Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e kësaj të marte, në zonën e “Oxhaku” në Tiranë. I plagosur me thikë Ardian Ismaili, e ndërsa detaje të reja kanë dalë në dritë.
Policia njoftoi se rreth orës 18:25 te Oxhaku, si pasojë e një konflikti të çastit, shtetasi M. C., 38 vjeç, dyshohet se ka plagosur me mjet prerës thikë, shtetasin Ardian Ismali, 47 vjeç, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.
Siç mësohet nga mediat, 47-vjeçari ka qenë duke luajtur domino me një person tjetër në momentin e konfliktit.
Autori ka dalë nga shtëpia dhe ka pretenduar se ata po bënin zhurmë.
Pas konflikti verbal, sherri ka agravuar në përplasje fizike. Më pas autori ka nxjerrë thikën dhe e ka goditur në gjoks.
Ismaili ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po punon për kapjen e autorit dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes.