“E padëshiruar”,gazetari bën deklaratë e fortë:Balluku de facto non grata në SHBA, e ndaluar si përfaqësuese e qeverisë

Gazetari Almer Toska ka bërë deklarata të forta në një emision televiziv, duke vënë në qendër të kritikave Zëvendëskryeministren dhe Ministren e Infrastrukturës, Belinda Balluku.

Sipas Toskës, Balluku është e padëshiruar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës për shkak të disa aferave të dyshuara dhe nuk mund të udhëtojë drejt SHBA në cilësinë e zyrtares shtetërore.

“Belinda Balluku nuk e kalon dot oqeanin. Ajo ka cënuar interesat kombëtare,” u shpreh Toska, duke shtuar se ajo është non grata de facto në SHBA.
Gazetari deklaroi se ka informacione të konfirmuara që Balluku nuk mund të udhëtojë drejt SHBA-së në cilësinë e përfaqësueses së qeverisë shqiptare: “Unë e kam të konfirmuar që nuk shkon dot si zyrtare e shtetit shqiptar në SHBA, për një sërë aferash,” tha ai, pa dhënë më shumë detaje mbi natyrën e këtyre aferave.

Toska gjithashtu ngriti akuza edhe ndaj Kryeministrit Edi Rama, duke pretenduar se marrëdhëniet e tij me Shtetet e Bashkuara janë të tensionuara që prej ardhjes në pushtet të presidentit Donald Trump. “Edi Rama nuk ka marrëdhënie me Departamentin e Shtetit dhe administratën Trump që kur ai erdhi në pushtet”, theksoi ai.