Vjen lajmi i keq nga Greqia! Meteorologët japin AL*RMIN për motin në 72 orët e ardhshme: Stuhi dhe përmb8tje në të gjithë vendin

Rajoni i Ballkanit, përfshirë Greqinë dhe zonat përreth saj, pritet të ndikohet nga një valë e fuqishme moti të keq që nis nga orët e para të së enjtes dhe do të zgjasë deri të shtunën. Meteorologët flasin për reshje intensive, stuhi të forta dhe erëra shumë të fuqishme që mund të shkaktojnë probleme të shumta në infrastrukturë.

Meteorologu Giwrgos Tsatrafilias paralajmëron për një mot të keq me karakter mbarëkombëtar në Greqi, me stuhi dhe reshje të pandërprera për 72 orë.

Ai thekson se zona si Pilion, Volos, Larisa dhe Pieria mund të përjetojnë sasi ekstreme shiu, ndërsa Atika mbetet e ndjeshme për shkak të kapaciteteve të kufizuara të drenazhimit urban.

Sinoptikani shpjegon se një sistem i fuqishëm me presion të ulët po shkakton përkeqësimin e motit. Ai paralajmëron për erëra 7–8 ballë dhe lokalisht 9 ballë, kryesisht në det dhe zonat bregdetare.

Zonat më të rrezikuara për intensitet të lartë reshjesh dhe stuhish përfshijnë:

Ishujt Jonianë

Peloponezin Perëndimor dhe Jugor

Epirin

Atikën dhe Voiotinë

Evian, Sporadet, Halkidikin

Larisa, Magnesia, Pieria, Imathia

Cikladet, Egjeun Lindor, Dodekanezin

Kretën Perëndimore dhe Jugore

Problemet e pritshme në infrastrukturë

Sipas ekspertëve, valët e reshjeve dhe erërave mund të sjellin:

Përmbytje të shpejta në zona të urbanizuara

Bllokim të kanalizimeve dhe pusetave

Rrëshqitje dheu në zona të pjerrëta

Ndërprerje energjie nga erërat dhe vetëtimat

Rritje të përkohshme të nivelit të detit në zonat bregdetare

Thirrje për gatishmëri dhe kujdes

Sinoptikanët kërkojnë nga autoritetet të rrisin gatishmërinë, të pastrojnë pusetat dhe përrenjtë, të informojnë banorët dhe të monitorojnë zonat me risk të lartë.

Qytetarëve u kërkohet:

Të shmangin lëvizjet e panevojshme gjatë motit të keq

Të mos kalojnë rrugë të përmbytura

Të mos i afrohen përrenjve dhe lumenjve

Të mos parkojnë nën pemë

Të ndjekin udhëzimet e autoriteteve

Ndahet nga jeta në moshën 26-vjeçare reperi i njohur

Reperi amerikan Poorstacy, emri i vërtetë i të cilit është Carlito Milfort Jr., ka ndërruar jetë në moshën 26-vjeçare pas një incidenti të ndodhur të shtunën në Boca Raton, Florida. Lajmi u konfirmua nga Departamenti i Policisë së Boca Raton, ndërsa TMZ raportoi i pari ngjarjen tragjike. Shkaku i vdekjes mbetet ende i paqartë, pasi autoritetet nuk kanë dhënë detaje të mëtejshme.

Sipas informacioneve paraprake, një ambulancë u thirr në një hotel në zonë, ku reperi po qëndronte prej dhjetë ditësh së bashku me bashkëshorten dhe fëmijën e tij. Ai u transportua me urgjencë në spital, por nuk arriti të mbijetonte.

Punonjës të hotelit thanë për TMZ se bëhej fjalë për një urgjencë mjekësore dhe se Poorstacy ishte personi i vetëm i shtruar atë ditë në spital.

Poorstacy u bë i njohur për stilin e tij unik që kombinonte emo rap, hip hop, punk rock dhe heavy metal. Ai bashkëpunoi me shumë artistë të njohur, mes tyre edhe bateristi i Blink-182, Travis Barker. Të dy punuan së bashku në këngët “Choose Life” dhe “Nothing Left”.

Pas njoftimit të vdekjes së tij, Travis Barker i bëri homazh reperit në Instagram, duke ndarë një video emocionuese nga performanca e tyre. Ai postoi gjithashtu një klip të bashkëpunimit të tyre “Choose Life”, duke shkruar:

U prehsh në paqe, nuk do të të harrojmë kurrë

VIDEO/ Shefi i NATO ngre alarmin: Rusia, Kina dhe Korea e Veriut po përgatiten për sulm ndaj Europës, do kundërpërgjigjemi!

Një takim i ministrave të jashtëm të NATO-s sapo ka filluar në Bruksel, ku pritet të ketë diskutime për bisedimet e vazhdueshme të paqes në Ukrainë, si dhe për çështjet e mbrojtjes.

Dhe në fjalën e tij hapëse në tryezën e rrumbullakët, shefi i NATO-s Mark Rutte thotë se Rusia “vazhdon të testojë aftësitë tona parandaluese” dhe “ne përballemi me rreziqe reale dhe afatgjata“.

Rutte vazhdon duke thënë se Rusia ka shkelur hapësirën e saj ajrore me avionë dhe dronë, ka kryer sabotim dhe ka dërguar anije spiune në ujërat e saj.

Këto veprime janë “të pamatura dhe të rrezikshme”, shton ai, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.

Rusia po “punon ngushtë” me Kinën, Korenë e Veriut dhe Iranin “për të prishur shoqëritë tona dhe për të shkatërruar rregullat globale”, thotë ai, dhe po “përgatitet për konfrontim afatgjatë”.

Rutte theksoi se vendet e NATO-s po “rrisin investimet tona në mbrojtje, por të gjithë duhet të tërheqim peshën tonë”.

Ai shton se Ukraina “ka nevojë për mbështetjen tonë më shumë se kurrë“, ndërsa dimri po vjen dhe sulmet ruse vazhdojnë.

Duke folur shkurt me shtypin pas mbërritjes atje, kreu i NATO-s Mark Rutte kishte thënë se ndërsa është mirë që bisedimet e paqes po vazhdojnë, NATO duhet të sigurohet që Ukraina të jetë në pozicionin më të fortë të mundshëm.

Ai thotë se zyrtarët do të diskutojnë “mbajtjen e Ukrainës sa më të fortë të jetë e mundur në luftën e sotme”, por edhe “të jenë në pozicionin më të fortë të mundshëm kur bisedimet e paqes të fillojnë të ndodhin vërtet në një mënyrë që kjo të mund të çojë në rezultate“.

Rutte shton se mënyra më e mirë për të ushtruar presion mbi Rusinë është të sigurohet që armët të vazhdojnë të rrjedhin në Ukrainë dhe se Rusia të “ndjejë goditjen” nga sanksionet efektive ekonomike. 

VIDEO

Rama sjell shembullin: Pezullimi i Ballukut ka bllokuar nisjen e fluturimeve direkte Shqipëri-Kanada

Kryeministri Edi Rama vijon ta quajë absurd vendimin e GJKKO-së për pezullimin e ministres së tij Belinda Balluku, e cila është marrë e pandehur nga SPAK dhe po hetohet për skandalet me vlerë miliona euro në Tunelin e Llogarasë dhe Unazën e Madhe të Tiranës.

Rama thotë se vendimi për pezullimin e saj “cënojnë konkretisht funksionimin e qeverisë dhe interesin publik”. Për këtë ai sjell një shembull, ku pretendon se nisja e fluturimeve transoqeanike nga Shqipëria në Kanada është thuajse e kryer, por është bllokuar vetëm për shkak se nuk mund të nënshkruhet nga Balluku, e cila është e pezulluar.

Reagimi i plotë i Ramës:

Ja konkretisht nga tryeza ime e punës sot, shembujt konkretë, krejt aktualë, pse unë i kam kërkuar Gjykatës Kushtetuese heqjen e pezullimit absurd të një anëtari të qeverisë dhe  pse të pezullosh një ministër (për herë të parë në botë) sjell pasoja që cënojnë konkretisht funksionimin e qeverisë dhe interesin publik:

Kanë përfunduar diskutimet në nivel teknik dhe kthimpërgjigja pozitive e palës kanadeze, i ka hapur rrugë lidhjes së marrëveshjes dypalëshe mes Shqipërisë dhe Kanadasë për nisjen e  fluturimeve ajrore transoqeanike midis dy vendeve. Mirëpo kjo procedurë, aktualisht nuk mund të vijojë me hapat e mëtejshme të miratimit e të nëshkrimit të saj, pasi autoritetin ekskluziv për këto hapa, Kushtetuta ia jep ministrit dhe kompetencat e vendimmarrëse të tij nuk mund të delegohen tek askush tjetër. Kështu që pezullimi ne fjalë, vendos një pikëpyetje të madhe mbi fillimin e fluturimeve në qershor 2026, sipas parashikimit.

Por po kështu, aktualisht, ka edhe 36 akte të tjera të Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë, ku vetëm akte për rindërtimin janë 18, të cilat mbeten të pezulluara bashkë me ministrin, ndërkohë që çdo ditë që pezullimi i ministrit zgjatet, zgjatet edhe lista e punëve të bllokuara.

Ish-shefi i CIA-s: Mund ta rrëzojmë Putinin me dy lëvizje

Ish-drejtori i CIA-s dhe komandanti i forcave amerikane në Irak dhe Afganistan, gjenerali David Petraeus, beson se Perëndimi ka dy lëvizje kyçe në dispozicion për të detyruar Vladimir Putinin të përfundojë luftën në Ukrainë.

Sipas tij, përdorimi i aseteve të ngrira ruse për të ndihmuar Kievin dhe shkatërrimi i ekonomisë ruse të luftës me sanksione shtesë do të thoshte thjesht se Moska thjesht nuk do të ishte në gjendje të vazhdonte agresionin e saj, shkruan gazeta italiane Corriere della Sera.

E para është që Evropa të përdorë 200 deri në 250 miliardë dollarë rezerva të ngrira ruse si kolateral për lëshimin e obligacioneve dhe t’i drejtojë paratë që rezultojnë në Ukrainë. “Me sisteme armësh dhe municionesh që nuk mund t’i prodhojnë vetë, siç janë ato për mbrojtje kundër raketave balistike dhe sistemi Patriot, kjo mund të shërbejë gjithashtu për të dyfishuar prodhimin e dronëve nga 3.5 milionë në 7 milionë në vit. Dhe ata mund të kapërcejnë problemet e tyre financiare dhe ekonomike për dy deri në tre vjet”, thotë Petraeus.

Hapi i dytë: ekonomia ruse është më e brishtë nga sa mendoni: fondi i mirëqenies kombëtare do të mbetet pa para vitin e ardhshëm, sepse është devijuar në industrinë ushtarake. Ne duhet të godasim ata që mbështesin ekonominë ruse të luftës, duke blerë naftë dhe gaz dhe çipa, motorë, magnete, shumica e të cilave vijnë nga Kina.

Igli Tare, një shqiptar i madh! Ja si iu gjend pranë familjes së Shpat Kasapit: Duam ta falënderojmë publikisht

Këngëtari i njohur Shpat Kasapi u nda nga jeta para disa ditësh pas një arresti kardiak, në Bergamo të Italisë.

Familja e këngëtarit ka qenë në pritje të procedurave të shtetit italian ndërsa drejtori i Milanit Igli Tare ka ndërhyrë personalisht për përshpejtimin e tyre që trupi i të ndjerit të kthehet më shpejt në Maqedoninë e Veriut.

Në lidhje me këtë familja Kasapi ka falënderuar publikisht drejtorin sportiv të Milanit ku ka qenë vëllai i këngëtarit që ka falenderuar publikisht Igli Taren.

“Këto janë ditë dhimbjeje të madhe për familjen tonë. Falënderojmë të gjithë ata që kanë qenë pranë nesh në këtë humbje të rëndë. Dua të shpreh falënderim publik për Igli Taren, bashkëkombësin tonë që bëri të pamundurën dhe ishte faktor kyç që trupi i Shpatit u kthye në kohë rekord në vendin tonë. Na është gjendur jashtëzakonisht shumë dhe e vlerësojmë pa masë këtë mbështetje”, tha vëllai i Shpatit, Albin Kasapi, për Sportmania.

Briken Çalja shpallet kampion i Ballkanit, thyen rekordin pas 25 vitesh (VIDEO)

Briken Çalja u shpall kampion i Ballkanit në peshëngritje për kategorinë deri në 79 kilogramë.

Ai ngriti 335 kilogramë në total, duke fituar 3 medalje të arta.

Çalja vendosi edhe rekorde të reja në këtë kategori.

Sportisti i Team Albania që garon në peshën -79 kg, e nisi garimin e tij me 150 kg në shkëputje, provë të cilën e kaloi me sukses dhe vendosi dhe rekordin e ri ballkanik, pas 25 vjetësh.

Në shtytje Briken Çalja e nisi me 180 kg, duke e kaluar me sukses, ndërsa e ngriti peshën deri në 185 kg në provën e tretë, duke siguruar vendin e parë edhe në shtytje dhe duke vendosur rekordin e ri ballkanik për këtë stil.

Në total Briken Çalja ngriti 335 kg, duke vendosur rekordin e ri dhe në dygarësh: 3 medalje Ari dhe 3 rekorde të reja ballkanike për kampionin Briken Çalja.

Ndërkohë, Erkand Qerimaj nuk u ngjit në podium, pasi nuk mundi të kalojë me sukses provat e tij.

VIDEO

Salianji konfirmon “fraksionin” në parti, shpërthen në kritika: PD e paaftë! Nuk mbledh dot protestues edhe pas skandalit të Ballukut

Fraksioni brenda Partisë Demokratike duket se është konfirmuar me takimin e parë të Ervin Salianjit me demokratët në qytetin e Durrësit, ku ka mbajtur një fjalim tepër të fortë dhe kritik ndaj drejtuesve aktualë të kësaj force politike.

Teksa theksin e vuri te degradimi i demokracisë në vend, sipas tij, nga Edi Rama, Salianji tha se përgjegjëse është edhe Partia Demokratike e cila me paaftësinë e saj është bërë shkak që Rama të “vrasë” zgjedhjet e lira dhe të ndershme në Shqipëri.

Salianji tha se me skandalin e Belinda Ballukut, e kapur në një vjedhje 50 milionë eurshe, në vend duhet të kishin vërshuar protestat masive për rrëzimin e qeverisë së korruptuar, por ai tha se PD nuk arrin të mbledhë numra të konsiderueshmë protestuesish rreth vetes.

Ai gjithashtu kritikoi mungesën e takimeve prej 7 muajsh me demokratët si dhe mosmarrjen e përgjegjësive për humbjen në zgjedhje. Salianji tha se ka ardhur koha që PD të hapet dhe t’i besojë brezit të ri për të bërë ndryshimin.

Pjesë nga fjalimi i Salianjit:

Sot pritshmëritë e shqiptarëve janë të mëdha. Do të na urrejë çdo demokrat nëse nuk u përgjigjemi në kohë. Është e vërtetë që Edi Rama nuk zhvillon zgjedhje të lira dhe të ndershme. Edi Rama përdor mjete të ndyra në politikë dhe e ka prishur procesin politik në Shqipëri.

Zgjedhjet janë si një luftë për bukën e gojës, shtrëngimin e vendit të punës. Por duhet ta themi hapur dhe me sinqeritet, një tjetër shkak është paaftësia e opozitës, e PD-së. Edi Rama arriti të nxirrte me të gjithë represionin 15 mijë votues në Vlorë, por ne nuk arritëm të nxjerrim as 2000, pse nuk i motivojmë ne demokratët të dalin të votojnë. T’i pyesim, pse?

Ne nuk mund t’i mbyllim as sytë e as veshët, kur kapja e ministres Belinda Balluku në vjedhje 50 milionë euro nuk bëri të dalin mijëra njerëz në shesh dhe ta rrëzojnë këtë qeveri siç bëjnë në Bullgari e vende të tjera. Partia Demokratike nuk rritet. Mostakimet 7 muaj pas zgjedhjeve, mosmbajtjen e asnjë lloj përgjegjësie, demokratët janë lodhur dhe ne nuk duhet të kemi frikë t’i themi të vërtetat ashtu siç janë. Çdo demokrat duhet të dëgjohet, mosdëgjimi i tyre është një gabim i rëndë.

PD-ja duhet të hapet, të besojë te brezi i ri, dhe pa diskutim të fitojë, freskia sjell shpresë. Duhet ta themi me zë të lartë dhe pa asnjë kompleks, ne e kemi forcën për ta sjellë rotacionin në këtë Shqipëri, ne e kemi forcën për ta fituar, dhe fitorja nuk është një opsion është një detyrim që i kemi demokratëve dhe shqiptarëve. Kjo është ora e kurajës, e përgjegjësisë, është ora ta themi me zë të lartë, PD duhet të hapet!

Spalletti i befasuar nga 10 minutat e Zhegrovës: Sheh hapësira aty ku të tjerët shohin mure (VIDEO)

Luciano Spalletti e di mirë se Juventusi i tij ka nevojë për cilësi përveç, sigurisht, rezultateve. Sfida e Kupës së Italisë e fituar kundër Udineses ka treguar diçka pozitive për trajnerin bardhezi, i cili – sipas pranimit të tij – ka parë lojtarët e tij “më pak të shqetësuar”. Në këtë skenar, pas ndeshjes, Spalletti ka dashur të nënvizojë një aspekt që i ka bërë veçanërisht përshtypje, me një referim ndaj një futbollisti në veçanti.

Spalletti i habitur nga Zhegrova

Bëhet fjalë për Edon Zhegrovën, lojtarin që Spalletti po e përdor me pikatore për t’i lejuar të gjejë gjendjen më të mirë fizike pas një mungese të gjatë. Këtë herë, anësori ofensiv luajti vetëm një copëz në fund të ndeshjes, por megjithatë shfaqi cilësitë e tij. Veçanërisht, ai shkaktoi duartrokitjet e stadiumit me një shpërthim të ish-lojtarit të Lille, që tregoi potencialin e tij.

Entuziazmi për Zhegrovën

Spalletti foli qartë, duke iu referuar në mënyrë të veçantë shpirtit të sakrificës së kosovarit, i cili ka kuptuar atë që kërkon trajneri. Trajneri gjithashtu pranoi se kishte bërë një gabim duke i dhënë ndoshta pak hapësirë: “Jam i kënaqur edhe me 10–15 minutat e Zhegrovës: vjen nga një periudhë e gjatë mosaktiviteti, ndoshta meritonte më shumë hapësirë. Bëri ndjekje deri brenda zonës sonë, gjë që nuk është cilësia e tij. Më pëlqeu shumë”.

I pashmangshëm pastaj vlerësimi për atë që mund të japë një lojtar me karakteristikat e Edon Zhegrovës për Juventus. Spalletti bën të kuptohet se beson shumë te cilësitë e tij: “Konfirmon fantazinë e jashtëzakonshme dhe saktësinë që ka: është një fitil i ndezur, mund të shpërthejë në çdo moment, sheh hapësira aty ku të tjerët shohin mure.”

Dhe tani, me fazën e nxehtë të sezonit dhe një tour de force në prag, një lojtar si ai mund të jetë shumë i vlefshëm për Juventus, që do të duhet të bëjë pa Dusan Vlahovic.

Zhduket 56-vjeçari shqiptar në Austri, familjarët kërkojnë ndihmë për gjetjen e tij

Agim Nuredini, shqiptar 56 vjeçar, banues në Wels të Austrisë që nga dita e shtunë është shpallur i zhdukur. Për herë të fundit është parë rreth orës 12:30 minuta të asaj dite, kur është dal nga shtëpia me veturën e tij Opel Mokka, ngjyrë të zezë.

Që nga ajo kohë, nuk ka asnjë gjurmë rreth fatit të tij, shkruan albinfo.

Familja dhe miqtë janë duke kërkuar ndihmën e qytetarëve dhe bashkatdhetarëve tanë në Austri. Në një prononcim për albinfo.at, një mik i Agimit thotë se janë lajmëruar edhe policia austriake por deri tash nuk kanë marr asnjë informatë. Madje, nuk është gjetur as vetura e tij.

Kushdo që e ka parë Agimin që nga e shtuna ose ka ndonjë informacion rreth vendndodhjes së tij, kërkohet të kontaktojë menjëherë stacionin më të afërt të policisë.