EkseΙentja zgjedh shqiρerinë/ Vαjza matυrante refuzon Ιargimin: Do të stυdiojë mjekësi

Me mesatare të tre viteve të gjimnazit 10.00 dhe me atë të provimeve të maturës 9.82, Kristel Milo ka zgjedhur të veprojë ndryshe nga bashkëmoshtarët e saj, të vijojë studimet në Shqiperi,

edhe pse në kushte të tilla shumë nxënës zgjedhin të largohen jashtë falë mesatares së lartë dhe mundësive të shumta.

18 vjeçarja ka përfunduar arsimin e mesëm në gjimnazin “Gustav Mayer” me rezultate të shkëlqyera dhe është regjistruar para pak ditësh në mjekësi të përgjithshme, e vendosur përballë shumë zgjedhjeve kryesisht mes ekonomikut dhe degëve që ka zgjedhur.

KRISTEL MILO

MATURANTE

“Besoj se jam e kënaqur me zgjedhjen time, kur i hodha lëndët i kam ndarë në dy kampe, ekonomia dhe këto shkencat se babin e kam nga ana e ekonomisë kurse babin nga shkencat.

Më ka dalë financë, kontabilitet, edhe disa zgjedhje të tjera që kishin lidhje me kiminë e biologjinë, por normalisht zgjodha mjekësinë se ai ishte synimi im.

Kur zgjodha lëndët për vit të tretë ishin për të kalur mjekësinë, prandaj dhe lëndët që kam zgjedhur ishin të tilla: kimi, biologji, fizikë.”

Korçarja Milo tregon se e sheh të ardhmen në vendin e saj.

“Besoj që studimet do ti vazhdoj këtu në Shqipëri, ndërsa kur kam qenë e vogël e kam pasur atë idenë të largohesha, por tani jo më.

Këtu kam gjithë familjen sigurisht, por mendoj që të gjithë janë duke ikur dhe kanë nevojë që të ngelen edhe disa persona këtu në Shqipëri.”

18 vjeçarja Kristel Milo apelon që të gjithë maturantët të zgjedhin degën që preferojnë dhe më e rëndësishmja të zgjedhin vendin e tyre për të studiuar e për t’u punësuar, në situatën kur shumica zgjedh rrugën e emigrimit.