FOTOT/ E pazakontë, zbulohet rrjeta e merimangës më e madhe në botë dhe ndodhet në kufirin shqiptar-grek! (350 metra dhe mbi 11 mijë specie)

Rrjeta më e madhe e merimangës në botë gjendet në një shpellë squfuri, pikërisht në kufirin greko-shqiptar.

Thellë brenda një shpelle të errët, të mbushur me squfur në Sarantaporo, në kufi, studiuesit kanë zbuluar rrjetën më të madhe të merimangës në botë, me më shumë se 111,000 merimanga.

Më konkretisht, sipas një studimi të botuar më 17 tetor në revistën Subterranean Biology, kolonia masive e merimangave përbëhet nga një rrjetë kolosale në një zonë përgjithmonë të errët të shpellës.

Rrjeta shtrihet rreth 350 metra përgjatë murit të një tuneli të ngushtë dhe të ulët pranë hyrjes së shpellës. Studiuesit vunë re se është një mozaik me mijëra rrjeta individuale, në formë hinke.

Kjo është prova e parë e sjelljes koloniale në dy lloje të zakonshme merimangash dhe ka të ngjarë të përfaqësojë rrjetën më të madhe të merimangës në botë, tha udhëheqësi i studimit Istvan Urac, një profesor i asociiuar i biologjisë në Universitetin Sapientia në Rumani.

“Bota natyrore ende na ruan surpriza të panumërta. Nëse do të përpiqesha t’i shprehja me fjalë të gjitha emocionet që më përmbytën (kur pashë rrjetën), do t’i përshkruaja ato si admirim, respekt dhe mirënjohje. Duhet ta përjetosh për të ditur vërtet se si është”, tha Urak për Live Science.

Ky qytet spektakolar merimangash ndodhet në “Shpellën e Squfurit”, një shpellë e formuar nga acidi sulfurik i prodhuar nga oksidimi i sulfurit të hidrogjenit në ujërat nëntokësore.

Megjithëse studiuesit zbuluan prova të reja emocionuese rreth kolonisë së merimangave në shpellë, ata nuk ishin të parët që panë rrjetën gjigante.

Speleologët nga Shoqata Speleologjike Çeke e zbuluan atë në vitin 2022 gjatë një ekspedite në Luginën e Bromoner.

Gjithashtu, një ekip shkencëtarësh vizituan shpellën në vitin 2024, duke nxjerrë mostra nga indet që Urak analizoi para se të niste ekspeditën e tij në Shpellën e Squfurit.

Galeria fotografike (

1 / 4

)

“Kemi turqit me vete” – Belinda Balluku flet me Berberin për tenderin e tunelit të Llogarasë

Në darkë o zemër”, kështu i shkruan Belinda Balluku vartësit të saj Evis Berberit kur e ftojn në shtëpi për të diskutuar për tenderin e tunelit të Llogarasë.

Në bisedat mes tyre, Belinda Balluku lë takim me vartësin e saj Ervis Berberi mbrëmjen e 29 gushtit 2021.

Duket se ky i fundit ka keqkuptuar orarin dhe ka shkuar në orët e para të mëngjesit, por Balluku e ka sqaruar me një sms të dytë.

“Në darkë o zemër”, i drejtohet zv.kryeministrja Balluku, ku në një SMS tjetër i kërkon: “Po futem në garazh Hajde lart më mirë Shkalla H”.

Ndërkohë një ditë pas takimit mes tyre, më 30 Gusht, janë takuar me 3 shtetasit turq, të cilët ishin pjesë e kompanisë që fitoi tenderin e tunelit të Llogarasë.

Pjesë nga dosja:

Në datën 28.08.2021, në orën 09:07-09:08, shtetasja Belinda Balluku i dërgon shtetasit Evis Berberi mesazhet: “E shpeton erind situaten? Ben sens apo jo?”.

Në orën 09:08-09:12, Evis Berberi: “Sens ben po mos na hidhen ne fyt pala tjeter.  Si fillim ta shtyme qe ti japim kohe vetes”.

Në orën 09:29, Belinda Balluku: “Neser ne 8 tek une, perballe me zyren tende”.

Në datën 29.08.2021, në orën 07:54, shtetasi Evis Berberi i dërgon shtetases Belinda Balluku mesazhin: “Mgjs te Toni u ula”.

Në orën 07:54, Belinda Balluku: “Ne darke o zemer.

Në orën 07:54, Evis Berberi: “Hahahaahaahha”.

Në orën 07:54-07:55, Belinda Balluku: “Une jam ne Viene Po le colin ne shkolle Kthem ne dreke”.

Në orën 07:55, Evis Berberi: “Ok”.

Në orën 19:56, Evis Berberi: “Une mberrita te Toni brenda u ula”.

Në orën 20:26, Belinda Balluku: “Erdha per pak”.

Në orën 20:26, Evis Berberi: “Ok”.

Në orën 20:26, Belinda Balluku: “Sorry se isha pak tek babi”.

Në orën 20:27, Evis Berberi: “Pa prob”.

Në orën 21:03, Belinda Balluku: “Po futem ne garazh, Hajde lart me mire, Shkalla H”.

Në orën 21:03, Evis Berberi: “Ketu jam Ok”.

Në datën 30.08.2021, në orën 12:08, Belinda Balluku i dërgon shtetasit Evis Berberi mesazhin: “Ke kane me vete?”.

Në orën 12:11, Evis Berberi: “Vetem tre turqi?”.

Në orën 12:17, Belinda Balluku: “OK”.

Nga të dhënat e sistemit TIMS, rezulton se shtetasit turq Ayhan Altun dhe Çagri Silahtaroglu (punonjës i “Shoqërisë së thjeshtë Intekar-ASL” që është krijuar në Shqipëri për zbatimin e kontratës) kanë hyrë në territorin e Republikës së Shqipërisë në datën 29 Gusht 2021 dhe kanë dalë më 30 Gusht 2021, në orën 15:33.

“Prit t’i çoj fjalën atij k▪︎rυës që më kërcënon me sms”- Berisha nxjerr mesazhin e Ballukut për Edi Ramën

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha ka publikuar një seri mesazhesh, për të cilat thotë se janë komunikime mes zv.kryeministres Belinda Balluku dhe ish-kreut të ARRSH-së Evis Berberit, pjesë e dosjes së SPAK-ut.

Në mesazhet e publikuara nga Berisha, Balluku në një moment teksa i dërgon mesazh Berberit duke thënë: “Po po, prit t’i çoj fjalën atij kurvës që kërcënon me sms”.

Sipas Berishës, Balluku i referohet këtu kryeministrit Edi Rama.

“Miq, ju lutem lexojeni këtë shkëmbim mesazhesh midis Rahmetlije Ballukut dhe Ervis Berberit për të kuptuar rolin e Ramës në këtë aferë që ajo e cilson: “atij k*urves.”, shkruan Berisha në rrjetet sociale.

"Prit t'i çoj fjalën atij k*rvës që më

Presidentja e Meksikës ngacmohet se▪︎suaI¡sht, sigurimi reagon me vonesë (VIDEO)

Presidentja meksikane Claudia Sheinbaum u ngacmua seksualisht të martën pasdite nga një burrë i panjohur, i cili iu afrua dhe tentoi ta puthte, ndërsa turma përreth e shihte e habitur pa reaguar menjëherë.

Ngacmimi përfundoi vetëm kur ndërhyri Juan Jose Ramirez Mendoza, shefi i Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimeve të Presidentes.

I gjithë incidenti i pazakontë u filmua nga kalimtarët.

Reagimi i vonuar i ekipit të sigurisë së Sheinbaum, e cila, ashtu si paraardhësi i saj Andres Manuel Lopez Obrador, ka refuzuar idenë e një garde presidenciale, ka rihapur debatin për nivelin e mbrojtjes së krerëve të shtetit në Meksikë.

Sipas të dhënave të Institutit Kombëtar të Statistikave dhe Gjeografisë, 45% e grave meksikane kanë përjetuar ngacmime në rrugë.

Sheinbaum po ecte në këmbë nga Pallati Kombëtar drejt Ministrisë së Arsimit, kur burri iu afrua, e përqafoi, tentoi ta puthte dhe e preku. Ajo e largoi me qetësi, por e shqetësuar, ndërsa më pas u dëgjua t’i thoshte bashkëpunëtorit të saj: “Mos u shqetëso.”

Kodi Penal Federal e klasifikon kontaktin fizik pa pëlqim si ngacmim seksual, i dënueshëm me deri në pesë vjet burg. Në Mexico City, dënimi arrin deri në katër vjet, plus gjobë dhe urdhër ndalimi. Disa media raportuan se agresori ishte arrestuar, por autoritetet nuk e kanë konfirmuar.

Organizatat për të drejtat e grave e quajtën incidentin dëshmi të normalizimit të dhunës seksiste në vend dhe apeluan që presidentja ta përdorë rastin për të dërguar një mesazh të fortë kundër këtij fenomeni. Ministria e Grave deklaroi se “asnjë grua, pavarësisht pozitës, nuk është e përjashtuar nga ngacmimet seksuale” dhe se “raportimi i tyre është thelbësor për drejtësinë dhe ndryshimin kulturor”.

Aktivistja Diana Luz Vazquez shtoi: “Nëse një burrë guxon ta bëjë këtë ndaj një presidenteje, imagjinoni çfarë përjetojmë ne të tjerat.”

Ngjarja ndodh në një moment kur siguria e zyrtarëve në Meksikë është në pikëpyetje, pas vrasjes së kryebashkiakut Manzo, ndërsa vendimi i Sheinbaum për të mos pasur një trupë të posaçme mbrojtjeje po kritikohet ashpër.

E bujshme nga Spanja, Hansi Flick drejt largimit nga Barcelona për shkak Yamal: Ndihem i lodhur…

Hansi Flick mund të largohet nga drejtimi i Barcelonës në fund të sezonit aktual. Është ky lajmi i bujshëm i “ABC”, që po bën bujë të madhe në Spanjë dhe jo vetëm.

Thuhet se Flick iu ka treguar bashkëpunëtorëve se po mendon të largohet në fund të sezonit aktual se “ndihet i lodhur” dhe i zhgënjyer me ambientin në skuadër dhe konkretisht me disa lojtarë në veçanti.

Thuhet se tekniku gjerman ndjen lodhje dhe pakënaqësi për shkak të sjelljes së disa lojtarëve, veçanërisht të Lamine Yamal.

Mungesa e përqendrimit në stërvitje dhe mosrespektimi i rregullave të vendosura nga stafi teknik janë ndër arsyet që kanë shtuar tensionin.

Një ndër rastet që ka acaruar Flick lidhet me përdorimin e makinave elektrike të klubit nga lojtarët, megjithëse ato janë të destinuara vetëm për stafin. Yamal thuhet se i përdor pa leje, pavarësisht udhëzimeve të trajnerit.

Po ashtu, udhëtimi i papritur i tij në Milano pas humbjes në “El Clasico” dhe disa deklarata të fundit kanë krijuar pakënaqësi në klub.

SMS në aplikacionin Signal/ Si e paracaktoi Balluku fituesin e tenderit të tunelit të Llogarasë

Sipas dosjes hetimore dhe mesazheve të shkëmbyera në Signal, zv.kryeministrja Belinda Balluku akuzohet se kontrolloi në çdo hap procedurën e prokurimit me vlerë 18.9 miliardë lekë për tunelin e Llogarasë dhe paracaktoi fituesin, në shkelje të kritereve standarde të tenderit.

Më 28 maj 2021, tre ditë përpara se të merrte një nga postet më të rëndësishme në infrastrukturën e vendit, Evis Berberi merr një mesazh të gjatë nga ministrja Belinda Balluku. Mesazhi, i zbardhur në dosjen hetimore të SPAK, nuk është thjesht një urim për emërimin, por një ftesë për një pakt besnikërie, në themel të të cilit qëndron, sipas prokurorisë, paracaktimi i fituesit të tenderit me vlerë rreth 18 miliardë lekë për ndërtimin e tunelit të Llogarasë.

Në mesazh, Balluku e nënvizon më shumë se një herë rëndësinë e çështjes për të dhe njerëzit rreth saj.

“Ndryshe nga herët e tjera, këtë herë po të jap diçka nga e cila varet e ardhmja ime, e jotja dhe e shumë të tjerëve që ndodhen përqark nesh,” i shkroi Balluku, duke nënkuptuar se dështimi ishte i papranueshëm. “Do ishte një goditje e madhe për mua,” shtohet më tej ajo në mesazhin ku vartësit i kërkohet të mos ketë takime, të mos japë premtime dhe që çdo vendim ta marrë në konsultim me të.

Evis Berberi u emërua zyrtarisht drejtor i Autoritetit Rrugor Shqiptar më 31 maj 2021, kohë kur një tender i parë për ndërtimin e tunelit të Llogarasë ishte anuluar me urdhër të Ballukut dhe miratimin e tij si anëtar i Komisionit të Vlerësimit të Ofertave, KVO.

Bisedat e shkëmbyera mes tij dhe Ballukut në aplikacionin Signal, të kapura nga Prokuroria e Posaçme në telefonin e Berberit, tregojnë përfshirjen direkte të Ballukut në të gjithë procedurën e paracaktuar që nxorri fitues bashkimin e kompanive turke “Intekar Yapi Tur. Elekt. Ins. San. Ve Tic. Ltd. Sti” dhe “Asl Insaat Taahhut Ve San. Tic. Ltd. Sti”.

SPAK njoftoi më 3 nëntor se kishte marrë të pandehur zv.kryeministren Belinda Balluku për akuzën e “shkeljes së barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, një vepër për të cilën Kodi Penal parashikon dënim deri në 3 vjet burg.

Përveç Ballukut, të pandehur për tenderin e tunelit të Llogarasë janë edhe Evis Berberi, Erald Elezi, në atë kohë drejtor i Planifikimit në ARRSH; Gentian Gjyli, drejtori aktual i ARRSH si dhe Jetmira Dervishi e Mirzeta Kashnica, specialiste në Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë dhe anëtare të KVO-së.

“Shtetasja Belinda Balluku në cilësinë e Ministrit të Infrastrukturës dhe Energjisë, në bashkëpunim me anëtarët e Komisionit të Vlerësimit të Ofertave… kanë krijuar avantazhe dhe privilegje të padrejta për bashkimin e operatorëve ekonomikë ofertues “Intekar Yapi Tur. Elekt. Ins. San. Ve Tic. Ltd. Sti And Asl Insaat Taahhut Ve San.San. Tic. Ltd. Sti. JV’”, thuhet në dokumentin e SPAK për njoftimin e akuzës.

E pyetur mbi bisedat mes saj dhe Berberit dhe implikimin e saj në manipulimin e tenderit, as Balluku dhe as mbrojtja e saj nuk reaguan. Kryeministri po ashtu nuk iu përgjigj pyetjeve të BIRN  nëse do të mbante qëndrim në këtë rast.

“Skualifikoji të gjithë”

Tuneli i Llogarasë, që lidh Vlorën me fshatrat turistikë të Jugut, është një prej projekteve më të mëdha dhe të kushtueshme të infrastrukturës në pesë vitet e fundit. Ai është po ashtu një prej projekteve më kontroverse për shkak të funksionit të kufizuar.

Planet për tunelin janë të vjetra, por ato u vunë në jetë në fund të vitit 2020 kur u shpall tenderi i parë për këtë projekt. Hetimet e prokurorisë dhe mesazhet mes anëtarëve të KVO-së, drejtuesve në MIE dhe vetë Ballukut, tregojnë se përpjekjet për të parazgjedhur fituesin filluan që në tenderin e parë.

Në dosje përmenden bisedat mes anëtarëve të KVO-së, me qëllim ndryshimin e kritereve të tenderit në kundërshtim me parashikimet ligjore. Në njërin prej mesazheve, Berberi i shkruan Ballukut për ndryshimin e kriterit të eksperiencës në punë të ngjashme me kërkesë të një personi që identifikohet si “Pëllumbi”.

“Sipas VKM, eksperienca duhet kërkuar tre vitet e fundit. Ndërkohë që ai s’e kishte dhe e lamë 3 nga 5 vitet e fundit. Po Arta më tha që e kishte diskutuar përpara takimit me Pëllumbin këtë gjë me ty,” thuhet në mesazhin dërguar Ballukut.

Në janar të vitit 2021, Balluku nuk duket e kënaqur me atë që po ndodhte me tenderin dhe në mars, për arsye që nuk sqarohen në dokumentin hetimor, ministrja merr vendim që ta anulojë tenderin plotësisht.

Bisedat e Ballukut me Berberin tregojnë se vendimi u mor mes 5 dhe 18 marsit, pasi Berberi e informoi ministren se Ergys Verdho (drejtor i ARRSH-së në atë moment, i përmendur si “Gysi”) po kërkonte një mbledhje të KVO-së për tunelin dhe kërkon të dijë nga ajo se cili ishte “deadline dhe target”-i i vërtetë, përpara se të takohej me të.

Balluku nuk përgjigjet në mesazhe, por organizon një takim me Berberin dhe të tjerë. “Mblidhuni” urdhëron ajo. Është e paqartë se çfarë edhe diskutuar në takim, por nga komunikimet e datës 17 mars mes Berberit dhe Ballukut del qartë se ishte dhënë udhëzim për ta anuluar procedurën.

Rreth mesditës, Belinda Balluku i kërkon llogari Evis Berberit: “Po tuneli? E mbyllët?”. Berberi shpreh shqetësim: “Joo, eshtë rëndë. Flasim live mos shkruajmë.” Biseda e cituar nga Prokuroria vijon po atë ditë me shkëmbime në lidhje me kompaninë “Gjoka”.

Po atë ditë, në orën 17:40, Balluku urdhëron: “Mendoj ta anullojmë. Skualifikoji të gjithë”. Berberi, që ishte anëtar i KVO, pajtohet plotësisht: “Jam me se dakord… Kur e do, sot apo nesër?”, madje duke theksuar se “ja këndoj këngën s’ma ndjen shumë për asnjë dhe e çoj ku duhet.” Veç vendimit për të mbyllur procedurën, Balluku këmbëngul që të pengohej ankimimi dhe të digjeshin afatet që kompanitë të shkonin në gjykatë. Ministrja këmbëngul se vendimi bazohej në ndjesi. “Jo, jo, kam atë ndjesinë time që nuk duhet”, citohet ajo, dhe Berberi e përkrah: “E ke të frikshme ndjesinë. Kur e do”.

Një ditë më vonë, 18 mars, Balluku kërkon mbyllje me urgjencë. Prokuroria gjeti se po atë ditë, në orën 17:08 minuta, KVO skualifikoi të gjitha ofertat siç ishte kërkuar nga ministrja. Një minutë më vonë, në orën 17:09, Balluku mori mesazh nga Berberi: “E mbyllëm”.

Negociatat dhe paracaktimi

Në qershor 2021, pak muaj pas anulimit të tenderit të parë dhe pasi Berberi ishte emëruar në krye të ARRSH-së, fillon procedura e dytë e tenderimit. Këtu, prokuroria pretendon se roli i Ballukut kalon në koordinatore aktive për paracaktimin e fituesit.

“Nga aktet e administruara deri në këtë fazë të hetimeve paraprake rezulton se shtetasja Belinda Balluku, duke qenë në cilësinë e Ministrit të Infrastrukturës dhe Energjisë, ndonëse kishte deleguar formalisht përgjegjësitë e titullarit të autoritetit kontraktor tek Sekretari i Përgjithshëm i Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë, shtetasja Viola Haxhademi, ka ndjekur dhe orientuar në vijimësi procedurën e këtij prokurimi publik, në fazën përgatitore, gjatë zhvillimit të procedurës, në fazën e dorëzimit dhe vlerësimit të ofertave, deri në momentin e lidhjes së kontratës me operatorin ekonomik fitues,” thuhet në dosjen e prokurorisë.

Prova të përfshirjes dhe paracaktimit, sipas SPAK, gjenden në një komunikim të datës 19 gusht 2021, përpara afatit të dorëzimit të ofertave. Balluku në këtë kohë duket se ishte në kontakt me kompaninë turke dhe i përcjell Berberit një mesazh të gjatë në anglisht nga kjo kompani. Mesazhi ishte një përditësim i brendshëm i statusit të projektit prej kompanisë, ku thuhej se oferta e tyre ishte “përfunduar në nivelin 95%”.

Kompania po ashtu vë në dijeni se ortaku i tyre në këtë tender ishte e njohur nga “Presidenti”. “Kjo është një shoqëri që ka ndërtuar një tunel autostrade 2×14 km në Turqi, dhe është gjithashtu një shoqëri që Presidenti e njeh, e vlerëson dhe e përdor si referencë”, thuhet në mesazh.

Në të njëjtin mesazh, përfaqësuesi i kompanisë turke bën me dije se ata po negocionin ndërkohë me përfaqësues të MIE.

“Si përfaqësuesit tanë në Shqipëri, ashtu edhe avokatët tanë në Shqipëri, po vazhdojnë punën dhe negociatat me znj. Arta në lidhje me tenderin,” thuhet ndër të tjera në mesazh. Arta e përmendur në mesazh duket se është Arta Gurabardhi, që në dosje referohet si këshilltare në Operatorin e Sistemit të Transmetimit (OST), por e përfshirë gjerësisht në tenderin e tunelit të Llogarasë në përkthime dhe përgatitjen e materialeve.

Përcjellja e këtij komunikimi të brendshëm nga ministrja te kreu i KVO-së, ku flitet hapur për “negociata” me stafin e saj për një tender ende të hapur, konsiderohet nga prokuroria si provë e paracaktimit të fituesit. Dosja tregon se koordinimi vazhdon. Më 24 gusht 2021, Balluku i shkruan Berberit: “Fole me Artën. Turqit gjëkundi. Nesër në 11 takim”, duke konfirmuar menaxhimin e takimeve mes palëve.

Balluku informohet vazhdimisht për lëvizjet e përfaqësuesve të kompanisë turke dhe po ashtu përfshihet drejtpërdrejt në skualifikimin e kompanive të tjera, duke këmbëngulur se nuk plotësonin kriteret.

Por SPAK ka gjetur se bashkimi i kompanive turke që fitoi tenderin nuk plotësonte gjithashtu kriteret. SPAK thotë se atyre u mungonin një sërë dokumentash që duhej të sillnin skualifikimin nga gara, por të gjitha këto janë anashkaluar.

“Nga aktet e administruara ka rezultuar se operatori ekonomik i shpallur fitues në këtë procedurë prokurimi, Bashkimi i Operatorëve ekonomikë “Intekar Yapi Tur. Elekt. Ins. San. Ve Tic. Ltd. Sti & Asl Insaat Taahhut Ve San. Tic. Ltd. Sti.”, nuk ka plotësuar disa nga kriteret e vendosura në dokumentacionin standard të tenderit”, thuhet në dosje ku përmenden dokumentet e certifikata të munguara.

Një pjesë e proceseve dhe diskutimeve janë kryer privatisht. Madje segmente të dosjes tregojnë se nga “zelli”, Berberi u paraqit në vendin e takimit me Ballukun në mëngjesin e datës 29 gusht, por Balluku i bën me dije se takimin e kishte kërkuar në darkë.

Më tej, ajo kontrollon afatet e njoftimit të fituesit dhe madje edhe bërjen publike të saj. Në biseda rezulton se ministrja po ashtu përballej me “kërcënime” për shkak të kësaj procedure, por në dokumente nuk përmendet se kush ishte kërcënuesi.

Në dosje, SPAK argumenton se Belinda Balluku ka anashkaluar delegimin formal të kompetencave dhe ka vepruar si titullar real i autoritetit kontraktor. Prokuroria konkludon se anëtarët e KVO-së, në bashkëpunim me njëri-tjetrin dhe nën udhëzimet e ministres, kanë shkelur ligjin./BIRN

Dehet n υsja në Korçë , ja çfarë i bën bυ.rrit ..!!

Ajo që supo zohej të ishte dita më e bukur e jetës së tyre,

nuk ka shkuar ashtu siç mendohej për një ç ift në Korçë dhe fa jin për këtë duket se e ka pasur nusja.

Siç ka shpj.eguar korre.spo.ndetja e Korçës në emisionin ‘Aldo Morning Show’,

nusja 21 vjeça re është de hur aq shumë, saqë ka kafs.huar në vesh bashkëshortin e saj.

Dhe jo një kaf.shim i vogël, por mjaftueshëm i fortë sa për t’i shk.aktuar atij gja kder.dhje.

Vα. jza nga Tirana thotë se ka gjetυr dα shυrine e υërtete dhe nuk din se çfαrë të bëjë me bύ. rrin

Jam e sigurt që shumë nga ju që do lexoni historinë time do më pa r.ag j.yk.oni dhe do mendoni se jam një e pë. rd.a. lë, por në të vërtetë jam një femër e moral.shme dhe e p.a.fat.

Jam martuar katër vjet më parë me një djalë të këndshëm dhe të sjellshëm dhe të them të drejtën ndjehem mirë me të.

Deri pak kohë më parë mendoja se isha e lumtur, por në fakt kjo nuk ishte e vërtetë. 

Lumturinë e vërtetë njeriu e ndjen, atëherë kur është pranë njeriut që dashuron, me të mirat dhe të kë. q.ijat, me të m.e.tat dhe d.efe. kt. et që ai ka.

Dhe unë e kam gjetur dashurinë, që për fatin tim të k..eq nuk është burri im. Jam njohur me të në një periudhë të ke.q.e të jetës sime dhe ai ka qenë anija ime e sh.pët.imit, njeriu tek i cili gjeja mbështetje dhe sig.ri.

Gjatë asaj periudhe ai u dashurua me mua dhe unë ndihesha si në d.et .yr .im me të.

Ndoshta duket qesharake mënyra se si do e shpreh, por nuk gjej formë më të përshtatshme, unë nuk e dash.uro.ja, por e kisha fo.rt xhan.

Meqë ai më kishte qëndruar pranë, meqë ishte një djalë i mirë, nga ata që vajzat ëndërrojnë pranova të lidh..esha me të dhe më pas të martohesha. 

Nuk e kam marrë asnjëherë në konsideratë mung.esën r.ecipr.oke të pas.io.nit nga të dy ne, sepse vlerësoja më shumë mirëkuptimin dhe dashurinë “vlla.zërore” që ishte mes nesh.

Jeta ime ishte e qe.të, me ul.je ngr.itjet që ka çdo njeri, por përgjithësisht isha e kënaqur.

Gjithçka do të t r.o.nd .it ej dhe sh ka .tër. ro. hej në momentin që në jetën time hyri dikush tjetër. 

Edhe kjo ndοdh në vendin tonë: Β υrri e sh et g. rυan për 50 euro

Një ngjarje e çu ditshme është regjistruar ne Kosovë.Gjykata Themelore në Pejë, Departamenti për K ri.me të Rënda,

ka caktuar ar re.stit shtëpiak ndaj të pand ehurit Q.A për shkak të dyshimit të bazuar se e ka dh.u.nuar se.k.su al isht një grua dhe më pas e ka dërguar atë në Prizren tek një person tjetër i cili ka vazhduar ta dh uno jë. 

Në një komunikatë të Gjykatës Themelore bëhet e ditur e tërë ngjarja. “Në Banjë, Komuna Istog,

në bashkëveprim me persona të tjerë ka tr.af ikuar vi k.timën A.S, në atë mënyrë që pasi i pand ehuri

paraprakisht e strehon vik.ti mën në katin e dytë të furrës së tij dhe kryen me vik.ti mën ma rrëdhënie se.ksuale pa vullnetin e saj për tre ditë,

Pastaj e thërret një person tjetër i cili e merr vi.kt imën me automjet dhe për këtë shërbim ia jep pesëdhjetë (50) euro, e i cili pastaj

e dërgon vi kti mën në Prizren dhe kryen ma rrëdhënie se.ks uale pa dëshirën e saj’, theksohet në komunikatë

Kërkesa e 27-υje. çαres: “Β eqarët më dύαn si dαs. hηore, ρor unë d υa një b. ύrrë të fοrtë që më…”

Keta të përball me lloj-lloj sfi/dash e ndonjëherë dis/fatat na bien për pjesë. E bukura është kur ti i përballon ato dhe nuk të mposhtin par/agjykimet e njerëzve.

E tillë është edhe historia e mbërritur në redaksinë tonë, ku një zonjë e div/orcuar, e cila ka një vajzë 7 vjeçe kërkon një mbështetje,

kërkon të njohë dikë që ta ketë në krah pava/rësisht atyre që ka kaluar.

Ajo është e vu/ajtur në jetë, por ia ka dalë më së miri me punën dhe të ardhurat e saj.

Zonja shprehet se beqarët duan ta mbajnë si da/shnore për faktin se ka një vajzë, ose i kërkojnë ta lërë atë tek prindërit, gjë që 27-vjeçarja nuk e toleron dot.

Kështu, gruaja kërkon një burrë të divorcuar ose të ve që të mund të krijojnë një familje. Sigurisht, për këtë ajo ka disa kritere.