Rrjeti po zien/ Akili nuk është larguar *ende* nga Ferma VIP 3? Çfarë ka planifikuar “Arbana”?

Eliminimi i papritur i Akilit nga “Ferma VIP 3”, menjëherë pas sakrificës së tij për Gresën, la pa fjalë publikun dhe fermerët e tjerë.

Por, duket se drama rreth këtij televotimi nuk ka përfunduar me aq, pasi një detaj i ri po bën që rrjeti të ziejë nga aludimet dhe dyshimet se ai mund të mos jetë larguar përfundimisht nga gara.

Shkak për këtë vaIë teorish është bërë mungesa totale e aktivitetit të tij në rrjetet sociale.

Përpos atij reagimi të shkurtër dhe të menjëhershëm që dha në ambientet e jashtme sapo la fermën, janë bërë tashmë thuajse 24 orë që nuk ka asnjë shenjë publike nga ish-konkurrenti.

Kjo heshtje absolute është një lëvizje mjaft e pazakontë, duke marrë parasysh se banorët që lënë formatet e izolimit zakonisht rikthehen menjëherë në kontakt virtual me ndjekësit dhe mbështetësit e tyre.

Kjo “zhdukje” ka ngritur pikëpyetje të mëdha tek fansat, të cilët po dyshojnë se ai mund të jetë ende i izoluar në ndonjë ambient tjetër, në pritje të një rikthimi të mundshëm.

Tashmë sytë e të gjithëve janë përqendruar te prime-i i radhës, ku mbetet për t’u parë nëse e gjithë kjo situatë është thjesht një shkëputje e Akilit për qetësi personale, apo nëse produksioni ka rezervuar një surprizë të madhe që fshihet pas këtij largimi kaq të dyshimtë.

Profecia e Gramoz Ruçit në vitin 1991: Si Sali Berisha është aseti i PS

“Jeni mërzitur së fundi se thashë të ikë nga skena politike Sali Berisha. Pse e thashë unë që të ikë nga skena politike? Zoti Sali, të kujtoj se sa herë në këtë sallë ju dhe përfaqësuesit tuaj keni deklaruar që të ikë nga skena politike Partia Socialiste dhe ne përsëri kemi heshtur. Dje unë thashë të ikë një përfaqësues i një partie nga skena politike dhe juve ju mërziti. Rregullat e lojës këto janë. Unë thashë se do t’i shërbeja Partisë Demokratike me këtë mendim, do t’i shërbeja demokracisë shqiptare, do t’i shërbeja jo partisë sime, pasi po ta them që ikja juaj do të ishte dëmtim për Partinë Socialiste.

Sali Berisha dhe Gramoz Ruçi janë dy politikanë që kanë ndikim të rëndësishëm në politikën shqiptare të 35 viteve të fundit. Ka qenë vendimtar ndikimi i tyre në momente të rëndësishme të historisë së tranzicionit. Si kundërshtarë politikë kanë zhvilluar beteja të rëndësishme. Janë të shumta debatet në Kuvendin e Shqipërisë në ato fillime, mjaft të ashpra disa prej tyre. Gramoz Ruçi dhe Sali Berisha janë përballur shpesh. E tillë ishte edhe seanca e debatit në tetor 1991, kur Gramoz Ruçi kishte kritikuar Berishën për lidhjet e tij me regjimin dhe kërkonte largimin nga skena politike. Vetë Ruçi kishte qenë i zgjedhuri i udhëheqësit komunist Ramiz Alia për të drejtuar punët e partisë, PPSH-së, por edhe si ministër i Brendshëm, kohë në të cilën u vranë katër demokratë më 2 prill 1991, në një protestë në Shkodër. Nuk ishte vetëm ngjarja e 2 prillit në Shkodër, por edhe ajo e Shkollës së Bashkuar, ku gjithashtu pati viktima. Këto ngjarje e mbajtën të ndezur debatin në Kuvend gjatë viteve 1991-1992, ku në shënjestër ishte pikërisht ministri i Brendshëm Gramoz Ruçi. Në krah të Ruçit në sallën e kuvendit të Shqipërisë, qëndronin ish-anëtar të Byrosë Politike, të cilet edhe mbanin mbi shpatulla krime të diktaturës komuniste, ishin deputetë të PPSH-së pas zgjedhjeve të para pluraliste më 31 mars 1991. Kështu nisi beteja politike ndërmjet elitave të majta dhe të djathta, që në fakt bashkoheshin në origjinën e tyre, PPSH, partia-shtet që e mbajti popullin shqiptar 45 vjet në diktaturë. Ishin mjaft të pakët të tjerët që nuk kishin asnjë lidhje me regjimin apo ata që kishin qenë në burgjet e diktaturës.

Gazeta TemA sjell pjesë nga debati i së mërkurës së 23 tetorit të vitit 1991, kur diskutohej për një raport të një komisioni parlamentar që kishte hetuar shpenzimet e anëtarëve të Byrosë Politike në udhëtime jashtë Shqipërisë dhe kurimin e tyre e familjarëve nëpër kIinikat e Parisit, Vjenës e gjetkë, si dhe për qeverinë e stabilitetit dhe përpjekjet për stabilitet politik në një Shqipëri të sapodalë nga diktatura. Nis me deklaratën e deputetit Arben Imami, në emër të grupit parlamentar të Partisë Demokratike, si përgjigje për një deklaratë të Gramoz Ruçit, i cili kërkonte nxjerrjen jashtë politike të kreut të PD-së, Sali Berisha. Kishte vetëm një muaj që Sali Berisha ishte zgjedhur kryetar i Partisë Demokratike në kuvendin e shtatorit 1991, një prej drejtuesve më të rëndësishëm të opozitës së parë në pluralizëm, edhe pse shumë momente e vinin në dyshim rrugëtimin e tij drejt podiumeve politike të atij dhjetori ’90 e në vazhdim. Pikërisht këtë paqartësi shfrytëzonte Gramoz Ruçi kur sulmonte liderin demokrat.

“Jeni mërzitur së fundi se thashë të ikë nga skena politike Sali Berisha. Pse e thashë unë që të ikë nga skena politike? Zoti Sali, të kujtoj se sa herë në këtë sallë ju dhe përfaqësuesit tuaj keni deklaruar që të ikë nga skena politike Partia Socialiste dhe ne përsëri kemi heshtur. Dje unë thashë të ikë një përfaqësues i një partie nga skena politike dhe juve ju mërziti. Rregullat e lojës këto janë. Unë thashë se do t’i shërbeja Partisë Demokratike me këtë mendim, do t’i shërbeja demokracisë shqiptare, do t’i shërbeja jo partisë sime, pasi po ta them që ikja juaj do të ishte dëmtim për Partinë Socialiste.

Së fundi, po ju them se keni delirin e madhështisë, që shkodrani e shpreh me dy llafe: “Mos të hyftë vetja në qejf!” Mos kaloftë kjo te Partia Demokratike!”, do të deklaronte ndër të tjera Ruçi.

Ky paralajmërim i 35 viteve më parë nga Gramoz Ruçi mund të ketë ngacmuar shpesh kujtesën e atyre deputetëve demokratë që ishin atë ditë në sallë, por që patën një rrugëtim tjetër nga Berisha në PD. Prej shumë vitesh ata nuk janë më në PD, as në politikë. Nuk është as Gramoz Ruçi prej më shumë se 5 vitesh, ndërsa Berisha vazhdon të qëndrojë në krye të Partisë Demokratike, edhe pse kjo parti vazhdon të shënojë rekorde në humbje elektorale të njëpasnjëshme. Edi Rama dhe PS janë në pushtet prej gati 13 vitesh, duke kaluar përmes dhjetëra skandalesh korrupsioni, të cilat në një vend me standardet minimale të demokracisë do të duhej të ishte rrëzuar dhjetëra herë. Përgjatë kësaj kohe skandalesh korrupsioni të qeverisë Rama, opozita veçse zvogëlohet gjithnjë e më shumë.

Kemi dëgjuar shpesh këto kohë kritika të Berishës dhe elitës aktuale të opozitës se Rama vazhdon të qëndrojë në pushtet falë situatës në PD dhe lidershipit të saj. Për shumë prej tyre, argumenti i humbjeve të njëpasnjëshme të opozitës lidhet pikërisht me praninë e Berishës në krye të opozitës… shumë pak e dinë apo e mbajnë mend se këtë e ka menduar dhe paralajmëruar Gramoz Ruçi në vitin 1991, në atë kohë një prej drejtuesve kryesorë të PPSH, që kishte pak muaj që ishte riemërtuar Partia Socialiste e Shqipërisë. Koha vërtetoi në shumë momente “profecinë” e Gramoz Ruçit, ndoshta për rastësi apo edhe për informacione të bazuara që ish-ministri i Brendshëm kishte për kundërshtarin. Berisha u zgjodh president pak muaj më pas dhe ata demokratë themelues të PD-së që u angazhuan fort në atë seancë kundër Gramoz Ruçit, shumë shpejt do ta gjenin veten jashtë partisë, të përjashtuar. Ndërsa PD do të ecte në një rrugëtim dobësimi gjithnjë e më shumë deri sot, kur në seli drejton ende Sali Berisha dhe atje nuk ka më themelues, madje nuk janë më as përfaqësues të rëndësishëm të gjeneratave të PD-së në 35 vjet.

Arben Imami – Faleminderit zoti Kryetar i seancës!

“Deklaratë e grupit të deputetëve të Partisë Demokratike.

Në seancën e djeshme zotërinjtë deputetë patën rastin të dëgjojnë fjalën e anëtarit të udhëheqjes së lartë të Partisë Socialiste, zotit Ruçi, i cili sulmoi një grup deputetësh të Partisë Demokratike. Duke shkelur normat më elementare të etikës dhe praktikës parlamentare, ai kërkoi largimin nga skena politike të zotit Berisha dhe fyu rëndë zotërinjtë Ceka dhe Hajdari. Kur deklaron me kompetencë se zoti Berisha nuk do të bëhet President, ai zbulon veten si një ndër pjesëtarët e asaj mafieje politike që ka marrë përsipër të përcaktojë presidentët e Shqipërisë. Nëse deri tani ai dhe grupi i tij e kanë pasur këtë mundësi, duhet që të mos mendojë se do të vazhdojë ta ketë edhe në të ardhmen. Insinuata e tij tregon shqetësimin e tyre dhe nuk mbështetet në asnjë fakt. I kujtoj ish-Ministrit të Brendshëm që të drejtën e zgjedhjes nuk mund t’ia mohojë asnjë qytetari shqiptar dhe se zoti Ruçi qëllimisht mashtron, sepse Partia Demokratike nuk ka paraqitur asnjë kandidaturë për President, çka e detyroi Partinë e Punës të Shqipërisë të organizonte spektaklin për zgjedhjen e Presidentit me një kandidaturë të dytë.

Për sa i përket kërcënimit të tij për largim të zotit Berisha nga skena politike nëse vazhdon manifestimet, ne deklarojmë se manifestimet paqësore të popullit janë shprehje dhe fitore të demokracisë dhe se i takon Partisë Demokratike të vendosë për mjetet e rrugët ligjore për realizimin e aspiratave demokratike, si dhe të zgjedhë drejtuesit e saj.

Kur sulmon deputetët e PD-së, zoti Ruçi dhe të tjerë duhet të dinë se nuk varet prej tyre, prej prapaskenave e diktateve të tyre, se kë nxjerr në krye lëvizja demokratike popullore apo skena politike shqiptare dhe kë largon ajo. Grupi i deputetëve të Partisë Demokratike dënon frymën antidemokratike që zoti Ruçi dëshiron të fusë në Parlament, metodat e punës së organizatorit të antimitingjeve, ish-Ministrit të Punëve të Brendshme, të implikuar në masakrën e Shkodrës, të njeriut që njeh botën e krimit dhe hesht, që janë të papranueshme për Parlamentin Shqiptar. Po të niseshim nga identiteti i tij nuk do të ndaleshim, por do të donim të dinim nëse ai shpreh njëkohësisht edhe mendimin e udhëheqjes së lartë të Partisë Socialiste dhe të grupit parlamentar të saj. Falemnderit!”

***

Gramoz Ruçi – Më thatë që jam i parinovuar dhe i implikuar me të kaluarën. Gaboheni! Unë dy-tri gjëra do të thosha. Në qoftë se do të krahasohem unë me doktor Saliun, afërsisht sa vjeç jam unë, ju zoti Sali keni si anëtar i Partisë së Punës. Prandaj si ka mundësi që ndërsa babai paska të drejtë të rinovohet, të birit i mohohet ajo?! Si ka mundësi që ju paskeni të drejtën morale të rinovoheni, kur për një kohë shumë të gjatë keni luftuar (ti dhe unë) kundër shfaqjeve liberale, kundër pantallonave të gjera dhe fustaneve të shkurtra e flokëve të gjata, kurse unë që mbaja kauboj e favorite dhe ti m’i ke shkurtuar, s’paskam të drejtë të rinovohem?! Unë i kompromentuar me bllokmenët? Deklaroj se në asnjë shtëpi të tyre nuk kam qenë. Kurse ju keni qenë i pranishmi i tyre, i keni shërbyer detyrës, i keni shërbyer partisë në pushtet, keni kryer një detyrë, keni bredhur kryeqyteteve të Europës, keni pjesën tuaj në ato shpenzime të bëra dhe unë s’jua kam thënë asnjëherë. Unë i kompromentuar e ju jo? Habitem! Unë i kompromentuar, kur fëmijët e mi nuk kanë parë më shumë se dy-tri qytete të Shqipërisë dhe banoj në qytetin modest të Tepelenës, kurse fëmijët tuaj mund të kenë bredhur kryeqytetet e Europës, si dhe klinikat e Vjenës apo të Parisit? Si ka mundësi? Kjo s’vete. Ju i rinovuar e unë jo? Unë i kompromentuar e ju jo? Unë bllokmenët i kam parë vetëm në ekranin e televizorit, vetëm kaq kam pasur të drejtë, kurse ndonjë tjetër që bërtet e flet këtu, ka pasur shumë të drejta dhe ka përfituar nga privilegjet e tyre. Kurrsesi nuk e pranoj atë.

Më quajtët mafie politike. Nuk ia vlen të merrem me këtë punë. Do të shprehesha me llafin e mençur që është vënë në gojë të aktorit të mirënjohur Kadri Roshi: “Gërmo, o Tare, gërmo!”. Megjithatë përgjigjen do ta gjeni te shprehja e popullit: “O Balo, të ngrëntë tenja, e ke shejtanin brenda”. Gërmoni se do ta gjeni, po as tek unë dhe as te radhët e deputetëve të Partisë Socialiste. U mërzitët pse unë thashë që nuk mund të zgjidheni president. Shumë qenkeni shqetësuar ju, kurse unë deri sot isha pishman për atë llaf, kurse sot bindem se e paskam pasur mirë që e paskam thënë. Po mos u mërzit, se ju, zoti Sali, Presidentin aktual ligjitim të Shqipërisë e keni shpallur agjent të serbëve dhe ne si përfaqësues të Partisë Socialiste nuk kemi bërë asnjë deklaratë. Kurse unë deklarova këtu se ju s’mund të jeni Presidenti i ardhshëm i Shqipërisë dhe ju shqetësoheni. Unë nuk kam ndonjë gjë. Përsëri do të të respektoj në qoftë se ti do të fitosh imunitetin e popullit. Fitofsh, zoti Sali, deklarata ime mos u realizoftë, mua nuk më ngelet qejfi.

Jeni mërzitur së fundi se thashë të ikë nga skena politike. Pse e thashë unë që të ikë nga skena politike? Zoti Sali, të kujtoj se sa herë në këtë sallë ju dhe përfaqësuesit tuaj keni deklaruar që të ikë nga skena politike Partia Socialiste e ne përsëri kemi heshtur. Dje unë thashë të ikë një përfaqësues i një partie nga skena politike e juve ju mërziti. Rregullat e lojës këto janë. Unë thashë se do t’i shërbeja Partisë Demokratike me këtë mendim, do t’i shërbeja demokracisë shqiptare, do t’i shërbeja jo partisë sime, pasi po ta them që ikja juaj do të ishte dëmtim për Partinë Socialiste.

Së fundi, po ju them se keni delirin e madhështisë, që shkodrani e shpreh me dy llafe: “Mos të hyftë vetja në qejf!” Mos kaloftë kjo te Partia Demokratike!

***

Sali Berisha – Zoti Kryetar,

Zonja dhe zotërinj deputetë,

Fushatën e egër të shantazhit, terrorit, kurtheve, intrigave, shpifjeve e thashethemeve kundër Partisë Demokratike dhe meje të përgatitura nga mafia e kuqe shqiptare, Partia e Punës e Shqipërisë, e rinovuar socialiste, urdhëroi dje ish-Ministrin e saj të Brendshëm, zotin Gramoz Ruçi, të më kërcënojë dhe do që të më largojë nga skena politike shqiptare. Kjo deklaratë e zotit Ruçi, nuk më çudit aspak. Ajo provon se pas dështimeve, kurtheve, prapaskenave të ulëta, kupola e kuqe duket se ka marrë një vendim të ri, të cilin deputeti Ruçi, si ish-Ministër i Brendshëm në kohën e puçit të Shkollës së Bashkuar dhe i implikuar në masakrën e Shkodrës, ia bëri të ditur Parlamentit Shqiptar. Me këtë rast i deklaroj zotit Ruçi dhe atyre që e kanë shtyrë atë se vendimi i shpallur dje nuk më shqetëson dhe nuk më dekurajon aspak. Unë në të vërtetë nuk e njoh veten për trim, por në luftën dhe përpjekjet e mia për demokraci as nuk jam tutur, as nuk do të tutem. Kush të dojë le të mprehë hanxharët e krimit. As kërcënimet tuaja të djeshme, zoti deputet, as shpifjet dhe insinuatat e tipit bolshevik të zotit Ramiz Alia nëpërmjet zëdhënësit të tij të shtypit sot nuk më trembin, përkundrazi këto të gjitha së bashku më shumëfishojnë forcat dhe energjitë në luftën dhe përpjekjet e mia kundër pushtetit, platformave, politikave dhe intrigave komuniste, në luftë për pajtimin kombëtar, luftë në të cilën e kam konsideruar dhe e konsideroj si të shenjtë të drejtën e secilit për t’u ndryshuar dhe s’ia kam mohuar e s’do t’ia mohoj kurrë këtë të drejtë asnjë njeriu. Natyrisht s’do të pranoj kurrë hipokrizinë për dëshpërim.

Përveç këtyre, dua të theksoj këtu se Partia Demokratike që në themelimin e saj, me të gjithë forcën e saj, ka luftuar për lirinë e lëvizjes. Madje e ka bërë këtë edhe kur ti zoti Ruçi urdhëroje komandantët e postave me cilësinë e sekretarit të parë të vrisnin të rinjtë shqiptarë në kufi, edhe kur Ramiz Alia urdhëronte të vriteshin ata që kalonin kufirin në emër të lirisë së lëvizjes. Këtë të drejtë Partia Demokratike e njeh si një të drejtë universale, e njeh si një të drejtë për fshesaxhiun e për Presidentin, për të gjithë. Në këtë aspekt tingëllojnë boshe dhe bolshevike deklaratat e zëdhënësit të Presidentit sot se Partia Demokratike ka shprehur xhelozi ndaj udhëtimeve të tij. I rikujtojmë atij dhe juve, zotërinj deputetë, se gjatë 20 vjetëve Presidenti ynë i nderuar doli vetëm dy herë jashtë shtetit në udhëtime pune, ndërsa në këtë periudhë brenda një jave ai udhëtoi dy herë dhe ne s’kemi xhelozi për kërrkënd. Por ne kemi shprehur shqetësimin tonë dhe përsëri insistojmë në atë se vizita e tij në Turqi dy ditë para zgjedhjeve të përgjithshme ishte një vizitë që nuk ka se si të mos shqetësojë forcat e vërteta demokratike në Shqipëri dhe në Turqi. Personalisht kam respektin më të madh për politikanët e shquar turq dhe i uroj sukses edhe një herë në fitoren e tij zotit Demirel. Vizita e zotit Alia ishte jashtëzakonisht e pavend. Ajo duhej të bëhej dhe mund të bëhej pas zgjedhjeve në këtë vend ose në një periudhë tjetër. Për atë që njeh dhe respekton etikën demokratike, në asnjë mënyrë kjo nuk mund të pranohet.

Së fundi dua të ndalem në një pikë të veçantë, në atë të ndryshimit. Zoti Gramoz në asnjë rast, në asnjë rrethanë nuk mund të flasë kurrë për një qëndrim timin se unë pengoj njeri për të ndryshuar. Në asnjë mënyrë. E drejta e ndryshimit është një e drejtë e shenjtë. Që në fillim kemi deklaruar se këtë të drejtë ia uronim ta gëzonte edhe Partia e Punës. Por për fat të keq ajo humbi emrin, ndërroi kostumin, kurse zakonet po i vazhdojnë prapë disa nga ju kriptokomunistët në këtë sallë që fituan nën terror, nën frikën që ushtruan, njëri prej të cilëve jeni dhe ju zoti Ruçi dhe ju rikujtoj se gjatë qenies suaj si Ministër i Brendshëm shumë shqiptarë humbën jetën, të tjerë u torturuan burgjeve. Më çudit gjakftohtësia me të cilën folët në këtë tribunë. Falemnderit shumë!/ Tema

“Të blihet Shtëpi për Stenaldon”/ Zbulohet shuma e “majme” e parave që dhuroi Arbër Hajdari

Nisma për t’i siguruar një shtëpi ish-banorit të “Big Brother VIP”, Stenaldos, po merr gjithnjë e më shumë mbështetje, dhe këtë herë një kontribut i rëndësishëm ka ardhur nga një personazh mjaft i njohur i formatit.

Opinionisti Arbër Hajdari ka dëshmuar edhe një herë shpirtin e tij human duke iu bashkuar thirrjes për ndihmë që po bën xhiron e rrjetit.

Sipas të dhënave publike në plàtformën ku po mblidhen fondet, Arbri ka dhuruar shumën prej 1000 eurosh në llogarinë e fushatës.

Ky gjest solidar vjen vetëm pak kohë pasi u bë publike nisma e hapur për të mbledhur 100 mijë euro, me qëllim për t’i mundësuar një strehim ish-konkurrentit pas rrugëtimit të tij televiziv.

Veprimi i opinionistit nuk është vetëm një ndihmë direkte financiare, por shërben edhe si një nxitje e madhe për publikun dhe personazhet e tjerë të njohur që t’i bashkohen kësaj kauze.

Me këtë mbështetje të shtuar, fushata duket se po merr një tjetër hov drejt arritjes së qëllimit përfundimtar për të bërë realitet ëndrrën e Stenaldos.

LETRA/ “Pronari s’ma deklaron pagën aq sa e kam”, Tatimet zbarkojnë në Korçë

Administrata Tatimore ka intensifikuar kontrollet në terren në kuadër të luftës kundër informalitetit, me fokus të veçantë tek deklarimi i pagave, një fenomen që dëmton drejtpërdrejt skemën e kontributeve dhe pensionet.

Një rast konkret është evidentuar në qytetin e Korçës, ku pas një denoncimi qytetar, inspektorët tatimorë kanë konstatuar shkelje të rënda në një subjekt tregtar.

Sipas verifikimeve në terren, biznesi nuk deklaronte pagat reale të pùnonjësve, duke shmangur detyrimet ligjore dhe kontributet për sigurimet shoqërore. Gjithashtu, gjatë kontrollit është konstatuar edhe mungesa e afishimit të listës së çmimeve, një tjetër shkelje e parashikuar nga legjislacioni.

Autoritetet kanë ndërmarrë masa ndëshkuese ndaj subjektit në përputhje me ligjin, ndërsa rasti i është referuar për hetime të mëtejshme Drejtorisë së Hetimit Tatimor dhe Inspektoratit Shtetëror të Punës.

Administrata Tatimore u bën thirrje qytetarëve të denoncojnë rastet e punës informale dhe shmangies së detyrimeve përmes adresës zyrtare, duke theksuar se bashkëpunimi me publikun mbetet kyç në luftën kundër informalitetit. /skyweb.al

U grindën për kunaten se vaΙΙezonte me dhendrrin, ρIas grυshti në mes të dasmës…(VIDEO)

Një dasmë gati sa nuk është kthyer në tra gjedi, në Adana të Turqisë, pasi krushqit

kanë nisur të zi h en me fjalë, ndërsa më pas sherri ka de g j n eru ar në p ër le shj e me karrige dhe gr us ht a.

Arsyeja pse nisi është nga më të çuditëshme, që mund të jetë dëgjuar ndonjëherë.

Kënga e parë e dasmës që u lùajt për çiftin në momentin kur nusja dhe dhëndri hynë sallë, ishte zgjedhur nga vetë ata. 

Do ngelni pa fjalë, ja sa kushton nje liter naft ne Iran

Irani vazhdon të mbetet një nga vendet me çmimet më të ulëta të karburanteve në botë, falë politikave të forta subvencionuese nga shteti. Sipas të dhënave të fundit, çmimi i naftës (diesel) në këtë vend varion nga rreth 300 deri në 600 rial për litër, që përkthehet në vetëm 0.005 deri në 0.01 euro për litër

Këto nivele janë shumë më të ulëta krahasuar me vendet evropiane, ku çmimet e karburanteve zakonisht lëvizin nga 1.5 deri në 2 euro për litër. Diferenca e madhe ka bërë që Irani të konsiderohet si një nga vendet më të lira për furnizim me karburant.

Edhe benzina në Iran mbetet jashtëzakonìsht e përballueshme. Me subvencion shtetëror, ajo kushton rreth 0.02 deri në 0.03 euro për litër, ndërsa përtej kuotave të përcaktuara, çmimi mund të arrijë deri në 0.05 euro për litër

Megjithatë, sistemi i furnizimit me karburant në Iran funksionon përmes një skeme kuotash për qytetarët vendas, të cilët pajisen me karta të veçanta për të përfituar çmimet e subvencionuara. Për të huajt, në disa raste, çmimi mund të jetë pak më i lartë, por sërish mbetet shumë më i lirë krahasuar me standardet ndërkombëtare.

Këto çmime të ulëta janë rezultat i rezervave të mëdha të naftës që zotëron vendi dhe politikave ekonomike që synojnë mbajtjen e kostos së jetesës më të përballueshme për qytetarët. Megjithatë, ekspertët shpesh paralajmërojnë se subvencionet e larta mund të kenë ndikim në ekonominë afatgjatë dhe në konsumin e tepërt të karburanteve

Albi Hoxha, 24-vjeçari nga Fieri që shpejtësia e lartë i mori jetën! Trupi iu gjet 30 metra larg,

Personi në foto është Albi Hoxha, 24-vjeçari që humbi jetën në një aksident tragjik rrugor në orët e para të mëngjesit në Vlorë. Ngjarja ndodhi rreth orës 03:00 në mbikalimin e Novoselës, në aksin drejt fshatit Akërni, ku i riu po drejtonte automjetin e tij me targa AB009GN.

Sipas të dhënave paraprake, mjeti ka humbur kontrollin dhe është përplasur me barrierat anësore të rrugës. Forca e madhe e përplasjes bëri që trupi i 24-vjeçarit të gjendej rreth 30 metra larg vendit të goditjes, duke treguar për një impakt tepër të fortë. Nga analizimi i vendngjarjes dyshohet se automjeti mund të ketë qenë duke lëvizur me shpejtësi shumë të lartë.

Burime nga vendi i ngjàrjes bëjnë me dije se shpejtësia e mjetit mund të ketë arritur mbi 200 km/h, çka e ka bërë aksidentin fatal. Autoritetet vijojnë hetimet për të përcaktuar shkaqet e sakta dhe për të zbardhur plotësisht rrethanat e kësaj tragjedie që i mori jetën të riut nga Fieri.

Ngushëllime për familjen Hoxha!

Detaje të reja kanë dalë në dritë nga aksidenti tragjik rrugor që mori jetën e një të riu në Vlorë, në orët e para të mëngjesit.

Ngjarja ndodhi rreth orës 03:00 në mbikalimin e Novoselës, në aksin drejt fshatit Akërni. Sipas informacioneve paraprake, një automjet i drejtuar nga Albi Hoxha, 24 vjeç, banues në Fier, u përfshi në një aksident fatal.

I riu po drejtonte një automjet me targa AB009GN, i cili u përplas me barrierat anësore të rrugës. Trupi i tij u gjet pa shenja jete rreth 30 metra larg vendit të goditjes.

Burimet nga vendngjarja bëjnë me dije se analizimi i perimetrit, pika e goditjes dhe pozicioni përfundimtar i mjetit tregojnë se automjeti mund të lëvizte me shpejtësi shumë të lartë, që dyshohet të ketë arritur mbi 200 km/h, duke e kthyer kështu aksidentin në një ngjarje të rëndë dhe fatale.

Hetimet për shkaqet e sakta të aksidentit dhe rrethanat që çuan në këtë tragjedi janë duke vijuar nga autoritetet përkatëse.

Horoskopi për ditën e sotme, e mërkurë 8 prill 2026

DASHI

Pavarësisht një rritjeje të dukshme të tensionit nervor, dita shënon një pikë kthese: ato plane që kanë ngecur për shumë kohë më në fund mund të rifillojnë me energji të përtërirë.

DEMI

Njëzet e katër orët e ardhshme pritet të jenë shumë të favorshme për marrjen e vendimeve përfundimtare; konkretësia do të jetë arma juaj fituese, si në punë ashtu edhe, mbi të gjitha, në dashuri.

BINJAKËT

Në këtë fazë, është më mirë të përvetësoni një qëndrim pritjeje pa i detyruar gjërat. Jini të duruar: një përmirësim gradual do të jetë i dukshëm duke filluar nga nesër.

GAFORRJA

Kini kujdes nga trazirat e mundshme emocionale; për të ruajtur harmoninë, është thelbësore të përqendroheni te transparenca në marrëdhënie, duke vepruar me kujdes të veçantë ndaj atyre që kanë lindur nën shenjat e Dashit dhe Bricjapit.

LUANI

Qielli sugjeron mundësinë e marrjes së lajmeve ngushëlluese. Përdorini këto orë për të rigjallëruar një projekt që do të arrijë kulmin gjatë sezonit të verës që vjen.

VIRGJËRESHA

Edhe pse barra e përgjegjësisë po ndihet, rezultatet e para konkrete kanë filluar të shfaqen, duke ushqyer tek ju një dëshirë të fortë për ripërtëritje.

PESHORJA

Vendosmëria juaj për të mbajtur një qëndrim të qartë rritet, veçanërisht kundër atyre që krijojnë pengesa. Forca e brendshme e ripërtërirë do t’ju udhëheqë në vendimet tuaja.

AKREPI

Yjet favorizojnë intuitat brilante dhe veprimet pragmatike. Është gjithashtu një kohë e favorshme për të krijuar kontakte ose për të takuar njerëz që mund të jenë vendimtarë për të ardhmen.

SHIGJETARI

Je në një fazë rikuperimi të ngadaltë, por të qëndrueshme. Është e dobishme të fillosh përgatitjet për angazhimet e ardhshme, veçanërisht për ata që punojnë në mënyrë të pavarur.

BRICJAPI

Falë mbështetjes së Venusit, keni një vitalitet të shkëlqyer. Kjo energji pozitive do të reflektohet me sukses edhe në jetën tuaj dashurore.

UJORI

Nëse e gjeni veten duke u përballur me xhelozi të tepruar ose posesivitet nga dikush, sot është koha për të vendosur kufij të qartë dhe për të kërkuar respektin e duhur.

PESHQIT

Keni mundësinë të sqaroni çështjet e pezulluara dhe të merrni siguri të rëndësishme. Prania e Mërkurit në shenjën tuaj nxit shfaqjen e ideve të shkëlqyera dhe inovative. 

Karamuço jep lajmin e rëndë: Ajo çfarë që disponon SHBA-ja mund të sjellë

Eksperti i sigurisë Ervin Karamuço ka bërë një analizë të gjerë për Euronews Albania mbi arsenalin modern të armëve dhe rreziqet që ato mbartin, që i dipsonon SHBA-ja duke paralajmëruar se përdorimi i tyre mund të çojë botën drejt një konflikti global.

Karamuço kujtoi se armët e shkatërrimit në masë atomike, biologjike dhe kimike, kanë qenë gjithmonë një kërcënim për njerëzimin. Ai solli në vëmendje përdorimin e armëve kimike nga Iraku ndaj Iranit gjatë viteve ’80, të cilat sot konsiderohen krim lufte. Por sipas tij, përveç këtyre, ekzistojnë edhe armë të tjera po aq të frikshme, që nuk klasifikohen si armë të shkatërrimit në masë, por kanë efekte të ngjashme në zona të kufizuara.

Ndër to, Karamuço përmendi:

Armët radiologjike, që nuk shkaktojnë shpërthim atomik, por shpërndajnë mbetje radioaktive në terren, duke sjellë pasoja afatgjata për njerëzit dhe gjallesat.

Armët elektromagnetike, të cilat paralizojnë sistemet e radarëve dhe komunikimit, duke bërë “shutdown” të plotë të infrastrukturës ushtarake.

Bombat termobarike, që arrijnë temperatura mbi 3000 gradë dhe përthithin oksigjenin, duke shkaktuar shkatërrim masiv në lagje të tëra.

“Me lagje të tëra mund të rrafshohen dhe me me mijëra njerëz mund të vdesin vetëm nga një bombë e tillë. Nuk janë ardhur shkatërrimit në masë, por kanë pothuajse atë të njëjtin efekt, por për zona të kufizuara dhe janë shumë armë të frikshme. Është përdorur një nga këto armë ose më mirë dyshohet gjatë kësaj lufte u përdor në një bombardim, por u pa me skepticizëm, me pikëpyetje, sepse nuk dolën pamjet e plota se çfarë efekti kishte”-tha Karamuço

Armët antibunker, të projektuara për të depërtuar në thellësi, por që në zona të banuara mund të shkaktojnë dëme të jashtëzakonshme.

Karamuço rikthen një deklaratë të Trump para disa kohësh të cilën e mbajti disa orë pasi arrestoi Maduron duke thënë se askush të mos guxojë të na sulmojë sepse Amerika ka armë të reja sekrete.

“Trumpi foli për herë të parë për disa armë të reja sekrete të cilat ai tha që bota nuk i di end po ne i kemi dhe mos i shkoj mendja njeriut që të na sulmojë. Po deri më sot nuk ka një të dhënë, pra mbahet një sekret ushtarak i plotë, se çfarë arme tjetër të shkatërrimit në masë përveç këtyre që unë përmenda ka që nuk japin efekte në rajon, por vetëm në zonat ku godasin në zona të caktuara. Kjo ka ngelur një enigmë shumë e madhe. Edhe analistët në Shtetet e Bashkuara thonë që mund të por që ne nuk i njohim.”-tha ai.

Ai shtoi se ekzistojnë edhe armë sekrete, të panjohura për publikun, për të cilat nuk ka të dhëna të plota, por që sipas analistëve mund të kenë efekte të vazhdueshme dhe shkatërruese, si bombat thërrmuese që shpërthejnë për orë të tëra duke zgjeruar diametrin e shkatërrimit.

“Nëse përdoren këto armë, do të jetë pragu i Luftës së Tretë Botërore. Nuk duhet të përdoren, sepse prishen të gjitha ekuilibrat globalë dhe bota do të përballet me një realitet krejtësisht të ri”, u shpreh Karamuço.

Eksperi i sigurisë Ervin Karamuço theksoi se tensionet aktuale dhe retorika e liderëve botërorë e bëjnë këtë rrezik më të prekshëm se kurrë, duke paralajmëruar se çdo veprim i pamatur mund të sjellë pasoja katastrofike për njerëzimin.

SHBA i arrestoi…/ Jeta luksoze e mbesës së gjeneralit të vrarë iranian, avionë privatë e makina të shtrenjta! (FOTO)

Mbesa e gjeneralit iranian të vrarë në janar të 2020-ës, Qasem Soleimani dhe vajza e saj janë arrestuar nga agjentët e ICE, njoftoi të shtunën Departamenti amerikan i Shtetit.

Ajo bënte një jetë luksoze në Los Angeles dhe në Instagram kritikonte SHBA-të duke i quajtur “Satani i Madh”

Hamideh Soleimani Afshar, e cila dyshohet se bëri festë për suImet ndaj ushtarëve dhe bazave ushtarake amerikane, dhe vajzës së saj Sarinasadat Hosseiny, u është revokuar “Green Card” për shkak të lidhjeve të tyre me regjimin iranian.


“Teksa jetonte në Shtetet e Bashkuara, ajo promovonte propagandën e regjimit iranian, festoi për sulmet kundër ushtarëve amerikanë dhe objekteve ushtarake në Lindjen e Mesme, vlerësonte Udhëheqësin e ri Suprem iranian, e denonconte Amerikën si “Satani i Madh” dhe shprehte mbështetjen e saj të palëkundur për Korpusin e Gardës Revolucionare Iraniane, një organizatë e përcaktuar si terroriste”, – thuhet në një letër të Departamentit amerikan të Shtetit që konfirmonte arrestimet.

Afshar, 47 vjeç, hyri në SHBA në vitin 2015 me një vizë turistike, iu dha azil në vitin 2019. Ajo siguroi një Green Card në vitin 2021 nga administrata Biden. Ajo bëri të paktën 4 udhëtime për në Iran që kur mori Green Card, tha Departamenti i Sigurisë Kombëtare.
Hosseniy, 25 vjeçe, hyri gjithashtu në SHBA në vitin 2015 me vizë studentore. Ajo u bë mbajtëse e Green Card në vitin 2023.

Personaliteti i saj në internet ishte në kundërshtim me Islamin Shiit që përqafonte nëna e saj. Fotot në rrjetet e saj sociale, të cilat ajo i ka fshirë më pas, tregojnë bukuroshen me bikini, duke treguar tatuazhet e barkut apo duke pushuar në një skuter uji me rroba banje. Postime të tjera në Instagram tregojnë Hosseiny-n duke kaluar kohë në klube në Miami, duke bërë pushime në Alaska dhe duke festuar në Las Vegas.

“Është një privilegj të të jepet një Green Card për të jetuar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Nëse kemi arsye të besojmë se një mbajtës i kartës jeshile përbën një kërcënim për SHBA-në, karta jeshile revokohet”, tha për “The Post”, Lauren Bis, një zëdhënëse e DHS-së.

Departamenti i Shtetit iu referua gjithashtu jetës ekstravagante të Afsharit në Los Angeles, të cilën ajo dyshohet se e dokumentonte shpesh në llogarinë e saj në Instagram, e cila me sa duket është fshirë gjithashtu.

47-vjeçarja u pa nga “The Post” të shtunën jashtë banesës së saj me dy dhoma gjumi në zonën e Tujungas, duke futur me nxitim çanta firmato të Louis Vuitton dhe Hermes në makinën e saj Tesla Model 3, disa orë pasi arrestimi i saj u njoftua publikisht.

Fqinjët i thanë “The Post” se Afshar jetonte në një apartament me oborr në Plainview Avenue, afërsisht 20 milje në veri të qendrës së Los Angeles. Vajza e Afsharit u ndalua nga ICE teksa po drejtonte makinën.

“Vajza jeton në Hollywood. I dashuri më tha se ai dhe Sarina po udhëtonte me makinë jashtë shtëpisë kur u përplas nga makinat e ICE-së. Ai tha se agjentët po kërkonin të dinin se ku ishte nëna”, – tha një fqinj.

Fotot e Afsharit në rrjetet sociale tregojnë shijen e saj për makina dhe veshje të shtrenjta, të cilat do të ishin të paligjshme në Republikën Islamike. Në një foto, Afshar tregon një dorë me bizhuteri ari, thonj të rregulluar dhe një bluzë me kapuç Louis Vuitton.

Në një tjetër foto nga Instagrami i saj, ajo pi një shishe shampanjë në shkretëtirë pranë një helikopteri.

Burri i Afsharit, emri i të cilit nuk u bë i ditur nga Departamenti i Shtetit, tani i ndalohet gjithashtu hyrja në Shtetet e Bashkuara.

Sekretari i Shtetit Marco Rubio përshëndeti urdhrin e largimit teksa lufta e përbashkët SHBA-Izrael me Iranin ka hyrë në javën e saj të gjashtë.

“Administrata Trump nuk do të lejojë që vendi ynë të bëhet shtëpi për shtetas të huaj që mbështesin regjimet terroriste antiamerikane”, shkroi Rubio në X.

Muajin e kaluar, Departamenti i Shtetit i dha fund gjithashtu statusit ligjor të Fatemeh Ardeshir-Larjiani, vajzës së ish-Sekretarit të Këshillit Suprem të Sigurisë Kombëtare të Iranit, Ali Larjiani.

Larijani, një person i vijës së ashpër të regjimit, i cili u konsiderua udhëheqës de facto pas sulmit izraelit që vrau Udhëheqësin Suprem Ajatollah Ali Khamenei, u vra më 16 mars nga sulmet ajrore të përbashkëta të SHBA-së dhe Izraelit.

Qasem Soleimani, i cili drejtoi forcën famëkeqe Quds në Gardën Revolucionare Iraniane, u vra në një sulm me dron të urdhëruar nga Presidenti Trump në Irak në vitin 2020 pranë Aeroportit Ndërkombëtar të Bagdadit në Irak.

Shtetet e Bashkuara pohuan se Soleimani ishte një objektiv i vlefshëm, duke pretenduar se ai po planifikonte sulme ndaj diplomatëve dhe ushtarëve amerikanë në Irak.

Irani nuk e ka harruar udhëheqësin e tij, duke i vënë emrin “Haj Qassem” një modeli të ri të raketave balistike që janë hedhur ndaj Izraelit.

Sipas agjencisë së lajmeve FARS, këto raketa janë të projektuara për t’iu shmangur sistemit mbrojtës të shtetit hebre, Kupolës së Hekurt./NYPost

Galeria fotografike (

1 / 15

)