ITALI- Eh! Në një kohë krize si kjo, mendja e njeriut vihet në veprim. Kështu ka ndodhur mijëra vite më parë. Sa herë njeriu gjendet para një nevoje, vë në funksion trurin…
Një tenxhere, një kapak, një paketë me spaghetti të zhytura në ujë të nxehtë. Tetë minuta të tjera dhe voila: makaronat janë gati.
Tani që po kursehet gazi, fotot, videot dhe recetat për makaronat që gatuhen shumë shpejt po qarkullojnë kudo në rrjetet sociale. Fituesi i çmimit Nobel, Giorgio Parisi ka dhënë recetën e tij.
“Kjo është hera e tretë që provoj dhe më duhet të them që funksionon! Pasi të ziejë uji, hidhni makaronat dhe prisni 2 minuta … pastaj mund ta fikni lehtësisht gazin, thjesht përdorni një kapak dhe llogarisni një minutë shtesë nga koha e zakonshme. Të paktën 8 minuta kursim gazi! Duhet të ndryshojmë zakoneT dhe nuk është domosdoshmërisht një gjë e keqe,”- shkroi ai në Facebook.
Në komente dyshimet dhe konfirmimet: “Funksionon!”, “E provova edhe unë!”, “Eureka!”.
Sa kurseni?
Një studim i promovuar disa muaj më parë nga prodhuesit italianë të pastave të Unione Italiana Food pretendonte se nëse përdorni kapakun gjatë zierjes, mund të kurseni kohë dhe deri në 6% të energjisë dhe emetimeve të CO2./ repubblica.it