Rama lavde Trumpit nga Berlini: E shpëtoi Zoti nga vdekja që të shpëtonte dhe Europën

Kryeministri Edi Rama lavderoi presidentin e SHBA-ve, Donald Trump, duke thene se ai po formëson një epokë të re përmes qasjes së tij të drejtpërdrejtë dhe të sinqertë.

Sipas Ramës, Trump sfidon të gjithë që të jenë po ashtu të drejtë dhe të sinqertë.

Rama u shpreh se “zoti kishte një plan për të dhe Amerikën, nga përpjekja e tmerrshme për ta vrarë. Unë mendoj se kishte një pjesë të së vërtetës, pasi Zoti e ndihmoi që të shpëtonte dhe Europën”.

“Ai po formëson epokën e re duke qenë i drejtpërdrejtë, i sinqertë dhe duke sfiduar që të gjithë të jenë të drejtë dhe të sinqertë. Përgjithësisht BE dhe vendet anëtare në veçanti kur ju duhet të veprojnë me urgjencë për të ndryshuar kanë shumë mungesa në të qenit të drejtpërdrejt dhe sinqertë”, tha Rama nga Berlini.