Tërmet i fuqishëm 7.6 ballë trondit tokën

Një tërmet i fuqishëm ka goditur Meksikën ditën e sotme.

Sipas mediave vendase mësohet se në orën 13:05 me orën lokale, një tërmet i fuqishëm me magnitudë 7.6 ballë është regjistruar në La Placita de Morelos në Meksikë.

La Placita, Michoacán, është një qytet i vogël i vendosur në Michoacán, Meksikë, afër bregut të Paqësorit.

Pas këtij tërmeti të fortë që goditi vendin shumë afër bregut të të Michoacan, Sistemet e Paralajmërimit të Tsunamit kanë dhënë alarm se një i tillë mund të krijohet gjatë orëve në vijim.