Një 19-vjeçar dyshohet të jetë mbytur në bregdetin e Bisht Pallës në Durrës. Mësohet se i riu është futur në det për të shpëtuar dy të rinj të tjerë,
nga 15 vjeç, të cilët ishin duke u mbytur, por nuk ka mundur të dalë vetë.
Dy 15-vjeçarët kanë dalë nga ujërat dhe janë jashtë rrezikut për jetën, ndërkohë që i riu tjetër nuk ka mundur të dalë.
Po punohet për gjetjen e tij.