Rama mes 47 liderëve evropianë në samitin e Kopenhagen

Kryeministri Edi Rama, ka ndarë pamjet nga vizita e tij zyrtare në Danimarkë, ku është pritur në pallatin mbetëror Amalienborg nga Mbreti Frederiku X, dhe Mbretëresha Margrethe II.

“Kopenhagen, Danimarkë- Mikpritja nga Madhëria e Tij, Mbreti Frederiku X, dhe Madhëria e Saj, Mbretëresha Margrethe II, në Pallatin Amalienborg

Pas mikpritjes që Shqipëria i bëri Samitit të Komunitetit Politik Europian në Tiranë, sot rrugëtimi vijon në Kopenhagen, ku Danimarka ka marrë stafetën e organizimit të takimit të radhës”, shkruan Rama.

Kryeministri Rama do të marrë pjesë në Takimin e shtatë të Komunitetit Politik Europian, i cili do të bashkojë 47 kryetarë shtetesh dhe qeverish nga i gjithë kontinenti, në Kopenhagë, Danimarkë.

Samiti, i cili do të zhvillohet ditën e enjte, do të ketë në fokus situatën e përgjithshme të sigurisë në Evropë, ku do të diskutohet se si mund të forcohet Ukraina dhe si mund të bëhet Europa më e fortë dhe më e sigurt në situatën gjeopolitike aktuale.