Ushtarët ia shtrojnë me të ρirë në lokal, rυsët υriten me njëri-tjetrin në Ukrainë

Ndodhi edhe kjo në luftë! Një incident i përgjakshëm me armë zjarri është regjistruar mes rusëve për shkak të alkoolit në Ukrainë.

Tre ushtarët e Vladimir Putinit u vranë dhe dy të tjerë u plagosën nga agjentët e shërbimeve të sigurisë FSB.

Rreshteri Igor Shudin, 31 vjeç, qëlloi dhe vrau dy oficerë të FSB-së në Kherson pasi u kap duke pirë alkool ndërsa ishte me uniformë, ka zbuluar një hetim në Moskë.

Nga të shtënat në një restorant në Kherson mbeti i vrarë edhe shoku i tij rreshter që po pinte me të, 28-vjeçari Sergei.

Gjithçka nisi kur katër agjentë të FSB-së hynë në lokalin ku ushtarët po hanin drekë dhe i kapën… duke konsumuar pije alkoolike gjatë detyrës.

Më pas nisi debati mes agjentëve dhe dy ushtarëve. Menjëherë pas kësaj, situata u agravua deri në të shtëna.

Rreshteri 31-vjeçar ka hapur zjarr ndaj spiunëve me pushkën e tij AK-74. Dy nga oficerët e FSB-së u vranë si dhe rreshteri 28-vjeçar, ndërsa agjenti i tretë dhe 31-vjeçari që nisën të qëllonin u dërguan në spital. Agjenti i katërt i FSB-së u largua nga vendi i ngjarjes. /abcnews.al