Reagojnë familjarët nga Kavaja: Parashqevi Simaku ka 5 vite e humbur, u zhduk kur burri …

Një video e publikuar në kanalin më të ndjekur në New York “Abc7”, e ripostuar nga gazetari Blendi Fevziu ku shfaqet një zonjë e cila dyshohet se është këngëtarja ikonë e muzikës shqiptare, Parashqevi Simaku, ka tronditur rrjetin.

Në video shihet një grua e cila përngjan shumë në zë dhe portret me Parashqevi Simakun, por ajo që ka ka bërë edhe më shumë habi është se shfaqet duke marrë ndihma nga një qendër vullnetare që japin çanta shpine me ndihma, kryesisht për nënat dhe fëmijët në nevojë.

Familjarët e këngëtares nga Kavaja kanë reguar në lidhje me këtë video ku shprehen se kanë vite që kanë humbur kontaktet më ikonën e muzikës shqiptare dhe nuk kanë asnjë informacion se ku ndodhet ajo.

Për Report Tv, familjarët kanë folur ku shprehen se e konsidertojnë të humbur dhe se prej 5 vitesh ata po e kërkojnë.

“Familja ka vite që e kërkon, e konsiderojnë të humbur prej 5 vitesh që kemi humbur kontaktet me të. E divorcuar prej vitesh, burri ka kujdestarinë e djalit dhe ka vazhuar jetën.”

Video e publikuar nuk ka datë të saktë, do të thotë se nuk dihet se kur është xhiruar, por ajo që shton më shumë dyshime se bëhet fjalë për Parashqevi Simakun është emri në fillim të videos ku shkruhet “Simaku Nohfe”.

Pas kërkimit të emrit, rezultoi se ekziston një llogari në Facebook me këtë emër, dhe po është vetë këngëtarja pasi ajo ka ndarë fotografi aktuale të sajat, por edhe foto të vjetra në rini kur ishte e madhja Parashqevi Simaku. Pra, zonja në video është pikërisht Parashqevia jonë.