“Smund te mbajne me njerez…”/ Ministri i Drejtësisë jep LAJMIN e madh: Ja BURGJET që do mbyllen

Ministri i Drejtësisë, Besfort Lamallari, zhvilloi një vizitë inspektuese në ambientet e IEVP Fier, ku takoi drejtuesit e burgjeve të vendit për të diskutuar ecurinë e punës, sigurinë, kushtet e të dënuarve dhe përpjekjet për të rritur standardet në sistemin penitenciar.

Gjatë vizitës, Lamallari njoftoi një lajm të rëndësishëm: me buxhetin e ri do të kryhet indeksimi i pagave për të gjithë punonjësit e burgjeve, përfshirë rritjen e pagave për personelin shëndetësor. Konkretisht, mjekët do të përfitojnë një shtesë prej 12,000 lekësh dhe infermierët 55,000 lekë. Ministri theksoi se kjo është një vëmendje e vazhdueshme e qeverisë për natyrën e vështirë të punës së stafit të burgjeve.

Lamallari e vlerësoi sistemin e burgjeve si thelbësor dhe kërkoi angazhim maksimal nga drejtuesit për të ruajtur parametrat e sigurisë dhe për të parandaluar futjen e sendeve të paligjshme.

Mes çështjeve të tjera, ministri konfirmoi vendimin për mbylljen e IEVP BënçëTepelenë, duke u bazuar në kushtet e papranueshme të trajtimit dhe sigurisë, si dhe rekomandimet e Komitetit Evropian për Parandalimin e Torturës, që evidentonte se burgjet nuk përmbushnin standardet minimale. Në vijim të takimit ministri Lamallari përmendi masterplanin e burgjeve, i cili ka për synim të sjellë një transformim në të gjithë sistemin e menaxhimit të këtij sektori delikat.

“Vendimarrja ishte e fortë, por e drejtë. Ne duhet të kemi një sistem të ngjashëm me standardet e BE për trajtimin e të burgosurve”-, u shpreh ministri Lamallari.

“Se dija kush ishte kur u hodha në ujë, kur e zbulova…”: Mahnit Italine Elton Zefi, shqiptari që shpëtoi ish-pronarin e tij nga mb*tja në Padova

Një akt guximi i rrallë ka ndodhur në Padova, aty ku shqiptari Elton Zefi, 32 vjeç, është hedhur në kanalin Battaglia për të shpëtuar një burrë që po mbytej brenda makinës së tij. Vetëm më vonë Eltoni do të zbulonte se viktima ishte pikërisht ish-punëdhënësi i tij, gjë që e ka emocionuar edhe më shumë.

Ngjarja ndodhi të enjten, më 20 nëntor, rreth orës 11:30 të paradites, në një mëngjes të akullt. Një automjet Toyota Yaris humbi kontrollin pas një manovre të gabuar në zonën e Ponte della Cagna dhe përfundoi në ujërat e kanalit Battaglia. Mjeti filloi të fundosej me shpejtësi, ndërsa brenda ndodhej një burrë i moshuar, në panik të plotë.

“Kur pashë makinën që fundosej, kuptova se duhej të hidhesha”

Elton Zefi, punonjës në një kompani fotovoltaikësh, ndodhej rastësisht aty pranë:

“Po kaloja aty rastësisht dhe pashë shumë njerëz të mbledhur në buzë të kanalit. Mjeti po zhitej. S’e mendova dy herë. Kuptova se duhej të ndërhyja.”

Një tjetër kalimtar, që po përgatiste veten të hidhej, i sugjeroi Eltonit të priste momentin e duhur për të shmangur rreziqet. Disa sekonda që dukeshin të pafundme.

Lufta me kohën: makina mbushet me ujë

Brenda makinës, burri i moshuar ulërinte ndërsa uji ngjitej me shpejtësi. Makina u përmbys pjesërisht. Eltoni u hodh bashkë me kalimtarin tjetër, por hapja e derës ishte e pamundur. Uji vazhdonte ta zhyste makinë më thellë.

“Makina u anua dhe bagazhi doli për një çast mbi ujë. U ngjita mbi të, ishte e vetmja mundësi për të provuar diçka.”

Ai tentoi të thyente xhamin, ndërkohë që rryma e fortë e kanalit po e zhvendoste automjetin edhe më thellë.

Në videon e publikuar nga televizioni Telenuovo, momenti i shpëtimit nuk shfaqet plotësisht. Por Eltoni tregon:

“Pak pasi mbaron video, pashë një dorë që dilte nga dritarja e pasme. E kapi ai burri tjetër, e kapa dhe unë, dhe të dy e tërhoqëm me gjithë forcën. Në fillim dukej e pamundur, por pastaj doli… dhe filloi të merrte frymë. Ishte i vetëdijshëm dhe nuk reshti së falënderuari.”

“Nuk e dija kush ishte. Ç’befasi kur e njoha…”

Vetëm pasi u qetësuan të gjithë dhe pasi u sollën batanije e peshqirë për të ngrohur të shpëtuarit, Eltoni kuptoi kush ishte burri:

“E njihja, por në ato momente s’e kisha idenë. Ishte ish-punëdhënësi im. Nuk e besoja.”

Një ngjarje që zbuloi se fati i dy njerëzve ishte lidhur sërish në mënyrën më të papritur.

Një zinxhir solidariteti nga kalimtarët

Ndërkohë, kalimtarët e tjerë formuan një zinxhir njerëzor duke ndihmuar në nxjerrjen e burrit nga uji dhe duke sjellë batanije e xhaketa për të ngrohur Eltonin dhe bashkëshpëtimtarin:

“Ishim duke ngrirë. Ishte ftohtë e tmerrshme. Por kur pamë se ai njeri ishte mirë, ndjemë një lehtësim të madh.”

Dita e tij e lindjes

Pas ngjarjes, Eltoni shkoi në shtëpi, bëri një dush të gjatë me ujë të ngrohtë për të larguar të ftohtin dhe për të përballuar adrenalinën.

Ironia e bukur e fatit?
Ajo ditë ishte ditëlindja e tij.

“Një ditë që nuk do ta harroj kurrë. Shpëtova një jetë. Mund të kishte qenë kushdo.”

Eltoni jeton prej 15 vitesh në Itali dhe është tashmë i integruar plotësisht në komunitet. Sot, ai konsiderohet nga të gjithë një hero i heshtur – megjithëse vetë ai refuzon këtë etiketim:

“S’jam hero. Thjesht veprova. E bëra sepse ashtu ndjeva.”

Mero Baze: Kjo është betejë e kryeministrit! “Rama përballë krizës më të rr*zikshme të pushtetit të tij: O vepron vetë, ose’”

Kryeministri Edi Rama duhet të vendosë nëse do ta bëjë vetë betejën lidhur me atë që konsiderohet tejkalim i kufijve kushtetues nga GJKKO dhe SPAK në rastin e pezullimit të zëvendëskryeministres Belinda Balluku, apo do të ndjekë retorikën e tij të deritanishme për ta lënë drejtësinë të veprojë si pushtet i pavarur.

Kjo e dyta i ka sjellë një sërë përfitimesh politike në raport me procesin e integrimit në Bashkimin Europian, duke rritur autoritetin e SPAK dhe duke mos hapur beteja për shumë nga shkeljet e qarta ligjore që janë ndeshur në këtë proces.

Për burokratët europianë këto janë të parëndësishme, pasi për ta ka rëndësi rezultati politik i SPAK dhe jo kultura ligjore që sundon në Shqipëri. Por për Shqipërinë kanë rëndësi të dyja.

Duke iu qëndruar besnik retorikës së tij se nuk ndërhyn në drejtësi, u arrestua kryetari i Bashkisë së Tiranës në zyrë, pa akuzë ndaj tij, por mbi dyshime për bashkëshorten në një veprimtari të një OJQ-je. Aq i dukshëm ishte motivimi personal i prokurorëve, saqë për çdo përpjekje për të mbrojtur shkeljet që ata bënin ndaj Veliajt, përfshirë edhe fyerjet verbale në sallën e gjyqit, ata i shtonin nga tre akuza në javë, shumica pa bazë ligjore, pa fakte penale dhe pa realitet faktik.

E njëjta gjë u bë me Ilir Beqajn. I përfshirë në akuzë për koncesionin e sterilizimit – një nga koncesionet më të mira të bëra në fushën e shëndetësisë, që ka shpëtuar mijëra jetë – befas, me kërkesë të gjykatës dhe përtej prokurorisë, u kërkua që ai të konsiderohej pjesë e një grupi kriminal bashkë me zëvendësministrin. Ky ishte një hap larg zyrës së kryeministrit, pasi në fakt koncesioni është politikë e qeverisë, jo e Beqajt apo zëvendësministrit.

Tani ka trokitur në dyert e kryeministrisë. Belinda Balluku është pezulluar nga detyra me vendim gjykate dhe i është ndaluar dalja jashtë shtetit pasi konsiderohet e pandehur. Vendimi është i debatueshëm, pasi SPAK ka anashkaluar parlamentin duke vendosur masa sigurie që cenojnë imunitetin, si ndalimi i udhëtimit ose arresti me burg. Këtu ka debat edhe për cënim të rëndë të imunitetit qeveritar, edhe për ndërhyrje të drejtpërdrejtë në pushtetin ekzekutiv

Është pak a shumë ajo që bënë me Veliajn: meqë ai nuk kishte imunitet, e çuan direkt në burg 9 muaj para se të ngrinin akuzën. Dhe më pas, përmes Ulsiut, zbatuan një regjim të posaçëm kriminal për ta linçuar edhe fizikisht – regjim që vazhdon ende pa shumë shpjegime nga qeveria.

I gjithë ky agresion ndaj të drejtave ligjore të të pandehurve politikë – përfshirë Ilir Metën – për arrestimet e tyre të parakohshme, në fakt ka krijuar një pol të ri pushteti në Shqipëri: Republikën e Prokurorëve.

Kryeministri Edi Rama e ka pranuar këtë realitet dhe nuk ka ndërmarrë asnjë nismë ligjore për të frenuar disa fenomene që më shumë se drejtësi janë politikë me drejtësinë. Ky është arrestimi i parakohshëm i zyrtarëve të lartë për korrupsion apo pezullimi nga detyra, siç ndodhi në këtë rast. Me sa duket I shijoi më shumë rmbështetja ndaj Shqipërisë në kancelaritë perëndimore dhe hovi që i dha kjo klimë ritmit të pranimit të Shqipërisë në BE, duke hapur gjithë kapitujtë.

Tani, një betejë e re verbale si ajo që nisi procesin ndaj Veliajt nuk ka kuptim. Kryeministri duhet të ruajë pavarësinë e pushtetit të tij dhe nëse konstaton krizë kushtetuese, duhet t’i drejtohet vetë Gjykatës Kushtetuese në emër të qeverisë. Kjo është një betejë që duhet ta bëjë ai. Nuk ka nevojë për debate televizive apo sulme nëpër gazeta. Ose vepron vetë, ose vazhdon të mbrojë retorikën e deritanishme: drejtësia ka punën e saj, ai ka të vetën.

Një shprehje e Gjykatës Kushtetuese për këtë problem është një gur më shumë në kulturën juridike që duhet të ndërtojmë për të zgjidhur krizën mes institucioneve. Ata duhet të shprehen shpejt dhe me përgjegjësi, si institucion që garanton rendin kushtetues të Republikës.

Deri atëherë, qeveria duhet të zbatojë vendimin e gjykatës dhe ta lërë krizën të përballet në institucione dhe jo në debate publike, për t’i treguar njëri tjetrit kush është më i fortë.

Po të ishte Sali Berisha, do ta kishte zgjidhur për pesë minuta: do ta shpallte grusht shteti, siç në fakt ka shenja, do ta quante Dumanin “horr bulevardesh”, do të ngrinte një komision hetimor dhe do ta shkarkonte.
E njohim atë kohë dhe nuk duhet të kthehet më, edhe pse pati shumë “suksese” me atë metodë.

Tani e vetmja rrugë është beteja ligjore dhe një formulim i qartë nga Gjykata Kushtetuese për këtë krizë – formulim që do të vlejë edhe për të ardhmen.

“Nuk shpëton dot më”, Shehaj zbulon ditët e fundit politike të Ramës: Kryeministri i rr*zikuar, pritet të…

Kryetari i Partisë Mundësia Agron Shehaj ka deklaruar se vendimi i Kryeministrit për ta dërguar në Gjykatën Kushtetuese pezullimin nga detyra të zv.kryeministres dhe Ministres së Infrastrukturës Belinda Balluku, është përplasja përfundimtare e Edi Ramës me Prokurorinë e Posaçme SPAK, përpara se kjo e fundit të hetojë edhe kreun e Qeverisë Shqiptare.

Në një video mesazh kreu i Mundësia, Shehaj thekson se Edi Rama do ta përdorë Gjykatën Kushtetuese për të mbrojtur Belinda Ballukun dhe veten e tij, njësoj siç bëri në rastin e kryebashkiakut Erion Veliaj.

“Edi Rama vendosi të mos shkarkojë Belinda Ballukun, përkundrazi vendosi ta mbrojë atë, do përdorë Gjykatën Kushtetuese ashtu siç bëri dhe me Erion Veliajn. Kjo është përplasja përfundimtare”.

Për Agron Shehajn, përplasja e fundit e Ramës me SPAK tregon se organi i hetimit është i pavarur në ushtrimin e funksionit të tij dhe se nuk do të vonojë dita kur para drejtësisë të dalë edhe Kryeministri i vendit.

“Kuptojmë që SPAK është i pavarur, tani është e qartë për të gjithë. Kjo tregon që SPAK po i heton dhe po i nxjerr para drejtësisë të gjithë, të majtë, të djathtë, të rinj, të vjetër, ata që janë në pushtet dhe ata që nuk janë në pushtet.

Tani nuk kanë më gojë të flasin të thonë që gjoja Edi Rama i përdor kundër opozitës apo kundër kundërshtarëve të vet, tani Edi Rama ka dalë haptaz kundër SPAK dhe do të shpëtojë veten në fakt jo vetëm Belinda Ballukun.
Tani nuk ka asnjë shans që Edi Rama t’i shpëtojë drejtësisë. Pse? Sepse e njëjta gjë ka ndodhur në shumë vende të Europës së Lindjes.

Janë me dhjetra kryeministrat që janë dënuar kanë bërë burg pavarësisht se ishin të pushtetshëm sa Rama por edhe më shumë se Rama” theksoi Shehaj duke nënvizuar se “ditë më të mira dhe më të bukura po vijnë për Shqipërinë”.

Të premten e 21 nëntorit, një ditë pasi SPAK pezulloi nga funksionet e saj Belinda Ballukun dhe i bllokoi pasaportën me arsyetimin se mund të rrezikonte prishjen e provave dhe të arratisej, Qeveria e dërgoi në Gjykatën Kushtetuese vendimin e GJKKO.

DEKLARATA E PLOTE:
Edi Rama vendosi të mos shkarkojë Belinda Ballukun, përkundrazi vendosi ta mbrojë atë, do përdorë Gjykatën Kushtetuese ashtu siç bëri dhe me Erion Veliajn.
Tani, çfarë kuptojmë me këtë gjë?

Kuptojmë që SPAK është i pavarur, tani është e qartë për të gjithë. Kjo tregon që SPAK po i heton dhe po i nxjerr para drejtësisë të gjithë, të majtë, të djathtë, të rinj, të vjetër, ata që janë në pushtet dhe ata që nuk janë në pushtet.
Tani nuk kanë më gojë të flasin të thonë që gjoja Edi Rama i përdor kundër opozitës apo kundër kundërshtarëve të vet, tani Edi Rama ka dalë haptaz kundër SPAK dhe do të shpëtojë veten në fakt jo vetëm Belinda Ballukun.
E dyta, kjo është përplasja përfundimtare.

Tani nuk ka asnjë shans që Edi Rama t’i shpëtojë drejtësisë.
Pse? Sepse e njëjta gjë ka ndodhur në shumë vende të Europës së Lindjes.
Janë me dhjetra kryeministrat që janë dënuar kanë bërë burg pavarësisht se ishin të pushtetshëm sa Rama por edhe më shumë se Rama.

Dhe prapë nuk kanë mundur t’i shpëtojnë drejtësisë.
Vendimi për ta bërë Shqipërinë një vend normal, një vend ku ka drejtësi nuk është marrë në Tiranë, nuk varet nga vullneti i klasës politike të korruptuar në Shqipëri, por BE SHBA, kanë vendosur ta bëjnë Shqipërinë pjesë të vendeve moderne Perëndimore ku shteti ligjor funksionon.
Kjo është e ardhmja e Shqipërisë prandaj ne duhet të jemi të gjithë të lumtur.
Këto janë ditë të jashtëzakonshme për Shqipërinë, më në fund klasa politike e korruptuar po largohet do largohet e ditë më të mira dhe më të bukura po vijnë për Shqipërinë.

Në rënie te fr*kshme! Arbana Osmanit i ndodh ajo që se mendonte kurrë, fansat e ‘kr*qezojne’, zbulohet arsyeja

Osmanit, “Mirëmbrëma Yje”, është kthyer në qendër të kritikave të ashpra nga publiku, duke u akuzuar për mungesë etike dhe bullizëm televiziv.

Në panelin e të ftuarve ishin Arjan Konomi, Inida Gjata (Zhaku) dhe Zhaklin Lekatari. Gjatë një rubrike ku shfaqeshin foto të personazheve publike për t’u komentuar, situata degradoi në ofendime personale ndaj personave që nuk ishin të pranishëm në studio, konkretisht ndaj aktores Egla Ceno.

Kur në ekran u shfaq fotoja e Eglës, komentet e të ftuarve ishin të rënda. Zhaklin Lekatari u shpreh: “Homofobe,” ndërsa Inida Gjata (Zhaku) nuk u përmbajt duke thënë: “kjo është idiote komplet.”

Nga ana tjetër, Arjan Konomi e injoroi duke thënë: “nuk e njoh.” E gjithë kjo situatë u shoqërua me të qeshura nga të pranishmit, përfshirë edhe Arbanën.

Ky moment ka shkaktuar zemërim te ndjekësit në rrjetet sociale. Komentuesit e kanë cilësuar sjelljen si “aspak profesionale”, duke kritikuar Arbanën që lejoi dhe qeshi me fyerjet ndaj personave të tretë, në vend që të ruante etikën e emisionit.

Shumë prej tyre e kanë cilësuar këtë si një formë bullizmi dhe një fiksim të moderatores me personazhet e Top Channel.

E bujshme! Telekom Serbia hap televizion ne Shqipëri, a ka synim te bleje Digitalb? Ja emri i TV, si do quhet

Arena Channels, një grup mediatik në pronësi të Telekom Srbija, ka vendosur të hyjë në tregun shqiptar. Një javë më parë, shoqëria serbe ka krijuar kompaninë Arena News Channels Two Albania, e cila është regjistruar këtë të enjte në Qendrën Kombëtare të Biznesit.

Sipas ekstraktit, shoqëria do të ketë si objekt aktiviteti; Prodhimin, transmetimin dhe shpërndarjen e përmbajtjeve audiovizive nëpërmjet televizionit, internetit, platformave digjitale dhe rrjeteve sociale.

Ekstrakti i Arena Channels Two Albania

Po kështu pjesë e aktivitetit të saj do të jetë edhe botimi dhe administrimi i publikimeve elektronike dhe mediave online.

Dokumentat tregojnë se adresa e regjistruar e shoqërisë është në rrugën Dervish Shaba, Blloku B-1. Në të njëjtën adresë gjendet dhe televizioni Adria Med si dhe disa kompani të tjera në pronësi të biznesmenit Enver Mehmeti, por ky i fundit deklaron se shoqëria serbe nuk ka lidhje me televizionin e tij.

Arena News Channel Two Doo u themelua më 13 mars 2009 nga Goran Đaković. Në atë kohë, ajo quhej “Telecommunications Company HD-WIN doo”. Më 22 maj 2019, kompania u ble nga “Telekom Srbija” AD, çka e bën atë një kompani që indirekt zotërohet nga qeveria e Serbisë.

Aktualisht Arena Channel Group është mbajtësja e të drejtave për transmetimin e kanaleve sportive në territorin e Serbisë, Bosnje Hercegovinës, Malit të Zi dhe Kroacisë. Po kështu ky grup mediatik mban edhe liçencën e kanalit të njohur Euronews për Serbinë.

Ardhja e Arena Channel në Shqipëri përkon me disa ndryshime të rëndësishme në tregun mediatik shqiptar. Dy javë më parë, Kapitali raportoi se familja Dulaku shiti platformën Tring tek një kompani e lidhur me grupin Devolli të Kosovës.

Po kështu, gjatë muajve të fundit ka patur zëra edhe për një shitje të mundshme të platformës tjetër, Digitalb, por deri më tani kjo nuk është materializuar./Kapitali

“Almer Toska plas b*mbën: Balluku ka blerë deputetët e PD! Deputetët kërkonin ‘para për molotovë’ tek Berberi”

Gazetari Almer Toska ka akuzuar drejtpërdrejt Belinda Ballukun për tentativa shantazhi dhe blerje të heshtjes politike, duke përdorur miliona euro të përfituara nga korrupsioni në koncesionet rrugore.

Në intervistën e tij në News24, ndërsa komentonte pezullimin nga detyra dhe bllokimin e pasaportës së Ballukut nga GJKKO, Toska deklaroi: “Belinda Balluku ka tentuar të negociojë fatin e saj politik duke përdorur shantazhin. Ka menduar se kishte mbështetje të fortë sepse kishte pushtet ekonomik absolut përmes korrupsionit. Ka mbushur xhepat jo vetëm të njerëzve të saj, por edhe të opozitës dhe partive të reja. Ka shpërndarë paranë e grabitur të shqiptarëve te ata që dilnin publikisht përballë saj.”

Gazetari zbuloi një detaj tronditës nga komunikimet e përgjuara: “Një deputet shumë i rëndësishëm i Partisë Demokratike, i afërt me Sali Berishën, komunikon në një grup WhatsApp-i me Evis Berberin. Deputeti i shkruan: ‘Na duhen lekë për molotovë’. Berberi i përgjigjet: ‘Keni shumë pak njerëz, pse nuk organizoheni më mirë?’ dhe deputeti ia kthen: ‘Nuk kemi financa’. Kjo tregon se deri në çfarë niveli ka arritur blerja copë-copë e opozitës nga Belinda Balluku.”

Gazetari Almer Toska ka deklaruar dje se në dosjen e SPAK për Tunelin e Llogarasë ka disa komunikime të përgjuara, mes deputetit të Partisë Demokratike (Belind Këlliçi) dhe ish kreut të ARRSH Evis Berberin, i cili është në burg me disa masa sigurie për korupsion me tenderat e rrugëve dhe pastrim parash. Në këto mesazhe, sipas gazetarit pranë PD-së, diskutohen çështje të organizimit dhe financave për protestat para Bashkisë së Tiranës, kundër Erion Veliajt.

Një deputet shumë i rëndësishëm i Partisë Demokratike, i afërt me Sali Berishën, komunikon në një grup WhatsApp-i me Evis Berberin. Deputeti i shkruan: ‘Na duhen lekë për molotovë’. Berberi i përgjigjet: ‘Keni shumë pak njerëz, pse nuk organizoheni më mirë?’ dhe deputeti ia kthen: ‘Nuk kemi financa’”, tha Toska. Deklaratat u bënë gjatë një interviste në kanalin News 24.

Ndërkaq, disa burime theksojnë se në dosjen e Tunelit të Llogarasë rezulton i përfshirë në komunikime edhe Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Flamur Noka, i cili është akuzuar nga Gaz Bardhi se posedon edhe një vilë në Gjirin e Lalzit në emrin e një biznesmeni. Gjithsesi, avokatja Alesia Balliu tha dje në një studio televizive se Flamur Noka ka miqësi me zv/kryeministren Balluku.

Ata e braktisën parlamentin pasi nuk kanë interes të debatojnë me argument me Ballukun, sepse ajo është mikeshë shumë e mirë e Nokës. Ata e ruajnë për të mos e atakuar. Dhe kur e atakojnë, mbajnë atë klounin, çunin e Fahriut, që kërkojnë ti bëjë moral të pandehurës Balluku, duke qenë vetë djali i një spiuni dhe që vjen nga një familje hajdutësh“, tha Balliu. /Prapaskena

E bujshme! Debat i forte ne Kuvend! Ulsi Manja i tregon vendin Zegjine Çaushit: Kuptoje kush të

Në Komisionin e Ligjeve, ku po diskutohej miratimi i buxhetit për vitin 2026, është regjistruar një debat i fortë mes deputetëve socialistë. Tensionet u ndezën pas diskutimit mbi një kërkesë të bashkëkryetarit të komisionit, Oerd Bylykbashi, që të ishte i pranishëm gjatë shqyrtimit të projektligjit për komisionet hetimore.

Kryetari i Komisionit, Ulsi Manja, propozoi një ndërprerje prej 20 minutash në mënyrë që Bylykbashi të mbërrinte dhe të mbante qëndrimin e grupit parlamentar të Partisë Demokratike. Por propozimi nuk u mirëprit nga deputetja socialiste e Fierit, Zegjine Çaushi, e cila reagoi menjëherë duke pyetur pse duhej pritur përfaqësuesi i opozitës.

Debati që shkaktoi tension

Replika e shkurtër e Çaushit solli një reagim të ashpër të Manjës, i cili e cilësoi të papranueshme mënyrën e kundërshtimit të saj dhe theksoi se brenda grupit parlamentar ekziston hierarki që duhet respektuar.

Debati i plotë:
Manja: “Për projektligjin për komisionet hetimore do propozoj 20 minuta pushim, meqenëse nënkryetari i Komisionit, Oerd Bylykbashi ka kërkuar që në shqyrtimin e tij të jetë prezent për të mbajtur një qëndrim në emër të grupit parlamentar të PD.”

Zegjine Çaushi: “Pse duhet pritur?”

Manja (i irrituar): “Zegjine, grupi parlamentar ka hierarki. Kështu që mund të mësohesh me këtë lloj hierarkie sepse është kërkesë që është dakordësuar që dje. Është një ligj që do të duhet të ketë edhe qëndrimin e tyre. Takohemi pas 20 minutash.”

E forte! Punonte në ullishte, policia greke tr*nditet kur zbulon çfarë fuste tek degët e ullirit shqiptari

Ndërtuesi shqiptar u arr stua sot pasi kishte fshehur kok inë në trungun e një ulliri.

Sipas mediave të huaja, shqiptari i paidentifikuar u ul mes dy policëve në makinën e patrullës

pasi kishte fshehur k kainën në trungun e një ulliri, por arriti të hiqte prngat dhe të tentoi të arrtisej.

Policia ka reaguar me shpejtësi duke e ndaluar dhe i vënë sërish pr ngat për ta çuar në gjykatë.

Ndaj tij, tani rëndojnë disa vepra penale: vepër penale për posedim, fshehje dhe trfik dhe tentativë arrtisjeje ndaj efktivëve të Policisë.

Ndërsa në trungun e pemës u gjetën gjithsej 109.6 gramë lëndë nark tike që do të ndahej më pas në rreth 170 doza kokainë.

Balluku tentoi te arr*tisej, ndaj SPAK u detyrua ti vinte masën! Prenci: Ja kush eshte KOKA Madhe qe Rama do bëjë Zv Kryeminister

Ish- drejtuesi i policisë Shemsi Prençi deklaroi në Report Tv se Belinda Balluku tentoi të arratiset ndaj edhe GJKKO i ndaloi daljen jashtë vendit dhe e pezulloi sot nga detyra e zv.kryeminstres, pasi kishte informacion lidhur me këtë.

I ftuar në emision ‘Frontline’ në Report Tv, ai tha se Balluku tashmë që është në liri, ka mundësi që të intimidojë vartësit e saj dhe të prish votat.

 ‘Unë e kam thënë që do të pezullohej nga detyra, duke parë nivelin e korrupsionit dhe shpërdorimit të fondeve publike që ajo ka bërë, por SPAK është i detyruar që nga sot e tutje të bëjë kërkesë në Kuvend për ti hequr imunitetin sepse paraqet rrezikshmëri të madhe, madje ka pasur zëra se do të arratisej si Ahmetaj ndaj SPAK i kanë bllokuar pasaportën, pra kanë përshpejtuar veprimet. Ky është pezullim i përkohshëm. Ajo ka mundësi që të intimidojë vartësit e saj, dhe unë them se prokuroria dhe gjykata kanë vepruar drejt duke vepruar sipas ligjit procedurës penale’, tha ai.

Po ashtu Prenci shtoi qe e pritshme eshte qe Rama do e zevendesoje Ballukun me Ulsi Manjen, sepse ai ishte personi qe ai thirri ne Kryeministri, si nje konjukturagjiu me i rendishem nga partia socialiste, dhe ai si jurist te marre persiper te mbroje Belinda Ballukun ne kushtetuese dhe te marre persiper detyrat

Avokati Edmond Petraj, tha se kryeministri Edi Rama do ta zëvendësojë Ballukun. Petraj tha se vendimi i GJKKO për pezullimin nga detyra nuk diskutohet, ndërsa theksoi se pezullimi është shkarkim.

‘Kemi të bëjmë në këtë rast me numrin 2 të qeverisë. Po pezullimi është shkarkim, problemi është që duhet parë se si do të vejë situata. Po unë them se Rama do zëvendësojë Ballukun. Të thotë ajo mungojnë hekurat dhe betoni në tunel kjo është një gjë shumë e rëndë. Duhet parë nëse është zbatuar projekti si duhet’, tha ai.

Ilir Alimehmeti, deklaroi se kryeministri Edi Rama duhet që ta shkarkojë Belinda Ballukun nga posti i zv.kryeministres pas vendimit për pezullimin nga detyra ditën e sotme nga GJKKO. Ai tha se nëse Ballukun e lënë në liri, ajo mund të prish provat.

‘Ky është rast i parë sepse është në detyrë dhe ajo duhet që të jepte dorëheqjen kur u morë e pandehur dhe kryeministri duhet që ta shkarkonte dhe u desh GJKKO të mësojë moralin politikë sesi funksionon dhe kjo duhet që të ishte bërë më herët. Rama nuk duhet që ta kishte riemëruar. Nëse kemi dy zvendës kryeministri njëri në arrati dhe tjetrës i është marrë pasaporta kryeministri ka përgjegjësit e vet dhe Ballukun as që e ka shkarkuar. Të vjedhës sasi kaq të madhe parash dhe as punën mos ta bësh mirë kjo është e tmerrshme. Unë prisja dorëheqjen që kur u thirr në SPAK’, tha ai.

Për avokatin Indrit Sefa, pas pezullimit nga detyra Balluku nuk mund të firmosë asnjë dokument. Ai tha se vendimin e gjykatës do e zbatojë qeveria.

Këshilli i Ministrave duhet që të mblidhet për të zbatuar vendimin e GJKKO. Balluku do të jetë e pezulluar në funksion nuk qëndron dot, nuk merr dot asnjë vendim nuk firmos dot. Rri e pezulluar me vendim gjykate. Rama mund të emëroj sa zv.kryeministra të dojë, por ligjërisht Balluku në funksion e saj është e pezulluar do të dalë vendim i Këshillit të Ministrave i cili do e pezullojë dhe do e çojë çështjen në GJK për interpretim përfundimtar’, tha ai.

Belinda Balluku u pezullua nga detyra me vendim të GJKKO-së, pasi SPAK e heton për shkelje në tenderët e Llogarasë dhe Unazës së Madhe me vlerë 210 milionë euro. Që prej mesditës së sotme për 8 orë ajo ka qenë në Kryeministri, ku iu bashkua edhe Ulsi Manja për konsultime juridike.