VIDEO/Skenα në mes të qγtetit që i la të gjithë gοjëhαρυr, g. rύaja i afrohet b ύrrit dhe i bën..

Muzikantët e rrugës janë si kripa dhe piperi i një qyteti.

Nuk ka asgjë më të këndshme sesa të befasoheni nga një zë i mrekullueshëm ose një melodi emocionuese,

ndërsa ecni të zhytur në mendimet tuaja në rrugët e qytetit.

Ne shpesh habitemi se sa të talentuar janë shumë artistë të rrugës….VIDEO

Xhaja υetëρreket në autobus, ia bën me sy vajzës dhe e ngacmon

Një vajzë ka denoncuar pranë redaksisë së JOQ një ngjarje shqetësuese që i ka ndodhur në autobusin e linjës së Unazës. Sipas saj, një burrë i moshuar, i dyshuar se ishte nën efektin e alkoolit, e ka ngacmuar në mënyrë të pahijshme.

Ajo tregon se burri i ka shkelur syrin, ka bërë lëvizje të çuditshme me vetulla dhe ka kryer veprime të papërshtatshme ndaj vetes ndërsa e shikonte, pavarësisht se në autobus kishte edhe pasagjerë të tjerë.

Vajza thotë se xhajën e kanë zbritur burrin nga autobusi dhe është njoftuar policia. Megjithatë, ajo shprehet e indinjuar, pasi edhe në sy të oficerëve të qarkullimit rrugor ai ka përsëritur të njëjtat sjellje ndërsa pritej mbërritja e patrullës së rendit.

Denoncimi i vajzës:

Përshëndetje, si jeni? Duatë dërgoj një video, është viti 2025 dhe ke frikë të hipësh në autobus me këto mostra. I moshuari te autobusi GreenLine i Unazës, po merret policia se bëra denoncim. Na kërcënon dhe në sy të policit.

Fushata në hije, si u kapën mediat online në zgjedhjet e 2025

Fushata për zgjedhjet e 11 majit 2025 në Shqipëri nuk u zhvillua vetëm në terren. Beteja më e madhe, më e heshtur dhe më e padukshme u zhvillua në hapësirën digjitale, një territor ku informacioni u kontrollua, u filtrua dhe shpesh u manipulua.

Një monitorim i gjerë i BIRN Albania në mbi 40 media online, nga portalet e lajmeve deri tek faqet e televizioneve kombëtare zbulon një realitet shqetësues: Gjatë 30 ditëve të fushatës (11 prill-10 maj), mediat shqiptare u shndërruan në transmetues mekanikë të deklaratave politike, ndërsa gazetaria nga terreni pothuajse u zhduk.

Nga monitorimi, rezultoi se 75% e mbulimit mediatik përbëhej nga deklarata dhe opinione politike, shumica e të cilave ishin thjesht riprodhime komunikatash apo postimesh në rrjete sociale. Në vend të verifikimit, analizës dhe balancimit, portalet ofruan një rrjedhë të pandërprerë mesazhesh të gatshme nga zyrat e shtypit të partive. Kjo e ktheu hapësirën online në një alibi të përsosur për aktorët politikë për të diktuar narrativën, pa kundërshtim dhe pa filtër kritik.

Dominimi i dyshes PS-ASHM

Dy aktorët kryesorë, Partia Socialiste (PS) dhe Aleanca për Shqipërinë Madhështore (ASHM), përthithën mbi 90% të mbulimit të deklaratave politike. Brenda këtij territori të kontrolluar, Kryeministri Edi Rama dhe lideri opozitar Sali Berisha zunë pothuajse 60% të publikimeve, duke zhdukur pothuajse plotësisht kandidatë të tjerë dhe partitë më të vogla.

Partitë e vogla mbetën të padukshme, jo për mungesë aktiviteti, por për mungesë hapësire. Mediat nuk ndoqën temat e tyre, por zgjodhën narrativat më të klikueshme.

Gjuha e fushatës online u dominua nga përplasjet dhe akuzat, të cilat përbënin gati gjysmën e deklaratave. Ndërkohë, tema thelbësore si ekonomia, punësimi, drejtësia dhe barazia sociale u lanë në hije ose u trajtuan vetëm kur shërbenin si armë politike. PS u përqendrua kryesisht te mesazhet e integrimit europian, duke e lidhur këtë me premtime për “pasaportën evropiane” dhe sukses diplomatik, ndërsa çështjet e përditshme mbetën të dorës së dytë.

Aktivitetet qeveritare, si inaugurime, inspektime, njoftime zyrtare dominuan vijën e parë të portaleve, duke e bërë të paqartë kufirin mes fushatës dhe punës shtetërore.

Ndërkohë, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) u shfaq si institucioni më i dukshëm, kryesisht përmes komunikimeve të lidhura me procedurat dhe rregullat zgjedhore.

Reklamat politike: Pasqyra e pabarazisë

Monitorimi i reklamave online pasqyroi të njëjtën lojë të pabarabartë. Nga 90 reklama të regjistruara, mbi 80% i përkasin vetëm dy blloqeve të mëdha. Partitë e vogla, me burime financiare të kufizuara, mbetën jashtë kësaj gare, edhe pse marketingu digjital shihet si një faktor i rëndësishëm në zgjedhjet moderne.

Raporti i BIRN nxjerr në pah një problem struktural: Media online në Shqipëri ka humbur funksionin e saj si filtër kritik dhe është kthyer në kanal transmetimi të elitave politike. Narrativa e zgjedhjeve 2025 u diktua nga pak duar, ndërsa publiku mori informacion të pjesshëm, të shtrembëruar dhe polarizues.

Rekomandimet e Birn:

  • Më shumë raportime nga terreni dhe më pak varësi nga deklaratat,
  • Transparencë më të lartë mbi reklamat politike,
  • Ekspozim më të gjerë për partitë e vogla dhe kandidatët gra,
  • Mbikëqyrje më të rreptë të komunikimit institucional.

Por, pyetja që shteohet është: A mund të bëhet një fushatë e drejtë në një mjedis ku informacioni është i centralizuar, i kontrolluar dhe i diktuar nga pak aktorë?

Zgjedhjet e vitit 2025 treguan se demokracia nuk varet vetëm nga kutia e votimit. Por, varet edhe nga narrativa që i ushqehet publikut, dhe në 2025, kjo narrativë ishte më e filtruar se kurrë.

Vuan nga një problem serioz në dorë, vogëlushi 6-vjeçar ka nevojë urgjente për ndihmë

Një vogëlush 6-vjeçar nga Prizreni, me emrin Çinari, po përballet me një problem serioz në dorë, ku gishti tregues po i rritet me shpejtësi dhe po i shkakton dhimbje të mëdha.

Mjekët kanë rekomanduar operim urgjent në Turqi, që jeta e tij t’i rikthehet normalitetit.

Kostoja e operimit është 15,000 €. Familja e Çinarit jeton me asistencë sociale dhe nuk ka mundësi të përballojë këtë shpenzim të madh.

Çdo kontribut, sado i vogël, e afron Çinarin edhe një hap më pranë shërimit.

💳 Të dhënat bankare për donacione (TEB Kosovo): Përfituesi: MEHMET KOMITA (babai i Çinarit) IBAN: XK05 2019 0000 8130 4361 SWIFT: TEBKXKPR

🌍 Bankat për pagesa nga jashtë: • DEUTDEFF – Deutsche Bank AG, Frankfurt (EUR & GBP) • RZBAATWW – Raiffeisen Bank International AG, Austri (EUR) • BNPAFRPP – BNP Paribas SA, Francë (EUR) • BNPAUS3N – BNP Paribas USA – New York Branch (USD)

Horoskopi për ditën e sotme, e mërkurë 10 dhjetor 2025

DASHI

Kjo është një javë rikuperimi dhe energjie në rritje. Më në fund ndiheni më të vendosur, gati të thoni mendimin tuaj. Pasioni kthehet në dashuri, por mos prisni gjithçka menjëherë. Në punë, do të gjeni ide fituese… thjesht mos u nxitoni.

DEMI

Sipas horoskopit të Paolo Fox, një periudhë reflektimi konstruktiv. Je më i kujdesshëm se zakonisht, por kjo të lejon të bësh zgjedhje të mençura. Dashuria është e ëmbël, por e ngadaltë: shmang xhelozinë e panevojshme. Projektet profesionale afatgjata janë një gjë e mirë.

BINJAKËT

Është një javë e gjallë: dëshira për të folur, për të lëvizur dhe për të krijuar fitime. Në dashuri, është një qiell dinamik, me disa surpriza të këndshme. Në punë, ia vlen të merren në konsideratë bashkëpunimet e reja: dëgjoni instinktet tuaja.

GAFORRJA

Do të përjetosh disa ulje-ngritje emocionale, por edhe një ndjeshmëri të madhe që shndërrohet në forcë. Në dashuri, mund të sqarosh se çfarë nuk ishte e drejtë. Në punë, ki kujdes: mos u kap nga ankthi për rezultatet.

LUANI

Sipas horoskopit të Paolo Fox, më në fund po rizbuloni energjinë tuaj natyrore. Po merrni vendin qendror dhe mund të fitoni vlerësim. Në dashuri, loja e joshjes kthehet. Në punë, do të merrni njohjen e shumëpritur: ruani përulësinë tuaj.

VIRGJËRESHA

Kjo është një kohë riorganizimi: doni të rregulloni gjithçka, nga angazhimet te ndjenjat. Në dashuri, keni nevojë për pak më shumë qetësi. Profesionalisht, përgjigje të rëndësishme po vijnë drejt jush, por mos u stresoni për detajet.

PESHORJA

Qielli është më i ekuilibruar: njëfarë qetësie emocionale po kthehet. Në dashuri, dikush ju ka vëzhguar për ca kohë. Në punë, po ndërtoni forcë: mos i nënvlerësoni aftësitë tuaja.

AKREPI

Sipas horoskopit të Paolo Fox, jeni në një fazë transformimi pozitiv. Në dashuri, mund të bëni një hap të rëndësishëm ose të sqaroni një dyshim. Në punë, jeni rigorozë dhe intuitivë: shfrytëzojeni sa më shumë këtë përzierje.

SHIGJETARI

Kjo është koha ideale për të filluar nga e para me entuziazëm. Në dashuri, dëshira për autenticitet rritet. Mundësitë e karrierës presin, por nevojitet organizim. Shmangni shpenzimet impulsive. Një javë e gjallë: dëshira për të folur, për të lëvizur dhe për të krijuar fitime.

BRICJAPI

Ju presin ditë intensive, por produktive. Në dashuri, nuk jeni adhurues i lojërave: dëshironi siguri, dhe ato vijnë. Në punë, vendosmëria juaj shpërblehet: dikush vëren angazhimin tuaj. Më në fund po rizbuloni energjinë tuaj natyrore. Jeni në qendër të vëmendjes dhe mund të merrni miratim. Në dashuri, loja e joshjes kthehet. Në punë, mbërrin njohja e shumëpritur: ruani përulësinë tuaj.

UJORI

Sipas horoskopit të Paolo Fox, ju dëshironi ndryshim, liri dhe eksperimentim. Në dashuri, ju ndjeni qartë nevojën për ripërtëritje. Në punë, keni ide të shkëlqyera, por ato duhet të zbatohen: mos e lini gjithçka përgjysmë.

PESHQIT

Ko është një kohë emocionale, por edhe frymëzuese: kreativiteti kthehet. Në dashuri, hapni zemrën tuaj, pa e idealizuar tepër. Në punë, një projekt artistik ose intuitiv mund të gjejë rrugën e vet. Kjo është një javë rikuperimi dhe energjie në rritje. Më në fund ndiheni më të vendosur, gati për të thënë mendimin tuaj. Në dashuri, pak pasion kthehet, por mos prisni gjithçka menjëherë.

Lëshohen masa arresti për 5 zyrtarë të Bashkisë Tiranë, Prokuroria zbardh skemën e vjedhjes në bashkëpunim me firmat e ndërtimit

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Tiranë lëshoi masa sigurie për pesë zyrtarë të Bashkisë Tiranë dhe tre përfaqësues të subjekteve, për vepat penale “Falsifikimi i dokumenteve” kryer në bashkëpunim më shumë se një herë dhe ‘Shpërdorimi i detyrës’, parashikuar nga nenet 186/2 dhe 248 të Kodit Penal.

Ata janë Aurel Çuko, Eleana Guçe, Rexhina Rakipi, Sokol Qehajaj, Aleksandra Mahmutllari, Shyqyri Maloku, Fatmir Firi dhe A.B.

Nga hetimet mbi procedimin penal nr.2505 të vitit 2021, nisur nga denoncimi i shtetasit A.Xh për prishjen nga IMT të pallatit të tij, pa njoftim e pa vendim zyrtar, Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Tiranë në bashkëpunim me Seksionin e Krimit Ekonomik në Drejtorinë e Policisë Tiranë, provoi se në Janar 2021 janë shembur 6 objekte nga Bashkia Tiranë, duke përfshirë edhe pallatin nr.140 që ishte objekti i hetimit.

Ndërsa në mars 2021, nga ana e Këshillit Bashkiak u miratua fondi për “Demolimin dhe evadimin e mbetjeve ndërtimore” për 15 pallate duke përfshirë dhe objektet e demoluara më parë që në muajin janar nga Bashkia Tiranë.

Shtetasja A.M. si përfaqësuese e subjektit “Arb&Trans-2010″sh.p.k & “KLAJGER KONSTRUKSION” sh.p.k dhe mbikqyrës i punimeve subjekti “MAGING studio” shpk, që fitoi tenderin e demolimit të objekteve, ka përfshirë edhe objektet që ishin të demoluara që në muajin Janar 2021, duke paraqitur rrethana të rreme, punime fiktive dhe shkaktuar dëm në vlerë monetare buxhetit të Bashkisë Tiranë me disbursimin e fondeve publike për punime fiktive.

Dokumenti u hartua nga shtetasi Sh.M. në cilësinë e sipërmarrësit të punimeve, i cili ka konsumuar elementet e veprës penale të parashikuar në nenin 186/2 të Kodit Penal pasi ka qenë personi përgjegjës në hartimin e dokumenteve dhe ka paraqitur të dhëna të rreme.

Nga shqyrtimi i plotë i materialit hetimor, rezultoi se shtetasit S.Q. dhe R.R., në cilësinë e punonjësve të IMT-së pranë Bashkisë Tiranë, kanë hartuar preventivët e punimeve.

Ata kanë vepruar në kundërshtim me detyrën dhe rregullat profesionale dhe vetë e deklarojnë se nuk kanë dalë asnjëherë në terren për të verifikuar gjendjen reale të objekteve, se preventivat i kanë hartuar duke u bazuar vetëm në “projektin ekzistues” të përcjellë nga Drejtoria e Emergjencave Civile dhe se nuk mbajnë mend nëse konkretisht pallati nr.140 ka qenë ose jo në listë.

Ndërkohë u provua gjithashtu se shtetasi F.F. në cilësinë e administratorit përfaqësues të “Arb&Trans-2010″sh.p.k & “KLAJGER KONSTRUKSION”sh.p.k., ka konsumuar elementet e veprës penale të “Falsifikimit të dokumentave” parashikuar nga neni 186/1 i K.Penal, konkretisht me dokumentin “Procesverbal, mbi fillimin e punimeve në objektin “Demolimi dhe evadimi i mbetjeve ndërtimore per 15 pallate, mes tyre dhe pallatit nr 140 me vendndodhje në rrugën “Haki Stermilli”, njësia administrative nr.6 Tiranë.

Referuar aktit të ekspertimit grafik, provohet gjithashtu se nga shtetasit A.Ç., Drejtor i Përgjithshëm i Emergjencave Civile, A.B., Drejtor i Drejtorisë së Emergjencave Civile, E.G., Përgjegjëse sektori i Politikave të Kompensimit të Fatkeqësive Natyrore, janë konsumuar elementet e figurës së veprës penale të “Falsifikimit të dokumenteve’ dhe ‘Shpërdorimi i detyrës’. Roli i tyre ka qenë i ndërlidhur drejtpërdrejt me hartimin, nënshkrimin dhe përdorimin e dokumenteve zyrtare që lidhen me “Aktin e dorëzimit të sheshit të ndërtimit” dhe me dokumentacionin vijues të punimeve për pallatin nr.140 dhe pallatet e tjera objekt i kontratës.

Të tre kanë pasur detyrimin ligjor të nënshkruajnë dokumente që lidhen me procedurat e demolimit dhe evadimit të mbetjeve ndërtimore. Për këtë arsye, çdo lëshim dokumenti të pavërtetë prej tyre përbën jo thjesht një falsifikim, por formën e rënduar të veprës sipas paragrafit të tretë të nenit 186, sepse falsifikimi kryhet nga personi që ka pikërisht për detyrë të lëshojë aktin në fjalë.

Sa më sipër, Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Tiranë kërkoi caktimin e masave të sigurisë ndaj personave nën hetim:

“Arrest në shtëpi” për shtetasin A.Ç., Drejtor i Përgjithshëm i Emergjencave Civile, për kryerjen e veprave penale “Shpërdorim detyre” dhe “Falsifikimi i dokumenteve” kryer në bashkëpunim me shumë se një herë;

“Arrest në shtëpi” për shtetasin A.B., Drejtori i Drejtorisë së Emergjencave Civile, për kryerjen e veprave penale “Shpërdorim detyre” dhe “Falsifikimi i dokumenteve” kryer në bashkëpunim më shumë se një herë;

“Detyrim paraqitje” për shtetasen E.G., Përgjegjese e Sektorit të Politikave të Kompesimit nga Fatkeqësitë natyrore të Drejtorisë së Emergjencave Civile për kryerjen e veprës penale “Falsifikimi i dokumenteve” kryer në bashkëpunim me shumë se një herë;

“Detyrim paraqitje” për shtetasen R.R., Specialiste e IMT, për kryerjen e veprës penale “Shperdorimi detyre”;

“Arrest në shtëpi” për shtetasin S.Q. Specialist i IMT, bashkia Tiranë, për kryerjen e veprës penale “Shpërdorimi i detyrës”;

“Detyrim paraqitje” për shtetasen A. M., mbikëqyrëse e punimeve, përfaqësuese e BOE “Maging shpk & Imes-D shpk” për kryerjen e veprës penale “Falsifikimi i dokumenteve” kryer në bashkëpunim me shume se nje herë;

‘Detyrim paraqitje’ për shtetasin Sh.M., përfaqësues ligjor i BOE “Arb & Trans-2000” shpk dhe “KLAJGER Konstruksion” shpk dhe Adminstrator i Subjektit “Arb & Trans -2000” shpk, për kryerjen e veprës penale “Falsifikimi i dokumenteve” kryer në bashkëpunim më shumë se një herë; dhe

‘Detyrim paraqitje’ për shtetasin F.F., përfaqësues ligjor i BOE “Arb & Trans -2000” shpk dhe “KLAJGER Konstruksion” shpk për kryerjen e veprës penale “Falsifikimi i dokumenteve” kryer në bashkëpunim me shumë se një herë.

Lajm i mirë për Zhegrovën te Juventusi

Pas një pritjeje të gjatë, Edon Zhegrova do të luajë ndeshjen e tij të parë si titullar për Juventusin.

‘Zonja e Vjetër’ do të përballet të mërkurën mbrëma me Pafos në Ligën e Kampionëve, dhe trajneri Luciano Spalletti ka vendosur që ylli kosovar të nisë nga minuta e parë.

Zhegrova ka treguar potencialin e tij në minutat që ka pasur më parë me Juventusin, duke sjellë energji dhe ritëm në fushë, por deri tani ka pasur shumë pak minuta loje.

Në tetë paraqitjet e tij, ai ka grumbulluar më pak se 100 minuta dhe ende nuk ka shënuar as nuk ka dhënë asist.

Trajneri Spalletti ka komentuar shkurtimisht për Zhegrovën në konferencën për shtyp, duke theksuar se lojtari është duke stërvitur mirë dhe meriton të nisë nga minuta e parë ndaj qipriotëve.

“Zhegrova do të luajë nga minuta e parë kundër Pafos. Ai është duke stërvitur shumë mirë”, tha Spalletti.

Kjo ndeshje paraqet një mundësi ideale për Zhegrovan që të tregojë vlerën e tij dhe të japë një kontribut më të dukshëm për skuadrën.

Në minutat që ka pasur më parë, ai gjithmonë ka dhënë energji dhe ka sjellë freski për ‘Zonjën e Vjetër’, dhe tani ka shansin për ta bërë këtë gjatë gjithë ndeshjes.

FBI-ja amerikane ndihmoi në identifikimin e kolonelit serb që hodhi në erë kanalin Ibër Lepenc në Kosovë

Byroja Federale e Hetimeve në SHBA (FBI), ka ndihmuar Kosovën në hetimet për kapjen e të dyshuarve të sulmit në kanalin e Ibër Lepencit, që ndodhi më 29 nëntor 2024.

Në aktakuzën për tre të dyshuarit e sulmit me bombë ndaj kanalit të Ibër-lepencit, përfshihet raporti i ekspertimit gjeologjik i FBI-së i mostrave të dheut të çizmeve të sekuestruara në shtëpinë e të pandehurve, vëllezërve Jovan dhe Dragisha Viçentijeviq në Zubin Potok dhe në fshatin Prevllak të po kësaj komune.

“Gjendja faktike e përshkruar si në këtë aktakuzë vërtetohet qartazi edhe nga Raporti i ekspertimit gjeologjik i FBI-së i mostrave të dheut të çizmeve të sekuestruara në shtëpinë e të pandehurve, vëllezërve Viçentijeviq në Zubin Potok dhe në fshatin Prevllak të po kësaj komune”.

“Më datë 30.11.2024, së bashku me mostrat referente të dheut të siguruara nga ekspertët e Policisë së Kosovës dhe zyrtarëve të Byrosë Federale të Hetimeve, të marra në vendin e ngjarjes (fshati Varagë, Zubin Potok si dhe tek shtëpia e tyre në fshatin Prevllak, nga të cilat mostra qartazi vërtetohet se në mes të dheut të marrë nga çizmet e të pandehurve Jovan dhe Dragisha Viçitijeviq dhe mostrave të dheut të marra nga vendi i ngjarjes, më konkretisht në kanalin “Ibër Lepenc”, nuk ka dallueshmëri, për sa i përket strukturës, ngjyrës dhe përbërjes së dheut, çka vërteton se të pandehurit kanë kryer aktin terrorist ndaj kanalit “Ibër Lepenc””, thuhet në aktakuzën e ngritur nga Prokuroria Speciale e Kosovës.

Ndërkaq, i dyshuari kryesor ishte kolonel serb, i rekrutuar nga shërbimi sekret i Serbisë.

Vuçiç: Do t’i kërkoj BE-së të na pranojë të gjitha vendeve ballkanike njëkohësisht, të na mirëpresin pa kufij mes nesh

Presidenti i Serbisë, Aleksnader Vucic, ka thënë se do t’i kërkojë BE-së që të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor të pranohen në BE bashkërisht.

Këtë deklaratë e kanë dhënë nga zyra e Vuçiq, para udhëtimit të presidentit serb pë rnë Bruksel ku të mërkurën do të marrë pjesë në një darkë të organizuar nga Presidentja e KE, Ursula von Der Leyen bashkë me presidentin e Këshillit Evropian, Antonio Costa.

“Nëse pranoni një, dy, ose tre prej nesh, çfarë do të bëjmë me pjesën tjetër? Si do ta trajtojmë këtë? Si do t’i zgjidhim të gjitha çështjet e hapura?”, ka thënë Vuçiq në një panel të titulluar “Konkurrueshmëria Evropiane në një Mjedis të Fragmentuar Gjeopolitik”, të mbajtur në Forumin Beltalks të organizuar nga Globsec.

Ai shtoi se bëhet fjalë për të ardhmen e rajonit, por edhe për të ardhmen e Evropës.

“Nëse dikush dëshiron të kuptojë gjeopolitikën, kjo është e vetmja gjë që BE-ja mund të bëjë: të na mirëpresë të gjithëve së bashku, pa kufij midis nesh. Serbët do të ndihen më mirë, boshnjakët do të ndihen më mirë, shqiptarët do të ndihen më mirë, kroatët do të jenë mirë, shpresoj. Dhe unë shoh vetëm gjëra të mira si emërues të përbashkët të kësaj ideje. Kjo ishte ideja ime dhe do t’ia them hapur këtë nesër si Antoni Costa-s ashtu edhe Ursula von der Leyen-it”, tha Vuçiç.

EMRI/ Tentoi të ekzekutojë KREUN e mafias greke, kush është KlLLERI nga Gjirokastra! (Ja KRlMET ku dyshohet se është përfshirë VR¤SËSI me pagesë)

Policia greke ende nuk ka dalë në deklaratë zyrtare për shtyp lidhur me një operacion të zhvilluar për arrestimin e 6 personave të akuzuar për tentativën e vrasjes së mafiozit grek Jani Lala, por detaje të reja janë zbuluar lidhur me arrestimet.

Në prangat e policisë greke ka rënë 45-vjecari nga Labova e Poshtme e Gjirokastrës, Dhimitër Meçi, i njohur shkurt si Dhimo.

Bëhet fjalë për një person të konsideruar në Greqi si vrasës me pagesë, i arrestuar disa herë për ngjarje të ndryshme dhe shpesh i liruar në rrethana të dyshimta.

Dhimitër Meçi është arrestuar pas një operacioni të së ashtuquajturës “FBI” greke, bashkë me 5 persona të tjerë, 3 shqiptarë e dy grekë, mes tyre një femër.

Ata akuzohen për ngjarjen e 16 majit 2025, kur nga një motor u hap zjarr ndaj automjetit tip “Mercedes-Benz” të blinduar të 41-vjeçarit, Giannis Lalas.

Ndaj tij u qëllua rreth 40 herë, por makina e blinduar i shpëtoi. Ngjarja u shënua në Ano Liosia të Athinës, ku shënjestra u ndoq nga dy atentatorët.

Lala, një emër i njohur në qarqet mafioze greke, ishte arrestuar dhe më pas liruar për vrasjen e gazetarit grek Jorgo Karaivaz dhe boksierit Hari Kontogiorgi.

Madje, së fundmi konsiderohej si krahu i djathtë i kriminelit famëkeq ukrainas, “Etnik”, i cili jetoj në Dubai dhe konsiderohet përgjegjës për shumë ngjarje kriminale, përfshirë vrasje, në Greqi.

Në fakt Giannis Lalas, rezulton i vrarë vetëm një muaj më parë në Arahova të Greqisë, ngjarje e zbuluar tashmë nga policia greke.

Gjatë operacionit të sotëm, policia greke sekuestroi 4 Kallashnikovë, 3 pistoleta, dhjetëra fishekë dhe sasi kokaine.

Kush është Dhimo Meçi

Dhimo Meci rezulton i proceduar dhe dënuar disa herë në Greqi për vepra të ndryshme penale si vjedhje, grabitje, tentativë vrasje, vrasje e organizatë kriminale.

Ai u arrestua për herë të parë në vitin 2004 për vrasjen e një emigranti sirian jashtë një qendre prostitutash në qendër të Athinës.

I burgosur në burgun rural të Kasandrës, atij i’u dha një leje 9 ditore gjatë së cilës u përfshi në grabitjen e një agjencie Pro-Po në Glifadha, duke vjedhur 65.000 euro.

Sipas tij, kjo me sa duket ndodhi sepse ish-shefi i agjencisë, i cili u vra disa muaj më parë, i kishte borxh para.

Ai u lirua me kusht disa muaj më vonë përpara se të arrestohej përsëri për shkelje të lirimit me kusht.

‘Dhimo’ u arrestua për disa krime gjatë karrierës së tij, duke përfshirë vjedhje, grabitje, shkaktim lëndimesh trupore, përdorim dhe posedim armësh dhe për shkelje të rregullave të trafikut rrugor.

Pas lirimit të tij në vitin 2011, ai punoi si ndihmës në një bandë të përfshirë në krime në Glifadha, Haidari, Kaminia dhe Koridhalos.

Dyqanet nën mbrojtjen e bandës duhej të paguanin kërcënime me vdekje kundër tyre dhe të afërmve të tyre, 100 deri në 150 euro çdo dy javë.

Meçi dyshohet gjithashtu se është vrasësi i Panagiotis Stivas në shtator 2006, Ali Saeed dhe Giorgos Shabbat në mars 2008 si dhe “Pitsilas”, i cili besohet të jetë një ish-bashkëpunëtor i Meçit, në maj 2014.

Viktima Panagiotis Stivas, sipas oficerëve të policisë greke, i përkiste grupit të kumbarëve Giorgos Avtias dhe Gerasimos Mavrakis (bashkëshorti i aktores Nena Chronopoulou), të cilët u vranë gjithashtu, i pari në qershor 2007 në Gallipoli të Pireut dhe i dyti në tetor 2007 në Tavros.

Viktima Ali Said, kishte njohuri për prodhimin e bombave dhe besohet se ka qenë pas shpërthimeve të mëparshme në shitësit e makinave në pronësi të “udhëheqësit” rival të Haidarit.

Ai dyshohet se ishte përgjegjës për sulmin e dështuar me një bombë të lidhur në një automjet që transportonte Giorgos Anagnostopoulos, i cili u vra përfundimisht në qershor të vitit 2009 në Galatsi.

Vitkima Giorgos Shabbat, me origjinë izraelite, u vra jashtë një bari ku ai punonte në Kefalari, Kifissia. Në të njëjtin bar punonte edhe 43-vjeçari libanez Ali Said. Sabat u dyshua se ishte “ekzekutuesi” i Aris Lakiotis më 18 nëntor 2005 në Haidari, i Yiannis Gavakis më 18 shtator 2006 dhe i Aristotelis Yagia dhe Vasilis Nasipian më 27 janar 2007 në Nikaia, të gjithë anëtarë të grupit të zhvatjes së Haidarit.

Viktima I.T., i njohur si “Pitsila” , ishte ndër të dyshuarit për vrasjen e dyfishtë të anëtarëve të Agimit të Artë në Neo Heraklion. Ky rast ka shumë të ngjarë të jetë një “tërheqje” e një bashkëpunëtori që dinte shumë.

Pas vrasjeve, ai iku në Shqipëri për t’u fshehur për një kohë, ndërsa dyshohet se është paguar 200,000 euro për vrasje. Ai u arrestua në Sepolia në dhjetor 2014 në shoqërinë e Klodian Lekocajt alias Klod Cara, kreu i një bande kriminale të përfshirë në disa vrasje me pagesë. Atij i’u gjetën dy pistoleta ndërkohë rezultonte i përfshirë edhe në një tentativë vrasje në Halkidiki në korrik 2014.

Në vitin 2018, teksa ndodhej i burgosur në Koridhalo, u identifikua se i autor i një vrasjeje të ndodhur në vitin 2012.

Bëhet fjalë për vrajsen e 29-vjecarit shqiptar Artin Kato në 2012 në Peristeri të Athinës. Viktima jetonte në Holandë dhe u thirr në takimin kurth nga Meci, i cili komunikonte me të në Facebook me emër fals femre “Anastasia”.

Dyshohet se mes tyre kishte konflikte personale, nuk dihet se si Meci ka fituar sërish lirinë pas gjithë ketyre akuzave të rënda.