Moderatori Enkel Demi reagoi pas ndarjes nga jeta të vëllait të tij, Saimir Demi.
Enkel Demi tregon se ai humbi jetën në moshën 57-vjeçare mesditën e kësaj të diele në spitalin Infektiv, ku ishte i shtruar për shkak të sëmundjes së rëndë.
Lamtumira e fundit për gazetarin e njohur sportiv do të jepet nesër.
“Nuk është e lehtë, por duhet bërë ky njoftim. Vëllai im i vetëm, Saimiri iku tek Hyji sot në mesditë.
I vetmi ngushëllim është që nuk vuajti dhe qe i rrethuar nga përkujdesi i mjekëve të Spitalit Infektiv dhe njerëzit e tij të zemrës.
Pasdite do jemi tek selia e Alba 2000 tek ish-Ambasada Jugosllave në Rrugën e Durrësit.
Varrimi do kryhet nesër në orën 14.00”, u shpreh Enkel Demi.