Shtyu nënën e re drejt υetëυrasjes, dënohet me 6 vite burg Altin Çoku, zbardhet mesazhi i fundit: Më shkatërrove

Është dënuar me 6 vite burgim Altin Çoku, Tik-Tokseri i Kamzës që shtyu drejt vetëvrasjes në vitin 2024 një grua që kishte dhe një fëmijë 2 vjeç.

Vendimi është dhënë pak ditë më parë nga një trupë e gjykatës së Tiranës,e cila pasi analizoi dosjen gjyqësore vendosi të deklarojë fajtor dhë dënojë me 6 vite burgim, Altin Çoku.

Ky i fundit akuzohej nga prokuroria e Tiranës për dy vepra penale si “Shkaktimi i vetëvrasjes” dhe “Përndjekjes”. Mësohet se për dy akuzat, prokurori i çështjes Drini Pali, i kërkoi gjykatës dënimin me 9 vite burgim të Altin Çokut.

Por në fund të gjykimit, gjykàta vendosi të pushojë akuzën e “Përndjekjes” dhe të shpallë fajtor me 6 vite burgim të Altin Çokut. Gjatë hetimit dhe gjykimit të dosjes, u provua se përmes publikimit të një foto intime në aplikacionin social “Tik-Tok”, Altin Çoku, i ka shkatuar gjëndje ankthi, depression duke çuar nënën e një fëmijë të mitur drejt vetëvrasjes.

Pas konstatimit të publikimit të fotove intime në “Tik-Tok”, viktima Sibela Abedini është hedhur nga kati Nr.4 i një pallati në Bathore-Kamëz, duke gjetur vdekjen e menjëhershme.

Sipas dosjes hetimore Sibela Abedini kishte pasur një raport intim me të dënuarin Altin Çoku. Ky raport intim ishte zhfrytëzuar prej të pandehurit për të bërë disa foto me telefon dhe më pas këto fotografi i ka postuar në rrjetin social “Tik-Tok”.

Në momentin që e ndjera Sibela Abedini, ka parë foton e saj intime, (e cila mbahej në celularin e të pandehurit) të hedhur në rrjetin social “Tik Tok”, e ka përjetuar shumë keq këtë dhe rezulton t’i ketë thënë të pandehurit, se ajo do ti jap fund jetës.

Kjo situatë, ka shkaktuar tek viktima një gjëndje të vazhdueshme dhe të rëndë ankthi apo frike, gjë që e ka detyruar nënën e 1 fëmije 1 vjeç, të ndërmarrë një hap ekstrem,duke i dhënë fund jetës së saj.

Viktima Sibela Abedini, ishte divorcuar nga bashkëjetuesi i saj Kosovar, me të cilën kishte një vajzë të mitur 2 vjeçe. Gjatë kësaj kohe ajo shkonte në shtëpinë e Altin Çokut, të cilit i shërbente me pastrimin e shtëpisë dhe hekurosjen e rrobave.

Gjatë kësaj kohe ajo pati një kontakt intim me Altin Çokun, i cili e shfytëzoi për ta publikuar dhe denigruar në rrjetin social “Tik-Tok”, Sibela Abedinin.

Një ndër mesazhet e fundit që Sibela Abedini i dërgoi të pandehurit Altin Çoku, ishte si më poshtë vijon:

“…Pasha zotin pasha gocën me shkatërrut si njeri për atë natë me ankth e me stres nga kjo gjo më bot gjys njeri more. Ça asht, tu u bo kështu. Kisha kohë që kisha lan ilaçet me at foto m…i. Tash ja kam nis prap. E shoh pasha zotin, është shkrujt për mu me lanë femijën jetim më vdekt goca po se ne fëmijën nuk betohem rrejshëm. Po qënka vendos, për një foto fëmijën jetim me ma lan…”.

Pas këtij mesazhi në datën 10 shkurt 2024, rreth orës 22:30 Policia është njoftuar se në Rr. “Teuta”, lagja nr. 7, Bathore, ka rënë nga lartësia e një objekti 4-katësh, Sibela Abedini.

Nëna e një fëmijë, kishte hipur në katin Nr.4 të ndërtesës dhe është vetëhedhur. Policia dhe kalimtarët e rastit e kanë gjetur me shenja jete, duke e dërguar me urgjencë në spitalin Ushtarak të Traumës, ku është konstatuar se ka gjetur vdekjen, dhe më pas kufoma e saj është dërguar për ekzaminim të mëtejshëm pranë Institutit të Mjekësisë-Ligjore.

Disa ditë pas ngjarjes së vetëvrasjes, në shkurt 2024 policia arrestoi Altin Çokun. Ndërsa pak ditë më parë gjykata e Tiranës vendosi ta dënojë Çokun me 6 vite burgim.

Ndahet nga jeta gazetarja shumë e njohur shqiptare

Është ndarë nga jeta gazetarja shumëvjeçare e RTK-së, Shukran Nobërdali-Qyqalla.

E ndjera ndërroi jetë sot, duke lënë pas një kontribut të çmuar në gazetarinë kosovare dhe në transmetuesin publik.

Shukran Nobërdali-Qyqalla ishte pjesë e RTK-së që nga themelimi i saj në vitin 1999, ku për vite me radhë ishte e angazhuar në redaksinë informative si gazetare. Ajo njihej gjithashtu si autore dhe udhëheqëse e emisionit shëndetësor “Medika”, të cilin e reaIizoi me përkushtim për më shumë se dy dekada.

Kolegët dhe bashkëpunëtorët e saj e vlerësojnë për profesionalizmin, përkushtimin dhe kontributin e vazhdueshëm në informimin publik.

RTK-ja i shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes Nobërdali-Qyqalla, si dhe gjithë kolegëve dhe miqve të së ndjerës.

Varrimi i saj bëhet nesër (e enjte) në orën 13:00 në varrezat e qytetit në Dragodan – Prishtinë.

Jeta e Ilir Metës në rrezik te “313”? Eksperti “: Dumani mund të

Ish-drejtuesi i Policisë njëherazi dhe eksperti i kriminalistikës, Artan Rexhepi, ka bërë së fundmi një deklaratë të fortë pasi u shpreh se Nuredin Dumani mund të ekzekutohet me snajper nga jashtë.

Në një intervistë të dhënë për “Breaking News” eksperti ceku kushtet dhe vendndodhjen e burgut “313” i cili ndodhet shumë pranë baneësave të qytetarëve rrezikon shoqërinë.

Sipas Rexhepit rrezikohet që Nuredin Dumani të ekzekutohet me snajper nga jashtë. Ndaj eksperti shtoi se bùrgjet në të cilat vujanë dënimin e tyre të dënuarit për vepra të rënda penale, duhet të ndërtohen jashtë qyteteve.

Fjala e Rexhepit: Burgu 313 ka dalë jashtë përdorimit… Ka një dokument të Institutit të Ndërtimit kur kemi qenë ekspert, sepse ishte një projekt që do të restaurohej ose do të ndërtohej diçka e re. Ka degjenerime si strukturë, nuk mund të riparohet më. Nuk bëhet më burg për kushtet që ka, dhe që është pranë banesave. Nuk mund të ketë një burg pranë banesave, një i burgosur i VIP, po them për shembull si Nuredin Dumanin, që mund të ekzekutohet me snajper nga jashtë. Burgjet duhen ndërtuar jashtë qyteteve, siç i ka gjithë bota.

Kujtojmë se te burgu Jordan Misja i njohur ndryshe si “313” në kryeqytet, në ambientet e paraburgimit ndodhen disa nga emrat më të njohur të krimit të organizuar, një prej tyre është dhe Nuredin Dumani.

Në ambientet e paraburgimit të “313” ndodhet dhe ish-presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, i cili që pas rrëzimit të kërkesës së tij për të fituar lirinë, ai do të vijojë të qëndrojë prapa hekurave.

Raporti: Shqipëria u dend me ilaçe të skaduara, sidomos me ato të listës së rimbursueshme

Barna të skaduara në sasi të mëdha të klasifikuara si “spitalore”, u lëshuan përgjatë vitit 2024 në farmacitë e hapura, që kanë kontratë me FSDKSH-në (Fondin e Sigurimit të Detyruar të Kujdesit Shëndetësor), për pacientë që përfitojnë nga skema e rimbursimit të barnave.

Përveç cilësisë së ulët të barnave të rimbursueshme, iu shtua edhe fakti që ishin të skaduara, duke rrezikùar seriozisht jetën e tyre dhe abuzuar njëkohësisht në vlerën rreth 3.2 miliardë lekë.

Kjo skemë u konstatua nga Kontrolli i Lartë i Shtetit pas një auditi të kryer në sistemin shëndetësor, specifikisht në FSDKSH.

“Nga importuesit farmaceutikë janë importuar barna të klasifikuara si ‘spitalore’ në një sasi prej 3,690,084 njësi, me vlerë 3,225,256,356 lekë, nga të cilat 159,760 njësi me vlerë të rimbursueshme 60,485,872 lekë janë shpërndarë në rrjetin e hapur, në kundërshtim me kontratat trepalëshe dhe përcaktimet ligjore. Në 207 transaksione të regjistruara në sistem, në 37 fatura shitjeje u konstatuan 102,778 njësi barnash me datë skadencë identike me datën e shitjes, ndërsa në 170 fatura të tjera u konstatuan 143,598 njësi barnash me afat skadence nga 1 deri në 5 ditë nga data e shitjes”, thotë KLSH në raportin e publikuar në tetor të vitit të kaluar.

Dëmi dhe cilësia

Raporti i detajuar prej 460 faqesh i kryer nga KLSH, konstatoi problematika të theksuara për barnat që rimbursohen, ku FSDKSH lidhi kontratë furnizimi me kompanitë importuese të barnave farmaceutike. Gjithashtu problematika serioze shihen edhe me “barnat spitalore” në QSUNT dhe spitalet rajonale të Shkodrës, Durrësit dhe Elbasanit.

Eksperti i ekonomisë Ilir Ciko tha për Faktoje.al se “vlerësimi ekonomik i raportit të auditimit të FSDKSH 2024, nxjerr në pah dy nivele të problemeve: ‘Dëme financiare të drejtpërdrejta dhe të matshme’; dhe ‘Dobësi institucionale me kosto për financat publike’.

Sipas ekspertit, janë identifikuar humbje dhe rreziqe financiare në vlerë së paku 380-430 milionë lekë, duke mos përfshirë efektin financiar nga farmacitë e paanalizuara.

“Shkaku kryesor nuk është buxheti i pamjaftueshëm (të ardhurat tejkaluan planin), por dobësitë e kontrollit të shpenzimeve”, thotë Ciko. Ai evidenton “mangësi strukturore me e-Depo (depot farmaceutike), LBR pa metodologji të qëndrueshme, penalitete të paaplikuara, pasqyra financiare me gabime që krijojnë kushte favorizuese për abuzime të tipologjive të ndryshme me kosto ekonomike më të lartë se shifrat e dokumentuara”

Vlera zero, fatura fiktive me çmim tregu

Nga auditimi i të dhënave të sistemit “e-depo” dhe informacionit të administruar nga Drejtoria e Rimbursimit në FSDKSH, rezultoi se disa farmaci me kontratë me Fondin janë furnizuar me barna të listës së barnave të rimbursueshme (LBR) nga depot farmaceutike, të cilat kanë hyrë në sistem me vlerë zero lekë për njësi.

“Pavarësisht se këto barna janë marrë nga farmacitë pa kosto blerjeje (nëpërmjet faturave me vlerë zero), ato janë përshkruar dhe lëshuar për pacientët përmes recetave elektronike të rimbursueshme, duke përfituar rimbursim të plotë nga FSDKSH në vlerën e çmimit të barit sipas LBR, plus marzhin tregtar të miratuar në fuqi prej 24% për tregtimin me pakicë dhe 8% për shumicën, sipas përcaktimeve në VKM-ve”, konstaton KLSH.

AUDITI

Sipas auditit, rezultoi që farmacitë kanë përfituar fiktivisht, pasi kanë marrë rimbursim nga fondi për barna që nuk kanë patur kosto blerjeje (vlerë zero), ndërkohë që rimbursimi është llogaritur mbi çmimin e miratuar në LBR plus marzhin e grosistit.

Prokuroria

Pas raportit të detajuar të KLSH-së, Prokuroria e Tiranës nisi hetimet dhe procedoi penalisht disa persona, mes tyre drejtues të FSDKSH-së dhe përfaqësues të kompanive farmaceutike private.

Ata dyshohet se në bashkëpunim mes tyre kanë përfituar shuma të mëdha duke përdorur skemën e lëshimit të faturave fiktive me barnat e rimbursueshme.

QSUNT deklaron gjendje, mungojnë fizikisht

Ndërsa shkeljet e FSDKSH-së me barnat e ribursueshme janë të shumta përsa i përket bashkëpunimit me kompani farmaceutike në lëshimin e faturave fiktive, madje edhe në shitjen e ilaçeve të skaduara, KLSH konstaton problematika edhe me ilaçet spitalore.

Nga 155 barna në farmacinë e QSUT mungojnë 60 barna ose rreth 40% e totalit.

“Nga ana e Grupit të Auditimit, janë krahasuar të dhënat sipas procesverbalit të gjendjes fizike datë 20.02.2024, sasitë në fillim të inventarit, hyrjet dhe daljet, me qëllim verifikimin e gjendjes së barnave në farmacinë e spitalit të QSUT, ku konstatohet se për 26 barna nga të cilat 14 prej tyre “Alternativë e vetme” dhe 12 prej tyre “Alternativë e parë”, nuk ka disponibilitet në farmacinë e spitalit si në fillim të inventarit (datë 07.12.2022) si dhe në fund (datë 20.02.2024), duke mos u paraqitur si një problematikë në strukturat drejtuese të FSDKSH”, thotë KLSH në raport.

Situata mjaft e rëndë u konstatua me barnat “alternativë e vetme”, duke mos patur gjendje fizike, pavarësisht deklarimit fiktiv që medikamentet ekzistonin në depon farmaceutike qendrore në QSUNT.

“Shpenzimet spitalore zënë 56.5% të totalit, gjë që tregon peshën kryesore të kujdesit dytësor në strukturën e financimit publik shëndetësor. Niveli i investimeve (0.02%) është i ulët”, thotë eksperti Ciko.

Raporti: Shqipëria u dend me ilaçe të skaduara, sidomos me ato

Shëndet nga xhepi yt…

Pavarësisht shtimit të numrit të ilaçeve të rimbursueshme në farmacitë e hapura dhe ato spitalore, shpenzimet buxhetore totale në raport me Prodhimin e Brendshëm Bruto (PBB), mbetet i lulët, në krahasim edhe me vendet e rajonit. Shqipëria është e fundit ku vetëm 7 % e PBB-së kalon për sektorin shëndetësor në total.

Në vendet e tjera të Rajonit nisin nga 7.5-9% e PBB-së që kalon si shpenzim në total për shëndetësinë, ndërsa për vendet e BE-së mesatarja është mbi 10 % e PBB-së.

Raporti: Shqipëria u dend me ilaçe të skaduara, sidomos me ato

“Shqipëria mbetet nën mesataren rajonale në shpenzimet publike shëndetësore si përqindje e PBB-së, duke rezultuar në pagesë nga xhepi relativisht të lartë. Financimi publik mbulon pak mbi gjysmën e shpenzimeve reale shëndetësore, duke lënë mbi familjet barrën e mbetur”, thotë Ciko./Faktoje.al

Galeria fotografike (

1 / 2

)

Horoskopi për ditën e sotme, e Enjte 9 Prill 2026

Nga Paolo FOX

DASHI

Keni një avantazh, por duhet të shmangësh përdorimin e tij në mënyrën e gabuar. Jo çdo gjë duhet të trajtohet me forcë: disa situata kërkojnë inteligjencë dhe kohë. Në punë, mund të të vijë një propozim ose sfidë që të emocionon, por mendohu me kujdes para se të thuash po. Në dashuri, je më i drejtpërdrejtë, ndoshta tepër: përpiqu të mos jesh impulsiv me fjalët e tua.

DEMI

Sipas horoskopit të Paolo Fox (e enjte, 9 prill 2026), një ditë që ju fton të ngadalësoni dhe të vëzhgoni. Jo gjithçka është ashtu siç duket, dhe ju nevojitet siguri para se të ndërmerrni veprime. Në punë, është më mirë të mos merrni vendime të nxituara. Në dashuri, nevoja juaj për stabilitet rritet, por edhe për autenticitet: ju dëshironi diçka të vërtetë, jo vetëm qetësi.

BINJAKËT

I dashur Binjakë, je në një fazë transformimi mendor. Po ndryshon mendje, po rimendon situatat dhe po kupton gjëra të reja. Në jetën tënde të punës, kjo mund të jetë e dobishme, por edhe konfuze: merr kohën tënde. Megjithatë, në dashuri, është koha të jesh i qartë: s’ka më gjysmëmasa.

GAFORRJA

Është një ditë emocionale, por edhe ndriçuese. Do të kuptoni diçka që më parë nuk ju kishte rënë në sy. Në punë, përpiquni të mos përfshiheni shumë me të tjerët. Në dashuri, megjithatë, një gjest ose një fjalë mund ta ndryshojë plotësisht humorin.

LUANI

Sipas horoskopit të Paolo Fox (e enjte, 9 prill 2026), jeni më të menduar se zakonisht, dhe kjo ju bën më efektivë. Nuk keni nevojë të provoni veten, por të zgjidhni. Në punë, dikush mund ta njohë vlerën tuaj. Në dashuri, megjithatë, fillon një fazë më e sinqertë: më pak shfaqje, më shumë substancë.

VIRGJËRESHA

Një ditë e mirë, por me disa surpriza. Jeni mësuar të kontrolloni gjithçka, por sot diçka ju shpëton… dhe kjo mund të jetë një gjë e mirë. Në punë, një ngjarje e papritur mund të shndërrohet në një mundësi. Në dashuri, lini vend për të papriturën.

PESHORJA

Ndjeni nevojën për qartësi. Nuk mund të qëndroni më të ndarë midis dy situatave. Në punë, është koha për të marrë një vendim. Në dashuri, një diskutim mund të çojë në një pikë kthese të madhe. Keni një avantazh, por duhet të shmangni përdorimin e tij në mënyrën e gabuar. Jo gjithçka duhet të përballet me forcë: disa situata kërkojnë inteligjencë dhe kohë. Në punë, një propozim ose sfidë mund t’ju vijë që ju emocionon, por mendoni me kujdes para se të thoni po. Në dashuri, jeni më të drejtpërdrejtë, ndoshta tepër: përpiquni të mos jeni impulsivë me fjalët tuaja.

AKREPI

Sipas horoskopit të Paolo Fox (e enjte, 9 prill 2026), është një ditë intensive dhe shumë e qartë. Keni aftësinë të kuptoni gjithçka para të tjerëve. Kjo ju jep një avantazh në punë. Megjithatë, në dashuri, kini kujdes të mos mbylleni shumë në vetvete: dikush duhet t’ju ndiejë më të pranishëm.

SHIGJETARI

Po dëshironi një ndryshim peizazhi, edhe nëse vetëm mendërisht. Rutina ju rëndon dhe po kërkoni stimuj të rinj. Një ide interesante mund të lindë në punë. Në dashuri, jeni më të sinqertë, edhe nëse kjo do të thotë të krijoni disa tronditje.

BRICJAPI

Sot është një ditë ndërtimi, por edhe rishikimi. Po kuptoni se çfarë funksionon vërtet. Në punë, arritjet e vogla ju japin vetëbesim. Në dashuri, keni nevojë për më shumë hapje: nuk mund ta mbani gjithmonë gjithçka nën kontroll.

UJORI

Sipas horoskopit të Paolo Fox për nesër (e enjte, 9 prill 2026), ju keni intuitë të shkëlqyer. Diçka shkëlqen në mendjen tuaj dhe mund të ndryshojë perspektivën tuaj. Në punë, ideja juaj mund të bëjë diferencën. Në dashuri, megjithatë, ju nevojitet më shumë konkretësi: më pak fjalë, më shumë veprim.

PESHQIT

Kjo është një ditë delikate, por e rëndësishme. Ndjeni shumë, por këtë herë po i menaxhoni më mirë edhe emocionet tuaja. Në punë, një intuitë mund t’ju udhëheqë në drejtimin e duhur. Në dashuri, ka një ëmbëlsi më të pjekur dhe më pak të brishtë.

E pazakontë/ Kosherja e bletëve zbulohet brenda motorit të avionit, vonesa në fluturim, autoritetet ndërhyjnë… (VIDEO)

Një incident ka ndodhur në një avion që po përgatitej të nisej nga Carolina e Veriut. Një koshere bletësh është vënë re në motorin e avionit.

Kjo ka habitur pasagjerët dhe stàfin e aeroportit të cilët u vunë në lëvizje menjëherë . Kjo solli edhe shtyrje të fluturimit, ndërsa autoritetet morën të gjitha masat për të normalizuar situatën.

Autoritetet kompetente ndërhynë menjëherë, duke hequr kosheren pa shkaktuar pasoja.

“Unë ju mund edhe me”/ Për ju që e humbët, veprimi i Arbanës gjatë dasmës së çiftit Mateo-Brikena bëhet viral

Përplasja e fortë televizive mes “Big Brother VIP” dhe “Ferma VIP” arriti kulmin mbrëmjen e djeshme, duke u kthyer në një betejë të vërtetë strategjish për të mbërthyer publikun para ekranit

Siç e kemi ndjekur gjatë këtyre ditëve, gjithçka u ndez pas publikimit të sondazheve ku formati i ri kryesonte me 52% të preferencave të publikut.

Kjo shkaktoi një kundërpërgjìgje të menjëhershme nga produksioni i BBVA-së, të cilët organizuan dasmën e shumëpritur të Mateos dhe Brikenës fiks në të njëjtin orar me prime-time-in e “Fermës VIP”.

Një mbrëmje e mbushur me dinamika, nga kërcënimet e Rogertit për të sabotuar dasmën, te thumbimet e Jul Dedës e deri te lëvizjet e dyshimta jashtë fokusit të kamerave mes Mirit dhe Arbër Hajdarit.

Megjithatë, ajo që po bën xhiron e rrjetit sot nuk është vetëm çfarë ndodhi brenda shtëpisë së “Big Brother”, por një lëvizje e papritur dhe mjaft e lexueshme e Arbana Osmanit gjatë transmetimit live.

Në mes të kësaj lufte të ashpër për shikueshmëri, moderatorja e “Ferma VIP” bëri një veprim që nuk kaloi pa u vënë re nga syri i mprehtë i publikut. Ajo zgjodhi të ndërpriste spektaklin për të kaluar në bllokun e publicitetit shumë më herët se në çdo puntatë tjetër të këtij sezoni.

Ky detaj është interpretuar gjerësisht në rrjetet sociale si një ironi dhe një sfidë e hapur ndaj programit rival. Duke dhënë reklama pikërisht në momentin kur vëmendja mund të rrezikonte të kalonte te dasma e BBVA-së, Arbana duket se ka dashur të japë një mesazh të qartë vetëbesimi për audiencën e saj: “Unë ju mund edhe me publicitet.”

Kjo lëvizje strategjike po komentohet masivisht si një tregues i qartë i sigurisë që produksioni i “Ferma VIP” ka te ndjekësit e tij, duke i hedhur edhe më shumë benzinë zjarrit në këtë garë të ethshme televizive mes dy formateve.

Shoqja nxjerr sekretet e trishta: Mimoza ka BORXHE të mëdha, uroj të fitojë “Ferma Vip 3” sepse e pret një…

Shoqja e Mimoza Ahmetit, Dorina Mema ka zbuluar se poetja është bërë pjesë e “Ferma Vip 3” për arsye ekonomike.

Në një intervistë të dhënë për Living, Mema tha se gjendja financiare e shkrimtares e ka shtyrë atë që të pranojë të bëhet pjesë e “Ferma Vip 3”duke synuar kështu çmimin e madh prej 200 mijë eurosh.

Dojna zbuloi se Moza ka disa detyrime financiare për të shlyer dùke i uruar asaj fitoren që tëb shpëtojë nga gjendja në të cilën ndodhen.

“Sa i përket Mozës, unë mendoj se ajo e ka marrë këtë nismë, në radhë të parë, për arsye ekonomike. Ajo është shumë e sinqertë brenda fermës dhe e ka shprehur vetë se ekonomia e saj është “poshtë”, kështu që i duhet ai suport ekonomik. Unë do të doja shumë që ajo ta fitonte sepse ka detyrime. Jeta ka detyrime dhe askush nuk të pyet se si je, njerëzit thjesht të gjykojnë. Sidomos për brezin tonë, pas moshës 40-vjeçare, përgjegjësitë fillojnë e të rëndojnë si një gur i madh. Unë kënaqem kur e shoh Mozën në fermë dhe besoj se ky suport do ta çojë në finale” tha Dorina Mema në intervistën e dhënë.

Poetja Mimoza Ahmeti u bë pjesë e “Ferma Vip 3” mbrëmjen e parë të spektaklit, më 27 mars. Që javën e parë të programit, me energjinë e saj pozitive që ka përcjellë jo vetëm te fermerët por dhe te njerëzit që e ndjekin programin, Mimoza arriti të grumbullonte më së shumti vota duke u bërë kështu e preferuara e publikut, njëherazi dhe kryeplaka e fermës.

Moza po e shijon goxha pozicionin e fituar, saqë ditën e sotme fermerët e kanë nisur duke punuar, duke mbjellë lule, ndërsa ajo ka shijuar yoga-n.

“Kur e takon dhe nuk ndjen…”/ Aktorja Mariana Kondi përlot, rrëfen takimin me babain e saj biologjik pas 50 vitesh

Aktorja Mariana Kondi ka ndarë një rrëfim të fortë personal, duke folur hapur për raportin me të atin dhe figurën që ajo e konsideron realisht “baba”.

“Unë mendoj që njeriun kush e rrit, ai është baba”, tha Kondi, duke shtuar se për të vendin kryesor e ka pasur gjithmonë e ëma.

Ajo tregoi edhe takìmin me të atin pas 50 vitesh, një moment që nuk solli emocionin e pritur: “Kur e takon dhe nuk ndjen… nuk ndjen”.

Në të kundërt, ajo vlerëson figurën e njeriut që e rriti: “Ishte ai që më sillte kafen, më fliste për librat, për jetën… ai ishte baba për mua.”

Biseda u ndal edhe te nëna e saj, e cila nuk krijoi më një lidhje tjetër: “Asnjëherë. Sa gabim… por ishte koha”. Sipas Kondit, ishte mentaliteti ai që e detyroi të zgjidhte fëmijët mbi jetën personale.

“Kur ju shikoj ju mirë, kjo është mrekulli për mua”, kujtoi ajo fjalët e nënës, duke mbyllur një rrëfim që flet për mungesë, sakrificë dhe zgjedhje që nuk ishin gjithmonë të lira.

Zbulohet Letra “misterioze” e Ylli Rakipit për Berishën në vitin 2008, disa sekrete përvëluese të Doktorit

Nga Ylli Rakipi

I dashur doktor,

Të them të drejtën, më ka marrë malli, shumë më ka marrë! U bënë vite që jemi ndarë dhe tani rrallëherë përballemi në ndonjë pritje ambasade apo ndonjë takim kolektiv, ku ti, DOKTOR I MADH, na fton për të deklaruar arritjet dhe sukseset në udhën e pandalshme që ke nisur, por që edhe ti vetë nuk e di ku të çon.

E si të mos më marrë malli për kohën kur ti president i vendit dhe unë si biçim ndihmësi punonim për këtë tokë hallemadhe! Të kujtohet, besoj, kur më telefonoje pas orës dy të mesnatës dhe më thoshe: “Pse të mora unë ty? Pse të mora unë ty? Pse të mora unë ty? Hajt, natën e mirë”. Lodhet doktori i shkretë, i thosha gruas, që ndihej e tmerruar pas atyre telefonatave.

Ndonjëherë, doktor i dashùr, kur më thërrisje lart te Vila 4, para se të mbyllnim gazetën, e gjithë biseda jonë ishin teshtimat e tua, ngaqë kishe ngatërruar ilaçet. Po mitingjet? S’kemi më mitingje ashtu siç dije t’i bëje vetëm ti, DOKTOR I MADH. Dhe kjo gjë më trishton shumë. Kohë të arta kanë qenë. Sa patos dhe entuziazëm ke pasur doktor!

“Të dashur farkarë dhe farkare”, – u the banorëve të fshatit Farkë në një nga mitingjet e atëhershme dhe fshatarët e shkretë s’dinin ku të futeshin. Po banorëve të Patosit, që u the: “Të dashur qytetarë të Kuçovës!”

Kohë heroike ka qenë, DOKTOR I MADH. Sinqerisht, në atë vrapim të marrësh që kishim nisur, s’dihej për ku, m’u zmadhua mëlçia dy herë më shumë. Sikur të të kisha ndjekur edhe dy vjet, tani do të isha harruar. Por, në fund të fundit, për ty DOKTOR I MADH dhe për atdheun s’kishte sakrificë që të mos e bënim. Vetëm ishte një gjë e vështirë që na sikletoste shumë dhe mua dhe ndonjë mikun tjetër tëndin, si për shembull Mero Bazen, kur duhej të bënim sikur qeshnim me shakatë e tua. Të them të drejtën, shtrëngoheshim si të ishim kinezë, për ta nxjerrë atë të shkretë të qeshur, sidomos kur kishte shumë njerëz, për të treguar se Doktori ynë i dashur është edhe shakaxhi i madh. Ç’t’i bësh, shpesh njeriu vrapon pas gjërave që s’i ka.

DOKTOR I MADH! Të kujtohet, besoj, koha e luftës në Kosovë. Shumë u trishtova në atë kohë kur të shihja ty të vetmuar, më të vetmuar se në vitin 1997. Në atë kohë u këput e gjithë udhëheqësia politike dhe ushtarake e botës dhe erdhi në Tiranë. Takonin Majkon, Metën, Meidanin, të gjithë fisin komunist dhe ty s’të afrohej dhe s’të afrohej askush. Sikur na kishte zënë lebrosa në atë kohë, Doktor. Të shihja të vuaje dhe më dhembte shpirti. Ishte ajo drama e madhe e “Kolonelit s’ka kush t’i shkruajë” e Gabriel Markezit. Po ku e ku vetmia e kolonelit plak të Markezit me vetminë e mareshalit tonë. Të kujtohet, besoj, se u gjet njëfarë Vitore Zgarbi, që të takonte edhe ty. Darkuam te pesëmbëdhjetëkatëshi. Atë natë fluturoje Doktor i dashur. Kaq shumë të ngazëlleu takimi me këtë Zgarbin, saqë pas darkës ndenje me mua dhe fillove të më tregoje gabimet e pafalshme që po bënte gjenerali Klark në luftën e Kosovës. Se ti je gjeneral mbi gjeneralët, DOKTOR I MADH.

Më shpjegove se nëse nuk përdoreshin kundërajrorë krahu në Kosovë do të shkonte gjaku deri në gju… Unë të vështroja i tmerruar, sepse helbete, s’kisha njohuri nga arti yt ushtarak. Iku ky Zgarbi dhe ne prapë mbetëm vetëm, në shoqërinë e vëllezërve Kushnini, të vetmit të huaj që as unë, as ti i dallonim dot kush ishte njëri dhe kush tjetri.

Të gjitha këto, por edhe çaste të tjera të panumërta, m’u kujtuan ndërsa një kolegu im më telefonoi dhe më tha se Doktori sapo ka botuar te gazeta e vet shkrimin e dytë për ty dhe Mero Bazen. Te ky i dyti ka futur edhe Andi Bushatin, më tha.

“Ç’thotë?” – e pyeta. “Mos pyet, – ma ktheu, – sikur të qeverisë edhe vendin kështu siç ka bërë edhe shkrimet, na mori në qafë”. “Mos u mërzit, – i thashë, – se Doktori ynë vetëm me qeverisjen s’ka punë”.

E mora gazetën me ndjesinë se pas kaq e kaq vitesh edhe Doktori ynë, me siguri, ka mësuar të shkruajë ndonjë gjë, por të them të drejtën mbeta i shtangur. Turp, DOKTOR I MADH, turp! Po si s’mësove të hedhësh një shkrim të saktë në letër?! Njëlloj si atëherë kur të kishim kryeredaktor të pashpallur të gazetës. Ç’kemi hequr që të rregullonim dhe korrektonim shkrimet e tua! Morëm me rrogë të lartë një korrektore speciale, enkas për ty, Kadrien, motrën e shkrimtarit të madh Kadare, që t’i rregullonte shkrimet. Pas një ore punë Kadria e shkretë dorëzohej. “Më mirë më mbyllni në hale, se të korrektoj shkrimet e këtij malokut. M’u ça koka”, – thoshte. “Pusho, komuniste e qelbur, – i thoshte Bejdo Malo, – mos fol kështu për Doktorin!”

Shumë na ke lodhur ato kohë, Doktor i dashur, sidomos me shkrimet që na jepje në telefon dhe që s’kishte zot që ta kuptonte se ç’doje të thoshe. Shumë vështirë e kishin edhe njerëzit e Televizionit që të rregullonin figurën tënde. Se atëherë vetëm një televizion kishim dhe aty nga mëngjesi në darkë këndoje vetëm ti. Jepnin e merrnin njerëzit e Televizionit, por figura jote Sali që Sali dilte. Sidoqoftë, ca gjëra ndodhte që edhe t’i rregullonin. Për shembull, kur mbledhjet e partisë nuk kishin entuziazëm për ty dhe dominoheshin nga armiqtë, Aida Shehu i merrte duartrokitjet e armikut Eduard Selami, po dhe të armikut tjetër Petrit Kalakula dhe t’i kalonte ty. Kishim dëgjuar atëherë për lloj-lloj vjedhjesh, DOKTOR I MADH, por që të kishte edhe vjedhje duartrokitjesh, nuk na kishte shkuar kurrë mendja!

Kjo puna e rregullimit të performancës tënde është e vjetër, DOKTOR I MADH dhe i ditur. Besoj ke dëgjuar që televizioni u shpik në kohën që në këtë botë u shfaq Adolf Hitleri. Në atë kohë edhe Gebelsi i shkretë ka hequr të zitë e ullirit për të rregulluar figurën e Hitlerit të çmendur. Ka hequr, po jo sa ne, DOKTOR I MADH, sepse Hitleri nuk bënte shkrime. Sikur t’i mbushej mendja që të shkruante vërtet si puna jote, me siguri Gebelsi do ta kishte vrarë veten shumë kohë para se e vrau.

Copa-copa më bëje mua dhe Mero Bazen në shkrim. Urrejtje e madhe, që të shkonte deri në racizëm. Fundin na ke nxjerrë në atë shkrim. Deri këtu e pranojmë se, helbete, kemi qenë miq të ngushtë, se fundi i fundit i yti mishin ta ha, por kockën ta ruan, po me gazetarin Andi Bushati dhe koqet e tij ç’kishe? Turp, DOKTOR I MADH, një mijë herë turp! Populli dhe atdheu pret që ta qeverisësh, por ti merresh me koqet e një gazetari.

E mora Andi Bushatin në telefon dhe e pyeta: “Mirë me mua dhe me Mero Bazen, po me ty ç’ka DOKTORI I MADH?”. “Ku e di unë ç’pati!” – u përgjigj Bushati i shkretë. “Ne si familje e kemi trajtuar dhe mbajtur mirë. E mori gjyshi (Hysni Kapo) nga mjek spitali dhe e bëri doktor personal, që t’i bënte analizat e ujit të hollë dhe të trashë, por ky paska bërë analizat e spermës time!”

“Se mos bëni ndonjë shkrim dhe thoni që me këtë punën e koqeve të Bushatit Saliu ka shkelur betimin e Hipokratit!” – më tha miku ynë i përbashkët, Aleksandër Meksi, DOKTOR I MADH. “Me nder një mut ka qenë Doktor. Gjithë kohën sekretar partie i spitalit ka qenë”.

Allah, Allah, DOKTOR I MADH! Me ç’shohim e dëgjojmë, si më i rënduar dukesh këto kohë. Ndoshta ky është edhe shkaku që njerëzit që të rrethojnë tani dhe që iu lutesh të lexojnë shkrimin tënd, thonë se Doktori ka ndryshuar.

Botë e madhe kjo, Doktor i dashur, të cilën s’kemi si ta njohim të gjithën, por unë në të vërtetë nuk kam njohur një njeri të dytë si puna jote, qoftë edhe të ngjashëm. Ndoshta ti je njeriu i vetëm në këtë botë që nuk do të dijë se ç’mendojnë të tjerët për ty. Ti i cakton vetë edhe përmasat e ndershmërisë tënde, edhe madhështinë, edhe fitoret dhe arritjet. Ty të duket se ajri që ne thithim na e lëshon ti. Edhe toka të duket sikur rrotullohet rreth teje, ndryshe nuk kanë si shpjegohen shpërthimet gërdeciane, që të ndodhin jo rrallë. Ti je Smithi te “Komedianët” e Graham Grinit, i lindur në një vend pa rrënjë dhe ku njerëzit e shkretë e marrin jetën jo vetëm si t’u vijë, por dhe si t’ua vërtitësh ti.

DOKTOR I MADH dhe i dashur! Ndoshta tani në pleqëri mund të fillosh të kuptosh pse jeta është kaq e shkurtër. Përfytyro për një moment sikur ajo të ishte 800 vjet dhe gjithë këtë kohë të na shfaqeshe përballë ti? O Zot, hapu dhe?????????????????? të futemi!

Shpeshherë, i dashur Doktor, kam pyetur veten ç’deshëm dhe pse u bashkuam ne me këtë njeri?! Përgjigja është shumë e thjeshtë tani. Lirinë që erdhi në atë kohë na e rrëmbeve ti dhe ne, me paditurinë që kishim për të, të morëm për padronin e saj. E ku ta dinim ne të shkretët se ti DOKTOR I MADH s’ishe veç xhelati i lirisë! Më fal, Doktor i dashur. Në atë palo shkrimin tënd thua se unë dhe Mero Baze qenkemi vetëm një, pavarësisht se në mëngjes dalim si dy të ndryshëm. Po ti, cili je ti, zoti Berisha? I pangjashëm me asnjë qenie njerëzore të kësaj toke, ti je fatkeqësia jonë, ti je njeriu që i erdhi këtij vendi pikërisht atëherë kur s’duhej. Ishte koha kur shqiptarët po i mbyllnin derën së keqes dhe ti hyre nga dritarja.

Doktor i dashur dhe i madh! Kam një lutje fare të vogël, që ndoshta edhe tani në pleqëri të hyn në punë. Lëri pseudonimet! Si s’u lodhe këto 20 vjet me pseudonime?! Të gjithë njerëzit që ke pasur dhe ke përreth të janë dashur për pseudonime. Ti ishe Aleksandër Meksi, Tritan Shehu, Bashkim Gazidede, Agim Shehu, Mero Baze, Ylli Rakipi e qindra të tjerë. Tani ti je Jozefina Topalli, Lulzim Basha, Fatmir Mediu, Bujar Nishani, Aleksandër Frangaj, Blendi Fevziu e qindra e qindra të tjerë. Dhe e di pse të janë dashur kaq shumë emrat tanë për pseudonime? Sepse ti, o njeri, ke 20 vjet në luftë. Ke 20 vjet që rron si pseudonim. Por fatmirësisht ke 20 vjet në një luftë ku emrat tanë s’të kanë ndihmuar dot të fshehësh SALIUN.

Besoj këtu është mirë t’i mbyllim këto rreshta. Ashtu si me shaka dhe me humor, pak si karagjozë dhe jo seriozisht, DOKTOR I MADH. Se po të jetë për seriozisht, kemi shumë gjëra për t’i thënë njëri-tjetrit… Hë po, se gati harrova. Po të kujtoj një postulat biblik që thotë: “Me atë gjykim që ke gjykuar do të të gjykojnë”. / Ylli Rakipi, 30 Prill 2008