Βëri ..ks me υ. αjzën e tezes, 50-υ jeçari fiΙmon gj. ithçka

Një ngjarje e rende ka ndodhur  në Vlorë ku nje 50-vjeçar ka shantazhuar me video intime vajzën e tezes.

Të dy kushërinjtë kishin krijuar një familje, por çuditërisht mes tyre kishte lindur një raport intim.

Mirëpo këto raporte intime janë filmuar nga 50-vjeçari me inicialet A.P, i cili më pas ka filluar ta shfrytëzojë këtë marrëdhënie për qëllime përfitimi.

Policia dhe prokuroria e Vlorës, në telefonin e gruas, ka gjetur dhjetëra biseda me përmbajtje shantazhuese, ku djali i tezes së saj e kërcënonte se do i publikonte fotot dhe videot intime në rrjete sociale.

Mësohet se ajo i kishte dhënë 50-vjeçarit 100 mijë lekë të vjetra, 50 euro dhe 70 mijë lekë të vjetra.

Aktualisht ndaj 50-vjeçarit është vendosur nga gjykata e Vlorës masa e sigurisë “arrest në burg”

për akuzën e “Shtrëngimit me anë të kanosjes dhe shantazhit me qëllim marrjen e pasurisë”.

Kërkimet për arrestimin e tij janë kryer nga policia e Vlorës, por pa rezultat. 50-vjeçari ka mundur të largohet nga Shqipëria, duke u fshehur në Itali.