Ish-ministri i Jashtëm i Perusë, Manuel Augusto Blacker Miller, i dënuar në Shqipëri për aferën e inceneratorëve, ka ndërruar jetë në moshën 80-vjeçare ë Spitalin Penal Hamilton Agostinho, më 23 janar të këtij viti.
Blacker Miller ishte në paraburgim të autoriteteve braziliane pasi u arrestua në dhjetor me urdhër të Gjykatës Supreme të Brazilit, në përgjigje të një kërkese për ekstradim të paraqitur nga Shqipëria, një vend që i kërkonte atij të përgjigjej për një mashtrim të dyshuar financiar, raporton Info Bae.
Ekipi ligjor i ish-ministrit kishte raportuar vazhdimisht gjendjen e tij delikate shëndetësore, duke deklaruar se ai vuante nga një trombozë serioze dhe kërkuan revokimin e arrestit të tij në mënyrë që të mund të merrte kujdes mjekësor në shtëpi . Ata e paraqitën kërkesën tri herë dhe këmbëngulën që Zyra e Prokurorit të Përgjithshëm të vendoste për këtë çështje, pa marrë një përgjigje të favorshme.
Ai u dënua fillimisht nga Gjykata e Tiranës në maj 2017, vendim i konfirmuar nga Apeli në nëntor 2018 dhe më pas nga Gjykata e Lartë në nëntor 2023, duke e bërë vendimin përfundimtar. Çështja lidhet me marrëveshje biznesi të viteve 2012 – 2013, kur Blecker Miller regjistroi në Shqipëri kompaninë “Apollon Investment” dhe u premtoi dy biznesmenëve shqiptarë, Iljaz Fisheku dhe Arben Shuaipi, investime të mëdha në projekte përpunimi mbetjesh dhe tregtimi hidrokarburesh.
Sipas hetimeve, ai mori mbi 170 mijë euro prej tyre, pa realizuar investimet e premtuara. Pas denoncimit penal të bërë në vitin 2014 nga dy biznesmenët, hetimet çuan në dënimin e ish-ministrit peruan, i cili tashmë pritet të ekstradohet në Shqipëri për vuajtjen e dënimit.
Ai ka qenë Ministër i Jashtëm në vitin 1992, kur Alberto Fujimori udhëhoqi një “grusht shteti” për marrjen e pushtetit në Peru. Blecker-Miller u akuzua së bashku me 10 kolegë të tij ministra si pjesëmarrës në atë grusht shteti. Por, deri në vitin 2009, të gjithë të akuzuarit ishin liruar nga akuzat. Prej vitit 2002, Blecker-Miller kishte jetuar lirisht në Shtetet e Bashkuara, ku ishte shndërruar në biznesmen.
Ardhja e tij në Shqipëri
Në korrik të vitit 2013, në median shqiptare u përhap informacioni se Policia kishte arrestuar fillimisht ish-ministrin peruan Blecker-Miller, të kërkuar nga vendi i tij nëpërmjet Interpol-it dhe më tej ishte liruar, pas procedurave të dyshimta.
Megjithatë, pas lajmeve të përhapura në median shqiptare për një arrestim të mundshëm të tij në verën e vitit 2013, deputeti socialist opozitar i asaj kohe, Erion Braçe, akuzoi ish-kryeministrin Sali Berisha se kishte ndikuar për lirimin e ish-politikanit të lartë peruan, pasi “bashkë po kryejnë një biznes për përpunimin e mbetjeve në Fier”..
Po ashtu, edhe vetë Manuel Augusto Blecker-Miller mohoi që ndaj tij të kishte urdhër-kërkimi ndërkombëtar. Madje, ai deklaroi se kishte ardhur në Shqipëri që në vitin 2012 për të zhvilluar projektin e tij për përpunimin e mbetjeve.
Pas kësaj zhurme, Manuel Augusto Blecker-Miller fitoi azil politik në Shqipëri, në shtator 2013, ndërkohë që vijoi të avanconte idenë e projektit në Fier, nëpërmjet shoqërisë së tij “Apollon Investment”.
Kristi dhe Krusita kanë ndezur atmosferën në shtëpinë më të ndjekur në vend mbrëmjen e së premtes.
Teksa kërcenin të përqafuar, Krusita i thotë Kristit ‘na mbyte, na mbyte’, ndërsa Kristi i përgjigjet duke i thënë ‘do të mbys me përqafime’. Pas kësaj të dy përqafohen dhe vazhdojnë të kërcejnë nën ritmin e muzikës
Lidhja e Elhaida Danit dhe Ledian Agalliaj nisi me shumë zhurmë dhe duket se që atë ditë, për çiftin nuk ka pasur pushim, të paktën në publik. Shpeshherë, ata janë përfolur për krisje të raportit të tyre, por dyshja ka treguar se pas çdo thashethemi për ndarje ata kanë vijuar bashkë.
E tillë duket tabloja edhe këtë herë. Mes Elhaidës dhe Ledianit, duket se aktualisht nuk ka asnjë komunikim. Këngëtarja dhe partneri i saj e kanë hequr njëri-tjetrin nga “Instagram”-et.
Madje, artistja ka fshirë të gjitha postimet që ka pasur me të dashurin e saj. Nga ana tjetër, edhe balerini ka fshirë shumicën e fotove që kishte me Elhaidën, por gjithsesi ka zgjedhur që të ruajë disa.
Në postimet e saj në “Instagram”, Elhaida ka zbuluar se ndodhet në Shangai, ku vijon angazhimet me muzikën.
Sakaq, Lediani ka zgjedhur që të tregojë se nuk është pranë partneres së tij në këto ditë, duke shtuar dyshimet për një ndarje. Nuk dihet nëse kjo krisje mes tyre është vetëm një debat mes çiftesh, apo këtë herë ndarja është përfundimtare. Themi këtë, pasi shpesh herë e kemi parë këtë çift të distancuar nga njëri-tjetrit, me lëvizje të tilla në rrjetet sociale.
Kujtojmë që e njëjta situatë u përsërit edhe në fund të dhjetorit, ku Elhaida ishte e angazhuar me drejtimin e Festivalit të RTSH. Aludimet u përhapën me shpejtësi, duke u kthyer në temë diskutimi në portale dhe komente ‘online’. Marrëdhënia mes këngëtares dhe balerinit vazhdoi pa probleme, pavarësisht “zhurmës” virtuale që u krijua.
Sinjali më i qartë erdhi mbrëmjen e natës së dytë të Festivalit, ku Ledian Agallijaj publikoi në rrjete sociale një postim që tregonte hapur mbështetjen dhe praninë e tij pranë Elhaidës, pikërisht në një moment kyç të karrierës së saj.
Kujtojmë që në intervistat e fundit, këngëtarja ka folur plot dashuri për partnerin e saj, duke na zbuluar se lidhja është në ditët e tyre më të mira. Siç ka treguar ajo, ai e ka ftuar për të pirë kafe dhe i ka treguar se ishte ndarë nga partnerja që kishte prej 7 vitesh dhe se kishte rënë në dashuri me të.
“Ledi këtë ditë ishte shumë i lumtur kur më rrëfeu gjithçka. Më thotë “Elhajda, unë nuk jam më në një lidhje. Unë për ty kam ndjenja sa nuk di më as vetë ta mbaj, nuk më kërcehet, nuk më hahet, nuk më pihet, nuk mundem më, dua të ta them, nuk mundem më, nëse t’i më thua që ndjen gjysmën e saj qe ndjej unë, do të të të bëj njeriun më të lumtur në botë”, rrëfeu ajo në “The Dalina Show”.
Këngëtarja më tej u shpreh mes lotësh se edhe sot pas tri vitesh nga nisja e lidhjes së tyre, balerinit i shkëlqejnë sytë kur ata janë bashkë.
“Në momentet që ne nuk ishim bashkë, me javë të tëra Ledi nuk më fliste. Tipik shqiptar. Nuk më fliste fare, nuk më shihte me sy dhe unë thosha ky ka ndonjë problem me mua dhe urren gjithë stafin që e ka vënë me mua. Do ketë ndonjë problem që nuk më flet gjatë provave, më fliste vetëm kur kishim shfaqjen. I disiplinuar. Ky miksim shqiptar me pak rus, se është rritur në Azerbajxhan, më çorientoi fare. Kur filloj kërcimi, çdo njeri nga nata e parë mendoi se ishim të lidhur, ndërkohë ne secili në punën tone”, – u shpreh Elhaida.
“Justifikimi” i marrëdhënies
Historia e tyre mori vëmendje të madhe në publik, pasi në atë kohë kur ata nisën romancën, Ledjani ishte në një lidhje 7-vjeçare. Këngëtarja Elhaida Dani u ngjit edhe në skenën e Fest 63, ku mban edhe postin si drejtore artistike, për të folur për romancën e saj me balerinin, “justifikoi” romancën duke thënë se “u dashurova”.
Ledjan Agalliaj dhe ish-partnerja
“Nuk ishte një akt, një shfaqje, por një ndjesi e pastër një lidhje e vërtetë”, u shpreh këngëtarja në skenën e Fest 63, duke shtuar se “ajo që për mua ishte magji, për të tjerët u bë thjesht një arsye për të më ndëshkuar dhe gjykuar”, ndërsa balerini ndodhej në parapaskenë dhe e dëgjonte.
Elhaida Dani i konsideroi kritikat ndaj saj si “një takë që thyhet dhe papritur rrëzohesh”, teksa theksoi se në momentin që bëri lidhjen publike me balerinin gjatë spektaklit hapi zemrën me publikun.
“Por si në një tavernë greke, ku pjatat thyen pa mëshirë, edhe zemra ime u thye. 3 ditë mjaftuan që gjithçka të ndryshonte, komente, sharje, akuza, më paragjykuan, më thanë tradhtare, njerëz që nuk më njihnin dhe nuk e kuptonin zemrën time, më dënuan pa mëshirë”, shprehej artistja në atë kohë.
Elhaida Dani:Ka momente në jetën e një artisti ku gjithçka që je, gjithçka që ke ndërtuar vihet përballë një bote që pret të të gjykojë.
Ndonjëherë nuk janë dritat e skenës ato që të verbojnë por janë hijet e paragjykimeve që të ndjekin pas.
Isha në atë sallë, në atë skenë duke kërcyer, duke ndjerë çdo hap, ritëm dhe ndodhi ajo që nuk e kishte parashikuar askush. U dashurova! Ku je? (I drejtohet balerinit dhe shikon nga salla) Ku të kam? Nuk ishte një akt, një shfaqje, por një ndjesi e pastër një lidhje e vërtetë.
Por ajo që për mua ishte magji, për të tjerët u bë thjesht një arsye për të më ndëshkuar dhe gjykuar.
E keqja është që ti e ndjen shumë thellë, si një takë që të thyhet papritur dhe rrëzohesh. Edhe unë u rrëzova, u rrëzova para syve që vëzhgonin çdo lëvizje timen, çdo hap, çdo shikim timin. E çuditshme është shumë sepse si artist, ti zgjedh ti hapësh zemrën publikut, të gjithëve. Por si në një tavernë greke, ku pjatat thyen pa mëshirë, edhe zemra ime u thye. 3 ditë mjaftuan që gjithçka të ndryshonte, komente, sharje, akuza, më paragjykuan, më thanë tradhtare, njerëz që nuk më njihnin dhe nuk e kuptonin zemrën time, më dënuan pa mëshirë. Unë mbeta aty e brishtë, e thyer, por unë jam mësuar të luftoj. Jam rritur me ëndrrën për të fituar, jam rritur me ëndrrën për të qenë ajo që nëna ime më thotë me krenari ‘kjo është vajza ime’.
Askush nuk të përgatit për momentet kur zemra jote bëhet objekt gjykimi, kur jeta jote private shndërrohet në një spektakël publik. Ata më thanë thjesht ‘ti nuk je e mirë’. Si mund të përgjigjesh kur je bërë copë, kur një takë thyhet, ajo nuk flet, vetëm shkëputet dhe unë në atë moment ndjeva diçka brenda meje u këput, por jo përgjithmonë. Unë e di që bota e një artisti mund të jetë mizore, çdo lavdërim dhe çdo sharje e ka fuqinë të të ndryshojë, të të bëjë më të fortë ose të të thyejë, dhe unë e mora dhimbjen dhe shndërrova në forcë. Sepse e di që nuk mund t’i pëlqesh të gjithëve, nuk mund ta detyrosh botën të të dojë, por mund të vazhdosh të jesh e sinqertë e veten tënde.
Kam derdhur lot për ata që u përpoqën të më thyenin, të më përdornin, të më përndiqnin dhe më gjykuan.
Në fund çdo gjë është për dashurinë time, sepse është dashuria ajo që të mban lotët me të cilët ndan dhimbjen dhe gjen forcën, këtë gjë nuk na e rrëmben askush. Prapë unë sot kthehem në skenë, i besoj botës një copë të jetës sime, zemrës time.
Si Elhaida Dani u bë “mollë sherri” që balerini t’i jepte fund marrëdhënies 7 vjeçare
Ledian Agalliaj dhe Elhaida Dani nisën romancën e tyre gjatë “Dancing With the Stars 1” dhe pas kësaj çifti shiheshin kudo bashkë e shfaqnin dashurinë e tyre në rrjetet sociale.
Elhaida Dani dhe Ledian Agalliaj nuk arritën të fitonin “Dancing With The Stars”, por sigurisht që fituan njëri-tjetrin.
Ndonëse të shumtë ishin ata që e gjykuan këtë raport të lindur mbi fejesën e prishur të balerinit, dyshja duken më të dashuruar se kurrë e më pranë njëri-tjetrit.
Që pasi bënë publike romancën e tyre, Elhaida Dani dhe Ledian Agalliaj janë përballur me reagime nga më të ndryshmet të publikut. Balerini tha gjatë puntatës së fundit të “Dancing With The Stars” se ndjenja e tyre është shumë reale.
“S’e kam bërë, nuk e bëra dot, unë kam dashur ta bëj diçka të tillë, e menduam të dy dhe thamë jo, nuk e menduam që do të merrte këtë lloj përmase, edhe kur është dhënë videoja kemi menduar të ndahej kjo copëz e ta mbanim për vete, kjo është shumë reale, e ndjejmë njëri-tjetrin dhe aq”, u shpreh ai.
Më tej erdhi dhe reagimi i Elhaidës, e cila u shpreh se ajo dhe partneri i saj nuk kanë thyer asnjë kod moral. Ajo theksoi se vendosi ta bënte publike lidhjen e saj për shkak të përgjegjësisë që ka si një personazh publik që është.
“Ka qenë një javë shumë intensive kjo që kaluam, kishim vendosur të mos reagonim asnjëri, unë nuk jam këtu për të edukuar një popull të tërë, por duke qenë se jam një personazh publik kam një lloj përgjegjësie kur bëj veprimet e mia në sy të publikut, e ndjeja të nevojshme të sqaroja vendin tim, fjalët nuk do të mbarojnë kurrë”, tha ajo.
Balerini kishte hyrë në këtë format i fejuar me bukuroshen Ditjona Bora, me të cilën kishte pasur një histori dashurie prej 7 vitesh.
Në fillim të spektaklit, ish-e fejuara e Ledianit dhe Elhaida kishin një raport të mirë. Në rrjetet sociale, madje ajo komentonte në fotot që këngëtarja publikonte nga skena me balerinin.
“Artista”, shkruante Ditjona te fotoja e dyshes, duke vlerësuar kështu performancat e saj dhe të partnerit të saj. Ish-çifti ishin prej vitesh në një lidhje dashurie, por duket se njohja e balerinit me këngëtaren “shkatërroi” marrëdhënin e tyre.
Elhaida Dani u konsiderua një mollë sherri në prishjen e lidhjes së çiftit, që dukeshin shumë të dashuruar. PANORAMA PLUS/
Komisioni i Mbrojtjes pranë Këshillit të Lartë të Prokurorisë ka miratuar kërkesën e kreut të SPAK, Klodian Braho, për të shtuar mbrojtjen ndaj prokurorit Altin Dumani.
Kërkesa vjen pas presionit në rritje ndaj Dumanit lidhur me hetime të shumta që mbajnë firmën e tij në kohën kur ishte drejtues i SPAK.
Përveç Dumanit, është miratuar nga i njëjti komision edhe mbrojtje për disa prokurorë të tjerë të strukturës së posaçme, mes të cilëve edhe për Dritan Prençin, i cili po heton zv.kryeministren Belinda Balluku dhe kërkoi caktimin e dy masave të sigurisë “pezullim nga detyra” dhe “ndalim i daljes jashtë territorit të vendit”.
Ish-banori i Big Brother VIP Albania, Seno Fishta, ka konfirmuar rikthimin me ish-bashkëshorten e tij gjatë emisionit “Të guximshmit”, ku dyshja shkëmbyen puthje në publik, duke e bërë të qartë ribashkimin e tyre.
Ky zhvillim vjen pasi më herët Seno ishte deklaruar për Juelën, ende konkurrente në “BBV”, deklaratë që kishte nxitur reagime dhe diskutime të shumta.
Pas eliminimit nga shtëpia, ai ishte rikthyer me një buqetë trëndafilash të kuq dhe një poezi dashurie, ku shprehte ndjenjat për Juelën, duke lënë të hapur mundësinë e një historie jashtë lojës.
Megjithatë, në “Të guximshmit”, Seno konfirmoi një tjetër realitet sentimental, rikthimin pranë ish-bashkëshortes, me të cilën ka edhe fëmijë.
Ky ribashkim vjen pas një historie shumë të vështirë jete, të rrëfyer nga vetë Seno në intervista të mëparshme. Ai ka treguar se bashkë me ish-bashkëshorten kanë kaluar një periudhë të rëndë emigrimi dhe azili në Francë, ku për rreth gjashtë muaj kanë jetuar në një kamp refugjatësh, në çadra, mes qindra personave të tjerë, përballë mungesës së dokumenteve dhe pasigurisë totale.
Seno ka rrëfyer gjithashtu se vetëm një ditë pas lindjes së vajzës së tij, u detyrua të largohej nga familja për shkak të problemeve ligjore, çka çoi në arrestimin dhe paraburgimin e tij për 32 muaj në Zvicër. Gjatë kësaj kohe, ish-bashkëshortja mbeti e vetme me fëmijët, një sakrificë që ai vetë e ka pranuar publikisht si shumë të rëndë dhe të dhimbshme.
Rikthimi i konfirmuar në “Të guximshmit” shihet nga publiku si një kapitull i ri pas një historie të mbushur me ndarje, mungesë dhe vështirësi ekstreme, si dhe një kthesë e fortë pas deklaratave të mëparshme të Senos për Juelën.
Një 11-vjeçar nga Vodo di Cadore, Belluno u detyrua të ecte rreth 6 kilometra në temperatura nën zero dhe borë, pasi shoferi i autobusit të linjës Calalzo-Cortina e detyroi të zbriste për shkak të një bilete prej 10 eurosh që ai nuk e kishte.
Fëmija, i cili udhëtonte drejt shkollës në San Vito di Cadore, hipi në autobus me biletën që kishte përdorur më parë, por shoferi dyshohet se e refuzoi dhe e urdhëroi të zbriste. Familja e tij ka ngritur padi për braktisje dhe raportohet se djali ka pësuar lodhje dhe temperaturë të ulët trupore prej 35 gradë Celsius pas kthimit në shtëpi.
Sipas gjyshes së tij, avokate Chiara Balbinot, incidenti ka shkaktuar vuajtje të rënda fizike tek fëmija, i cili mbeti i sëmurë pas përjetimit të situatës.
Në fillim të vitit shkollor, nëna e tij kishte blerë bileta 2.50 euro, të vlefshme sipas zyrës së biletave, por shoferi nuk pranoi asnjë formë pagesash në dorë, pasi rregulloret e kompanisë Dolomiti Bus ndalojnë shitjen e biletave nga shoferët.
Komunikimi me Dolomiti Bus ka treguar se për linjën Calalzo-Cortina bileta mund të blihet vetëm përmes aplikacionit, platformës OpenMove ose me terminal POS për bileta speciale ditore. Çmimi i biletes është vendosur 10 euro, në përgatitje për Lojërat Olimpike dhe Paralimpike Milano-Kortina 2026.
Ende mbetet për t’u sqaruar se çfarë masash do të marrë kompania për këtë incident, ndërkohë që ngjarja ka shkaktuar reagime të shumta në rrjetet sociale.
Gazetari Artan Hoxha ka deklaruar se agjentët e Byrosë Kombëtare të Hetimit mund të shkojnë në një pikë në zyrën e kryeministrit Edi Rama de t’i marrin atij deklarime në lidhje me “21 Janarin”.
Ky sipas tij është një nga skenarët nëse Rama nuk shkon në SPAK, që do të ishte hera e parë që kreu i qeverisë do të shkonte në dyert e Prokurorisë së Posaçme.
I ftuar në emisionin “Kjo Javë” me Nisida Tufën në News24, Hoxha u shpreh se kaseta që ka dorëzuar në SPAK ditën e hënë, tregon se vrasjet e kryera me “21 Janar” janë bërë me urdhër.
“Fakti që po kërkohet me çdo kusht që të shkohet te burimi, kasetës i është dhënë statusi i një prove shumë të rëndësishme ndaj po luhet me pjesën e burimit. Mendoj që ky material e ka bërë pjesë e tij, ka rihapur çështjen e ka bërë SPAK të regjistrojë çështjen edhe pse s’kemi ende persona të marrë nën hetim apo të pandehur. Kaseta tregon se vrasjet atë ditë janë bërë me urdhër dhe është komunikuar.
Deri tani vetëm Rama nuk është thirrur nga SPAK por sa më shumë kalon koha aq më shumë më është shuar shpresa që do të marrë drejtim kjo çështje.
Janë thirrur shumë personazhe dhe ai është në listë për t’u thirrur, dhe unë kam kërkuar të thirret, e kam shpjeguar edhe pse duhet të thirret me argumente.
Unë mendoj që kjo është çështja e parë që Rama do të shkojë në SPAK të dëshmojë, ose agjentët e BKH duhet t’i shkojnë në zyrë t’i marrin deklarimet”, tha ai./BalkanWeb
Shefi i Shtabit të Ushtrisë Iraniane, Amir Khatami, paralajmëroi Shtetet e Bashkuara dhe Izraelin të hënën kundër çdo sulmi, duke thënë se forcat iraniane ishin në gatishmëri të lartë pas vendosjes së forcave të konsiderueshme ushtarake amerikane në Gjirin Persik këtë javë.
“Nëse armiku bën një gabim, padyshim që do të rrezikojë sigurinë e vet, atë të rajonit dhe atë të regjimit zionist”, tha Amir Khatami, i cituar nga agjencia zyrtare iraniane e lajmeve Irna, duke shtuar se forcat e armatosura iraniane ishin “në gatishmëri të lartë”.
Teknologjia bërthamore e Iranit nuk mund të “eliminohet”, paralajmëroi shefi i ushtrisë iraniane, ndërsa Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, i bën presion Teheranit për të arritur një marrëveshje mbi programin e tij bërthamor.
“Njohuritë dhe teknologjia bërthamore e Republikës Islamike të Iranit nuk mund të eliminohen, edhe nëse shkencëtarët dhe fëmijët e kombit bëhen martirë”, theksoi ai, duke iu referuar bombardimeve që shënjestruan objektet bërthamore iraniane gjatë luftës 12-ditore në qershor me Izraelin./Top Channel
I ftuar në emisionin “Big Brother Radio” ka qenë Keijsi, i cili përfundoi rrugëtimin e tij në edicionin e pestë të Big Brother VIP pasi mbrëmjen e së martës u përjashtua nga gara për shkak të një Zarfi të Zi.
Ai ka zbuluar më shumë detaje në lidhje me gjithë këtë eksperiencë në shtëpinë më të famshme në Shqipëri.
Do të rihynte Keijsi sërish nëse do të ishte ajo mundësia që një ish-banori t’i jepej shansi që publiku ta rivotojë për të hyrë?
Keijsi: Nuk e di, por besoj që po sepse kam disa qëllime për të arritur.
A do të sillej ndryshe?
Keijsi: Besoj që po për disa gjëra dhe jo për disa gjëra. Pak më shumë ngjyra do të thoja.
Një përplasje e fortë verbale mes Rogertit dhe Gimbos në shtëpinë e Big Brother VIP mori një drejtim të papritur, duke u shndërruar në një nga momentet më të forta emocionale të këtij edicioni.
Ajo që nisi si një debat i zakonshëm mes banorësh, përfundoi me zbulime të rënda nga e kaluara personale e Rogertit.
Gjatë diskutimit, Rogerti pranoi hapur se ka pësuar humbje të mëdha financiare për shkak të bixhozit dhe vendimeve të gabuara, duke deklaruar se brenda një kohe shumë të shkurtër ka humbur shuma marramendëse parash.
“Kam humbur 380 mijë dollarë për gjysmë ore. Kam çuar dëm një shtëpi të tërë. S’di ku janë, e kupton? Me lojën time edhe me historinë time”, u shpreh ai, duke lënë të shtangur jo vetëm Gimbos, por edhe publikun.
Reagimi i Gimbos ishte i menjëhershëm. Ai theksoi se humbje të tilla nuk janë diçka për t’u krenuar dhe as një shembull për t’u ndjekur, duke e vënë Rogertin përballë përgjegjësisë së fjalëve dhe veprimeve të tij.
Por kritikat ndezën edhe më shumë situatën. Rogerti reagoi me tone të ashpra, duke sqaruar se pjesëmarrja e tij në Big Brother VIP nuk ka si qëllim të paraqitet si model pozitiv.
“O vëlla, s’kam ardh këtu për shembull të mirë. Kam ardh me tregu jetën time, që njerëzit mos të bëjnë gabimet e mia”, tha ai me nervozizëm.
Momenti u konsiderua nga ndjekësit si një nga rrëfimet më të sinqerta dhe të errëta të këtij sezoni, duke hapur një debat të gjerë në rrjetet sociale mbi bixhozin, pasojat e tij dhe përgjegjësinë e figurave publike në ekran./TAR