Real Madrid u mposht 2-1 nga Mallorca në transfertë, në ndeshjen e vlefshme për javën e 30-të në La Liga.
Heroin për vendasit e bëri sulmuesi i Kosovës, Vedat Muriqi, i cili shënoi golin e fitores në minutën e 91-të.
Më herët, Mallorca kishte kaluar në avantazh me Morlanes në minutën e 41-të, ndërsa Militao barazoi për madrilenët në minutën e 88-të, para se Muriqi të shënonte golin e fitores për vendasit.
Sulmuesi i Kosovës shkon në kùotën e 19 golave në La Liga, duke konfirmuar se ky është sezoni më i suksesshëm për të.
Me këtë humbje, Reali mbetet në vendin e dytë me 69 pikë, 4 më pak se Barcelona kryesuese, që ka një ndeshje më shumë për të zhvilluar.
Këtë mbrëmje në fakt skuadra e Hansi Flick përballet me Atletico Madrid, në një sfidë që i paraprin çerekfinaleve të UEFA Champions League. Katalanasit me një fitore do të shkonin në +7 në renditje ndaj rivalëve të përjetshëm.