Dy shtetas shqiptarë, babë e bir, kanë tentuar të vrasin një 47-vjeçar italian në Itali.
Mediat italiane raportojnë se babai shqiptar rreth të 50-tave dhe djali rreth të 30-tave ishin protagonistët e përleshjes së dhunshme me thika kundër 47-vjeçarit italian nga Ariccia i cili ndodhet i shtruar në spital me dëmtime të shumta në bark dhe në zonën e mushkërive.
Sherri ndodhi dy netë më parë në Corso Garibaldi, në qendrën historike të Ariccia, pranë një lokali të drejtuar nga dy shqiptarët. Këta të fundit e kanë dërguar në spital italianin e mbuluar në gjak dhe janë larguar.
Karabinierët e stacionit Ariccia së bashku me ata në Velletri ishin ata që ndërhynë menjëherë dhe u morën me hetimet. Pas përfundimit të hetimeve, dy shqiptarët, babë e bir janë arrestuar dhe ndodhen në burgun e Velletrit.