Fenomeni Muçi i papërmbajtshëm në Turqi, sulmuesi kuqezi i “eklipson” të gjithë, shënon tjetër gol (Video)

Ernest Muçi ishte protagonisti kryesor i fitores së pastër 3-0 të Trabzonsporit në transfertë ndaj Samsunsporit, në një ndeshje që i mundësoi skuadrës së tij të ruajë vendin e tretë në renditje dhe të mbetet në garë për kreun e kampionatit.

Sulmuesi shqiptar dha asistin për golin e parë në minutën e 23-të, duke shërbyer saktë për Onuaçun pas një harkimi të kontrolluar, ndërsa ky i fundit realizoi për t’i dhënë avantazhin Trabzonsporit.

Edhe goli i dytë, sërish i shënuar nga Onuaçu, nisi nga një aksion ku Muçi pati rol vendimtar, duke e bërë më të thjeshtë menaxhimin e pjesës së mbetur të takimit.

VIDEO