Vrasja e 13-vjeçares shqiptare në Itali, dënohet me 17 vite burg ish i dashuri i saj

Një 16-vjeçar në Itali është dënuar ditën e sotme me 17 vite burg për vdekjen e 13-vjeçares shqiptare, Aurora Tila,  e cila ra nga ballkoni i banesës së saj nga kati i shtatë, ngjarje kjo që ndodhi më 25 tetor 2024 në Piacenza.

Sipas Ansa-s, seanca gjyqësore u zhvillua në Gjykatën e të Miturve në Bolonja, ku gjyqtari vendosi për dënimin me 17 vite heqje lirie, pasi prokurori i çështjes kishte kërkuar 20 vite dhe 8 muaj burg.

Prindërit e Aurorës, janë shprehur se drejtësia është vendosur në vend, por do të ishte më mirë sipas tyre që 16-vjeçari të dënohej me 20 vite burg, e jo 17.

“Jam e kënaqur me dënimin prej 17 vitesh burg, edhe pse 20 do të ishin më mirë. Të paktën, drejtësia është vënë në vend. Gjithmonë kam besuar tek drejtësia, e kam thënë këtë që nga fillimi”, u shpreh nëna e 13-vjeçares së ndjerë.

Viktima dhe 16-vjeçari kanë qenë të lidhur, e sipas raportimeve të mëparshme, ka qenë vajza e cila i ka dhënë fund marrëdhënies për shkak të problemeve që kanë pasur.

Familjarët e viktimës, kanë shprehur se ajo nuk kishte shfaqur asnjë shenjë depresioni, por e ëma e 13-vjeçares kishte kryer disa ditë para ngjarjes tragjike një denoncim për adoleshentin, pasi e shqetësonte të miturën.

Sakaq, 16-vjeçari ka mohuar të ketë lidhje me ngjarjen, duke u shprehur se vajza është hedhur vetë nga ballkoni. Ka qenë ai i cili ka kërkuar ndihmë te fqinjët në momentin e parë dhe kishte telefonuar policinë.

Por dëshmitë treguan të kundërtën.

Një dëshmitar zbuloi se ishte i pandehuri ai që e bëri Aurorën të rrëzohej, ndërsa ajo, e kapur pas kangjellave dhe pas belit, i tha: “Të dua, nuk mund të ma bësh këtë”.

Kushtetuesja i ridha Tiranën Veliajt, ish-deputetja që do t’i zinte vendin Manastirliut mbetet jashtë Parlamentit

Gjykata Kushtetuese i dha të drejtë sot Erion Veliajt për të vijuar detyrën si kryetar i Bashkisë së Tiranës.

Në këtë mënyrë rrëzohet vendimi i qeverisë që e shkarkonte nga posti pas propozimit që i kishte bërë Këshilli Bashkiak i Tiranës. Po ashtu në kryeqytet nuk do të zhvillohen zgjedhje, duke e bërë edhe dekretin e presidentit Bajram Begaj të pavlefshëm.

Në këtë mënyrë, Ogerta Manastirliu, kandidate për kryebashkiake nga Partia Socialiste, nuk do të detyrohet të lërë mandatin e deputetes.

Nëse zgjedhjet do të zhvilloheshin, Manastirliu do të dorëzonte mandatin e deputetes dhe ajo do të zëvendësohej nga Blerina Gjylameti sipas renditjes së listës.

Kështu, pasi humbi për pak vota kundrejt Olta Xhaçkës në garën brenda partisë, për Gjylametin sot ka ardhur surpriza negative.

GJKKO duhet të lirojë Erion Veliajn përpara se prangat t’ia heqë Gjykata e Strasburgut

SPAK ose GJKKO duhet të ndryshojnë masën e arrestit me burg për Erion Velinë, për disa arsye ligjore dhe kushtetuese.

Gjykata Kushtetuese ka kthyer në detyrë kryetarin e bashkisë, Erion Veliajn. Automatikisht edhe dekreti i Presidentit për zgjedhjet mbetet në fuqi, duke lënë të kuptohet se Erion Veliaj do të jetë në detyrë deri në qershor 2027.

Në këto kushte, a mund ta drejtojë ai Bashkinë e Tiranës nga paraburgimi i Durrësit?

Ligjvënësi ka parashikuar në Kodin e Procedurës Penale masën e arrestit me burg si masë ekstreme shtrënguese, e cila përdoret vetëm kur të gjitha masat e tjera konsiderohen të paaplikueshme.

GJKKO duhet të ndryshojë masën e sigurimit për disa arsye juridike:

1-  Vendimi i Gjykatës Kushtetuese ka krijuar rrethana të reja ligjore dhe juridike, të cilat lidhen me ushtrimin e detyrës dhe të drejtave kushtetuese.

2-  Ky vendim është bazë juridike për Gjykatën Evropiane të të Drejtave të Njeriut në Strasburg që ta konsiderojë arrestimin si masë të papërshtatshme, njësoj si në rastin e ish-drejtorit të RTSH-së, Thoma Gëllçi. Për më tepër, Erion Veliaj është i zgjedhur nga populli.

3-  GJKKO ka një praktikë të mëparshme me Sali Berishën, ku pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese masa e sigurisë u ndryshua nga “arrest shtëpie” në “detyrim paraqitjeje”.

4-  GJKKO ka sërish një precedent penal me të njëjtin personazh politik, ku pas kalimit të dosjes për gjykim, i pandehuri nuk mund të dëmtojë më provat apo të pengojë hetimin.

5-  Gjykata duhet të vlerësojë se Erion Veliaj nuk paraqet më rrezikshmëri shoqërore dhe nuk ka arsye të arratiset nga Shqipëria.

6- Ashtu si shumë deputet apo zyrtarë që hetohen të lirë, edhe Erion Veliaj mund të gjykohet pa pranga.

Të gjithë mund të jemi politikisht kundër Erion Veliajt, por sot të gjithë duhet të jemi juridikisht pro tij, si mundësi që Shqipëria të tregojë se ka institucione dhe gjykata që janë garante të Kushtetutës.

Larg çdo egoje profesionale, gjykatat shqiptare duhet ta lirojnë sot Erion Velinë për të ruajtur integritetin e tyre institucional.

Unë do të këshilloja çdo gjyqtar ta lirojë sot, sepse do të ishte më dinjitoze që prangat t’ia heqë Shqipëria, e jo Gjykata e Strasburgut.

Lirimi i Erionit është vetëm çështje kohe…

Momente të ethshme në Kryeministri/ Ministrat mblidhen sërish në orët e natës për një tjetër mbledhje

Këshilli i Ministrave ka zhvilluar sot një mbledhje, ndërsa vendimet e saj nuk janë zbardhur.

Vox News mëson se dhe pse mbledhja e qeverisë ka mbaruar, ministrat nuk janë larguar nga godina e Kryeministrisë, pasi do të zhvillojnë një tjetër mbledhje urgjente.

Por, në këto orë të ethshme në Kryeministri do të vendoset fati i zëvendëskryeministres Belinda Balluku, por miratimi i buxhetit të vitit 2026.

Sakaq, kryeministri Edi Rama do të udhëtojë nesër drejt Brukselit për të marrë pjesë në forumin mbi zgjerimin e BE-së.

Ndërkohë, në mbledhjen e ardhshme, qeveria do të marrë vendimin nëse Balluku do të qëndrojë në postin e zëvendëskryeministres dhe atë ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë apo do të largohet për t’u përballuar me hetimin e SPAK si një deputete e thjeshtë.

Horoskopi për ditën e sotme, e martë 4 nëntor 2025

Dashi
Çështjet financiare mund të kenë nevojë për vëmendje sot. Faturat duhet të paguhen çekët ose kontratat të ekzekutohen. Lehtësimi që do të merrni nga kjo duhet t’ju ngrejë ndjeshëm moralin. Dilni në ajër të pastër, bëni një shëtitje dhe shfrytëzoni më shumë energjinë tuaj.


Demi
Je në humor të shkëlqyer dhe mezi pret të bësh thuajse çdo gjë. Energjia jote fizike është e lartë, kështu që rekomandohet të bësh disa ushtrime, ndoshta sporte të ndryshme. Mund të duash të bësh një udhëtim të shkurtër jashtë qytetit, të nisësh një kurs të ri studimi ose të provosh të shkruash.


Binjakët
Ke mbërritur në një pikënisje të rëndësishme. Nis rrugën që gjithmonë ke dashur të ndjekësh. Je në pozicionin e përsosur. Rruga mund të duket e gjatë, por nuk ka pse të jetë e frikshme.


Gaforrja
Mos merrni asnjë vendim të madh. Shtyjeni për më vonë. Mendja juaj nuk është plotësisht e qëndrueshme dhe çdo veprim që bëni nuk do të dalë ashtu siç dëshironi. Kjo është një kohë për t’iu përmbajtur detyrave që janë planifikuar tashmë.


Luani
Nuk mund t’u besosh plotësisht fjalëve të të tjerëve. Njerëzit mund të thonë një gjë tani dhe të premtojnë gjithçka, por që ata ta mbajnë këtë premtim është një histori tjetër. Në fund të fundit, ata kanë në mendje axhendën e tyre – jo tuajën. Ki kujdes.


Virgjëresha
Vazhdoni me detyrat që keni nisur tashmë. Tani nuk është koha për të filluar diçka të re. Besimi juaj është i lartë dhe emocionalisht ndiheni mirë, por në përgjithësi, aktualisht nuk keni gjykimin e duhur. Mos bëni lëvizje të mëdha në këtë kohë.


Peshorja
Je në prag të një përparimi të madh në karrierën tënde. Mos e prish këtë mundësi të mrekullueshme duke u nxituar. Jo gjithçka është gati ende. Ki durim. Sot është një kohë e mirë për të reflektuar mbi të kaluarën dhe për të mbajtur shënime mendore.


Akrepi
Një ndryshim shumë pozitiv është në ajër, me shumë mundësi bëhet fjalë për situatën tuaj familjare. Ndoshta ju dhe partneri juaj po mendoni të zhvendoseni në një shtëpi të re, ose të blini ose shisni pronën tuaj. Mund ta çoni këtë vendim një hap më tej tani.


Shigjetari
Do ta gjesh veten duke ëndërruar me sy hapur. Lëre mendjen të lirë. Fantazitë e tua janë shumë të vlefshme – ato do të të ndihmojnë të hapësh rrugën drejt hapit tjetër në karrierën tënde.


Bricjapi
Mos e nënshkruaj kontratën ende. Mos i thuaj po marrëveshjes që po të ofrohet tani. Mendo plotësisht për pasojat. Nëse angazhohesh tani, do të gjendesh në një situatë shumë të vështirë më vonë.


Ujori
Kthehuni pas në kohë dhe pyeteni veten se çfarë keni arritur. A i keni përmbushur qëllimet që i keni vënë vetes? Ndoshta nuk keni vendosur asnjë qëllim. Vlerësoni situatën tani në mënyrë që të përgatiteni për të ardhmen.


Peshqit
Bëhuni gati! Thyeni barrierën që ju ka shqetësuar në marrëdhënien tuaj. Nëse ju dhe partneri juaj mendoni se ia vlen të vazhdoni, atëherë mund të kërkohet një përpjekje për të kapërcyer këtë vështirësi, por me vendosmëri çdo gjë është e mundur.

LAJMI I FUNDIT/ Kushtetuesja rikthen Erion Veliajn në krye të Bashkisë Tiranë

Gjykata Kushtetuese ka shpallur vendimin në lidhje me kërkesën e Erion Veliaj.

Sipas GJK, Veliaj rikthehet në postin e kryebashkiakut të Tiranës, duke rrëzuar vendimin e marrë nga qeveria për shkarkimin e tij nga detyra.

Erion Veliaj kërkoi rrëzimin e shfuqizimin e vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 539, datë 25.09.2025 “Për shkarkimin nga detyra të Kryetarit të Bashkisë Tiranë, z. Erion Veliaj”, si i papajtueshëm me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë”, si dhe rrëzimin e dekretit të presidentit Bajram Begaj që dekretoi datën 9 nëntor për mbajtjen e zgjedhjeve të pjesshme lokale edhe në Bashkinë e Tiranës.

Në mbrojtjen e tij në seancën në Kushtetuese, Veliaj u shpreh se po përballet me një proces të padrejtë dhe me një situatë që, sipas tij, përbën shkelje të të drejtave themelore dhe të vullnetit të qytetarëve.

“Beteja ime vjen pas një sage të gjatë dhe zhgënjyese. Jam rrëmbyer nga zyra ku më kanë zgjedhur qytetarët dhe jam mbyllur në një regjim burgosjeje më të rëndë se vrasësit serialë. Sot kam më shumë policë rreth vetes sesa avokatë,” tha Veliaj.

Ai shtoi se periudha e fundit ka qenë e mbushur me shkelje të të drejtave të tij dhe me një fushatë denigrimi ndaj figurës së tij.

“Jam zgjedhur tri herë radhazi nga qytetarët e Tiranës. Kjo që po ndodh është një përçmim ndaj votës, ndaj gjësë më të shenjtë që ka demokracia. Është një përçmim ndaj forcës që kanë qytetarët për të zgjedhur,” deklaroi ai.

Veliaj theksoi se para gjykatës nuk ndodhej për të mbrojtur veten, por për të mbrojtur, siç tha ai, “demokracinë që sot po vihet në sprovë”.

“Nuk jam këtu të mbroj veten, sepse nuk kam kryer asnjë shkelje. Jam këtu me respektin për të kërkuar një gjë: a mund ta mbrojmë bashkë demokracinë? Ky nuk është mandati im personal, por një besëlidhje publike që më kanë dhënë qytetarët e Tiranës me vullnetin e tyre të lirë. Kjo besëlidhje është nderi i jetës sime dhe do ta mbroj deri në fund,” u shpreh ai.

Veliaj theksoi se askush nuk ka të drejtë t’i ndërpresë mandatin një të zgjedhuri para afatit, përveç rasteve kur provohen shkelje të rënda të ligjit.

Horoskopi për ditën e sotme, e Hënë 3 nëntor 2025

Dashi

Ka shume mundësi qe qielli i dashurisë te jete i mbushur me re gjate kësaj dite. Asgjë nuk do shkoje si e kishit menduar dhe debatet do jene te pafundme. Beqaret ka shume gjasa te flirtojnë me dike dhe te fillojnë edhe aventura kalimtare. Financat do jene problematike. Do ju duhet shume kujdes dhe përqendrim ne mënyrë qe ta stabilizoni shpejt situatën.

Demi

Jeta ne çift do jete me e qete sot. Do i kaloni te gjitha vështirësitë një e nga një dhe do ndiheni me mire se me pare. Beqaret do marrin ftesa te shumta nga miqtë e ngushte dhe do argëtohen me ta. Nuk do kenë as kohe te mendojnë për dashurinë. Financat nuk do jene ne gjendjen me te mire. Shpenzoni me maturi qete mos gjendeni ne vështirësi.

Binjaket

Do keni me shume se kurrë nevoje sot për ngrohtësinë e partnerit dhe ai me shume gjase do ua plotësojë dëshirat. Priten momente shume te këndshme. Beqaret nuk do e vuajnë me vetminë sepse një person do behet shume shpejt pjese e jetës se tyre. Ne planin financiar duhet treguar kujdes edhe nëse situata është e qëndrueshme. Investimet lërini për me vone.

Gaforrja

Përmirësime te mëdha do ketë sot ne jetën tuaj ne çift. Do i shihni gjerat me shume qartësi dhe do merrni edhe vendime te rëndësishme. Beqaret do kenë dashuri platonike dhe fatkeqësisht asgjë konkrete. Financat duhet t’i menaxhoni me maturi. kërkoni ndihmën e familjareve nëse vete nuk arrini dot ta stabilizoni situatën. Ata do ju gjenden pranë.

Luani

Çdo gjë do jete perfekte sot ne jetën tuaj ne çift. Do merrni vesh me se miri me partnerin dhe do bëni plane për te ardhmen. Beqaret do e gjejnë me ne fund shpirtin e tyre binjak dhe do fillojnë një etape te re. Shume gjera do jene ndryshe ne jetën e tyre. Ne planin financiar do ketë goxha vështirësi. Nuk do arrini dot ta mbani te stabilizuar gjendjen.

Virgjeresha

Partneri juaj do jete i mbushur me pune gjate kësaj dite dhe nuk do ju përkushtohet aq sa duhet. Tregohuni te kuptueshëm nëse nuk doni te keni probleme. Beqaret do ndihen mire ashtu si janë dhe nuk do kërkojnë me ngulm një person qe ta kenë ne krah. Situata financiare do jete shume me e mire se kohet e fundit. Do kryeni edhe transaksione.

Peshorja

Dite shume e zakonshme dhe pa ndonjë gjë te veçante kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Merrini gjerat si t’iu vijnë pa u shqetësuar për te ardhmen. Beqaret do fiksohen pas gjendjes financiare te disa personave dhe do kërkojnë t’i bëjnë për vete. Do jeni me te organizuar dhe do merrni disa vendime te rëndësishme ne planin financiar.

Akrepi

Qielli i dashurisë do jete i kontrastuar gjate kësaj dite. Nuk do merreni vesh si duhet me atë qe keni ne krah dhe situata do jete shpeshherë delikate. Kujdes! Beqaret nuk do e durojnë dot me vetminë dhe do bëjnë çdo lloj sakrifice vetëm për ta ndryshuar situatën. Ne planin financiar tregohuni te matur ne mënyrë qe te shmangni problemet serioze.

Shigjetari

Do keni debate te forta sot me atë qe keni ne krah dhe atmosfera ka gjasa te nxehet me shume sesa mendonit. Mos u tregoni kokëfortë dhe pranoni qe here pas here te bashkëpunoni. Beqaret do i kushtojnë me tepër rëndësi vetes dhe nuk do e kenë mendjen tek dashuria. Ne planin financiar do keni probleme po rrezikuat me shpenzimet.

Bricjapi

Ne përgjithësi jeta juaj ne çift do jete mjaft e qëndrueshme. Asnjë dhe askush nuk do mund te ndërhyjë dhe t’ua prishe çastet harmonike. Beqaret ka mundësi te gjejnë një person te veçante me te cilin do bien ne dashuri menjëherë. Ne pune do e keni paska te vështirë por deri ne mbrëmje do arrini t’i zgjidhni te gjitha problemet. Do jeni te qete.

Ujori

Do keni shume angazhime familjare sot dhe nuk do keni kohen e përshtatshme për t’ia kushtuar atij qe keni ne krah. Edhe çastet intime do mungojnë. Për beqaret ka shume mundësi qe një miqësi e vjetër te shndërrohet ne diçka me tepër. Ne planin financiar do ketë ndryshime pozitive fale ndihmës se familjareve. Përfitoni për te shlyer edhe borxhet.

Peshqit

Sot do futeni ne një faze mjaft delikate ne jetën tuaj ne çift. Do diskutoni për temat e nxehta dhe mund te keni edhe ndonjë mosmarrëveshje. Beqaret do kenë një dite te qete. Nuk do mungojnë takimet me persona te rinj, por nuk do ketë as ndonjë fillim lidhjeje. Te ardhurat do i përmirësoni vetëm nëse tregoheni te kujdesshëm me shpenzimet.

Hajdutët e makinave ‘shpikin’ metodë të re vjedhjeje, si të parandaloni mashtrimin

Bandat në Evropë po gjejnë vazhdimisht mënyra të reja për të mashtruar drejtuesit dhe për të vjedhur sende, madje edhe vetë automjetet, ndërsa metodat që përdorin bëhen gjithnjë e më të zgjuara.

Vjedhjet e makinave janë një fenomen që rritet me ritme të shpejta, në shumë shtete evropiane, ndërsa autoritetet paralajmërojnë shoferët të jenë të vëmendshëm. Metodat e bandave janë përhapur e kanë evoluar; ato nuk kufizohen më vetëm në prishje hyrjesh apo dhunë të thjeshtë.

Një nga taktikat më të fundit dhe më të përhapura që është regjistruar në disa vende evropiane është vendosja e kartmonedhave zakonisht 50 euro mbi xhamin e përparmë të makinave.

Qëllimi i kësaj taktike është të tërheqë vëmendjen e shoferit, ta nxjerrë nga automjeti për të kontrolluar çfarë ka ndodhur ose për të marrë kartmonedhën, duke krijuar kështu rastin ideal për sulm.

Reagimi i shoferit në këtë rast mund të rezultojë fatal. Ndërsa drejtuesi është i shpërqendruar, hajdutët mund të marrin sende me vlerë nga brenda makinës ose, në raste më ekstreme, të hipin vetë në automjet dhe të largohen brenda disa sekondave me makinë.

Si në rastet e tjera të shpërqendrimit të shoferit, edhe këtu mjaftojnë disa sekonda që grabitësit të “godasin” dhe të largohen para se të vihen re.

Madje edhe nëse dikush kupton se kartomonedhat janë të rreme, kjo shpesh nuk mjafton për të parandaluar ngjarjen.

Kjo praktikë është përhapur mjaft në vende si Franca, ndërsa autoritetet lokale të policisë kanë nxjerrë udhëzime për mënyrën se si duhet të veprojë një person për të shmangur pasojat më të rënda në një incident të tillë.

‘Dashuria’ e papritur e SHBA-së dhe BE-së ndaj Turqisë ‘frikëson’ Greqinë!

Sa i përket Greqisë, e cila shfrytëzoi anëtarësimin e saj në BE për t’iu kundërvënë presionit nga Ankaraja, është e qartë se tani po fillon të peshojë me kujdes implikimet e rritjes së rëndësisë strategjike të Turqisë si nga SHBA-ja ashtu edhe nga BE-ja…

Në një kohë kur e vetmja “konstante” në politikën ndërkombëtare është “paparashikueshmëria” e veprimeve të Presidentit të SHBA-së, Donald Trump, takimi i Presidentit turk, Recep Tayip Erdogan, me Kancelarin Friedrich Merz në Ankara të enjten ishte një ushtrim i suksesshëm i rregullave të politikës reale.

Politika e jashtme e Merz dhe ministrit të Jashtëm gjerman Johannes Vandevoll, i cili ishte i pari që e përshkroi Turqinë si një “partner strategjik” në NATO, synon të ruajë unitetin e shteteve anëtare të BE-së dhe në të njëjtën kohë të forcojë bashkëpunimin në siguri dhe mbrojtje me vendet jo-anëtare të BE-së, siç janë Mbretëria e Bashkuar dhe Turqia.

Ky është pikërisht qëndrimi që u shpreh me qartësi absolute nga Merz dhe Presidenti Erdogan në konferencën e përbashkët për shtyp. Ndryshimi në dinamikën gjeopolitike në rajon me sa duket e ka shtyrë Berlinin të vendosë të thellojë bashkëpunimin e tij ushtarak me Ankaranë.

Sa i përket thirrjes së Kancelarit Gjerman në kriteret e Kopenhagenit që Turqia nuk i plotëson dhe që pengojnë integrimin e saj në BE, Presidenti Erdogan thjesht kundërshtoi me “kriteret e Ankarasë”. Përveç kësaj, në këtë fazë, Turqia nuk ka arsye të kërkojë anëtarësim në Bashkim.

Mosmarrëveshja për krizën e Gazës ishte e dhënë që në fillim. Turqia është i vetmi vend mysliman anëtar i NATO-s. Për më tepër, është i vetmi vend në Evropë që nuk është i ngarkuar me vrasjen e hebrenjve. Që nga koha e Perandorisë Osmane, ajo ka qenë një strehë për hebrenjtë e persekutuar. Të tjerë paguajnë çmimin e Holokaustit.

Sa i përket Greqisë, e cila shfrytëzoi anëtarësimin e saj në BE për t’iu kundërvënë presionit nga Ankaraja, është e qartë se tani po fillon të peshojë me kujdes implikimet e rritjes së rëndësisë strategjike të Turqisë si nga SHBA-ja ashtu edhe nga BE-ja.

Por kjo është një histori shumë e vjetër. Rreth fundit të nëntorit 1839, Mbreti Otto i Greqisë dërgoi Ministrin e Jashtëm Konstantinos Zografos për t’i dorëzuar sulltanit të ri Abdulmecid I letrën e tij të urimit me autograf dhe për të përfunduar një traktat me Portën e Lartë. Pasi paraqiti kredencialet e tij në Topkapi, ai filloi negociatat me homologun e tij osman Reshid Pasha dhe në mars 1840 nënshkroi një marrëveshje ndërshtetërore ad referendum, të cilën do t’ia paraqiste qeverisë në tërësi për miratim ose refuzim.

Në Këshillin e Shtetit, Andreas Zaimi denoncoi “traktatin e pandershëm”. Shtëpia e Zografut u qëllua me gurë nga turma e tërbuar dhe atij iu shpall anatema. Në vitin 1855, u nënshkrua një traktat i ri që nuk ndryshonte në thelb nga ai i Zografut dhe Resit Pashës. Ky ka qenë kursi i marrëdhënieve midis Greqisë dhe Turqisë që atëherë./Përshtati “Pamfleti” nga “Kathimerini”

Dalin pamjet e trishta! Ja si dukej Fatos Nano pak para se te nderronte jetë

Pas një periudhe të gjatë heshtjeje publike, Fatos Nano, ish-kryeministri dhe lideri historik i Partisë Socialiste, është shfaqur sërish në një foto të rrallë që po qarkullon në media.

Prej vitesh, Nano kishte zgjedhur të mbante një profil të ulët, duke u shkëputur pothuajse plotësisht nga jeta politike dhe publike. Pamjet e tij të fundit janë të rralla, ndërsa daljet mediatike mungojnë prej kohësh.

Nano shihet pas një dreke miqësore me Taulant Ballën dhe Gramoz Ruçin, dy prej bashkëpunëtorëve dhe miqve më të afërt të tij ndër vite.

Burime pranë familjes tregojnë se ish-kryeministri vazhdon të mbajë kontakte të ngushta vetëm me një rreth të kufizuar personash, mes të cilëve nuk mungojnë figurat e vjetra të Partisë Socialiste.

Fatos Nano, i njohur si njeriu që modernizoi PS-në dhe i dha një frymë të re politikës shqiptare në fillim të viteve 2000, vijon të mbetet një figurë enigmatike për publikun shqiptar, ndërsa çdo dalje e tij zgjon interes dhe nostalgji.

Në nderim të ish-kryeministrit dhe liderit historik të Partisë Socialiste, Fatos Nano, gjatë ceremonisë në Pallatin e Kongreseve pritet të mbajë një fjalë në emër të familjes bashkëshortja e tij, Xhoana Nano.

Pashomazheve, arkëmorti i Fatos Nanos do të kalojë përpara godinës së Kryeministrisë për t’u përcjellë më pas drejt varrezave të Sharrës, ku do të zhvillohet ceremonia e varrimit. Sipas informacioneve të siguruara nga gazetari i Top Channel Muhamed Veliu në homazhe pritet të marrin pjesë personalitete të shumta nga rajoni dhe politika shqiptare. Nga Maqedonia e Veriut do të jetë i pranishëm kreu i BDI-së, Ali Ahmeti, nga Kosova, kryeministri Albin Kurti, disa ministra dhe deputetë, ndërsa Malin e Zi do ta përfaqësojë zëvendëskryeministri i vendit.

Nga opozita shqiptare, Partia Demokratike pritet të përfaqësohet nga Flamur Noka dhe Agron Gjekmarkaj.

Top Channel