Kush e bëri ’97-ën, Berisha apo SHBA? Myslim Murrizi dhe Arjan Curri zbulojne te verteten

Ish deputeti Myslim Murrizi dhe analisti Arjan Curri janë përfshirë në një debat në emisionin Top Story, ku po diskutohet situate aktuale politike në vend.

Murrizi: 115 mandate mori PD në ’96. Fituam në Skrapar 86%.

Curri: Nuk është e njëjta kohë.

Murrizi: Kohën njerëz e bëjnë o Curr.

Curri: Shkërmoqjen e Ramës e bën opozita. Po s’është opozita nga do shkërmoqet Rama.

Murrizi: Në ’97 shkërmoqjen e pushtetit nuk e bëri opozita, Nano ishte në burg, këta tjerët kishin ik në Greqi.

Curri: E bëri edhe opozita.

Murrizi: Jo nuk e bëri opozita. Opozita ka vajt kur dhanë leje bandat me dy gishta në dorë 3 javë më pas.

Curri: Po ’97-ën kush e bëri, opozita.

Murrizi: Shërbimet me llumhanet.

Curri: Njerëzit shtyjnë përpara.

Murrizi: Opozita ka hyrë në lojë pas 12 marsit. Unë s’kam frikë ta them që e bënë amerikanët. Policët rrifeshin në Vlorë si gomari në duhan, Mariza Lino thoshte i bëjmë thirrje Berishës mos të ushtrojë dhunë.

Curri: Nuk janë të njëjtët amerikanë e as të njëjtët shqiptarë.

Murrizi: Amerikanët kanë 400 vite dhe do të kenë 400 vite

Curri: Berisha ishte antiamerikan, kurse Rama nuk është antiamerikan.

Murrizi: Në ’96 s’ka qenë antiamerikan Berisha, s’e ka pas këtë damkë që ka sot.

Curri: Berisha rrinte madje me kallash në zyrë.

Murrizi: S’ishte kundër Amerikës me kallash në zyrë.

Curri: Kundër Amerikës ishte.