Të shtëna me armë, υritet reρeri i njohur

Të shtëna me armë në Londër. Reperi Drill Perm është një nga dy viktimat e një aksidenti fatal dhe të shtënave në Londrën jugore. Dy makina po lëviznin me shpejtësi të madhe kur njëra goditi një motoçikletë dhe një numër makinash të parkuara në Brixton pak para orës 20:00 të së dielës, tha Policia Metropolitane.

Një i ri ishte rreth të 20-tave, doli nga makina e përplasur dhe u ndoq dhe u qëllua për vdekje nga një person i armatosur nga makina e dytë, e cila më pas u largua. I riu vdiq në vendngjarje në Railton Road.

Drejtuesi i motoçikletës, i cili thuhet se ishte një punonjës i Deliveroo-s, po ashtu rreth të 20-ave, vdiq si pasojë e plagëve të marra. Policia tha se nuk ka asgjë që tregon se ai ishte një objektiv.

Dean Whyte, babai i Perm dhe një promovues i boksit, postoi në Instagram: “Rip djalin tim, babi të do”.

Boksieri i peshave të rënda Dillian Whyte, një mik i ngushtë i Dean Whyte i cili është promovuar prej tij, ndau homazin.Deliveroo tha: “Ky është një incident tepër tragjik dhe zemrat tona janë me miqtë dhe familjen e atyre që kanë humbur jetën”.