February 25, 2026
Lajme

Zbulohet tempulli antik dhe rrënoja të shumta arkeologjike në Zagori të Gjirokastrës (FOTO)

Në Zagori të Gjirokastrës janë bërë zbulime të rëndësishme arkeologjike, gjatë punimeve për zgjerimin dhe rehabilitimin e rrugës Çajup–Zagorie.

Pranë fshatit Sheper janë identifikuar dy zona me vlera të veçanta arkeologjike.

Sipas vlerësimeve paraprake të specialistëve të DSHA dhe DRTK Gjirokaster, bëhet fjalë për gjurmët e një tempulli antik të shek. III–II p.e.s., si dhe struktura banimi të së njëjtës periudhë.

Aktualisht po përgatitet projekti për kryerjen e gërmimit të shpëtimit, i cili planifikohet të zhvillohet gjatë muajit maj, pas miratimit nga KKTKM, njofton Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit.