përshtatje të tilla mbi emërtime të ndryshme ashtu si edhe në rastin e emërtimit: BASYL = Vasil. Njëjtë bije ndesh kjo gjuhë fantazmë edhe me emërtime të tjera të mbretëve ilir: Bato, Bal, (Ballai) ashtu si nuk mundet dot ti lexojë e ti emërtojë kishat e mëdha romake ‘Basilica’, e ti quaj ato ‘Vasilica’ etj.

Në shek. IV p.K., Bardhyli e rrëzoi mbretin më të parë Sirra nga froni dhe mori drejtimin e shtetit ilir, duke themeluar dinastinë e tij, që e kishte qendrën rreth liqenit te Ohrit, te fisi i enkelejve. Bardhyli rridhte nga shtresa artizanale, ishte qymyrxhi. Mendohet se ai e mori pushtetin me anë të kryengritjes, i përkrahur nga shumë luftëtarë, të cilët e mbështetën, meqë ai ishte i paanshëm.

Politika e shtetit ilir gjatë gjithë kohës së dinastisë së Bardhylit pati si qëllim përfshirjen nën sundimin e vet edhe të atyre tokave të banuara nga ilirët që ishin të pushtuara nga maqedonasit. Për t’i çliruar këto toka, Bardhyli mundi tre mbretër maqedonas dhe i detyroi t’u paguanin ilirëve tribut vjetor.

Në vitin 360 p.K., kur maqedonasit u përpoqën ta ndryshonin këtë gjendje me luftë, mbetën të vrarë 4000 maqedonas, së bashku me mbretin e tyre, Perdikën. Për të dobësuar ndikimin e maqedonasve në kufijtë jugorë të tyre, në Epir, enkelejtë lidhën aleancë edhe me tiranin e Sirakuzës. Vetëm kur Maqedonia, me në krye Filipin II, arriti të shuante grindjet politike në vend, pozita e ilirëve ndaj fqinjëve lindorë u dobësua.

Në vitin 359 p.K., Bardhyli, edhe pse në moshë 90-vjeçare, u vu në krye të ushtrive ilire dhe përballoi sulmet maqedonase, të cilat më në fund e detyruan të lëshonte të gjitha qytetet që më parë i kishte pasur Maqedonia në varësi. Pasardhësit e Bardhylit vazhduan këtë politikë, por ata nuk arritën të çliroheshin plotesisht nga varësia maqedonase.