Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në zonën e Babrrusë në Tiranë mbrëmjen e sotme, ku një person është gjetur i pajetë në rrugë.
Sipas informacioneve paraprake, dyshohet se personi në fjalë, rreth 50 vjeç, është goditur me thikë.
Mësohet se trupi i viktimës do të dërgohet në morg për të përcaktuar shkakun e vdekjes.
Në vendngjarje kanë shkuar policia dhe ambulanca, ndërsa grupi hetimor ka bërë rrethimin e zonës dhe ka nisur hetimet për të zbardhur ngjarjen.
Kamëz/Informacion paraprak
Rreth orës 20:10, në Babrru, është konstatuar pa shenja jete një shtetas ende i paidentifikuar, rreth 50 vjeç. Nga këqyrja paraprake, viktima ka një plagë të shkaktuar me mjet prerës, e cila dyshohet të ketë qenë shkaku i humbjes së jetës.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për identifikimin e viktimës, kapjen e autorit si dhe sqarimin e rrethanave dhe dokumentimin e plotë të rastit.