“Metodë e re pastrimi lekësh: Çunat e kombëtares”,-shkruanin banorët e vjetër të Palasës në lajmet e bujshme të një jave rresht të TV Klan se futbollisti i kombëtares Myrto Uzuni ka blerë një hotel në Palasë të Vlorës.
Nisur nga komedianët (të kthyer më pas në kryebashkiakë e investitorë strategjikë e kandidatë për politikanë) emrat e të cilëve njihen fare mirë nga shqiptarët, populli shqiptar është realisht i zgjuar kur vjen puna për të zbërthyer skema të pastrimit të parave nga oligarkët, sepse të rekrutuarit e rinj të skemave të pasurive të shumta janë ata që kanë respektin e popullit.
Kjo është metoda e re e kamuflimit të parave të të pasurve të shqipërisë, dhe janë aq të spikatura sa askush nuk dyshon në paratë e pastra të çunave të kombëtares, të shitura si transaksione që shoqërohen edhe me duartokitje për arritjet e futbolliatëve shqiptare që i kanë bërë “lekët me djersë”.
Televizioni i Sandër Frangajt ka trumpetuar këtë “blerje” për një javë rresht dhe jo më kot. Hoteli është i djalit të tezes së Sandër Frangajt, Ervin Celaj. Ky i fundit ia kishte kamufluar me kohë Albi Shytit në letra e tani po e pastron hotelin në Palasë në emrin e Uzunit duke e shitur si transaksion.
Hoteli me kapital 10 MLN Lekë, ka një investim prej miliona eurosh në një zonë si Palasa.
Celaj, kushëriri i Sandrit ka qenë drejtues prej 3 vitesh i Departamentit të Mbikqyrjes për piraterinë në AMA dhe ka lejuar dhjetëra kabllorë të zhvillonin aktivitet të paligjshëm në të gjithë Shqipërinë për interes të TV Klan.
Kunati Erion Gina ka qenë ai që ka shtrënguar duart e ka dalë në foto me Uzunin për të “finalizuar” kamuflimin. Gina njihet si “punëmbaruari” i Sandrit, nën emrin e të cilit ka kaluar disa nga pasuritë e shumta.
Duke qenë se në media asgjë nuk bëhet pa arsye, videoja para pak kohësh e Uzunit duke hedhur lekët lumë në dasmën e të motrës ka qenë jo pa qëllim, por një parapritë për të krijuar idenë në publik se një futbollist i kombëtares me rrogë mesatare ka krijuar një perandori për të reklamuar më pas se ka blerë hotel.
“Të fala Sandrit”,-thuhet në këtë rast?!
Në lidhje me lajmin ka reaguar edhe Uzuni:
“Un leket ge kam hedh tek motra ime do i hidhja prap se familja esht nr 1
2) parate qe kam bler hotelin leket e mia jan te deklaruara dhe shifra e hotelit esht e perballueshme per leket ge un marr. Ju keni te drejten tuaj te mendoni cfar te keni deshir por jo me djersen time te beni lajme te me prishni imazhin.
Kam fol shpesh me ju dhe ju simptazoj dhe me keni respektu her pas here me postime
E keni shum te thjesht ta konfirmoni pagen time un nk i fshihem askujt dhe as nk pastroj parat e askujt leket jan me djersen time te deklaruara jam i hapur te me pyesni per cdo gj”