Ditë zie në futbollin francez, për shkak se ka ndërruar jetë një sportist në moshë mjaft të re. Mbrojtësi Valentin Poreye, i lindur në vitin 2003 dhe i cili kaloi kohë me ekipin e të rinjve të Lille, ka mbyllur sytë përgjithmonë në moshën 20-vjeçare.
Sipas asaj që shkruajnë mediat, ai vdiq të dielën e kaluar për arsye të paqarta. Ish-skuadra e tij ka bërë një postim në rrjetet sociale, ku i ka shprehur ngushëllime familjes.
“Lille mësoi me pikëllim për vdekjen e ish-lojtarit të saj, Valentin Poreye, në moshën 20-vjeçare. Valentin ishte një mbrojtës i ri që luajti për ekipin U16 midis 2018 dhe 2020” – Shkruan klubi.
https://twitter.com/losclive?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1724822434975453671%7Ctwgr%5Ed1c8e504e7f80520988656e53ad7fb4f3dbb93bb%7Ctwcon%5Es1_&ref_url=https%3A%2F%2Fwww.balkanweb.com%2Ffutbolli-francez-ne-zi-ndahet-nga-jeta-lojtari-20-vjecar%2F