Ndërsa kryedemokrati Sali Berisha sulmoi ashpër qeverinë për amnistinë fiskale, gazetarët e pyetën nëse do të zhvillohen protesta në verë.
Duke mos dashur të thotë “Jo“, Sali Berisha deklaroi se protestat nuk përjashtohen, por se po punohet shumë për zgjerim të aksionit opozitar.
Berisha tha se: “Një skenar si i Sri Lankës i pret” – edhe pse ai e di shumë mirë se Sri Lankasit nuk pritën vjeshtën dhe freksimin e motit që të rrëzonin Presidentin.
“Protestat nuk përjashtohen, por kemi punë për të bërë. Do zgjerohemi edhe më shumë. Do të punojmë me komunitetet. Një skenar si i Sri Lankës i pret.
Është i njëjti mekanizëm i krijuar. Ish guvernatori i Bankës së Argjentinës paguhet 8 milionë në vit për shkrimet.
A e çoi Veliaj në Sri Lanka, apo nga Sri Lanka e solli këtu kjo është për tu hetuar.
A e morët vesh që shkoi zonja Hajdari për të dëshmuar dhe SPAK i tha “ik ik, largohu, mos na ngatërro me qeverinë”. Përgjigjen do ta japin qyetarët.” – u shpreh Berisha nga konferenca e përjavshme me gazetarët në selinë blu.