Ja kυsh është 18-vjeçari që ρΙαgosi me thikë 3 ρersona (EMRI)

Policia e Shkodrës ka reaguar në lidhje me ngjarjen e rëndë, në lidhjem e sherrin e dnodhur në Shkodër, ku mbetën të plagosur 3 persona.

Sipas policisë, ngjarja ndodhi rreth orës 12:30, në lagjen “Qemal Stafa”, teksa mësohet se autori i plagosjes është 18-vjeçari Aldo Hasani. Nuk dihet ende aryseja e nisjes së sherrit mes të rinjve.

“Rreth orës 12:30, në lagjen “Qemal Stafa”, në rrethana ende të paqarta, shtetasi A. H., rreth 18 vjeç ka dëmtuar me mjet prerës 3 bashkëmoshatarë të tij të cilët po marrin asistencën mjekësore në spital.

Shërbimet e Policisë janë vënë të ndjekje të autorit dhe po ushtrojnë kontrolle në zonë, me qëllim kapjen e tij. Gjithashtu, grupi hetimor vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje.”, thuhet në njoftim.