Italia ofron shtëpi faIas për 10 vjet në brigjet e Kalabrisë, mund të aplikojnë edhe shumë shtetas të Kosovës, Maqedonisë e Shqipërisë

Imagjinoni të zgjoheni në një fshat piktoresk italian, të pini kafenë e mëngjesit me pamje nga malet apo deti dhe, për më tepër, të mos paguani qira për plot dhjetë vjet. Tingëllon si ëndërr? Në rajonin italian të Kalabrisë, kjo po bëhet një mundësi reale.

Autoritetet italiane kanë nisur një projekt të veçantë për të ofruar banim falas në shtëpi dhe apartamente, me qëllim tërheqjen e banorëve të rinj në vendbanimet e vogla, të cilat prej vitesh përballen me emigrimin dhe rënien e numrit të popullsisë.

Në fazën e parë të programit „Ripopola Calabria“, i njohur edhe me sloganin „Kalabria të dhuron një shtëpi“, janë në dispozicion 50 prona në 26 komuna.

Shtëpi falas, por me një kusht të rëndësishëmNdryshe nga ofertat e njohura italiane për blerjen e shtëpive të braktisura për vetëm një euro simbolike, këtë herë të interesuarit nuk kanë nevojë të blejnë pronën dhe as të paguajnë për rinovimin e saj, transmeton portali Lideri.mk.

Autoritetet rajonale do të financojnë plotësisht restaurimin, ndërsa kandidatët e përzgjedhur do të kenë mundësi të jetojnë falas në këto shtëpi apo apartamente për një periudhë prej dhjetë vjetësh.

Megjithatë, pronat nuk do të bëhen pronë e tyre. Ato do t’u jepen në shfrytëzim falas, me detyrimin që banorët e rinj ta regjistrojnë dhe ta mbajnë vendbanimin e tyre në Kalabri gjatë gjithë kësaj periudhe.