Gazetari Basir Çollaku, i ftuar në një emision televiziv, ka folur për hetimin e SPAK ndaj zëvendëskryeministres Belinda Balluku, duke zbuluar detaje të reja mbi shtrirjen e këtij procesi.
Sipas Çollakut, hetimi ka avancuar përtej çështjes së njohur të ‘2 milionëshit’ dhe ka përfshirë elementë që lidhen me buxhetin e shtetit dhe me paratë që vijnë nga trafiku i kokainës.

‘SPAK deri më tani nuk ka dhënë pak, sepse kjo është një çështje shumë komplekse. Prokurorisë së posaçme do i duhet të takohet me subjektin që e ka marrë nën hetim dhe do e ketë më tepër së të pandehur, dhe pasi të ja bëjë të ditura akuzat, unë jam tërësisht i bindur se, do të kemi një njoftim zyrtar edhe më të detajuar se për çfarë është thirrur Belinda Balluku,’ u shpreh Çollaku.
Gazetari theksoi se ajo që është bërë publike deri më tani është vetëm ‘një paradhomë e gjithë historisë Balluku’.
‘Hetimi i SPAK ka hyrë në buxhetin e shtetit dhe në paratë e trafikut të kokainës. Pra, ka dy degëzime kjo histori. Buxheti në një masë të madhe është i kriminalizuar, këto para kanë ardhur nga trafiku dhe do ta lidhim edhe me shumë qëndrime të Dumanit, që lidhen me raportimet e djeshme në Kuvend, që ka tekst dhe kontekst dhe na çojnë drejt mesazheve të qarta se çfarë do të ndodhë,’ vijoi Çollaku.
Në përfundim, gazetari la të kuptohet se në këtë hetim priten zhvillime të tjera të rëndësishme:
‘Sepse ka surpriza gjatë rrugës,’ deklaroi gazetari Basir Collaku.