SHBA konfrontim me NATO, cilin krah do mbajnë shqiptarët? E zbulon eksperti

Në një lidhje live për Euronews Albania ishte eksperti Drizan Shala, i cili tha se një konfrontim i mundshëm mes NATO-s dhe SHBA-së, do ta vendoste Shqipërinë në një pozicion të rëndësishëm por edhe tepër të vështirë.

Sipas ekspertit, nëse Shqipëria do të zgjidhte NATO-n do ta zgjidhte për të qenë dhe për t’u bërë pjesë e Bashkimit Evropian, duke qenë se NATO përbëhet kryesisht nga shtete anëtare të BE-së, apo do të vazhdonin mbështetjen strategjike ndaj SHBA-së, e cila konsiderohet interes jetik i kombit shqiptar. Ai theksoi se kjo është një pikëpyetje e madhe.

“Në kuadër të mandatit të Presidentit Trump, Kosova është në agjendë për të qenë pjesë e Aleancës Atlantike në aspektin e komponentit ushtarak, meqenëse në këtë drejtim është përmbushur vlerësimi i kapaciteteve dhe i personelit ushtarak. Megjithatë, ekziston ende një hendek i vogël nëse i referohemi zhvillimeve aktuale gjeopolitike dhe gjeostrategjike, si dhe parashikimeve mbi ecurinë e situatës në arenën globale. Çështja e Groenlandës dhe një ballafaqim apo konfrontim i mundshëm mes SHBA-së dhe Aleancës Atlantike, kryesisht nga pjesa evropiane, mund të krijojë një hendek në rast se nuk do të ketë një pajtueshmëri mes palëve. Siç e kemi parë, disa vende kanë dërguar grupe të tyre ushtarake për të mbështetur në mënyrë simbolike ushtrinë e Danimarkës. Nga ana tjetër një konfrontim i mundshëm për çështjen e Groenlandës mund të rrezikojë vetë ekzistencën e Aleancës së NATO-s. Në rast se, në mënyrë hipotetike, do të kishte një konfrontim mes NATO-s dhe SHBA-së, atëherë pozicionimi i shqiptarëve do të ishte një çështje jashtëzakonisht e rëndësishme, a do të qëndronin në krah të NATO-s për të qenë dhe për t’u bërë pjesë e Bashkimit Evropian, duke qenë se NATO përbëhet kryesisht nga shtete anëtare të BE-së, apo do të vazhdonin mbështetjen strategjike ndaj SHBA-së, e cila konsiderohet interes jetik i kombit shqiptar? Kjo është një pyetje shumë e rëndësishme, e cila krijon shqetësime jo vetëm në nivel ushtarak, por edhe në nivel politik. Nëse përzgjidhet SHBA-ja dhe mbështetet kërcënimi i saj ushtarak në kontekstin evropian, atëherë mund t’i krijohen problematika si Kosovës ashtu edhe Shqipërisë në rrugëtimin e tyre drejt integrimit euroatlantik. Prandaj, në kuadër të një marrëveshjeje tripalëshe, Kosova, Shqipëria dhe Kroacia do të krijojnë për herë të parë një rajonalizim ushtarak në kontekstin ballkanik, me qëllim arritjen e një pozicioni parandalues në rast se do të ketë një shkëputje të kontekstit doktrinar të NATO-s”, u shpreh eksperti.

“Ministria e Jashtme një tjetër dështim i yni”, Spiropali i përgjigjet Edi Ramës nga Ukraina: Erdhi menjëherë..

“Ministria e Jashtme një dështim tjetër i yni, si RTSH”, ishte deklarata e bërë sot nga kryeministri Edi Rama në mbledhjen me ministrat dhe grupin parlamentar të Partisë Socialiste.

Në mbledhje ministrja e jashtme Elisa Spiropali mungonte pasi ndodhet në Ukrainë, duke humbur kështu dhe momentin kur shefi i qeverisë e la ministrsë që drejtohet nga ajo si amanet për tu përmirësuar përgjatë 2026.

Por, një përgjigje nga ana e Spiropalit erdhi menjëherë nëpërmjet rrjeteve sociale, jo i drejtpërdrejtë, por me një nënkuptim të qartë.

Momentet e vizitës 2 ditore në Ukrainë, nga pritja, vizitat, konferenca me homologun e deri tek takimi me presidentin Zelensky, ishin të gjitha në një video shoqëruar me një shprehje të shkrimtarit Albert Kamy dhe në sfond një muzikë që flet rrëzimin e pushteteve totalitare.

Kënga “Iron Sky” flet për padrejtësitë shoqërore, hipokrizinë morale dhe shtypjen që pushteti i bën popujve, me një ritëm të fortë dhe kombinuar me pamjet, duket sikur Spiropali po përpiqet t’i ndryshojë Ramës qëndrim, duke shprehur forcë dhe siguri.

Ju ka marrë malli për “Sandokan”? Nuk do ta besoni sa vjeç mbushi sot aktori

Kabir Bedi, aktori ikonik i serisë televizive “Sandokan” dhe ylli i Bollywood-it, mbush 80 vjeç. Që nga koha e tij në Hollywood deri te kthimi i tij në Indi për aktivizëm, aktori mban mbi supe një karrierë të shkëlqyer në film.

Ai lindi në një familje intelektuale dhe revolucionare më 16 janar 1946, në Lahore, në Punjab të Pakistanit, atëherë nën sundimin britanik, në një familje me origjinë sikhe.

Babai i tij, ishte filozof dhe nëna e tij, Freda, ishte një aktiviste e lindur në Angli e cila u bë murgeshë budiste tibetiane.

Kabir studioi në Kolegjin Sherëood në Nainital dhe më pas në Kolegjin e Shën Stefanit në Delhi.

Ai debutoi si aktor në fillim të viteve 1970 në Bollyëood, industrinë e famshme indiane të filmit. Suksesi erdhi në vitin 1976 kur Sergio Sollima i ofroi rolin e piratit Sandokan në dramën me të njëjtin emër, të frymëzuar nga romanet e Emilio Salgari-t.

Mini-seriali pati një sukses të madh si në Itali ashtu edhe jashtë saj, përfshi edhe Shqipërinë duke u bërë kështu një ikonë televizive./Top Channel

FIFA ndryshon rregullin për goditjen e këndit, ishte vërtet absurde

Më në fund FIFA ka mbërritur aty ku duhej: në goditjet e këndit do të jetë e mundur të dihet në kohë reale kush e ka prekur topin i fundit, duke korrigjuar absurditetin e asistimit të një goli të ndikuar nga një vendim i gabuar i arbitrit dhe asistentit të vijës, pra dhënien e këndores skuadrës së gabuar. Ishte vërtet surreal që, me gjithë teknologjinë e disponueshme sot, kjo zonë të mbetej e paprekshme. Protokolli VAR mund të ndërhyjë për të anuluar një gol (përveç penalltive, kartonëve të kuq direkt dhe shkëmbimeve të identitetit – këto janë katër rastet aktualisht të rishikueshme), por jo për të verifikuar nëse aksioni ka lindur nga një goditje këndi e dhënë gabimisht.

Në rast të një goli potencialisht të parregullt, VAR-i kontrollon situata të tjera të mundshme të “gabimit të qartë dhe evident” në aksion: nëse ka pasur faulle të kryera nga skuadra sulmuese gjatë aksionit të golit (e ashtuquajtura APP, akronim për Attacking Possession Phase), nëse ka pasur lojtarë në pozicion aktiv jashtë loje, nëse topi ka dalë nga fusha para golit dhe nëse ka pasur prekje me dorë (me kriterin e menjëhershmërisë, interpretimi i së cilës ka sjellë polemikat e fundit për golin e Davis në Udinese-Lazio).

Si ndryshon rregulli

Siç shihet, mungon mundësia për të anuluar një gol të ardhur pas një goditjeje këndi të dhënë gabimisht nga trupa arbitrale. Më saktë, mungonte, sepse – zbulon “Times” – në mbledhjen e ardhshme vjetore të IFAB-it (organi i vetëm depozitues i rregullave të lojës së futbollit), që do të mbahet në Londër të martën e ardhshme, pritet të jepet drita jeshile për përdorimin e teknologjisë që t’i lejojë VAR-it të shprehet në mënyrë të pakontestueshme edhe për goditjet e këndit.

Do të jetë një mikroçip i vendosur brenda topit që do të sinjalizojë automatikisht se cili lojtar e ka prekur i fundit topin, ashtu siç tashmë dihet në kohë reale nëse sfera ka kaluar apo jo vijën e portës. Rregulli i ri për goditjen e këndit, nëse miratohet, do të hyjë në fuqi që në Kampionatin Botëror të verës së ardhshme.

Horoskopi për ditën e sotme: E premte 16 janar 2026!

Nga Paolo FOX

DASHI

Yjet flasin për veprim, por ato gjithashtu kërkojnë strategji: jo gjithçka duhet të nxitohet. Në dashuri, dëshira për qartësi kthehet; ata që janë në një lidhje duhet të adresojnë një bisedë të kaluar, ndërsa ata që jetojnë vetëm mund të përjetojnë një takim intensiv, por të papritur. Sa i përket punës, ekziston një dëshirë për ndryshim, për të vërtetuar vlerën tuaj.

DEMI

Sipas horoskopit të Paolo Fox (e premte, 16 janar 2026), yjet shpërblejnë durimin dhe konkretësinë. Në dashuri, keni nevojë për siguri: ata që janë në një marrëdhënie të qëndrueshme forcojnë lidhjet e tyre, ndërsa ata që kanë dyshime nuk mund t’i injorojnë më ato. Sa i përket punës, ju po mbillni fara: rezultatet nuk janë të menjëhershme, por do të vijnë.

BINJAKËT

Mendja juaj është në garë dhe yjet favorizojnë komunikimin, takimet dhe idetë e reja. Në dashuri, ekziston dëshira për qetësi, por edhe rreziku për të thënë shumë ose shumë pak. Lidhur me punën, mund të merrni një propozim interesant.

GAFORRJA

Po përjetoni një kohë vetëanalize që po ju çon drejt rivlerësimit të marrëdhënieve, zgjedhjeve dhe prioriteteve. Në dashuri, është një kohë e së vërtetës: ajo që është autentike forcohet, ajo që nuk është, dobësohet. Lidhur me punën, mund të ndiheni të nënvlerësuar, por kini kujdes.

LUANI

Sipas horoskopit të Paolo Fox (e premte, 16 janar 2026), pas një periudhe pasigurie, tani po rifitoni vetëbesimin dhe karizmën tuaj. Në dashuri, jeni në qendër të vëmendjes: pasione të forta, sqarime të rëndësishme dhe kthime të mundshme. Sa i përket punës, yjet tregojnë njohje, por vetëm nëse shmangni krenarinë e tepërt.

VIRGJËRESHA

Po pastroni veten, nga brenda dhe nga jashtë. Në dashuri, keni nevojë për stabilitet dhe veprime konkrete në vend të fjalëve. Në punë, jeni të saktë dhe të besueshëm, por mund të ndiheni të mbingarkuar: mësoni të delegoni detyra.

PESHORJA

Në dashuri ju thirret të zgjidhni: të qëndroni në zonën tuaj të rehatisë apo të dëgjoni atë që dëshironi vërtet. Marrëdhëniet janë çelësi, por nuk duhet ta harroni veten. Sa i përket punës, mund të lindin bashkëpunime interesante.

AKREPI

Sipas horoskopit të Paolo Fox (e premte, 16 janar 2026), yjet flasin për ndryshime të thella. Në dashuri, asgjë nuk është sipërfaqësore: ose gjithçka ose asgjë. Pasionet janë të forta, por edhe xhelozitë. Sa i përket punës, po përgatitni një lëvizje të madhe.

SHIGJETARI

Yjet ju nxisin të shikoni përpara me entuziazëm, duke lënë pas atë që ju ka rënduar. Në dashuri, dëshira për liri kthehet, por kini kujdes të mos e ngatërroni pavarësinë me distancën. Lidhur me punën, ju presin mundësi të reja, kontakte të huaja ose projekte të ardhshme.

BRICJAPI

Po përballeni me vendime të rëndësishme, veçanërisht në punë, ku puna juaj e palodhur po fillon të japë fryte. Në dashuri, jeni më të menduar se zakonisht: keni nevojë për kohë, për ta ndërtuar ngadalë. Energjia juaj është e qëndrueshme, por mos u sforconi shumë.

UJORI

Sipas horoskopit të Paolo Fox (e premte, 16 janar 2026), yjet ju ftojnë të thyeni modelin. Në dashuri, ka nevojë për dialog dhe liri: marrëdhëniet jokonvencionale favorizohen. Sa i përket punës, do të keni ide të shkëlqyera, por do t’ju duhet dikush që t’ju ndihmojë t’i realizoni ato.

PESHQIT

ΚιYjet e përforcojnë ndjeshmërinë tuaj: në dashuri, jeni romantikë, por rrezikoni të idealizoni tepër. Mundohuni të qëndroni me këmbë në tokë. Lidhur me punën, mund të ndiheni të hutuar, por një përgjigje do të vijë nëse dëgjoni intuitën tuaj.

U ARRATIS nga makina e policisë dhe u përplas në autostradë/V des tragjikisht 17-vjeçarja!

Νjë ngjarje tragjike ka tronditur opinionin publik në Britaninë e Madhe, pas vdekjes së një vajze 17-vjeçare në autostradën M5, vetëm pak minuta pasi ishte arrestuar dhe po transportohej nga policia drejt komisariatit. Tamzin Hall u përplas nga një automjet në segmentin e autostradës mes Taunton dhe Bridgwater, në Somerset. Ajo ishte ndaluar më herët pas një incidenti në qendrën e kujdesit ku jetonte dhe po transportohej me pranga në një makinë policie, e shoqëruar nga dy efektivë.

Sipas dëshmive të paraqitura në seancën paraprake të inquest-it, makina e policisë ishte ndalur në korsinë e emergjencës për arsye sigurie, moment në të cilin vajza arriti të çlirohej nga prangat, të dilte nga automjeti dhe të kalonte barrierën mbrojtëse të autostradës. Pak çaste më vonë, ajo u godit nga një makinë që po lëvizte në kahun e kundërt të rrugës.

Autoritetet konfirmuan se plagët e pësuara ishin fatale dhe se identifikimi i saj u bë përmes gjurmëve të gishtave. Familja e viktimës theksoi se drejtuesi i mjetit nuk mban asnjë faj për ngjarjen, ndërsa përgjegjësia, sipas tyre, duhet kërkuar te mënyra se si u menaxhua shoqërimi i vajzës.

Nëna e Tamzin ka akuzuar institucionet për dështim serioz, duke deklaruar se vajza e saj, e diagnostikuar me autizëm dhe probleme të shëndetit mendor, ishte person me rrezik të lartë dhe nuk duhej transportuar me një makinë të zakonshme policie. Ajo ngriti pikëpyetje se si ishte e mundur që një e mitur, e prangosur dhe nën mbikëqyrjen e dy policëve, të arratisej.

Alba Pollozhani u “mburret” banorëve të BBVK: G j●ksin ma ka bërë dhurat Limi! Ja sa ka kushtuar

Banorja e Big Brother VIP Kosova, Alba Pollozhani, ka pranuar hapur se ka kryer ndërhyrje estetike.

Gjatë një bisede me banorin Labin, i cili e pyeti rreth ndërhyrjeve në trupin e saj, Alba u shpreh se ka bërë dy.

Ajo zbuloi gjithashtu se ndërhyrja në gjoks ka qenë një dhuratë nga Limi. Sipas Albës, kjo ndërhyrje ka kushtuar rreth 5000 euro.

Pjesë nga biseda:

Labi: Alba, më fal, a ke ndërhyrje estetike?

Alba: Po, kam dy hundën dhe gjoksin.

Labi: Kush ta ka paguar gjoksin?

Alba: Limi ma ka bërë dhuratë. Kisha qejf ta bëja, doja të shkoja me reklamë, por më tha të prisja se do ma bënte ai dhuratë. Ka kushtuar 5000 euro.

Kujtojmë se Alba dhe Limi kanë qenë më parë në një marrëdhënie, e cila tashmë ka përfunduar.

Arbana Osmani do të prezantojë “Ferma VIP 3”?

Moderatores Arbana Osmani i është besuar prezantimi i sezonit të tretë të reality-show-t “Ferma VIP”, raporton Kryefjala.

Pas suksesit të dy edicioneve të para, të cilat u karakterizuan nga sfida të forta, dinamika të papritura, debate, aleanca dhe histori personale që mbajtën publikun të mbërthyer para ekranit, duket se produksioni synon të rikthejë formatin me një emër të njohur dhe të dashur për audiencën. Arbana Osmani, e cila ka një eksperiencë të gjatë në moderimin e formateve të mëdha televizive dhe konsiderohet si një nga figurat më të konsoliduara të ekranit shqiptar, pritet t’i japë sezonit të ri një tjetër dimension profesional dhe emocional.

Megjithatë, deri në këtë moment, ky informacion mbetet ende në kuadër të zërave, pasi nga ana e produksionit të “Ferma VIP” nuk ka pasur ende një konfirmim zyrtar.

Ndërkohë, interesi i publikut është rritur ndjeshëm dhe vëmendja tashmë është përqendruar jo vetëm te moderatorja, por edhe te lista e konkurrentëve që pritet të bëhen pjesë e kastit të ri. Emra nga bota e showbiz-it, rrjetet sociale dhe sporti janë përfolur, por gjithçka mbetet për t’u zbuluar në ditët në vijim.

Altin Ndoci po fshihet në Pukë?! Policia kthehet në vendlindjen e “qitësit” të Çopjave, çfarë zbuluan hetimet


policia vijon kërkimet për kapjen e të burgosurit Altin Ndoci, i cili u arratis dy ditë më parë nga spitali i Durrësit.

Mësohet se janë zhvilluar kontrolle në shumë banesa, në Tiranë e Durrës, por gjithashtu, pjesë e kontrolleve ka qenë edhe një banesë në vendlindjen, në Pukë. Sakaq mësohet se makina e tij është parë për herë të fundit në autostradën Durrës-Tiranë në territorin e Tiranës dhe më pas është zhdukur.

Altin Ndoci ishte transferuar në Durrës në vitin 2020 dhe ndodhej në gjykim në dosjen “Plumbi i Artë” për vrasjen e Andi Zylyfit dhe plagosjen e Ardit Urucit, si dhe për vrasje për llogari të organizatës kriminale të drejtuar nga Franc dhe Hajdar Copja.

Nga hetimet e para rezulton se më 13 janar 2026, Altin Ndoci ka kryer konsultë mjekësore me mjekun e institucionit të vuajtjes së dënimit, i cili rekomandoi vizitë te mjeku kirurg në Spitalin Rajonal Durrës. I paraburgosuri është shoqëruar sipas itinerarit të përcaktuar: IEVP Durrës – Spital Rajonal Durrës – kthim në IEVP. Gjatë trajtimit mjekësor në pavionin infektiv, Ndoci ka kërkuar të shkojë në tualet. Punonjësit e policisë e kanë shoqëruar, por ai ka kundërshtuar dhe i ka goditur, duke arritur të arratiset.

La shtëpinë e “Big Brother Vip”, Ilir Vrenozi zbulon MESAZHIN që i dërgoi Ervin Salianji

Ilir Vrenozi, simpatizanti më i njohur i Partisë Demokratike ka folur sot në “Breaking” pas daljes nga “Big Brother Vip”.

Vrenozi ka zbuluar se pasi la shtëpinë, nga PD e ka kontaktuar Ervin Salianji, duke e komplimentuar për këtë eksperiencë. Teksa refuzoi të komentojë thirrjet e Berishës për daljen në grevë urie, Vrenozi refuzoi edhe një ftesë të mundshme për të marrë pjesë në podcast-in e kryeministrit Edi Rama.

“Nga Partia Demokratike më ka kontaktuar Ervin Salianji, i cili më tha ‘Bravo’. Askush tjetër. Nuk e di se çfarë ka ndodhur nga politika dhe nuk mund të flas. A do shkoj në podcast-in e Edi Ramës? Jo, nuk dua ta dëgjoj si fjalë”- tha Vrenozi.