Kurioziteti i tepërt thuhet se shpesh herë mund të jetë edhe fatal.
Një gjë e tillë ka ndodhur me një qytetar nga Prishtina,
i cili ka dalë të filmojë motin e keq me breshër e shira të rrëmbyeshëm, që ka përfshirë kryeqytetin kosovar.
Por gjatë filmimit, ndodh e papritura!
I riu pak sekonda pasi kishte nisur të filmonte, goditet nga një rrufe.
Ende nuk dihet gjendja shëndetësore e personit në fjalë, ndërkohë që video në fjalë është bërë mjaft virale në rrjet.