Më 14 korrik 1911, ndërmarrja Zaneti u ofroi udhëtime falas italianëve të pasur si pjesë e fushatës së tyre reklamuese duke prezantuar një tren të ri.
106 pasagjerë shijuan udhëtimin, duke eksploruar peizazhin e bukur të Italisë, dhe veçanërisht prisnin të kalonin nëpër tunelin e sapondërtuar, një nga më të gjatë dhe më të mëdhenjtë e kohës.Nga ai moment fillon misteri.
Treni hyri në një tunel në Lombardi por kurrë nuk doli prej aty. Punëtorët dhe policia të tunelit dhe nuk gjetën asgjë.Treni nuk kishte ku të shkonte veçse të dilte nga ana tjetër. Nuk kishte shenja të një aksidenti.
Megjithatë, dy pasagjerë u gjetën ë hedhur nga dritarja para se të hynin në tune.“Kam dëgjuar një murmuritje të tronditur dhe në një moment pashë një tym të bardhë, i cili fjalë për fjalë gëlltiti tërë trenin.
Ishte aq e frikshme sa unë u hodha nga dritarja. Pashë një tjetër që kërceu pas meje”, tha njëri nga të mbijetuarit.
Burri vuajti nga pagjumësia dhe trauma për ca kohë.Gjatë Luftës së Dytë Botërore, ky tunel u bombardua dhe u mbyll përgjithmonë.
Askush nuk mundi ta shpjegojë këtë fenomen të jashtëzakonshëm. Madje kishte dëshmitarë që thanë që panë trenin të hynte në tunel dhe të mos dilte jashtë. Disa raporte thonë se pasagjerët e “Busy Train” u panë në Meksikë.
Një psikiatër në një spital lokal pretendoi se 104 italianë ishin pranuar në një “gjendje histerike”; se të gjithë ishin veshur me rroba të çuditshme që pretendonin se kishin udhëtuar nga Roma.
Njëri prej pasagjerëve raportohet se kishte cigare, mbi të cilën ai shkroi 1907. Kutitë e cigareve thuhet se ende ruhen në muzeun meksikan. Nuk kishte asnjë provë konkrete të këtij rasti në Meksikë, dhe as nuk dihet se çfarë ndodhi me pacientët.
Në 29 tetor 1955, tre vagonë dyshohet se u shfaqën në një fshat në Ukrainë. Piotr Ustimenko, një punëtor hekurudhor, pretendon se ata ishin pa zë. Dhe përshkrimi i trenit që ai dha i korrespondonte me atë zhdukurin.
Treni, me kapakët e tij të mbyllur, derën e hapur dhe kabinën e makinistit bosh, po lëvizte në heshtje.Treni është parë disa herë në destinacione dhe periudha të ndryshme kohore.