Një krijesë e çuditshme e filmuar në një shtëpi në Indonezi ka ngjallur interes në të gjithë botën.
Pronari i shtëpisë Hari Toae vuri re se krijesa po rrëshqiste përgjatë tavanit në Bali muajin e kaluar.
Kishte dy krahë, katër tentakula me gjatësi të ndryshme dhe dukej sikur po lëvizte me kokë poshtë me këmbët që i mbante në tavan.
Hari tha se krijesa dukej se po kërkonte një vend të sigurt për të qëndruar, pasi kishte rënë shumë shi më parë.