Olta Gixhari zbuloi disa të pathëna dhe ndau momente emocionuese nga jeta dhe karriera e saj.
Megjithatë, ajo nuk mundi t’i shpëtonte një pyetjeje për marrëdhënien e saj me Luiz Ejllin.
Olta sqaroi se, pavarësisht bashkëpunimit të tyre në një film, ata nuk kanë ndjerë ndonjëherë nevojën për t’u afruar si miq.
“Është budallai moj. E rreh gruaja,” tha ajo më pas me shaka.
E duket se ky koment nuk ka kaluar pa marrë vëmendjen e Luizit.
Ai vendosi t’i përgjigjet me humor në foton më të fundit të bashkëshortes së tij, Kiara Tito, në Instagram.
“Ça mos me m’rrah kjo. Kam gru, jo llafe,” shkroi Luizi, duke lënë të kuptohet se e kishte marrë me sportivitet komentin e Oltës.