Ish-drejtuesi i lartë i Policisë së Shtetit, Erzen Breçani duket se i është kthyer jetës normale, pas muajve sfilitës në qelitë e paraburgimit dhe më pas “arrestit shtëpiak” ku e dërgoi Gjykata e Posaçme e Apelit.
Siç shihet dhe nga fotografia që ka ndarë në llogarinë e tij në Facebook, Breçani është duke shijuar lirinë me një nga miqtë e tij.
Pas rreth tetë muajsh në qeli, që në Nëntori 2023 kur u prangos me urdhër të Prokurorisë së Posaçme, si pjesë e një grupi kriminal që merrej me trafik droge dhe pastrim parash, në Korrik 2024 ai u la në arrest shtëpie. Ndërsa tani, duket se i ka mbyllur “hesapet” me drejtësinë.
Erzen Breçani është arrestuar gati dy vite më parë si pjesë e një grupi kriminal që merrej me trafik lëndësh narkotike dhe pastrim parash, bashkë me funksionarë të shtetit dhe eksponentë të botës së krimit, mes tyre dhe vetë djali i Breçanit.