Burime të “Gazetës Express” thonë se, Blerandi është aq i dashuruar me Dianën, saqë ka braktisur gruan dhe vajzën e tij të vogël.
Lajmi se Blerand Stavileci është ndarë me gruan e tij bëri shumë bujë ditën e djeshme, por asnjë prej personazheve nuk reagoi publikisht.
“Gazeta Express” ka arritur sot të kontaktojë me modelen Diana Avdiu, e cila përflitet se është në lidhje me Stavilecin.
Ajo as nuk e ka mohuar, e as nuk e ka pohuar një gjë të tillë.“Mediat më kanë lodhë,
vetëm po shkruajnë gjëra në emrin tim pa më pyetur asnjëherë”,- ka thënë ajo, por pa i’u përgjigjur pyetjes së “Express” për lidhjen me Stavilecin.