Historia që është trajtuar sot në emisionin me “Zemër të Hapur” është nga më të rëndat, një 49-vjeçar baba i 4 fëmijëve ka zgjedhur të rrëfejë historinë e familjes dhe problematikat më shumë se 20 vite mes tij dhe bashkëshortes.
49-vjeçari rrëfen se është martuar me shkuesi dhe së bashku me bashkëshorten ka sjellë në jetë 4 fëmijë, të cilët sot janë të rritur mbi 20 vjeç. Burri rrëfen se që në muajt e parë të martesës zbuloi tek bashkëshortja tradhti, një tradhti shumë të rëndë mbi kufijtë e njerëzores.
Një inçest në familjen e origjinës së bashkëshortes tronditi marrëdhënien e tyre. Por kjo do të pasonte edhe më shumë problematika të tjera tradhtie, sipas burrit. Por ajo që është më e rëndë në këtë histori është se djali i çiftit ka parë shumë skena turpi në familje.
49-vjeçari: U fejuam bashkë me shkuesi. Unë kam qenë 21 vjeç, ajo ka qenë afër 18 vjeçe. Zbulova se gruaja kishte pasur eksperienca dhe e tmerrshmja ishte se eksperiencat i kishte pasur brenda familjes.
Vëllezërit e saj nuk donin që unë të pija as kafe, as të dilja e më vinte çudi. Gruaja më ka thënë se ishte viktimë e një incesti. Besoj se marrëdhënia ka qenë pa dëshirë. Ndërpreva komunikimet me kunetërit.
Bashkëshortja më tha jo kam pasur këtë e jo atë, gjente justifikime. Motra e madhe i tha gruas sime që mos trego sikur të vdesësh. I ka treguar vetëm motrës së madhe. Abuzuesi ishte pjesëtar i familjes.
Pas kësaj unë vendosa t’ja fal. E mora dhe shkova në Greqi për dy vjet e pastaj erdhëm në Shqipëri. Për 25 vite nuk kam qenë tek shtëpia e tyre. Nuk e kam dhunuar bashkëshorten. Fund martesës i ka dhënë ajo. Gruaja ka vijuar edhe më tej të njëjtën rrugë. Këto fakte të tjera i paska ditur djali.
Djali: Para 6 viteve kam qenë 12 vjeç dhe gjithmonë më kanë mbajtur me mashtrime, duke më dhënë lekë që të ikja nga shtëpia e ata bënin punët e atyre. Sa herë shkonin motrat te shkolla, mua më jepnin lekë që të ikja nga shtëpia se isha i vogël.
Në një moment unë kuptova diçka, hyra nga penxherja dhe i kam gjetur brenda. Ishte nëna ime dhe kushëriri i saj. Isha i vogël, më bërtitën, më rrahën dhe më nxorrën jashtë. Kushëriri i nënës nuk më preku, mami më rrahu. I kam zënë disa qindra herë, nga vrima e çelësit i kam parë nudo. Motrat e mia e dinë të vërtetën, por bëjnë sikur nuk e dinë.
Pas ditësh të tëra komentesh e spekulimesh, dy moderatoret Neada Muçaj dhe Enxhi Nasufi më në fund kanë dhënë reagimet e tyre të para pas largimit nga programi, një zhvillim që ka ndezur rrjetin. Neada ishte e para që reagoi.
Në “Instagram”, ajo publikoi një foto me një buqetë lulesh dhe një kartolinë të bardhë nga një dërgues anonim. Në mesazh, i cili u interpretua si qëndrimi i saj i parë pas situatës, qëndronte shkrimi: “Edhe ditët më të vështira mund të kthehen në diçka të mirë. Dikush beson tek ti”.
Edhe pse nuk e përmendi drejtpërdrejt konfliktin, postimi la të kuptohej se moderatorja ka pranuar realitetin e largimit të saj nga ekrani. Ndërsa Neada zgjodhi një ton reflektues, Enxhi Nasufi reagoi me një qasje më të guximshme. Ajo publikoi një foto me nënën dhe qenin e saj, por atë që mori vëmendjen ishte gjesti i saj sfidues: ajo shihej duke nxjerrë gjuhën dhe duke bërë gjestin e gishtit të mesit, një lëvizje që ndjekësit e interpretuan si ironi ndaj gjithë situatës.
Prej disa kohësh po përflitet për një sherr të madh mes dy moderatoreve të njohura, Enxhi Nasufi dhe Neada Muçaj. Madje u shkrua se mes tyre ka pasur dhe një përplasje fizike. U aludua se raporti mes dy kolegeve prej kohësh nuk ka qenë i mirë. Fillimisht konfliktet kanë nisur me mosmarrëveshje të vogla në prapaskenë, por situata është përshkallëzuar deri në momente ku debati verbal është kthyer në përplasje fizike. Sherri mes dy moderatoreve ka ndezur rrjetin, por ende nuk ka një version zyrtar të plotë për shkakun e konfliktit. Diskutimet vazhdojnë, ndërsa publiku pret sqarime të mëtejshme nga televizioni apo vetë protagonistet.
Në pritje të detajeve të reja, të dyja reagimet kanë krijuar dy narrativa krejt të ndryshme: njëra e qetë dhe reflektuese, tjetra provokuese dhe sfiduese. Bëhet me dije se konfliktet mes dy vajzave kanë më shumë sesa 1 vit që kanë nisur. Si Enxhi, ashtu edhe Neada, nuk kanë pasur një raport me njëra-tjetrën, duke mos pasur as edhe një përshëndetje mes tyre. Një situatë kjo, që nga stafi dihej prej kohësh, ndonëse askush nuk fliste. Kanë qenë përplasjet verbale që janë thelluar edhe më shumë, çfarë kanë sjellë edhe debatin final që solli edhe në largimin e tyre të menjëhershëm nga puna.
Nuk dihet se çfarë hapi do të marrin dy vajzat, për të vijuar apo jo karrierën në moderim, por ajo që dihet me siguri, është fakti se ndonëse ngjarja u mohua, e gjithë ndodhia ka lënë një shije të hidhur në publik. Panorama
Modelja e “OnlyFans”, Bia Khalifa, e cila është pjesë e shtëpisë së “Big Brother VIP Kosova 4”, ka tërhequr sërish vëmendjen me një deklaratë të papritur dhe të bujshme.
Ajo shpeshherë ka provokuar me sjelljen dhe veshjen e saj, por këtë herë ka befasuar të gjithë duke përmendur emrin e kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, dhe duke pretenduar se ka njohje personale me të.
Gjatë një diskutimi, Bia u shpreh me bindje: “Kam shumë informata që kam marrë nga Edi Rama. Kam pasur me të shumë biseda intelektuale.”
Ajo nuk u ndal me kaq, por ndau edhe detaje specifike nga bisedat që pretendon se ka zhvilluar me kreun e qeverisë shqiptare: “Më tha që qyteti i tij i preferuar është Vlora dhe se po rregullon rruga e rrugica”.
Kjo deklaratë e guximshme ka shkaktuar menjëherë habi dhe diskutime si brenda shtëpisë ashtu edhe në rrjetet sociale, ku ndjekësit kanë nisur të komentojnë mbi vërtetësinë e kësaj njohjeje të pretenduar.
Një tjetër pistë hetimore ka dalë në skenë pas vrasjes së 27-vjeçarit Sulo Halili.
Ai u gjet i vrarë me armë zjarri dhe i djegur pasditen e 7 nëntorit në Skourta të Viotias në Athinë. Policia greke dyshon se vrasja e Sulo Halilit, ka ardhur si hakmarrje për vrasjen e Alfons Ndocit, i cili është akuzuar për krime të rënda në Greqi.
Burime ekskluzive të “Top Channel” bëjnë me dije se Sulo Halili është kushëriri me 42-vjeçarin Xhuliano Halili, autor i 5 vrasjeve në Greqi dhe aktualisht i dënuar në këtë shtet. Në vitin 2008 dhe 2009, Halili akuzohet për vrasjen e dy shtetasve grekë. Më pas në nëntor 2021, Halili akuzohet se ka ekzekutuar shqiptarët Fillim e Oligert Mesaja, 35 e 2 vjeç, babë e bir, me urdhër të kriminelit famëkeq grek Vasilis Varelas.
Në qershor 2024, teksa ndodhej i burgosur, Halili vrau në burgun e Koridhalos 35-vjeçarin shqiptar Alfons Ndoci dhe plagosi 46-vjecarin Altin Vokrri. Edhe kjo ngjarje dyshohet të ketë qenë e porositur./ Top Channel
Sherbimet e fundit Belinda Ballukut, ashtu sic i beri edhe Erion Veliajt deri ne momentin e arrestimit nga SPAK.
Ndersa e gjithe media, opinioni publik, por edhe vete Rama me qeverine e tij, mbeshtesin veprimet e SPAK, Sokol Balla, me ‘ushtaret’ qe i paguan me parate e ABC News (behet fjale per opinionistet ne emisionin e tij, te cilet mendimin e tyre te lire e kane ne baze te rroges qe u jep ABC dhe jo cfare mendojne vertete), e ka sulmuar ashper SPAK, duke deklaruar qe ‘Republika e prokuroreve ka dale jashte kontrolli dhe qe demokracia eshte ne rrezik’.
Kjo nuk eshte thene direkt nga goja e tij, por pikerisht nga opinionistet qe kishte ftuar ne emsionin e tij, pra te derigjuar prej tij, pasi askush nuk mund te peshtyje aty ku ha buke, vecse te flase mire per pronarin, ose pagadhenesin, sa kohe te pakten te marre rrogen prej tij.
Kjo nuk dihet nese eshte vije editoriale e mbeshtetur nga Rama, nga Veliaj, apo nisme e vete Sokol Balles per te dale mire ne sy te ish gruas, por qe ka ndodhur sonte, ku eshte hedhur balte ndaj SPAK per te mbrojtur Belen. Apo Sokol Balla i trembet hetimit pasuror te Ballukut, qe mund te preke dhe ate?!
Lexo gjithashtu:Del formacioni i kuqezinjve, Silvinjo vjen me pese ndryshime te forta kunder Anglise
Me poshte lexoni te plote sesi e trajton ABC News nen drejtimin e Devolleve te Kosoves dhe Sokol Balles se financuar prej vitesh nga Veliaj, masen e sigurise se dhene sot ndaj zevendeskryeministres Belinda Balluku.
***** Me kërkesë të SPAK, Gjykata e Posaçme lëshoi dy masa sigurie, për zëvendëskryeministren Belinda Balluku, “pezullim i ushtrimit të detyrës dhe funksionit” dhe “ndalim i daljes jashtë vendit”, lidhur me hetimin që po kryhet nga Prokuroria e Posaçme për tenderin për Ndërtimin e Tunelit të Llogarasë.
Analisti Arben Meçe, i ftuar në “Real Story”, u shpreh se me veprimet e fundit të Prokurorisë sistemi i demokracisë është vënë në rrezik. Sipas tij, “Republika e Prokurorëve” ka dalë mbi sistemin dhe askush nuk i kontrollon dot.
“Sistemi i demokracisë është në rrezik sot. Sot përfundimisht, republika e prokurorëve ka dalë mbi sistemin, ka vënë nën kontroll sistemi dhe praktikisht ne tashmë nuk jemi në një sistem që ndërtohet në mënyrë demokratike. Nuk kam të bëjë fare me penalitete ndaj Ballukut, që unë e kam lexuar dosjen dhe kam bindjen e plotë se në atë dosje nuk ka asgjë për Ballukun, po tha them.
Lexo gjithashtu:Zvicra “hap dyert”, 85 mijë vende pune për të huajt me paga deri në 6.500 euro
Që të arrijë një prokuror, kushdo qoftë ai, të anashkalojë në mënyrën më të ndershme të mundshme institucionin që është parlamenti dhe të përdorë makinacione për të shmangur ballafaqimin në parlament po prodhon precedent, unë kam insistuar dhe për Veliajn, nuk duhet lejohen prokurorët, të cilët duke përdorur një mekanizëm ligjor, që ka problem ai mekanizëm ligjor të përjashtojnë nga politika individë pa kaluar në filtra.
Mos të harrojmë se gjykata Kushtetuese e rrëzojë këtë praktikë dhe tani arrin absurditeti më i madh kur një prokurë kërkon pezullimin e zv.kryeminisrres, që është institucion, që nuk ka të bëjë kryesisht me të drejta personale si e trajtojnë ata, që i trajton ligji.”, tha ai.
Ai theksoi se posti i zv.kryeministrit është institucion, i cili buron nga Parlamenti dhe SPAK nuk mundet kurrsesi t’i shmanget atij.
Gjatë diskutimit në studio, Meçe theksoi se ka parë dosjen ndaj Belinda Ballukut, e cila sipas tij nuk ka asgjë që e implikon atë, nga dyshimet dhe pretendimet që ngre organi i akuzës.
“Posti i zv.kryeministrit është institucion, i cili rrjedh nga parlamenti dhe në këtë plan unë e di se zbatohet ligji në këtë rast, por di një gjë që më ka shqetësuar mua sot, pushteti i prokurorëve është totalisht i pakontrolluar, Sot me të drejtë unë them: çfarë ka ajo dosje, që arriti deri në pezullimin zv.kryeministres, e di njeri? Asnjeri. Atëherë kush i kontrollon këto dsoe4js, të cilat shpien në penalitete të rënda të sistemit politik”, tha ai.
Lexo gjithashtu:U pl*gos me Danin, ja kush eshte biznesmeni, ishte dhe polic i axhensise speciale te policise, udhetuan bashke per…
Ai theksoi se dosja në ngarkim të Belinda Ballukut është 48 faqe, ndërsa konkluzioni i saj është gjysmë faqe. Sipas Meçes, dosja nuk përmban asgjë, që implikon zv.kryeministren Belinda Ballukun nga ato që pretendon SPAK.
“Në qoftë se jemi sot jemi tek të zonja zëvendëskryeministrja. Unë dosjen e kam pasur në dorë, është 48 faqe dosja, 40 faqe janë vetëm zbardhje e komunikimeve në telefonata, nuk ka gjë për Ballukun. Nuk implikojnë fare në tender.
Gjysmë faqe është konkluzioni dhe shtatë faqe është ligji mbi prokurimet nen për nen. Analiza e veprës penale është gjysmë faqe, dhe për këtë mbaj përgjegjësi penale për këtë që po them.Kush e kontrollon këtë dosje, kush e kontrollon këtë pushtet të prokurorit, i cili thotë se personi, në këtë rast zv.kryeministrja më zhduk provat”, tha ai
Gazetari Artan Hoxha ka treguar një ngjarje të pazakontë që ka ndodhur me një qen antidrogë të Policisë së Shtetit.
Sipas pretendimeve të gazetarit, qeni mori mbidozë kokaine gjatë procesit të stërvitjes, dhe më pas u dha lajmi se ai ngordhi pasi u hodh nga kati i tretë i një ndërtese.
Sipas tij, e gjitha ndodhi me qëllim pasi qeni po zbulonte më shumë ngarkesa me drogë se sa duhej, dhe në këtë mënyrë po i prishte punë policisë.
Artan Hoxha ndër të tjera tha:
“Qeni antidrogë po kapte më shumë. Por që qeni ta nuhasë, edhe atij i jepet lënda narkotike që t’i zhvillohet nuhatja. Pastaj pa pritur u dha lajmi që qeni u hodh nga kati tretë dhe ngordhi. Kishte marrë mbidozë. U gjet që qeni kishte përdor lëndë narkotike. Qeni u bë pengesë, se nuk reagonte pozitivisht. Nuk e hante urdhrin. Ca ti bënin, i dhanë mbidozë.”
‘Këngëtarja e njohur Irma Libohova ka folur mbrëmjen e sotme për familjen, ku rrëfeu edhe marrëdhënien që ka patur me bashkëshortin e ndjerë, i cili u nda nga jeta disa vite më parë për shkak të një sëmundje të rëndë.
Ajo u shpreh në “Dola te Ola” se i “mungon një botë e tërë dhe ka një boshllëk që asgjë nuk mund ta zëvendësojë”.
Këngëtarja kujtoi se në çdo rast kur ishte e lodhur, bashkëshorti i saj i ndjerë ka qenë gjithmonë aty për ta dëgjuar dhe mbështetur. E pyetur se si u njoh me Besnikun, ajo tregoi se janë parë në një shëtitore në Tiranë dhe ajo pëlqente tek ai faktin se ai vishte rroba me ngjyra. Më pas ata janë njohur në Estradë, dhe disa kohë më vonë mësimi i frëngjishtes i bëri bashkë, nga ku lindi një dashuri e madhe.
Nëse do të kërkonim një histori që përmbledh kaosin, pasionin, skandalin dhe më pas transformimin personal, Desara do të ishte një nga figurat që e mishëron më mirë këtë rrugëtim. Në moshën 23-vjeçare, ajo u bë një personazh mediatik mjaft i komentuar në vitet 2016–2017, pasi kryente një akt të paprecedentë që tronditi opinionin publik – i dogji 4 makina të të dashurit të saj, si pasojë e një zënke të radhës mes tyre.
Nga akti ekstrem te burgu: Pasoja të rënda ligjore
Ky akt i furishëm solli menjëherë reagimin e institucioneve të drejtësisë. Gjykata e Tiranës e dënoi Desarën me 3 vjet e 6 muaj burg, por duke përfituar nga gjykimi i shkurtuar, ajo vuajti 2 vjet e 4 muaj heqje lirie.
Rasti i saj u transmetua gjerësisht në media dhe rrjetet sociale, ku opinioni u ndau mes atyre që e panë si një rast ekstrem xhelozie dhe ata që ngritën pyetjen mbi shëndetin mendor dhe nevojën për ndërgjegjësim shoqëror.
Një kthesë e papritur në jetë: Gruaja e Kastro Zizos
Pavarësisht të kaluarës së bujshme, sot Desara është kthyer në një faqe të re të jetës së saj personale. Sipas ilirianews.al, ajo është bashkëshortja e këngëtarit të njohur Kastro Zizo dhe nëna e djalit të tij të vogël, Dante.
Lajmi për marrëdhënien e tyre u bë publik për herë të parë rreth vitit 2019, ndërsa në vitin 2020, çifti u bë prindër të një djali, duke e forcuar më tej lidhjen e tyre. Kastro, i njohur për stilin e tij të veçantë dhe për deklaratat shpesh të pazakonta, është gjithashtu baba i dy fëmijëve të tjerë nga marrëdhënie të mëparshme.
Një jetë e re, larg së kaluarës së turbullt
Ndonëse Desara mbetet një figurë që shumëkush e kujton për episodin dramatik të djegies së makinave, transformimi i saj në një bashkëshorte dhe nënë e përkushtuar ka qenë i dukshëm. Lidhja me Kastro Zizon duket se i ka dhënë stabilitet dhe qetësi, ndërsa tani ajo e ruan një profil të ulët në publik, larg skandaleve dhe titujve bombastikë.
Në rrjetet sociale, çifti është shfaqur në momente të ngrohta familjare, duke dëshmuar se, pavarësisht gabimeve të së shkuarës, njerëzit mund të ndryshojnë dhe të ndërtojnë jetë të reja me dashuri dhe përkushtim.
Një histori që na kujton se e kaluara nuk na përcakton përjetë – dhe se dashuria dhe familja mund të bëhen fillimi i një transformimi të vërtetë.
Hijet e djalit të Edi Ramës; manovrat me shoqërinë “Magenta” të pikturave dhe milionat si i papunë…
Kryeministri Edi Rama, ka udhëruar disa aksione kundër atyre që fshehin të ardhurat dhe i shmangen detyrimeve tatimore, duke bërë akrobaci me hapje e mbyllje biznesesh: por rasti i biznesit “Magenta Sh.p.k” të djalit të tij Gregor Rama, dëshmon të njëjtën gjë.
Më 18 prill 2018, shtetasi Gregor Edi Rama, regjistroi firmën “Magenta Sh.p.k” dhe filloi aktivitetin me objekt shit-blerje vepra arti, import, export, design, krijim vepra arti e konsulencë.
Biznesin e filloi në adresën: Kati i 5-të te pallati “Reli” në Farkë, pranë Kopshtit Zoologjik në Tiranë, por pa mbushur 1 muaj, në datën 11 maj 2028, Gregor Rama e transferoi bisnesin te një mjedis tjetër në adresën: Rruga “Dritan Hoxha”, Njësia Administrative Nr 7-Tiranë.
Më 1 nëntor 2018, shtatë muaj pas nisjes së biznesit, mbylli aktivitetin e prodhimit dhe shit-blerjes veprave të artit, me procedurën e likuidim-falimentim- ç’regjistrim i firmës “Magenta”, duke kryer procedurën në kohë rekord brenda 2 muajve, kur të tjerët zgjasin mbi 1 vit.
Madje, në Ekstraktin te Qendra Kombëtare e Biznesit, nuk ka deklaruar dokumentacionin ligjor, ekspertin kontabël, vendim gjykate e bilanc për 7 muaj aktivitet, ndërsa të dhënat i ka bllokuar.
Edhe pas mbylljes e ç’regjistrimit të biznesit “Magenta Sh.p.k” në nëntor 2018, Edi Rama, për vitet 2020-2024 ka deklaruar të ardhura të djalit, nga aktiviteti dhe shitja e veprave të artit.
Megjithëse në nëntor 2018, ka mbyllur biznesin, Gregor Rama ka deklaruar llogari bankare, blerje apartamentesh; zyrash, studiosh e garazhe te disa ndërtues, për të cilat, thotë se i ka me burim financiar nga të ardhurat e shitjes së pikturave e instalacioneve.
Sipas të dhënave nga Inspektorati i Lartë i Deklarimit të Pasurive e Konfliktit të Interesave për subjektin “Edi Rama-Kryeministër”, rezulton se gjatë vitit 2018, që Gregor Rama ka patur biznesin “Magenta Sh.p.k”, nuk ka deklaruar asnjë qindarkë të ardhur nga biznesi i pikturave, por vetëm 3.6 milionë lekë nga një kontratë qiraje, pa përcaktuar se çfarë lloji është pasuria.
Në vitin 2019, Gregor Rama ka deklaruar 137 mijë lekë të ardhura, 42 mijë e 961 Euro llogari bankare, 12 mijë Euro nga shitja e makinës “Audi”, blerje makine “BMW” me vlerë 15 mijë Euro, 27 mijë e 500 Euro të ardhura nga shitja e pikturave dhe 36 mijë e 481 Euro nga likudimi i biznesit, kur gjatë këtij viti nuk ka kryer biznes e në QKB nuk ka pasqyruar bilanc.
Edhe pa aktivitet biznesi e i pa punësuar në shtet apo privat; për vitin 2020, Edi Rama ka deklaruar se i biri ka krijuar llogari bankare 715 mijë lekë, llogari bankare 8132 Euro, ka krijuar fond investimi 18 mijë e 500 Euro dhe 25 mijë Euro fitim nga shitjet e veprave të artit.
Për vitin 2021, Gregor Rama ka deklaruar 48 mijë e 300 Euro të ardhura nga veprimtaritë krjues ndër vite dhe 35 mijë Euro të ardhura nga një kontratë shitje, pa deklaruar se çfarë ka shitur.
Për vitin 2022, ka deklaruar blerje garazhi me vlerë 10 milionë lekë, pa deklarim burimin e të ardhurave; blerje apartamenti 99.5 m2 me vlerë 95 milionë lekë, me burim nga shitija e dy pikturave me vlerë 117 mijë e 483 Euro; si dhe 49 mijë e 980 Euro.
Ka deklaruar të ardhura nga shitja e 1 vepre arti instalacion, ndërsa më 31 dhjetor 202, investoi 7391 Euro, dhe bëri deklarim tjetër për 75 mijë Euro, të ardhuara nga shitja e 1 vepre instalacion.
Në vitin 2023, ka deklaruar 8000 Euro të ardhura; pakësim të llogarive me 745 mijë lekë dhe 40 mijë e 457 mijë Euro, të dhëna që kanë vazhduar edhe në deklarimin e vitit 2024.
Bën përshtypje, fakti që pas mbylljes së biznesit, djali i kryeministrit nuk figuron i punësuar; madje as kryeministri Edi Rama, nuk deklaron që ai të jetë i punësuar pas muajit janar 2019, kur mbylli biznesin./Pamfleti
Ish-deputeti Dashnor Sula, i ftuar në një studio televizive, ka deklaruar se situata politike në Tiranë është mjaft e ndërlikuar, duke theksuar përçarjet e brendshme në Partinë Socialiste dhe tensionet mes forcave kryesore politike.
Sipas Sulës, përveç kryeministrit Edi Rama që kërkon fitoren në kryeqytet, ekzistojnë figura brenda PS që nuk e mbështesin kandidaturën e Ogerta Manastirliut. Ai foli për një “komplot ndaj Ramës” dhe për konflikte të brendshme që ende nuk janë bërë publike.
Sula komentoi edhe qëndrimet e Partisë Demokratike dhe propozimin e Sali Berishës, duke e interpretuar si një lëvizje që, sipas tij, nuk i shërben më opozitës, por interesave personale të Berishës. Ish-deputeti theksoi se zhvillimet e fundit mes PS dhe PD pritet të zbulojnë shumë për dinamikat reale politike në ditët në vijim.
Situata në Tiranë është shumë më e komplikuar. Përveç Ramës që kërkon fitoren në Tiranë, ka të tjerë brenda PS që nuk duan triumfin e Manastirliut. Brenda PS ka probleme shumë të forta, pavarësisht nuk janë shfaqur. Ka një komplot ndaj Ramës. Rama kërkon kontrollon gjithçka, por që të ketë kontroll mbi drejtësinë dhe SPAK siç pretendon PD nuk ka sens.
Sepse i bie që Rama ka futur të gjithë të tijtë në burg dhe ka liruar Berishën. Berisha me këtë propozim që ka bërë sot do të thotë që nuk ka më opozitë, nuk i intereson më PD, vetëm interesat e veta. Ia bën këtë ofertë Ramës , i ofrohet Ramës ‘unë do të jem shpëtimtari jot’. Lëvizjet mes PS-PD mes këtyre ditëve, kemi për të kuptuar shumë”, tha Dashnor Sula.