Fëmijët më thonë je bυdαΙΙa, gruaja na turρërove: Ish kampioni i skive rrëfen pasionin për sportin

Fëmijët më thonë je budalla, gruaja na turpërove: Ish kampioni i skive nga Voskopoja Anton Falo rrëfen pasionin për sportin duke u shtrirë i zhveshur në dëborë.

Ish-kampioni i skive, 60-vjeçari Anton Falo nga Voskopoja, ka dhuruar spektakël për emisionin “Good Morning Albanians” në Euronews gjatë mëngjesit të sotëm, teksa është zhveshur dhe shtrirë në dëborë në Korçë, në temperatura -9 gradë celcius.

Ai tha se pasioni i tij është sporti dhe i bëri thirrje të rinjve që të ushtrojnë sa më shumë aktivitet fizik.

Falo shtoi se familja e tij nuk është dakord me sfidat që ai ndërmerr, por tha se ishte i vendosur që të ndiqte pasionin e tij, sportin.

Kam pësuar me dhjetra aksidente, kafshim gjarpri, thyerje këmbe, etj dhe gjithmonë jam mëkëmbur. Borën s”e kam problem fare, ja tani këtu ta bëj.

Pasioni i jetës sime është vetëm sporti, rinia duhet të merret me sport. Ngjyra e trupit normal. Fëmijët e mi nuk e bëjnë këtë.

Më thonë je budalla. Na turpërove më tha bashkëshortja, se edhe të njohin nga biznesi. Videon e bënë miqtë e mi”, ka thënë Falo.