Djali i aktorit të famshëm, Arnold Zhvarzenegerit, Joseph Baena, është fotografuar së fundmi me të dashurën e tij shqiptare, Nicky Dodaj.
Ata shfaqen të kapur dorë për dore në Uest Hollivud, të martën mbrëma.
21-vjeçari i veshur sportiv u fotografua me të dashurën e tij brune, pasi dolën nga një kulb nate.
Ndërkohë bukuroshja ishte kombinuar me Joseph, ku kishte veshur xhinse të gr isura, një xhaketë lëkure dhe sandale me taka.
“Daily Mail” shkruan se dy të rinjtë janë bashkë që në kohën kur janë njohur në shkollë.
Ndërkohë kujtojmë se Dodaj është një vajzë me prindër shqiptarë, të cilët kanë emigruar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës që në vitet ’90.