Κejvina i ktheht shυmë keq Kiarës: Atë po e shkαtërron fαma, nuk e do Lυizin do υetëm…

Kejvina Kthella ka dalë nga Big Brother prej kohësh megjithatë vazhdon të komentojë disa nga situatat në shtëpi përmes postimeve të saj në Instastory.

Disa herë ish-banorja e ka shprehur hapur se është kundër Kiarës dhe këtë e ka treguar edhe sot.Kejvina ka postuar një status ku i jep të drejtë vetëm Luizit dhe kritikon Kiarën, por edhe Efin duke i përmendur faktin që kjo e fundit u nda nga shoqja e saj Mikela për lojë.

Statusi i Kejvinës: Kiara s’ka gjë më shumë veçse xhelozi për Efin se e do publiku e nuk e kapërdin dot faktin që Efi kapi lojën para asaj, që është më e zgjuar se ajo! E ka personale me Efin edhe jo në kuadër të lojës (inate gocash e dini vet ju).

Ndërsa Efi s’ka pse mërzitet se nuk e gjeti Luizin më përpara se kanë kaluar më shumë se dy muaj nga dalja e saj edhe ka ndryshuar loja. Në fund të ditës mos të harrojmë që Efi hyrjen në Big Brother e bëri me mikeshën e saj të jetës Mikelën e jo të Bigut edhe kur erdhi puna te loja kërkoi të ndahet nga ajo!

Ashtu si mos të harrojmë se Luizi ka 102 ditë aty brenda edhe është i dërrmuar psikologjikisht, edhe siç erdhi situate me hyrjen e banorëve të rinj ai vendosi t’i besojë të dashurës së tij për të kuptuar më shumë, por e dashura e tij e ka mendjen te fama jo te dashuria për të!

Ça faji ka Luizi që i dha gjithçka në tre muaj asaj vajze edhe një herë të vetme që Kiarita mund të bënte diçka për Luizin në lojën e tij e bëri gjithçka sh it… Edhe e dini pse? Se ajo mendon vetëm për veten e saj! Kiarita po shkatërron Luizin…edhe fama po shkatërron Kiarën!