Po υdhëtonte drejt Janinës, i riu shqiptar νdes ραpritur

Komuniteti lokal i Amfilochisë, Greqi, është tronditur nga vdekja e papritur e një 19-vjeçari shqiptar.

Mediat greke raportojnë se i riu shqiptar humbi ndjenjat teksa hipte në një makinë që lëvizte nga Ionia Odos në Janinë. Ai u transportua në Qendrën Shëndetësore të Amfilochisë por fatkeqësisht ishte tepër vonë pasi aty u shpall i vdekur.

Trupi i pajetë i 19-vjeçarit u dërgua në Patras për autopsi për të zbardhur shkaqet e sakta të vdekjes së tij. Sipas mjekëve, shkak i vdekjes është arresti kardiak, ndërsa për shkaqet e sakta priten analizat toksikologjike.

Trupi i pajetë i 19-vjeçarit po transportohet drejt Shqipërisë së Veriut ku do të varroset nesër.