Arrestίmi i mjekυt te Trauma, habit Skënder Βrataj: Të më thotë një shqiρtar që nuk ka dhënë lekë

Shefi i Ugjencës, Skënder Brataj, në lidhje me rastin e mjekut të Spitalit të Traumës, Fitim Marku, i cili u arrestua disa ditë më parë për korrupsion, u shpreh se korrupsioni ekziston në çdo fushë dhe nuk doli sot që të habitemi se çfarë ndodhi.

“Çfarë krimi është? Po vriste njeri? Ka kërkuar lek, se nuk e dimë a i ka kërkuar apo ja ka dhënë. Si procedurë nuk duhet t’i marrë në spital. Të më thotë një shqiptar që nuk ka dhënë lek.

Kamerierit i lë bakshish, marr kafen 8 qind dhe i japim 100 lek. Në Itali pranohej dhuratë deri në 300 euro, ligjërisht ishte e pranueshme. Dhurata mjekut deri në një farë shume ishte e pranueshme”, tha Brataj.

Ndërkohë, sa i përket mënyrës se si Marku u arrestua, Brataj u shpreh se nuk ishte mënyra e duhur dhe është e papranueshme.

Kujtojmë se Fitim Marku u arrestua tre ditë më parë në ambientet e Spitalit të Traumës gjatë një operacioni të Policisë me agjent të infiltruar.

Ndërkohë, ditën e sotme ai është dërguar në spitalin e Traumës me urgjencë pasi ka pësuar shemi cerebrale në paraburgim.